“Në Greqi do të fitojë PO-ja, sepse grekët s’duan të punojnë”

July 4, 2015 18:15

“Në Greqi do të fitojë PO-ja, sepse grekët s’duan të punojnë”

Politologu dhe eksperti i strategjive ushtarake shpjegon këndvështrimin e tij mbi krizën greke. “Eshtë e qartë. Grekët nuk duan që të punojnë, dhe nëse fiton jo, do u duhet të shkojnë të punojnë. Do të votojnë PO, kështu mund të vazhdojnë të shfrytëzojnë ata ‘europianët e qelbur’ dhe do të vazhdojnë të marrin subvencione”, ka pohuar Luttwak në një intervistë për affariitaliani.it.

Si mund të jeni kaq i sigurtë?

Eshtë e qartë. Grekët nuk duan të punojnë dhe nëse fiton JO-ja, do u duhet të shkojnë të punojnë. Do të votojnë PO, kështu mund të vazhdojnë të shfrytëzojnë “europianët e qelbur” dhe të marrin subvencione.

Pra të dielën fiton PO-ja…

Sigurisht. Përndryshe grekët nuk marri më para nga gjermanët, paratë që vijnë nga Frankfurti dhe BQE. Nëse votojnë JO, bankat greke do të mbeten pa fonde dhe grekët duhet të fillojnë të punojnë.

Kush e ka fajin për këtë krizë?

Grekët manipuluan bilancet për të hyrë në Euro dhe vazhdojnë ta bëjnë. Thonë se dalin në pension më vonë se gjermanët, por kjo është e pavërtetë.

Pra?

Kjo krizë ka treguar kotësinë dhe mos-ekzistencën e institucioneve europiane. Nuk kanë funksionuar aspak. Kjo negociatë e vazhdueshme dhe e pafundme tregon dështimin total të Bashkimit Europian. Eshtë njësoj sikur një pacient të vijë në urgjencë, dhe mjekët të grinden mes tyre.

Fjalë të forta këto që thoni…

Institucionet europianë janë të kotë. Nuk menaxhuan krizën ukrainase dhe nuk morën asnjë vendim për Greqinë. Kanë miratuar vetëm rregulla se si të paketohet mocarela. Por të mos harrojmë edhe rolin e keq që ka luajtur Banka Qendrore Europiane.

Që është?

Draghi i buzëqeshur e ka menaxhuar kaq mirë sistemin, saqë Italia e ka rritjen ekonomike zero, që kur ka hyrë në Euro, ndërkohë që Greqia dhe vendet e tjerë janë në një krizë shumë të rëndë.

Eshtë faji i Draghit?

Prioriteti i Federal Reserve (Bankës Qendrore në Amerikë) është papunësia mes të rinjve. Ai i bankës qendrore japoneze është prodhimi industrial. Ndërsa Banka Qendrore Europiane merret me inflacionin në një periudhë deflacioni. Praktikisht Draghi përdor ngrohëset në verë dhe kondicionerin në dimër…

Nuk ju pëlqeka fare Draghi…

Nëse vjen në Uashington, Draghi mund të jetë një shef parkingu shumë i zoti tek Federal Reserve, por me siguri as nëpër zyra nuk do e lejonin të ngrihej. Ai thotë se nuk është faji i tij, por se janë rregulla që i janë imponuar nga Bundesbanku në fillim. Po atëherë, cfarë bën ai aty? Të punësuarin që pranon gjithë këto absurditete?

Po Merkeli?

Faji i saj i vetëm është që, nga fillimi i krizës nuk ka thënë qartë para grekëve se nuk mund të mendojnë që të bëjnë atë që duan. Spanjollë, portugezë, irlandezë dhe të tjerë në një masë më të vogël, kanë bërë sakrifica dhe grekët duan ta eliminojnë borxhin e tyre duke ua ngarkuar të tjerëve. Merkel duhej të thoshte menjëherë JO.

Ka qenë shumë e butë?

Nuk është tamam kështu, duhej t’i thoshte Greqisë se kjo zgjidhje nuk ekziston. Ka qenë shumë e butë dhe është treguar shumë e sjellshme. Duhej të sqaronte menjëherë që pozicioni gjerman është ai i Ministrit të Financave, Schauble. /Bota.al

July 4, 2015 18:15
Komento

3 Komente

  1. Vladimir July 4, 19:35

    Njeri i madh. Mik i shqiptareve dhe i intervenimit ne Kosove. Plehrat ekstremist islamik e kane lekundur ne bindjen e tij per shqiptaret. E degjova te na cilesonte mosmirenjohes per shkak te shqiptarit ekstremist qe qelloi mbi ushtarakun amerikan ne gjermani dhe per plehrat qe i bashkohen ISIS. Nuk na lejohet t’ju kthejme krahet miqeve tane te diteve te veshtira. Toleranca zero ndaj indoktrinuesve te injoranteve tane me idete ekstremiste.

    Reply to this comment
  2. shqyptari July 4, 22:45

    Analisti Andi Bushati ka dale me nje shkrim ne media ku vlereson punen e Cipras pa spjeguar pse. Perkete qellim po i pergjigjemi me nje kundershkrim:

    LERI DACIBAOT E GJATA PA LLOGJIKE EKONOMIKE O ANALISTI ANDI BUSHATI

    sepse keto qe shkruan jane nje tra-la-la si nje tollombace boshe. Aventurieri Cipras dhe ministri i tij dallkauk i financave jane te papergjegjshem per fatin e Greqise dhe qe kur morren pushtetin me premtime populiste si ato te Enver Hoxhes ne Kohen e tij te Qepes, pse jo si te Sali Komunistit dhe Edvin Rilindjes ne ditet tona, pra keta te dy mashtrues punuan nen rogoz me shume per oligarket greke te ndertimit te anijeve sic eshte edhe babai i Ciprasit, sepsa per popullin e thjeshte, prandaj edhe transfertat jashte Greqise ne valute gjate qeverisjes se tyre alla komuniste arriten majat historike qe nuk ishin njohur kurre me pare duke mos ndermarre kurfare reformash ne sektoret e rendesishem te ekonomise.

    SI MUND TE ECI NJE SHTET ME BORXHE KUR SHTETI MBYLLET PAS ORES 15?

    Te gjitha institucionet e shtetit ne Greqi mbyllen ne oren 15 dhe askush nuk punon ne kete shtet ne krize pas kesaj ore. Ne oren 19 lokalet mbushen plot me miletin qe ka dale te beje qef dhe relaks me uzo dhe buzuqe si gabelet ne dasem.

    SI MUND TE ECI NJE SHTET ME BORXHE KUR KA NJE POPULL KAQ QEFLI?

    Greqia u mesua keq te jetoje si gjeli maje plehur me LEKAT e BE-se kur Lufta e Ftohte midis Lindjes bolshevike dhe Perendimit kapitalist ishte ne kulmin e saj dhe vendet e pasura mbyllnin syte ndaj shperdorimeve monstruoze financiare te klases politike greke duke kultivuar nje popull dembel dhe te paafte per zhvillimin real te ekonomise se tregut. Ky mbase eshte faji i vetem i Perendimit ndaj Greqise, te gjitha te KEQIAT e tjera greket ja kane bere vete vetes me mungesen e inteligjences dhe intelektit te klases politike.

    GJERMANISE BOTA JA FALI BORXHET KUR FILLOI TE PAGUANTE RREGULLISHT KESTET E JASHTEZAKONSHME QE U KISHTE SHTETEVE DHE BANKAVE DHE KISHTE PAGUAR GJYSMEN E TIJ.

    Sot KONTRIBUTI i Gjermanise ne BE eshte aq sa i te gjitha shteteve te tjera antare te marra sebashku, prandaj mos fol brockulla enveriste ne TEMA o Andi Bushati i paditur, sepse Greqia kur te filloje te prodhoje BENC-MERCEDESIN Bota mbase do te mendohet qe t’ja fale nje pjese te borxhit te saj, por

    GREQIA JO VETEM QE NUK KA NDERMEND TE PAGUAJE BORXHET QE U KA MARRE TE TJEREVE, POR NUK TREGON ASNJE SHENJE PER REFORMA THELBESORE NE KETE DREJTIM DHE SYRIZA KERKON QE GREKET TE JETOJNE NE KURRIZ TE POPUJVE TE TJERE QE JANE ME TE VARFER SE ATA, SEPSE TREGUESI GDP KA SHKUAR NE ATE TE VITIT 2000 O ANDI BUSHATI,

    prandaj kush ja ka fajin Greqise per borxhet qe ka marre? Kjo eshte ceshtja qe mbetet ta shikojme se si do te zgjidhet. Nje gje eshte e qarte:

    QE ME SYRIZEN OSE PA SYRIZEN GREKET DO TE ULEN NE BYTHE SI QIPRIOTET DHE DO TE ZGJASIN KEMBET SA E KANE JORGANIN.

    Reply to this comment
  3. padrino July 5, 05:06

    E saktë analiza që bën Luttwak, grekët duan të hanë në kuriz të vendeve të tjera, të BE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*