Në ish-Institutin tonë ka patur sizmologë shumë të mirë

December 24, 2019 23:54

Në ish-Institutin tonë ka patur sizmologë shumë të mirë

Pershendetje, zoti Thano,

Lexova ne gazeten DITA per pritjen e Prof. Spiro Pavlides nga ana  e z. Gramoz Ruci.

Nga intervista ne DITA gjithkush kuptoi se Prof. Pavlides eshte nje njeri i thjeshte, i edukuar e me kulture te gjere. Per me teper eshte edhe teper human dhe termetin ne Shqiperi e perjetoi sikur te kish ndodhur ne vendin e tij.

Por duhet thene se Prof. Pavlides nuk eshte sizmolog i mirefillte. Si vend me rrezik te larte sizmik, Greqia ka investuar ne sektorin e sizmologjise dhe per rrjedhim ka specialiste shume te mire sizmologjie.

Per sa i perket perfishrjes se specialisteve te huaj ne aspektet sizmologjike te TAP, duhet thene se TAP perfshiu ata specialiste, te cilet kishin punuar ne kete projekt edhe ne Greqi. Pra, sipas meje,TAP nuk duhet marre si reference, ne kete drejtim. TAP ben pjese ne rutinen e zakonshme, ku perfshirja e specialisteve shqiptare anashkalohet ne menyre te habitshme.

Nderkohe, sic dihet, ne ish institutin tone te sizmologjise, ka patur sizmologe shume te mire.

Mendoj se do t’i bente nder edhe gazeten tuaj, nqs do intervistonit Profesor Shyqyri Aliaj, i vetmi nga “senatoret” e sizmologjise qe jeton ende dhe eshte ne pension. “Senatori” i dyte quhet Siasi Kociaj dhe jeton e punon ne USA, pavaresisht moshes.

Nderkohe, nga brezi pas tyre, mund te permend Z. Arben Pitarka (i biri i te madhit Sule Pitarkes), i cili jeton ne USA e punon si sizmolog. Nje nga sizmologet tane, i cili punon ne Institutin e Gjeoshkencave dhe eshte specialist shume i mire, me ka thene, para 2-3 vitesh, se artikujt e Arben Pitarkes, citohen edhe nga sizmologet japoneze, te cilet jane nga me te miret ne bote. Z. Pitarka ka studiuar ne France e Japoni.

Mendoj se, do te ishte mire sikur te gjenit mundesine te lidheshit me Z. Pitarka, per ta intervistuar. Terthorazi, intervista do te nxirrte ne pah edhe masakren e bere me institutet shqiptare (sizmologji, hidro-meteorologji, instituti i ullirit, duhanit, etj.).

Faleminderit per mirekutimin

 

Ardian Shehu

December 24, 2019 23:54
Komento

8 Komente

  1. Gzim Kulufi December 25, 21:25

    Specialistet shqiptare te degeve te ndryshme te shkences dhe ekonomise i kemi prapa liste, te pakten ata qe jetojne ende. Ne krye te listes, ku edhe referohemi, kemi keta te sotmit, te dale me tituj shkencore nga universitetet private!

    Reply to this comment
  2. MH December 26, 00:40

    Shkurt dhe shqeto.!!!

    Shkolla e diktatures ka nxjerre kuadro dhe specialiste te mrekullushem ne te gjitha deget e universitetit te Tiranes.
    Mjafton deklarata e Zhozefines per ti heq friken dhe krijue bindjen qe edhe pse niveli i ujit ne Hidrocentralin e Fierzes dhe te Komanit ka kalue piken ma te larte te kapacitetit per ti rrezistiu ngarkeses se ujit.Iu tha shqiptarve e kryesisht shkodranve qe nuk ka rrezikshmeri shembje diget se ndertimet e hidrocentralit jane ndertue me nivelin bashkohore te teknikes dhe shkences.Jane te garantume.
    Nji student i fakultetit te elektronikes ka vite e sot jeton ne Amerike i ka lane pa mend na kahun pozitiv niveli profesional i tije,amerikanet.Etj etj etjera.

    Reply to this comment
  3. Luftulla Peza December 28, 06:41

    Një problem tejet i madh në Shqipëri: SHKENCA. Kjo degë e dijes në fillim të duket shumë abstrakte, por jeta ka treguar se shoqëria moderne nuk bën dot pa shkencën, që përbën dijen më të madhe në një degë të caktuar të veprimtarisë njerzore. Edhe ndërtimet pa shkencë nuk bëhen, duhen gjeologët të japin mendimin, këtë lloj ndërtimi e mban kjo lloj toke? Duhen inxhinjerët të llogarisin llojet e betoneve, të çeliqeve, kollonava etj. Specialistët i kishin edhe institutet ku ato punonin qenë të ndërtuara dhe studime të mirfillta shkencore janë bërë dhe ndodhen nëpër arshivat. Edhe specialisët të mirfilltë të seizmologjisë kishin dhe kemi: Siasi Kocias, Eduard Sulstarova, Shyqyri Aliaj etj, por institutet ku këta punonin, ku ishin aparaturat dhe bëheshin studimet u prishën pas 1990. Të gjithë institutet i kishin: gjeologjisë, minierave, vreshtarisë, verës, duhanit, ullirit, patates etj. etj. por u prishën dhe specialistët që ipnim mend nëpër simoziumet a kongreset ndërkombëtare, u flakën në rrugë, me një pension sa për të mbajtur frymën. Prandaj sot edhe ndërtimet bëhen kuturu, ulliri, domatja, bagëtia etj. kultivohet kuturu, pa kqyrjen e domosdoshme shkencore. Nga kjo edhe pasojat janë të rënda. Puna e parë që duhet bërë: nga pësimi i tërmetit të nxjerrim mësimin e duhur: të rimëkembet Instituti i Seismologjisë dhe institute të tjera sa më shpejt. Për këtë sot i kemi ende specialistët, qeveria ti thërasë dhe ti marrë në punë, të merren edhe të rij, që të mësojnë. Kështu për pak vjet ngrihet serisht në këmbë shkenca jonë. Në të gjithë botën shkencëtarët dalin në pension, por nuk hidhen në rrugë, siç praktikohet tek ne. Në botën e kulturuar p.sh. në Çeki, ku kam punuar si njeri i shkencës disa vjet, shkencëtari del në pension, por mbahet në punë me 50% të kohës së punës dhe të pagës që kishte, përveç penionit. Kështu shkenctari punon prapë, ka një projekt të caktuar, jep përvojnë e tij, Kjo duhet të fillojë të praktikohet tek ne për të gjitha degët e shkencës, sepse ende i kemi të gjallë mjaft specailistë me kualifikim të lartë, që do të mësonin të rijtë. Nesër do të jetë vonë, këta specialistë nuk do ti kemi dhe do të detyrohemi ti çojmë jashtë shtetit për tu përgatitur specialisët e rij.
    Sa më shpejt të fillohet me ngritjen e shkencës sonë aq më shpejt dhe të sigurtë do të ecin nesër përpara. I kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë, por varet nga KM dhe qeveria sa e kupton këtë KryeM dhe vatësit e tij. Pa shkencë nuk ecet dot përpara, prandaj të ngrihet Komiteti i Shkenëcs, që të filloi nga e para të rinëdtojë shkencën tonë, e cila deri para vitit 1990 ishte në nivelin europian dhe botëror. Luftulla Peza, 28 dhjetor 2019

    Reply to this comment
    • mona1957 December 30, 18:18

      Ne teori e ke mire qe shkenca eshte e rendesishme edhe qe ka patur institute te mira si psh Instituti Gjeologjise ku punuan nje brez shkencetaresh shume te talentuar edhe te sinqert e te ndershem qe si shperblim moren haresen.
      Duheshin mbajtur Institutet por nje gje nuk e di a e ke kuptuar kush i shkateroi institutet ?
      Nuk ishte vetem neglizhenca e pushtetit i pas viteve 1990 ketu e kam fjalen si pushtet politik qe i shkateroi por edhe xhelozia e atyre gjeologeve qe e mbanin veten si baballaret e gjeologjise edhe qe kishin pushtetin ne te gjitha koherat edhe mendonin se gjeologjia fillonte me ata edhe mbaronte po me ata edhe qe i moren gjithe te mirat nga koha pas 1990 ashtu si perpara 1990 ne kete fushe pavarsisht se tani hiqen si kritizere edhe hiqen sikur ju dhemb shkenca edhe e ardhmja e shkences ne shqiperi edhe ja hedhin fajin kesaj kohe qe jetojme.
      Per ty qe e di mire edhe e kupton po te kujtoj qe po ata njerez qe benin ligjin perpara viteve 1990 ata ishin edhe pas viteve 1990 ne drejtim te shkences se gjeologjise si ne fakultet edhe ne institut.
      Nuk po zgjatem por populli ka nje shprehje cfare mbjell do koresh edhe mbjellja ka kohe qe eshte bere tani kemi korjen por jo ne aspektin e bujqesise se zhvilluar kur korja vjen si pasoje e nje mbjelljeje te studiuar por si ne nje bujqesi me njerez medioker, mendjemedhenj e megalloman qe hiqen si shkencetar edhe si pasoje ke kete situatkonsekuence e mendjeve te djallezuara edhe te pamoralshme te atyre qe pushteteruan ne te gjitha koherat.
      Te uroj pension te mbare .

      Reply to this comment
  4. kolonja December 28, 12:59

    Shkencetar ne fushen e sizmologjise eshte edhe Bujar Myslliu, specializuar ne Japoni. Aktualisht punon ne institucione shkencore te ndertimit ne Toronto , Kanada, ku pjesa kryesore e punes eshte fusha e sizmologjise per projektimin e ndertimeve te gradacelave ne Dubai.

    Reply to this comment
  5. Shpiragu December 29, 15:14

    pa me thoni ne cilin fushe te jetes ekonomike dhe shkencore s’ka patur speciakliste shume te mire e shkencetare te shkelqyer. Ja qe edhe “diktatura” nxirte njerez te shquar. Aaaa me falni ? Sot kemi nje fare intelektuali. nje Mark Uku qw ua kalojne te gjithe shkencetareve te sejciles fushe. Kemi dhe disa analiste si Andi Bushati, Gjonmarkaj, Lubonja, mark Marku, Prec Zogaj e sa te tjere qe jane mjeshtra ne c’do fushe. Si duhet vepruar ne raste termeti ? Pyesni analistet e siperm, doni si duhet te shkoje arsimi,shendetesia, si duhet bere seksi pyesni analistet e abonuar tek portalet……

    Reply to this comment
  6. info analitike December 29, 16:59

    eh o Daku po keta nuk duan specialiste te shkences po specialiste te vjedhjes perndryshe nuk e kishin te veshtire tu aktivizonin te gjitheve ju e jo t’ju linin ne ato kushte ibret qe as nje zyre me kushte normale nuk keni. Kriekaqoli ju erdhi edhe ne FGJM ju mbajti me llafe e dukshem as nuk ia kishte idene e kushteve te fakultetit pra as nuk ju kishte ne refene. Tani qe ra termeti u kujtua ai dhe banda e tij qe ekzistojne sizmologe, gjeofizikane, gjeologe etj perndryshe aty te harruar do te ishit akoma.

    Reply to this comment
  7. Buda January 2, 23:01

    Ne vitin 2008 ne Plave e Guci eshte kenduar nje kenge me lahute e cifteli:
    Cka ka ndodhun n’at’ Shqypni,
    Sec u dogj nji Akademi.’kush e dogji Akademine?
    Artan Fuga me Saline…

    Asnjeri nga keta kriminele t shkences shqiptare nuk eshte prapa hekurave por llomotitin edhe sot e kesaj dite neper gazeta dhe televizione. Cfare te benin njerezit e shkences qe u hodhen ne rruge? Iken! Dhe ata kurre nuk do te vine me! Po mblidhni mendjen dhe
    ngrini nje Akademi te Shkencave Natyrore te Shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*