Në jug përmirësohet situata, veriu bllokohet nga bora

December 4, 2017 09:42

Në jug përmirësohet situata, veriu bllokohet nga bora

Në Jug të Shqipërisë reshjet kanë pushuar dhe situata është qetësuar, ndërsa tashmë vëmendja është përqendruar në Veri, pasi dëbora ka bllokuar disa zona të thella.

Në Darzezë të Fierit gjendja paraqitet e qetë. 7 pompa të hidrovorit kanë bërë të mundur thithjen e ujit në kanalin kullues.

Ndërsa ura metalike është drejt përfundimit pas punës që ka vijuar gjatë gjithë natës nga Forcat e Armatosura.

Në këtë zonë u evakuuan para dy ditësh vetëm tre familje, ndërsa sot janë rikthyer pas tërheqjes së ujit. Edhe në Ferras dhe fshatrat e tjerë të Fierit rruga është e hapur, ndërsa sot do të rikthehen familjet që janë evakuuar.

Në Vlorë niveli i ujit ka rënë dhe Vjosa është futur në shtrat duke normalizuar situatën. Në Novoselë vetëm 50 familje ende nuk janë rikthyer në banesat e tyre, pasi ka ende ujë. Akset e këtyre zonave janë hapur plotësisht, ndërsa tre shkolla në Novoselë dhe dy në Selenicë nuk kanë filluar mësimin.

Shtabet e Emergjencave vijojnë që të jenë të pranishme në zonat e përmbytura për t’u dhënë ndihmë banorëve. Prej mbrëmjes së djeshme ka nisur edhe verifikimi i dëmeve, përveç se në 50 familje nga 90 që u evakuuan.

E ndërsa në Jug gjendja duket e normalizuar, në Veri dëbora ka shkuar në 30 cm në Kukës dhe disa zona të tjerë duke paralajmëruar vështirësi në qarkullim, ndërsa Thethi është i bllokuar dhe prej disa ditësh pa energji elektrike.

Bllokimi i Qafës së Thorës ka sjellë probleme për banorët e zonave të thella. Përveç zonës së Dukagjinit dhe në Kelmend dëbora ka arritur deri në 50 cm, por qarkullimi vijon. Emergjencat Civile vijojnë që të ndjekin situatën që po zhvillohet duke marrë masat përkatëse.

 

December 4, 2017 09:42
Komento

1 Koment

  1. demo December 4, 09:58

    Dielli,Era,Shiu,Debora,jane fenomene normale te natyres.Pa to nuk do te existonte njeriu.Te shkruash qe ne Kukes bie debore ne dhjetor,eshte si te thuash qe bebi x dhjeu dhe shurroi ne cule,pa lajmeruar fare.Por te tmerrosh dynjane se me dy luge shi vjeshtak u permbyt Durresi,Fieri dhe Vrina,eshte si te vesh alarmin ne komunale,sa here bllokohesh Vrima e Halese Osmanit,se Rushiti kish bllokuar kanalin e ujrave te zeza per te ndertuar kotecin e pulave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*