Ne kemi ardhur në pushtet për t’u sjellë ndryshe nga PD, ndaj të ndalim ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

March 24, 2016 16:51

Ne kemi ardhur në pushtet për t’u sjellë ndryshe nga PD, ndaj të ndalim ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Nga Besnik Baraj*

Ne sot kemi një kryeministër të ndjeshëm në problematikën mjedisore dhe, falë tij, kemi zhvillime kurajoze dhe premtuese në sektorin e mjedisit (si moratoriumet për gjuetinë apo së fundi për pyjet). Sigurisht, ky fakt përbën një kusht të nevojshëm, por kjo s’do të thotë se është zgjidhur problem i zhvillimit të qëndrueshëm.

Ka rëndësi që sensibilitete të ngjashme dhe inisiativë të ketë i gjithë ekipi qeverisës. Më konkretisht. Pak vite më parë janë miratuar, duke shkelur ligjin e mbrojtjes së mjedisit dhe të zonave të mbrojtura, një mori hidrocentralesh, një pjesë e të cilëve i kemi denoncuar në fushatën elektorale të 2013. Vetëm në Gusht të vitit 2013, janë dhënë koncensione për ndërtimin e 9 HEC-ve në Valbonë (pak kush e ka marrë vesh). Ndërsa në 2009 ishte dhënë edhe një tjetër. Kontrata është firmosur nga zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës z.Enno Bozdo.

VKM Nr.680, dt. 16.08.2013 , rreth dy muaj pasi humbën zgjedhjet

Hidrocentralet që projektohen të ndërtohen në Valbonë dhe përrenjtë e saj janë:

HEC- 9A Valbonë

HEC- 9 B Otergi i Dragobisë

HEC-13 Otergi i Kaut

HEC-10 Valbonë

HEC-11 Valbonë

HEC-14 Shudenica në malin Potkuq

HEC-15 Shudenicës

HEC-12 Valbonë

HEC-16 Shpella e Kaurit

Do doja të inkurajoj qoftë ministrin e Energjitikës, qoftë atë të Ekonomisë dhe Mjedisit, për ndërprerjen e mundësive për ndërtimin e këtyre HEC-ve në këtë zonë të mbrojtur, jashtëzakonisht të rëndësishme për nga vlera natyrore. Imagjinoni në luginën e Valbonës, ndërtohen 10 hidrocentrale, duke masakruar atë bukuri që sapo ka ndjerë bumin turistik. Jam i bindur se Kryeministri do e refuzojë këtë process, por më pare ministritë përkatëse duhet të bëjnë pjesën e vet.

Ne kemi ardhur në pushtet për t’u sjellë ndryshe nga PD, gjë të cilën po e tregojmë qartë në mbrojtjen e faunës, në mbrojtjen e pyjeve, në ndalimin e ndërtimeve pa leje, në detyrimin e pagesave në sektorin e energjisë, në zbatimin e rregullave të qarkullimit etj. A duhet t’i lejojmë ne këto hidrocentrale që janë në konflikt të hapur me ligjet, pa folur dhe për interesat e Shqiptarëve, pasi fatkeqësisht shpesh ato janë neglizhuar? Arësyet janë të thjeshta dhe të qarta:

Lejet kanë më se dy vjet që janë dhënë dhe për fat skanë nisur punimet, pra ka një arësye ligjore për t’i anulluar.

Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar të japë leje dhe e sheh të arsyeshme që të mos jepen.

Nuk është pyetur komuniteti dhe pushteti lokal në B. Curri dhe në malësinë e Tropojës.

Nuk është marrë parasysh efekti kumulativ i tyre, gjë që rekomandohet qartë nga forumet ndërkombëtare për këtë sektor, por dhe nga ligji i sotëm shqiptar që e parasheh këtë element.

Dua t’i bëj një thirrje Ministrit të Energjitikës, personalisht atij, që ta vlerësojë seriozisht këtë problem, në nderim edhe të punës që ka bërë Prof Lekë Gjiknuri, i nderuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, i nderuar edhe si pioner i lëvizjes mjedisore në Shqipëri. Do të gjykoja, që kjo ministri duhet të sjellë argumente se pse nuk duhen bërë këto vepra, që më shumë sjellin dëm për vendin, se sa dobi për zhvillimin ekonomik në tërësi. Në shumicën e rasteve, ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se është më mirë të ndërtohet një hidrocentral i madh, se të ndërtohen një shumicë hidrocentalesh të vegjël, pasi këta të fundit kanë efekt kumulativ, duke dëmtuar mjedisin më shumë se një i vetëm, por i madh.

Megjithatë, në rastin e Valbonës apo kanioneve të Skraparit, si dhe në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura, do të thosha edhe njëhere, që nuk mund të cenohet e shkartërrohet në asnjë mënyrë dhe për asnjë cmim ajo bukuri dhe pasuri, që natyra na ka falur në shekuj e që kemi detyrim t’ja u trashëgojmë brezave pa i kompromentuar. Lejimi i ndërtimit të hidrocentraleve në këto zona, do të na vendoste jo vetëm përballë përgjegjesisë ligjore, por edhe asaj morale dhe kombëtare edhe ndaj brezave të ardhshëm.

*Pjesë nga fjalimi i sotëm në Kuvend

March 24, 2016 16:51
Komento

6 Komente

  1. XUME PROTOPAPA March 24, 17:50

    KO-N-ÇE-N-SIONE !

    Duhet ta kishit sjelle ne origjinal fjalimin e ketij shurdhi kulturor, qe akoma eshte ne mesimin e pare te dhjete menyrave te ndalimit te maceve, ate te lidhjes nga bishti.
    Nuk kam degjuar se kush qenka ky profesor i ndritur i Shkencave te Natyres, po deri sa eshte ne simpatine e ketij gojemarruri, kuptohet edhe vlera dhe kontributi i tij ne kete matrahure ambientale.
    Gjithnje, si bythepoltronuesit e krahut te tij, i referohen shprehjes tashme klasike “sipas specialisteve te huaj”, sepse edhe ne se nuk ekzistojne, per hir te kauzes duhen shpikur si damoklejte e te mires tone.

    Reply to this comment
    • landi March 24, 22:20

      O xume ky eshte nje profesor, nga te paktit e ketij parlamenti te degjeneruar, nje profesor kimist, jo profesor partia.
      Bravo Besnik, dhe shpresoj qe te kesh sensibilizuar sado pak kryeministrin tend, qe eshte po aq pergjegjes sa edhe i pari.

      Landi

      Reply to this comment
  2. beka March 24, 18:11

    Te pershendes shume zoti Baraj, eshte ftesa me e mire edhe e hapur publike nga nje deputet i maxhorances per Kryeministrin, Ministrat pergjegjes dhe per Agjensite e specializuara shteterore.
    Une ftoj edhe Ministrin te bej publik emrat e autoreve qe kane kryer studimet per ndikimin ne mjedis, te cilet kundrejt parase, kane ulur dinjitetin e tyre te profesionistit dhe kane firmosur shkaterrimin e natyres. Ndoshta sot “protestojne ne emer te shoqerise civile” per mbrojtjen e natyres.
    Jemi vertete ne nje moment kritik, kur per hir te zbatimit te lejeve te marra me heret, po vihet dore e rende ne zonat me kritike mjedisore te vendit, sic jane ato te parqeve kombetare e zonave te mbrojtuara.
    Prej 10 vjetesh punojme ne menyre shume sistematike me zhvillimin e turizmit malor ne Alpet Shqiptare dhe arritjet e komunitetit lokal ne Theth, Valbone etj i kane dhene nje emer te ri turizmit shqiptar dhe kane arritur ta kthejne ne nje destinacion te rendesishme nderkombetar. Te mos ju a heqim kete shans atyre, por as tjereve ne zonat e tjera te bukura te Shqiperise.
    Qeveria duhet te heqe dore nga stimulimi i “propozimeve te pakerkuara” per ndertimin e HC ne zona me perparesi zhvillimi te turizmit te qendrueshem dhe te beje vete nje plan te studiuar dhe te hape gare kur ka vertete zona ku mund te investoje me projekte konkuruese.
    me respekt
    ismail Beka

    Reply to this comment
  3. toni March 24, 19:42

    O usta po jemi pa breke ne b……e. keto gjera behen kur nuk ke cben me apo do dhe ti ndonje karrige.

    Reply to this comment
  4. olti March 25, 09:43

    O xume protopapa sec na kujtove ate filmin e Kadri Roshit…….. Ti qe ke kohe te shkruash qe i jep mend njerzve , ti qe snjeh nje Prof si Leke Gjiknuri do beje mire te mbyllje ate h…. nese ske mundesi te japesh mend a te thuash ndonje fjale te mencur. Shares ka plot politika, ka inflacion. Shqiperia ka nevoje per njerez te mencur e pozitive qe kane pak idealizem, ndryshe keq e me keq do vemi. Problemi qe ngre Besniku eshte realist, ngre nje problem kritik. Duhet vleresuar cte mira sjellin e cdeme behen nga keto hdrocentrale. Kendej nga Gjermania jane bere gabime por nuk perseritet i njeti gabim. Aty te ju vazhdoni te beni te njeta gabime e kjo te ben pesimist.

    Reply to this comment
  5. osman halilaj March 28, 12:47

    Deputeti B.Bare nuk besoj se ka interesa personale në luginën e Valbonës.Qendrimi i tijë si specjalist dhe deputet eshte në mbrojtje të interesit puplik.Ndertimi h/c (10) ne25 km gjatsi të lumit Valbonë,shkatrron përfundimisht ekosistemin natyror,sistemin e vaditjes,turizmin. Lumi i Valbones merr fund. Nuk mund të ketë rast tjeter në botë që ne 25 km të projektohen 10h/c.. Po kjo eshtë “mirësia”që qeveria berisha i dhuroj banorve të tropojes. Le të shpresojm se qeveria Rama do te mbaj premtimet. Një e ka mbajtur. Asfaltimi rruges B.Curri Valbonë ,ja kan pa hajrin jo vetem tropoja por edhe të gjith shqiptarët që kan vizituar Valbonen e që do ta vizitojn. Fakti që në zonat e mbrojtura nuk po lejohet të ndertohen shtepi banimi pa marr leje në KKRT Repuplikes(dhe mirë bëhet)po gjithë keto h/c., a janë miratuar,banoret nuk jan pyetur??A po janë plotsuardokumentat ne fiktivite siç janë bërë shumë tendera???.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*