Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Sarandë shtetasi polak

March 13, 2018 18:10

Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Sarandë shtetasi polak

Sot është kapur dhe arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Polonisë, një shtetas polak të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është Przemyslaw Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni.

Ky shtetas polak që prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 29 439 polake.

Pasternak është dënuar nga Gjykata Rajonale Poloni me 4 vjet e 6 muaj për veprën penale “Mashtrim dhe Falsifikim”, por ndërkohë i ka mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Warsaw po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin e këtij të kërkuari drejt Polonisë.

s.a/dita

 

 

March 13, 2018 18:10
Komento

1 Koment

  1. Lili March 13, 21:14

    Shume kriminele t’evropes po gjejne strehe tek maffiozet e Sarandes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*