Në kërkim të famës në Youtube, vret padashje të dashurin me pistoletë

March 15, 2018 15:45

Në kërkim të famës në Youtube, vret padashje të dashurin me pistoletë

 

Në kërkim të famës dhe të të ardhurave që jep Google për shikueshmërinë e videove në platformën Youtube, qëlloi për vdekje me armë të dashurin e saj.

Monalisa Perez dhe i dashuri i saj i ndjerë, Pedro Ruiz postonin në Youtube video nga përditshmëria e tyre, deri në qershor të vitit të kaluar, kur videoja e radhës shkoi keq.

Pedro i kërkon të dashurës së tij që ta qëllojë me pistoletë në një distancë prej 30 centimetrash. Në gjoks ai kishte vendosur një libër rreth 4 centimetra të trashë dhe ishte i bindur se plumbi nuk do të depërtonte.

E kundërta ndodhi. Goditja që mori i riu, në atë kohë 21 vjeç ishte fatale.

Ai ndërroi jetë pak momente pas plumbit që i depërtoi në gjoks i vrarë nga e dashura e tij, sigurisht pa dashje.

Sot, Monalisa Perez, 20 vjeç u dënua nga një gjykatë në Minesota me 6 muaj burg për ngjarjen e ndodhur thuajse një vit më parë.

a.s/dita

March 15, 2018 15:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*