Në kërkim të heronjve…

Ermir Hoxha February 2, 2015 18:29

Në kërkim të heronjve…

Fatkeqësitë natyrore, jo gjithnjë penalizojnë njeriun, si shkaktar i drejtpërdrejtë i tyre; ose nga paaftësia për t`i dalë të keqes përpara, ose nga paaftësia për ta përballuar atë që ndodh, ku rasti shqiptar, i ka të dyja: nga njëra anë është shkatërrimi që i kemi sjellë ambjentit, mjedisit, sistemeve kulluese; e nga ana tjetër, është pafuqia materiale e njerëzore për t`u bërë ballë ashtu siç duhet. Përmbytje kanë ndodhur e do ndodhin, tek ne apo gjetkë, por dallojmë si shqiptarë në mënyrën se si u qasemi atyre. Fjala vjen, shumica e lajmeve nga fronti i përmbytjeve, vërtiten sa tek informimi mbi hektarët e shtëpitë nën ujë, e sa tek aktet zyrtare të ngritjes apo mbledhjes së shtabeve të emergjencave, në rang qarku apo prefekture. Kjo “menu” e varfër, pasurohet cazës dhe me deklarata politike idiote, aq sa për t`u bindur se, thënia “mirë që ngordhi kali, por nuk të lënë rehat as mizat”, është e gjitha shqiptare në origjinë. Pra, informohet vetëm mbi atë që dihet që ka ndodhur, e jo mbi atë që patjetër që ndodh në ato rrethana, por që lajmet me shtabe nuk e thonë: heroizmin e sa e sa njerëzve të njohur e të panjohur që, në ato rrethana bëjnë diçka e shumëçka, për të shpëtuar një jetë, për të ndaluar një tragjedi, për të përmirësuar një situatë. E pranojmë hipotetikisht se patjetër që duhet të ekzistojnë këta heronj anonimë, por do ishte fatkeqësi më vete por mos të ekzistonin vërtet. A nuk e pranojmë dhe e pohojmë këtë në gjendje normale, kur themi se kjo shoqëri, të keqen e ka pikërisht tek mungesa e heronjve?!

p.s. Tek ‘Zonja nga qyteti’, lajmi në një natë me shi se ujrat rrezikonin të mbjellat, detyroi sekretarin e partisë, shokun Salë të urdhëronte: “Lërini provat shokë! O burrani nga një vegël!” Kjo, pasi një pjesë e fshatit po angazhoheshin për të dhënë një shfaqje artistike, me protagonistë nga jeta e atyshme. Sot nuk ka prova, por poza me shumicë, prej atyre që nuk kanë kapur kurrë vegël me dorë në jetën e tyre, por ja që çuditërisht u është besuar pushtet e qeverisje!

Ermir Hoxha February 2, 2015 18:29
Komento

2 Komente

  1. Billy February 3, 13:55

    Mos e ke per ate budallane, Prefektin e Fierit. Çudi, gjithe ai qark, qeveriset nga nje idiot klasik.
    Nuk paska burra te zote, jo vetem me shkolle, por edhe me kulture, Fieri.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D. February 6, 10:12

    Heronjte jane midis njerezve qe vertet jane NJEEZ,mos u merakosni i nderuar komentues “Billu”. Autori shkrimit Ermir Hoxha,qe vertet na sjell “ere te mire” na sjell ne kohen e duhur ate shembullin pozitiv te atij sekretari partie te atyre viteve…te tillet,qe mbi te gjitha vene te pergjitheshmen, duhen perjetesuar. Them se keto dita pas PARLAMENTAREVE <sidomos te diethte, qeveria po merret me eleminimin e fatkeqesise natyrore,qe s'kemi cti bejme ajo nuk eshte "PARTIAKE".Ndaj te gjithe ti pervishemi punes pa perkatesi PARTIAKE po si atdhetare VELLEZER.LLafet i mer era. Puna ngre MONUMENTE.."Doktori"sa pasuesit qe i bien fyellit ne nje brime,e po luan rolin e "djallit",mos e degjoni.
    Gjithe per nje dhe nje per te gjithe; Kjo duhet te na karakterizoje.Le te bejme tonen; ate ne sherbim te njeriut. -"Jo fjala e mire e gurin ne traste'
    Guri Naimit D. .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*