Në kërkim të opozitës së humbur

January 29, 2018 08:16

Në kërkim të opozitës së humbur

Bedri Islami

Më në fund ditën e shtunë opozita siç kishte paralajmëruar dy muaj radhasi, bëri protestën e saj të parë paszgjedhore në një shesh kryeqytetas. Njerëzit u thirrën skaj më skaj e qytet më qytet, ata erdhën, shumica nëpër autobusë shijuan një ditë të bukur në Tiranë, takuan të afërmit e tyre që janë zhvendosur në këtë qytet, dëgjuan me zë të lartë atë që kishin dëgjuar nga çdo studio televizive, dhe pasi i thanë njëri tjetrit “ mirë u pafshim” shkuan secili në qytetin e tij.

Kaq ishte e gjithë zhurma 50 ditore për heqjen qafe të qeverisë Rama dhe këtë të fundit për tërheqjen zvarrë. Metingashët e zellshëm kishin pritur çastin kur nga vendi i folësve do të jepet sinjali i përmbysjes qeveritare. Disa e kishin marrë seriozisht se vërtet do të ndodhte diçka shumë e madhe por të tjerë më të mençur e kishin ditur që më parë se zaret po hidheshin jo për të përmbysur qeverinë, por për të mbytur drejtësinë.

Sidoqoftë ajo që dihej se do të ndodhte edhe nga vetë liderët opozitarë ndodhi. Pas 27 janarit qeveria nuk do të jetë më e dobët. Përkundrazi ajo do të marrë frymë më lirisht. Çfarë nuk mund të bënte vetë qeveria për ringjalljen e një besimi ndaj saj, ia dhuroi opozita me 27 janar. Ja dhuroi marrëzisht, me shpresën se do të kishte ndryshuar diçka në të mirë të saj, kur në të vërtetë tani nuk kemi më një qeveri që do të shembet por kemi një opozitë të humbur.

Misioni më i vështirë është të gjesh se ku është opozita, e pastaj, të mund të përcaktosh se kush është opozitë.

Nga  6 folësit kryesorë në bulevardin e madh, katër prej tyre përfaqësonin forca politike, disa krejt minore, që kishin qenë në qeveri socialiste ose vetë shefat e tyre kishin qenë drejtues dikasteresh. Nard Noka, Agron Duka kanë qenë ministra të qeverive socialiste, kryemadhi dhe “nacionalisti”  i fortë Dule kanë qenë pjesë e koalicioneve socialiste.

Shpallja e tyre si opozitarë pasi kanë rënë nga kali i pushtetit nuk është opozita e një mendimi ndryshe, apo që kërkon diçka të re; ishte vetëm zemërimi i disa njerëzve që kanë rënë nga pushteti dhe që po t’i ftojë pushteti përsëri nga opozitarë kthehen përsëri në qeverisës. Pra, shfaqja e parë e humbjes së opozitës ishte pikërisht kjo: të mbeturit jashtë qeverisë kërkojnë përsëri të jenë në qeveri. Si forca politike dhe si individë. Nard Ndoka ëndërron të jetë përsëri Ministër i Shëndetësisë, kulmi i ironinë politike dhe Duka, të jetë përsëri Ministër i Bujqësisë.

Media dhe Basha janë po ashtu një opozitë e humbur. I pari nuk di as ku e ka partinë e tij dhe i gjithë synimi i mbajtjes së saj është vetëm ëndrra e rikthimit në pushtet, ëndërr të cilën nuk ia hoqi as Gërdeci, as shoqërimi me figura të kriminalizuara, as gjyqi i munguar dhe i kaluar përmes mandatit të dhuruar.

Basha është edhe ai opozitari i humbur, por në të njëjtën kohë biznesmeni i fituar, megjithëse de fakto nuk ka asnje biznes të shpallur. Mendimin opozitar, ai, që prej ditës së parë, kur vajza e Berishës e delegoi në partinë e babait të tij, pasi kishin marrë bekimin e Fazlliqit e jo vetëm të tij, pasi kthimi në Shqipëri mund të ishte mbulesa më e mirë ndaj asaj që kishte ndodhur në Kosovë, politikën e mendoi, e konceptoi dhe e realizoi si biznes financiar. Ai do të jetë ndër të paktët që ka realizuar një thënie të hershme të epokës komuniste se “politika është shprehje e koncentuar e ekonomisë”.

Përse u mblodhën njerëzit në shesh dhe kush i thirri ata?

Në të vërtetë, skenari i protestës kishte qenë krejt ndryshe. Ai do të fillonte si një shfaqje e qetë politike për t’u kthyer në një shesh dhune i ngjashëm me atë të 14 shtatorit 1998. Nuk do të kishte tanke apo bashibozukë të Bukoshit që pasi braktisën frontin në Dukagjin erdhën të përmbysnin Shqipërinë.

Demonstrata ishte parashikuar të përmbyste në pak orë gjithë atë që është ndërtuar në shumë vite dhe të kthente edhe një herë vendin në vitin 1997.

Media që në të vërtetë janë më opozitare në propogandën e tyre se sa vetë opozita, apo të tjera që ditët e fundit kanë ngritur tonin, ose se besonin se qeveria do të përmbysej, ose se duan një haraç të ri në formën e lejeve të ndërtimit, u përpoqën të ngrinin me forcë, me shumë imagjinatë dhe letra të vjetra, se në Shqipëri kishte ndodhur një piramidë më e fuqishme financiare, shkatërruese, që dërrmonte shtetin, si një sinjal se pas kësaj shteti qeveria e tij, duhej përmbysej.

Rikthimi i idesë së piramidës financiare, ndërtuar bashkarisht me thirrjen për tërheqjen zvarrë të shefit të qeverisë do të kishin finalen e tyre në dërrmimin e një ëndrre për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe për të mbyllur disa nga plagët që janë hapur nga vetë ata.

Opozita e cila me 27 janar vetëm opozitë nuk ishte, por vetëm një grumbullim njerëzish të inatosur të mbetur jashtë qeverisë, mendoi se krijimi i një fryme agresive, rrënuese dhe pushtuese, mund të ishte gjetja më e mirë për të grumbulluar njerëz që protestojnë, me shpresën se, e shumta, ditën e hënë do të jenë në vende të reja pune.

Nëse kjo nuk ndodhi si ishte menduar e po bëhej gati të shpërthente, ka të ngjarë që alarmoi struktura të sigurisë jashtë Shqipërisë dhe prej tyre erdhi edhe paralajmërimi  më serioz i bërë ndonjë herë: mos guxoni të thyeni asnjë lule e prekni asnjë varëse rrobash, pasi dënimi do të jetë për ju.

Kjo bëri që pikërisht ata që disa më parë bënin thirrje për tërheqje zvarrë e pushtim institucionesh, në fundin e mitingut të bënin thirrje që me qetësi e dashuri të kthehen në shtëpitë e tyre.

I planifikuar për katër orë, nga të cilat më të shumtat do të ishin përleshje, e gjitha përfundoi në atë kohë që mendohej të ishte parathënia e një proteste, “dashuria e qetësia”.

Të besosh se ke opozitë dhe të dëgjosh Nard Ndokën; të mendosh se je një me opozitën dhe të besosh Fatmir Mediun; të ëndërrosh që këtyre njerëzve u qan zemra për kombin shqiptar dhe të shikosh se si po bën thirrje Vangjel Dule; të dëgjosh Bashën ndërsa flet për korrupsionin dhe të harrosh rrugën e Kombit,  të jesh pranë Kryemadhit ndërsa flet për qetësi e dashuri dhe të mos të të kujtohet çizmja apo thirrjet delirante; të besosh se pas Agron Dukës apo Dashamir Shehut qëndrojnë vërtet forcat opozitare, do të thotë të mos dish se çfarë ndodh në këtë vend, për më tepër, se çfarë ka ndodhur kur po këto, të protetës, kanë qeverisur.

Opozita ka ikur në drejtim të paditur. Kërkohet një opozitë.

Demokracia ka shumë alternativa, por asnjëra nuk është rruga e kësaj opozite.

January 29, 2018 08:16
Komento

12 Komente

  1. hani derra sa te keni budallenjt January 29, 09:00

    shikojini mire keto fytyra,si zagaret qe vijne verdalle neper kazanet e plehrave edhe keta po hane qyl per 27 vjet duke shkuar sa ne nje parti tek tjetra.
    ashtu sic nuk po shpetojme nga qente e rruges ashtu nuk po shpetojme edhe nga keta qen qe skane as elektorat dhe as burreri dhe as aftesi te punojne por dine vetem te mashtrojne dhe te vjedhin.
    fiksojini mire keta hajdute milioner qe po na rjepin se aty do i keni edhe 27 vjete te tjera.
    shikojini mire sidomos ju trushplaret mitingashe qe duartrokisni cdo hajdut e mashtrus qe ngjitet neper podiume dhe ju genjen dhe mburret me bemat e tij dhe ju mashtron se si do ju nxjer nga varferia dhe sa mbaron protesta shkojne e shtrohen neper vilat e tyre neper jahtet e resorantet jashte shtetit dhe ju kokpalaret e ilirit dhe monikes pa cizme shkoni tek parmenda e tek kanali i ujit apo mburreni se nuk paguani dritat e ujin se keni partine si mburoje….

    Reply to this comment
  2. Servet January 29, 09:04

    Sa shume ju qan zemra ju komunisteve qe nuk po gjendet nje opozite e forte megjithese nuk po lini mjet e shpifje la bere kunder kesaj opozite sepse qan zemra per pushtetin e humbur qe mbante gjalle nje kaste maskarenjsh si puna juaj dhe qe sot shtireni sikur mi vjen keq qe nuk ka nje opozite por ne fakt luftoni me cdo menyre opoziten la thene qofte dhe nje kritike te vogel per qeverine a thua se punet me kete qeveri ne krye shkojne shkelqyeshem dhe se njerezit jane shume te kenaqur.

    Reply to this comment
  3. Sonila January 29, 09:57

    A mendon kush se mundet keta fytyra mund te bejne shtet,njeri me karagjoz se tjetri,duke mbajt me gajret njerin tjetrin se po te vijne ne pushtet do kapin ndonje lek. Imagjinoni kryeminister Nard Noke, imagjinoni Kryeminister Dash Shehu apo Mediun. Keta duan hurin tek vendi se kan vjedhur e sakatuar ket popull sa nuk i shofim dot me sy. Slan malok e fshatare pa mare me autobuza dhe thone se ja arritem qellimit,harrojne se kaq behen ne te gjithe Shqiperine, prisni zgjedhjet dhe do ta merni pergjigjen o lesher,nga qe keni gjynahe ndaj ketij populli flini dhe zgjoheni me fitore.

    Reply to this comment
  4. Sali bolleku per familien e tij January 29, 10:58

    O servet palloshi ne rast se cdo hajdut e kriminel quhet opozte ,eshte me mire pa te.
    Keta majmun qe kercejne nga nje parti tek tjeyra per te shtuar vilat e veta,nuk jane per popullin por per familjet e tyre.
    Flasin per varferin,le te na bejne edhe ne me vila ,le ta shkrijne pasurin e vjedhur per popullin

    Reply to this comment
  5. Gjyq per Presdentet kryeministrat ministrat e tranzicionit ! January 29, 11:08

    Qirjo : Fatmir Mehdiu Qirjo Dashamir Qirjo Nard Noka, Qirjo :Duka Qirjo Lul Basha, Qirjo Sal BERISHA mungojne qirjot e tjere me ne krye Like Floririn me gruan e tij ..ne ate foto aq te bukur dhe aq te sakte ! U plakenne politike dhe nuk zune mend se jane te konsumuarper publikun, njekohesisht dhe te rrezikshem per shqiptaret, sepse rezatojne korrupsion dhe mashtrim njesoj si njerez ordiner Shikoni pasurite e tyre me cfare I kane vene ?!!
    Boll me ! Ju njohim mire ! Populli do ju ve kapelen qe meritoni ! Politikane lopcare !

    Reply to this comment
  6. peoples January 29, 15:00

    Klubi i te liqeve….Mblidhen kok e kok dhe hane paca me koke demi…….

    Reply to this comment
  7. kerkese modeste . January 29, 18:03

    eshte i lutur me i miri psikolog, te keshilloi ndonje kalemxhi te forte, t’i beje portretin mediut . nuk mund te imagjinoj njeri me pervers, sa dhe te neveritshem . gjithmon, pas mutit te berishes ose bashes per t’u bere pjese e jetes “publike”..me nje deutet e gjysem per 28 vjet rresht .

    Reply to this comment
  8. Alban Dega January 29, 18:20

    Analize me gjuhen e fakteve

    S…ALI KOMIKET E SALI LUL CIZME… VIDOVDANIT …

    Aresyeja kryesore e deshtimit te ” Bandes se Gangstereve”…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Trupat tona po dermojne agresoret amerikane ne te gjitha frontet, deklaronte telalli i Sadam Huseinit, Ministri i tij i Informacionit Ali Komiku .
    Cila ishte e verteta?
    Shperthimet e raketave dhe predhave amerikane mbi Pallatin presidencial te Huseinit gjemonin ne sfond.
    Kryeqyteti i Irakut, Bagdati kishte rene .
    Sadam Huseini ia kishte mbathur si lepur neper tunelet e ujerave te zeza….

    Fitorja e Sales dhe festa makaber e Vidovdanit ! …

    Te njejten gje po degjojme sot nga Sali Berisha, Lulezim Basha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasil Shkollperlumi, Edi Palokari… e krejt “Banda a Gangstereve” dhe Kapot e ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” per protesten e 27 janarit.
    Te gjithe shpallin fitore!
    Te gjithe festojne fitoren!
    Po te ishin ne pushtet me siguri 27 janari do te shpallej feste kombetare, Festa e Vidovdanit !
    Eshte festa me makaber ne Bote… Festa kryesore kombetare e Serbise !?
    Cfare perfaqeson ajo ?
    Disfaten me te madhe e me rrenimtare ne historine e Serbise. Diten kur ushtria serbe e udhehequr nga Car Llazari u shpartallua keqazi nga hordhite turke ne Vidovdan.
    Mbi 100 mije eushtare e oficere te vrare e masakruar.
    500 vjet roberi otomane !
    Ndaj protesta e djeshme e opozites laramane shqiptare ishte nje deshtim me sukses te plote njesoj si ajo e 18 dhjetorit 2017. Fitorja e djeshme ishte Fitorja e Pirros, domethene Fitorja e Sales
    Festimi i saj eshte njesoj si festa makaber serbe e Vidovdanit ! .
    Pjesemarrja sipas saktesise gjermane te droneve ishte 8- 10 mije veta… Njesoj me 18 shkurtin e “Cadres” se krimit !
    As nje e njezeta e aneterise se deklaruar nga vete lideret e partive pjesmarrese. Pra me pak se 5 per qind e anetaresise se tyre mori pjese.
    Hiq kureshtaret, kalimtaret e rastit… Kokoshi katandiset ne me pak se nje thele!
    E te gjithe kapot e “Bandes se Gangstereve” dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” bucasin Fitorje !
    Pse!?

    Pse-ja e kesaj “total failure” deshtimi total ?

    Pergjigjen e dha sot kryeavokati i Berishes dhe familjes se tij Z.Genc Gjokutaj ne ” 360 Grade” te Artur Zhej Kazanit mediatik te Sali Putinit “Ora News ” ku perballe argumenteve te Elisa Spiropalit u detyrua te pranoje se aresyeja kryesore e protestes ishte heqja e Adriatik Palles dhe zevendesimi i tij nga Kryeprokurorja e perkoheshme Arta Marku.
    Edhe me i qarte u tregua po ne kete emision Arjan Cani kur tha se ” Ata nuk kishin rruge te tjeter ! Duhet te mbrojne kokat e veta nga drejtesia “.
    Pra protestes i mungonte motivimi real qe eshte shpirti i cdo levizje popullore!
    Krejt e kunderta.
    Si mund ti perkrahte populli, perkrahesit apo anetaresia e painkriminuar kokat e krimit te organizuar, te kesaj
    “Bande Gangesteresh”( “The Times” e “Independent” e Londres 7 mars 1997 ) te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit ” ( “The New York Times”15 mars 2008 )
    Si mund te mbahej ne detyre qofte edhe nje ore nje kryeprokuhor si Adriatik Palla me diplome te falsifikuar !?
    Falsifikimi eshte nje krim i rende per nje ordiner. Kur behet nga nje kryeprokuror eshte megakrim !
    Shtoj atij edhe te pakten 7 krime e vepra penale te tij kur grushtoi ne sy te qindra prokuroreve shqiptare kryetarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise, Z. Shkelqim Hajdari, zhduku provat e genjeu!
    Bashkangjiti atyre edhe heshtjen e Presidentit sakat nga trute i PDSH-se Bujar Nishani. Zhvejku i Sali Gerdec Otrantos, ai qe duhej te ishte garantuesi i Kushtetuetes se Republikes, Bujar Perishani jo vetem heshti, por mbuloi dhe beri protektorin e ketij krimi madhor per llogari te Kryepresidentit de facto Sali Berisha dhe bandes se tij.

    A mund tu besohet ketyre Ali Komike… Nastradineve !?

    Pse!? Berisha i katapultoi te dy ata ne ato poste jo per te bere detyren ndaj shtetit e shqiptareve por per te bere protektorin e tij e te bandes dhe Mafias se tij familjare e politike sic ka vepruar gjithnje ne keto 27 vjet te sundimit te vet Salikracise.
    Shtoni edhe”qetesine e dashurine” per “gjysmagjelin 50/50 me Berishen”, Adriatik Pallen te kreut te Kuvendit Ilir Meta dhe buka behet mal krimi!
    Tepsia behet Kazan !
    Kazani behet Cisterne krimi e korrupsioni ….
    A nuk vepronte keshtu edhe Mafia! e dale krejt jashte kontrolit e Al Capones, Corleones, Toto Rines, Lucianos e… fijet e te cilave arriten deri tek Il Capo dei Capi Xhulio Andreoti e co.
    Kujt ti besojme !?
    Sali , Lul, Mona Cizmes…e co.!?
    Nastradin Saladinit apo syve tane !?
    Ali Komikeve apo te vertetes lakuriq!?
    A mund tu besohet Ali Komikeve Sali Lul Like Cizme Vasili, Palokari… pjelles bastarde te Vidovdanit e Beogradit, Athines Moskes , Dreqit e te bijve te tij qe ua bene Shqiperise e shqiptareve ate qe asnje pushtues e barbar as Pashici e Venizellosi, as Rankovici e Zerva, as Sllobodan Milloshevici e as Chinchizkhani… askush nuk do tua kishin bere ?
    E rrenuan mbi 7 here dhe zhbene te pakten tri here shtetin shqiptar ne keto 27 vjet te Salikracise rrenimtare !
    Enough it’s enough !
    Shqiptareve u ka ardhe shpirti ne maje te hundes me keta bandite, me keta gangstere e me keta mafioze atdheshites e atdherrenues !
    Boll me !
    Kupa e durimit te shqiptareve eshte derdhur …
    Boll me !

    Reply to this comment
  9. Alban January 29, 18:35

    Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk do u ngelet
    askush !
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Do tu behet varre!

    Reply to this comment
  10. Kris 1 January 30, 03:50

    Te kish emeruar Saliu kryetar te PD Bedriun tashti do te kishim nje opozite konstruktive perballe nje rilindjeje qe po shterngon radhet me Nanon e Servetin dhe qe po blen kokat me te mencme te PD.dhe qe po tenton te fuse ne vathe dhe parine e kokemedhenjeve.
    Ti Bedri mire thua po kujt ja thua?

    Reply to this comment
  11. Eduarti January 30, 14:40

    Opozita nuk ben, eshte kot, mungon etj…po qeveria e Rames moj shoqe Bedrana, kur ka kete opozite te munguar perballe c’dreqin ka qe ka shtuar varferine ne Shqiperi? Ik Bedrana se opozita eshte mut, por kjo qeveria e atij Rames tend eshte mut e shurre bashke.

    Reply to this comment
  12. info analitike January 30, 18:54

    Nderkohe qe Bedriu me bedrinjte jane ne kerkim te opozites se humbur, po humb atdheu fale partise se ciles bedriu po i sherben me zell e servilizem. Kush hesht sot si bedrinjte eshte tradhetar njesoj e ne mos me keq se kriepsikopati me banden e tij kriminale

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*