Në kërkim të palodhur të rrëmujës dhe destabilizimit

February 17, 2014 15:37

Në kërkim të palodhur të rrëmujës dhe destabilizimit

“Jam thjesht deputet, i dorëhequr nga çdo funksion tjetër” – deklaroi deputeti Berisha në intervistën e dhënë para tre-katër ditësh në një nga TV tona, mbas pyetjes së bërë nga gazetari. Përgjigja e tij, në dukje e thjeshtë, mbartte në vetvete djallëzi, cinizëm, mllef dhe jo pa doza mendjemadhësie. Po… bile shumë! “Edhe thjeshtësia e tepërt është mendjemadhësi!” – thoshte një mendje e zgjuar. Vërtetë deputet i thjeshtë është dhe atë rol duhet të luajë, nëse do të ishte dikush tjetër. Po z.Berisha bën përjashtim këtu. Ai vetë përjashtohet nga normaliteti. Në fakt, me veprimet jo normale ka filluar që kur hyri në politikë e në vazhdim, deri në ditët e sotme. Ky njeri përbindësh nuk ka gjetur rehati as me veten e tij, pa le me të tjerët, edhe sa ishte në pushtet, po edhe kur është në opozitë. Në këtë kuptim them se, kur Berisha thotë se qenka vetëm deputet i thjeshtë, nënteksti tregon një pakënaqësi totale për gjendjen ku ndodhet. Egoja e tij e sëmurë, edhe kur ishte në pushtet, bënte çmos të mblidhte rreth vetes kompetenca që nuk ia njihte ligji, por që ai me patjetër i donte dhe i merrte, duke ndërhyrë vend e pa vend. Humbja e zgjedhjeve të 23 Qershorit u përjetua keq nga Berisha. Aq keq duket rëndesa, sa menjëherë ka filluar të vihet në kërkim të ndonjë sebepi për të krijuar rrëmujë e destabilizim të vendit. Dhe duket se koka e tij e mbrapshtë mendon se 20 Shkurti është rasti më optimal për të krijuar gjullurdinë e radhës, meqë kjo ditë përkon me rrëzimin e bustit të E.Hoxhës në hyrjen e proceseve demokratike në Shqipëri. Kërkon violencë, edhe pse nuk ka arsye politike, ekonomike a sociale. Edhe po të ishin këto dy të fundit arsyet nuk janë produkt i qeverisë Rama, po i ish-keqqeverisjes së këtij kryehuligani me shpurën e tij.

SMS në DITA

Në 0689073730

February 17, 2014 15:37
Komento

1 Koment

  1. Sokol Kolonja February 18, 14:53

    MOS TE HARROJME SE EDHE NE BLLOKUN KOMUNIST DOKTOR I THJESHT ISHTE, PO PUNA ME E RENDESISHME ISHTE AJO ,SI I THONE.
    NEN RROGOZ, Edhe tani eshte deputet i thjeshte ,po punen me te madhe e ka nen rrogoz ,duke ndersyer te tjeret ,e llapur vet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*