Në këtë festë të fëlliqësisë media sociale janë rrjeti më i keqpërdorur

January 23, 2018 04:00

Në këtë festë të fëlliqësisë media sociale janë rrjeti më i keqpërdorur

I nderuar z.Kryeredaktor

Në oborrin e populluar të reformës në drejtësi liria e shprehjes është arlekini, ose, skllavi hileqar që di si të prishë planet e zotit të tij, dhe si të ndreqë planet vetiake. Arlekinin bëri, jo për të parën herë, në një intervistë televizive edhe Lulzim Basha kur dikush nga shikuesit e pyeti –  pse ai qeshte edhe kur fliste për ngjarjen e 21 janarit 2011. Basha iu përgjigj “… çdo qelizë e trupit tim vuan për fatin e shqiptarëve nën këtë qeverisje”.

Djallëzia në përgjigjen e Lulzim Bashës synoi të fitojë pamjen e të vërtetës. Iluzioni dhe mashtrimi i Lulzim Bashës, me fatin që ai lexon në vijat e shputës dorës qytetarëve, quhen prej tij realitete. Ky është edhe nëntexti tragjik i reformës në drejtësi, principialitetin e të cilës partitë opozitare dhe përkrahësit e tyre miopë po e godasin me lirinë e shprehjes të trillimeve.

Ky është edhe misioni parësor i protestës të 27 janarit që frymëzohet nga etërit e krimeve të ndodhura, por, të pandëshkuara. Opozita pret që kërkesat e saj të fandaksura antiqeveritare, që shkojnë dorë për dore me sharjet dhe shpifjet, të prodhojnë bllokimin e reformës. Arësyeja brenda mëndjes të shëndoshë dhe praktika përkatëse nisën të sabotohen qëkurse u shpall nevoja e reformimit të drejtësisë, dhe, deputetët e opozitës “harruan” se vepra e tyre e mbarë, jo liria e shprehjes fantazmave, ështe mjeti për vendosjen e drejtësisë shoqërore në vend.

Qyshse teknologjia e komunikimit nuk njeh kufizim apo civilizim – ngaqë është inteligjencë artificiale në duart e të gjithëve – ajo manipulohet. Në këtë kuadër  predikues ekstremistë, akademikë të roitur,  dhe bashkudhëtarët e tyre – pa nënvleftësuar edhe disa fytyra të letrave, artit, e kulturës – kanë zgjedhur krijimtarinë shpirtzezë për të përmbushur kënaqësitë e tyre të dyshimta.

Në këtë festë të fëlliqësisë media sociale janë rrjeti më i keqpërdorur. Vështirë se kalon një ditë pa një sulm. Në emër të lirisë shprehjes Twitter, Facebook, kolonat e thashethemeve, etj., kthehen në fushëbeteja të banalitetit të çuditshëm kundër qeverisë. Si? Duke lindur monstra mendore, duke zgjuar monstrat e fjetura, dhe duke ngjallur ato të vdekura.

Pronarët e OJF kanë punësuar, jashtë organikës, operatorë, teknikë dhe hulumtues të zellshëm për të krijuar shpifje të nxehta – duke përzjerë dhe përpunuar fjalime, fotografi, dokumenta, dhe aktivitete të tjera me qëllim për për të ndihmesuar shpupurisjen e vëmendjes njerëzve nga reforma në drejtësi. Qeliza e IT në SHQUP e më gjërë postojnë kolazhe informacionesh poshtëruese nga veprimtaria shtetrore e nëpunësve shqiptarë ndër vite,  të cilët, në të vërtetë kanë kryer detyrat e tyre funksionale në përputhje të plotë me kushtetutat e shtetit shqiptar nga 28 nëntori 1912 deri në dhjetor 1990.

Një organ zyrtar i SHQUP u tall me kryeministrin duke postuar fotografitë e tij me Donald Trump, Angela Merkel, M.Macron – me diçiturën se Edi Rama ishte i aftë vetëm për të shitur piktura! Për të mos u zgjatur, liria e shprehjeve të shfrenuara po e kalëron me shkulm nevojën urdhëruese për drejtësi sociale dhe unitet shtetror.

Eshtë normale të besohet se reforma në drejtësi është betejë parimore midis zhvillimit, dhe, prapambetjes. PS duket e paepur në angazhimin e saj përkrah modelit të zhvillimit, të konceptuar nga Edi Rama gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër. PD di vetëm të kruhet, deri në rrjepje, nga sikleti se nuk po gjen dot aletin e duhur për ta nxirrë tërësisht pamjen e zhvillimit.

Reforma në drejtësi, si bazë e zhvillimit, eci përgjithësisht mirë deri ca kohë më parë. Po, sapo nxorri dhëmbët “Vettingu” paniku i verbër kapi rangjet e larta të politikanëve. Breshëria u përqëndrua te Arta Marku, e cila, u pagëzua prokurore e përgjithshme mes bombave tymuese dhe kërcitjeve të shashkave që i shtërngonin mes dhëmbëve deputetët e opozitës në Kuvend. Këta po përdorin lirinë e shprehjes për të zhvlerësuar  pozitën zyrtare të Artës, grua përparimtare e komunitetit të fuqishëm qarkut Shkodër. I cili, po  tregohet çdo ditë e më shumë kundërshtar i hapur i PD.

Arta mund të zgjidhet edhe prokurore e përgjithshme mandatplotë. Gjë që i lebetit më tej arlekinët. Dhe, mënyra më e mirë për ta tretur në lumë kopetencën e saj është që ta portretizojnë atë – nëpërmjet lirisë të fjalës – si një dështim të qeverisë, SHBA, BE; dhe jo si një juriste që ngjit shkallët, me takatin e vet, në altarin e drejtësisë.

ërballë përshtypjes relative në publik se liria e shprehjes mendimeve është frenuar disi vitet e fundit – ngrihen shpërthimet e tepruara të opozitës, të cilat, kanë për qëllim ta futin në qorrsokak proçesin e reformës në drejtësi. Ka, edhe një ndjenjë adoleshente që bubëron mes militantëve dhe ajkës të PS. Cila është ajo? Përpjekja për ti  quajtur të padrejta mangësitë  e qeverisjes. Për pasojë zërat kritik “tregohen me gisht”, ose, braktisen nga establishmenti. Gjithësesi, edhe kritikët janë duke u treguar paksa kopila në përzgjedhjen e objektivave të tyre, pasi, nuk duan ti humbasin kumbullat apo thërrimet që gëzojnë prej vitesh.

Po i mbyll këto rreshta me ata, me të dëshpëruarit. Janë ata njerëz të cilët i streson dukshëm mënyra se si politikanët i lajnë shpejt e shpejt hesapet e tyre me ngjarjet, me gjërat, dhe me njerëzit. U them të dëshpëruarve. Nëse liria e shprehjes është parim në Kushtetutën  e Shqipërisë, ajo, për politikanët është thjeshtë një lloj sjellje, jo bindje. Prandaj qëndroni të fortë – jo si statuja falike, po si “Statuja e Lirisë”.

Nasho Bakalli

 

 

 

 

 

 

 

 

January 23, 2018 04:00
Komento

8 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku January 23, 15:51

    Po ndonje gje per eterit e krimeve te ndodhura dhe te pandeshkuara akoma te para viteve 90 nuk do te na thuash o Nasho Bakalli-Marko?

    Reply to this comment
    • Che Guevara January 23, 17:25

      O plaku….!
      Po ti more dallamadh meqenese opara 90-tes te qenka pushkatuar me gjyq apo pa gjyq dashnori i nenes,motres apo tezes tende,pse ke pritur 27 vjet dhe nuk e ke denoncuar ne prokurori apo gjykate?
      Na cate trapin me krimet gjoja te komunizmit fantazem,por nuk kemi degjuar asnje nga ju kellirat qe te keni hapur nje gjyq te vetem kunder atyre qe ju pretendoni se kane bere krime!
      Dalin kurvat dhe llapin se na kane perdhunuar,po se kush,nuk e thone!
      Del plaku dhe thote se jane bere krime,por se kush doli deshmitar kunder tyre nuk e thone!
      Atehere hani mut kot se keshtu nuk do ta njollosni socializmin se ju jeni armiqte e ketij kombi!
      Hallall plumbi,burgu dhe internimet socialiste!
      Aq te poshter keni qene dhge jeni rraca juaj,sa per 27 vjet asnjehere populli nuk ju votoi per deputet!
      Hyyyyy vrroma fashiste!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku January 23, 22:08

        Ty mer koqe te ka ngel sahati ke fashistet. Ka nja 70 a 80 vjet qe i ka vdek nona asaj puna, kurse Che Guevara ka vajtur ne te s’emes bashke me tet eme dhe tet moter.

        Reply to this comment
    • fshatari pafshat January 24, 22:53

      E kam per nder qe jam djali spiro bakallit komunist i 8 nentorit 1941;dhe dhender I nje njeriu te ndershem. 27 vite dhe… .

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku January 25, 15:09

        Secili quan nder ate qe i duket nder, me qene cuni i dikujt, kushdo qofte ky nuk me duket ndonje nder i madh, se baben nuk e zgjedh. Sa per vjehrrin po, me verte qe ka qene burre i ndershem dhe sidomos koqe kandari.

        Reply to this comment
        • capi dhia January 25, 15:31

          27 vite dhe Xhuxhumak paske mbetur, se, sa per plak lum kush arrin te plaket. Ngushellime.

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku January 25, 16:06

            Po ti nuk e ke per nder qe je edhe cap edhe dhi, apo je keç dhe do te dukesh si i rritur?

  2. Super . Me ne fund ,nji shkrim qe shpreh nji shqetesim real te qytetarit ne ate vend January 23, 18:58

    Shkrimi perben nji Teme aktuale ,per gjithe shoqerine e coroditur Shqiptare nga kto banda politike ,
    qe ja kan bere jeten te veshtire qytetrit shqiptare .
    Banda ,te cilat operojne ne Skenen Politike Shqiptare ,
    pa asnji lloj Morali njerezor ,larg cdo principi qe formon ate qe ne e quajme shoqeri ,por si turma histerike
    qe shkelin mbi cdo koncept qytetare ,per te kapur pushtetin !
    Turma ,te cilet padyshim ,nuk jane nji rastesi qe krijojne te tilla insinuata , dhune ne shoqeri ,prishje e qetesise publike ,i fryjne ne cdo rast ,kaosit ,dhunes duke provokuar permanent konfrontiime me pushtetin ,nderkohe qe shofim nga ana tjeter ,nji shoqeri shqiptare ,qe ka humbur cdo deshire per te jetuar dinjitoze e ne qetesi ,nji shoqeri te terhequr ne dobesine e vet ,duke i lejuar kujtedo ,te bej c’te doje ne qytete ,total pasive ne jeten e asaj Bote Shqiptare ,pra aspak pergjegjese per rolin e vet ne ate shoqeri qytetare . Dhe nji qendrim i tille pasive i qytetareve ,eshte nji Amin mjaft Negative per rinine ,per femijet e tyre ,duke i lene dore te lire gjithe vandaleve qe kan pushtuar gjithcka ne qytete ,te shkaterrojne gjhithcka ne jeten e qytetarit shqiptare . Nqs ktyre forcave te pakontrolluara politike ,nga ky shtet ,te komanduara nga jashte ,nuk i thuhet Stop ! ato do vazhdojne e depertojne akoma me thelle ne te keqen e indiferencen e asaj shoqerie ,sa nji dite mundet te behet edhe teper vone per vet kta qytetare qe sot bejne sehirxhiun . Bota europiane ishte e kulturuar ,ishte e ndergjegjeshme per rolin/rendesine e saj ,ne jeten e zhvillimet politike ne vende ,prandaj edhe vuri ne funxionim edhe forcen ,duke u bere barriere e pakapercyshme e vandalizmit ,fashizimit ,diktaturave te ndryshme ,duke kontribuar direkt ne Demokracine e vertete qe kjo Bote Europiane gezon sot .Ne Shqiperi kto banda politike nuk po ndeshin ne asnji reagim qytetare ,per ti treguar kufijte ne nji shoqeri ,per ti treguar se jane gabim ne ato cfar i afrojne saj shoqerie dhe ne fund te fundit treguar se ne qytete jeta funxionon ndryshe ,sepse ne qytete dhe ne nji shtet nuk mundet te jetoje nji sistem anarshiste ,ku vetem dhuna te ket te drejten e fjales ,vetem pafytyresia njerezore te gerthase medieve dite e nate ,sikur ne Shqiperi te duan te ndertojne nji shtet turmash idiote ,nji shoqeri te dhuneshme ,ku mos te exzistoje me asnji lloj kulture e motrali njerezor ,ku te lulezojne krimet e padrejtesia ,pra banda politike qe me asnji politike te vendeve europiane dhe ato te vendeve qe na rrethojne s’kan asgje te perbashket , pra sikur kerkojne te ndertojne ne Shqiperi nji shtet te tipit Arab islamist,si ai i ISIS !
    Sipas meje nji faje te madhe ne kto zhvillime absurde te ktyre bandave politike ka edhe pushteti ,i cili duket sikur eshte pjes e ksaj marrezie shqiptare ,qe po ja ben jeten te padurushme qytetarit te thjeshte Shqiptare .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*