Ne kishim Agim Fagun…

September 17, 2017 23:33

Ne kishim Agim Fagun…

 

Prof. Pëllumb Xhufi

 

U zura ngushtë një ditë të zymtë të shtatorit të vitit 1993, kur si zakonisht shkova të “shpëtoj” nga mjediset e errëta e të rrënuara të shkollës “Jeronim de Rada” vajzën time, Jonën. Nga përgjigja që i dha pyetjes sime se “çfarë u kishte mësuar atë ditë zysha”, mora vesh se Jona dhe shokët e saj e kishin marrë dozën ditore politike nga mësuesja e tyre demokrate:

“Zysha na tha se iku koha e komunistave, se me Partinë Demokratike në krye shqiptarët do pasurohen, se Shqipëria demokratike ka miq të mëdhenj, Amerikën dhe Evropën, se fëmijët sot kanë gjithshka, topa, çokollata, çamçakëz, patatina…”.

Dhe e mbylli rrëfimin e saj me kundra-pyetjen: “Po ju, o ba’, çfarë kishit kur ishit të vegjël”? Nuk e di se si më erdhi, dhe ju përgjegja, ashtu shkujdesur: “Ne kishim…Agim Fagun”.

 

***

Sot, Agim Fagu mbush 70 vjet, dhe nuk gjej mënyrë më të mirë për ta uruar atë dhe familjen e tij, se duke shtjelluar më tej me lexuesit e gazetës “Dita” atë përgjigje përtace që i dhashë sime bije përpara 25 vjetësh.

Po, ne fëmijët e të rinjtë e viteve ’60-’70 i kemi patur ëndrrat, gëzimet, idhujt dhe avantazhet tona. Ndryshe nga fëmijët e sotëm, të ngujuar vullnetarisht nga prindërit për t’i shpëtuar rrëmujës, rreziqeve e të papriturave të një mjedisi kaotik e armiqësor, ne, ashtu si heronjtë e vegjël të librit “Djemtë e rrugës Pal”, ndjeheshim padronë të rrugëve, shesheve e qyteteve, ku organizonim ekspeditat tona të  zbulimit në territorin “armik”, mandej betejat me gurë e shpata, apo pikniket e festat tona ku flitej për filma e libra me aventura dhe ku konsumonim bashkarisht ndonjë bisht cigareje apo shishe birre. Dhe, ndjeheshim plotësisht të realizuar si “burra”, kur çdo të dielë shkonim në stadium dhe kur, njësoj si tifozët e rritur e të zhurmshëm të shkallëve të “dhjetsheve”, bërtisnim, brohorisnim e… shanim me sa kishim në kokë.

Kjo ishte ëmbëlsira e javës, deri ditën kur në horizont na u shfaq një pol i ri tërheqës, ekipi i basketbollit “Partizani” i trajnierit novator Astrit Greva, dhe i kapitenit legjendar, Agim Fagu. Në mjediset e tifozerisë së “Partizanit” ishte folur vazhdimisht, se Agimi do të ndiqte gjurmët e të jatit, Besim Fagut, e do të bëhej futbollist. Në fakt, si të tillë e njoha për herë të parë. Ishte gushti i vitit 1961, dhe në kampin e pionierëve në Pogradec luhej ndeshja finale për shpalljen e “çetës kampione” në futboll. Rezultati do të vendosej nga një penallti e dhënë në minutën e fundit. E gjuajti pikërisht Agim Fagu, që shquhej mbi shokë për fizikun dhe sjelljet “prej kapiteni”. Ndërsa pritej me ankth ekzekutimi i penalltisë, prej këmbës së tij doli një predhë, që shkoi dhe e goditi portierin kundërshtar drejt e në bark. I shkreti, u lëshua shakull për tokë. E dërguan urgjent në spital dhe fjala u hap se i kishte plasur apandesiti. Më vonë, kur dëgjoja nga dashamirësit e shumtë të Gimit, se po të kishte zgjedhur futbollin, ai do të ishte bërë një “as bote”, mua më dridhej mishi. Kujtoja skenën e frikshme të Pogradecit dhe mendoja: “Më mirë që u bë basketbollist, si futbollist do kishte bërë dëme…”.

Ndonjë vit më vonë qëlloi të bëhem komshi me Agimin e të ndiqja rregullisht fillimet e tij sportive nga pozicioni strategjik i ballkonit tim, mbi stadiumin e lojërave me dorë “Studenti”, tek rruga e Elbasanit. Të ishe komshi me Agim Fagun ishte në vetvete një status. Sigurisht, ne më të vegjëlve basketbollisti i talentuar i të rinjve na hidhte vetëm ndonjë shikim prej sovrani, nga lart poshtë, dhe shumë rrallë dyfjalëshin e padeshifrueshëm tiranas “O me”. Por kaq na mjaftonte, begenisja e tij vlente për ne sa një njohje ndërkombëtare. Në bisedat me bashkëmoshatarët, ajo kthehej në element epërsie, prej nga sajohej një mitologji e tërë: “…takova Gimin…më tha Gimi…më porositi Gimi…”.

 

***

Më vonë, gjërat u bënë vërtet serioze. Filloi epopeja e Agim Fagut dhe e “Partizanit”. Një ekip ku përfaqësohej e gjithë Shqipëria: Dibra e trajnerit revolucionar Astrit Greva, Tirana e Gimit dhe e Keçit (Besnik Pëllumbit), Shkodra e Petrit Osmanit, Nikolin Palit dhe e Pjerin Bushatit, Durrësi i Sandër Dherit, Përmeti i Dan “xhonglerit”, Korça e Spartak Boshnjakut dhe e Edgar Priftit, Tepelena e Kushtrim Zaçes, Kavaja e Ed Mojës, Gjirokastra e Lad Çuçit dhe e Tan Terihatit, Pogradeci i Bert Kuqos, Plavë-Gucia e Gux Bekteshit, Çamëria e Kastriot Mushit… Një celulë e parë e asaj Shqipërie të bashkuar, që kishin ëndërruar Rilindasit e mëdhenj, Pashko Vasa e Sami Frashëri. Të prirë nga Kapiteni i Madh, më 18 dhjetor 1968 “kuqot” e Partizanit u pagëzuan me zjarrin, duke u ndeshur me gjigandët e “Oransodës” për Kupën e Kampioneve të Evropës.

Për mua, historianin e ardhshëm, ky ishte takimi i parë me historinë. Në një sallë të ndezur flakë, djemtë e “Partizanit” arritën të barazojnë në zgrip të kohës së rregullt me atë kosh providencial të Keçit. Kapiteni Fagu bëri në atë ndeshje Zeusin e plotfuqishëm. Shënoi 48 pikë, pothuaj që të gjitha nga jashtë zonës, që me rregulloren e mëvonshme të basketbollit do të vlenin plot 72 pikë. Në ndeshjen e kthimit, gazetat italiane paralajmëronin se duhej bllokuar me çdo kusht ai, që ato e quanin “demoni” apo “luani” i Shqipërisë.

Ndeshja me “Oransodën” ishte “big-bangu” i një historie të lavdishme, në qendër të së cilës ishte ai, Kapiteni i Madh. Fagu ishte mishërimi i një përgatitjeje, force, sigurie, dinjiteti e epërsie morale të jashtëzakonshme, që e shtynte atë t’i konsideronte nga një lartësi sovrane edhe kundërshtarët më të famshëm në botë. I zhveshur nga çdo ndjenjë inferioriteti, luante fort, dhe kur dikush i binte në qafë, luante edhe ashpër. Nuk mund të mos kujtoj episodin e përjetuar në vitin 1974, kur ekipi i “Partizanit”, në pritje të ndeshjes me ekipin kampion të Luksemburgut, zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin e Ciampinos (Romë, Itali). Si studentë, bashkë me Shpëtim Çuçkën na qëlloi t’i shoqëronim  djemtë e “Partizanit”, që të gjithë studentë të shkëlqyer universitarë, në vizitën e vendeve historike e arkeologjike të Romës, dhe më tej në ndeshjen miqësore me ekipin e Ciampinos. Fama e pashuar e ndeshjes epike me “Oransodën” kishte shtyrë qindra tifozë italianë të mbushnin plot e përplot pallatin e sportit të Ciampinos. Edhe sot e gjithë ditën qesh me vete, kur kujtoj duelin e Agim Fagut me “asin” e ekipit të Ciampinos. Ky i gjori, i bindur se ndeshja me “Partizanin” dhe detyra e vështirë për të markuar Agim Fagun ishin për të shansi i jetës, mundohej ta mbante kampionin shqiptar duke i qëndruar fare afër e duke demonstruar një agresivitet, që dukshëm e bezdiste Fagun, i cili më shumë se tek gara e kishte mendjen tek “kolaudimi” i dorës së tij. Pas ndeshjes, që përfundoi me një diferencë astronomike në favor të “Partizanit”, e ndala “markuesin” fatkeq të Gimit, dhe pasi bëra sikur e përgëzova për debutimin e tij dinjitoz, e pyeta jo pa shejtanllëk: “Si ia kalove me Fagun”? I gjori, mu dhimbs teksa filloi të ankohej e teksa ngriti kanotjerën për të më treguar hematomat e shkaktuara nga brrylet inatçorë të Gimit. U mundova ta ngushëlloj, duke i thënë se Fagu ka një karakter të keq, ndaj do të kishte qenë më mirë për të, sikur t’i kishte qëndruar paksa më larg…Por, duke lënë mënjanë mirësjelljen apo hipokrizinë, më duhet të them se për një shqiptar jashtë atdheut, shpesh herë të ndrydhur nga mjedisi i huaj, klasi, nervi madje edhe ashpërsia e treguar nga Agim Fagu përkthehej automatikisht në një ndjenjë emancipimi e krenarie kombëtare.

 

***

Në fakt, përgatitja sipërore e këtij sportisti që çdo ditë kryente seanca stërvitore shtesë, dhe rezultatet e jashtëzakonshme në fushën e lojës nuk frymëzoheshin aspak nga dëshira për lavdi, dhe aq më pak për para. Frymëzoheshin nga një ndërgjegje qytetare e patriotike e rrallë, që në rastin e Agimit ishte një çështje gjenetike. Si rrallë ndonjë sportist tjetër, Agim Fagu e menaxhoi suksesin dhe famën e tij me maturinë e qetësinë e një jashtëtokësori. Kurrë nuk e shihje të sorollatej rrugëve, klubeve apo salloneve të Tiranës. Askush nuk e pa, qoftë edhe një herë të vetme, me një cigare apo me një gotë birrë në dorë. Dita e tij ishte: leksione, stërvitje, kthim i shpejtë e pa ndalesa në shtëpi, studim dhe një xhiro e shkurtër bulevardi në shoqërinë e Leka Kostës, Gëzim Nushit e të grupit të përhershëm të miqve të tij. Ishte stili i jetës së një të riu të jashtëzakonshëm të asaj kohe, që induktoi plot të tjerë. Kështu, Agim Fagu dhe bashkë me të edhe të gjithë djemtë e “Partizanit”, u kthyen në një yll polar për rininë shqiptare, në një model për t’u imituar. Të dielat e basketbollit u kthyen në një fenomen social, teksa sillnin në Pallatin e Sporteve mijëra të rinj, djem e vajza, që shpesh herë vinin të organizuar në bazë shkolle, klase apo lagjeje, që bënin tifo të zjarrtë, por të kulturuar për “Partizanin” e Gimit, për “17 Nëntorin” e Pirros apo për “Dinamon” e Viktorit. Në atë Pallat u gatuan miqësi e dashuri të panumërta. Ishte vendi i një zbavitjeje e edukimi të shëndetshëm, ku prindërit i dërgonin pa merak fëmijët e tyre.

 

***

E megjithatë, do të ishte një gjykim rrëgjues ta identifikoje Agim Fagun me sportin. Në trurin e tij të programuar me precizion sahati, sporti ishte vetëm një kapitull i jetës dhe erdhi një ditë, kur ai u nda nga aktiviteti sportiv për të vazhduar me prefesionin e pedagogut të gjuhës angleze. Në shkollën e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, kapiteni i dikurshëm i “Partizanit” solli seriozitetin, disiplinën, përkushtimin që e kishin bërë atë kampionin dhe modelin e rinisë shqiptare.

E takova një ditë dimri të vitit 1979 ndërsa dilte nga shkolla me një çehre të irrituar. E pyeta se ç’i kishte ndodhur, e m’u përgjigj se kishte nxjerrë “me ceremoni” nga klasa, as më shumë e as më pak, nusen e djalit të Kryeministrit, Mehmet Shehut. I alarmuar e pyeta se ç’dreqin ishte ngatërruar me “lulen mos më prek” të Bllokut. Thjesht më tha: “Erdhi me vonesë në mësim, hapi derën e fare pa u justifikuar shkoi e zuri vend në bangon e vet. E pyeta pse ishte vonuar. U përgjigj se ishte zgjuar vonë. E ripyeta se përse nuk kërkoi të falur për gabimin. Ajo vetëm ngriti supet duke përtypur çamçakëz. Atëhere e ngrita zërin dhe e urdhërova të dilte menjëherë jashtë dhe të nesërmen të vinte bashkë me prindërit”.

“Ç’prindër, mor derëzi”, i thashë i tmerruar, “ajo prindërit i ka në Durrës, por ruaju se do të të sjellë Mehmetin”!

Por ish-kapitenit të “Partizanit” e të Kombëtares nuk i bëhej vonë. Me drejtuesit e lartë politikë kishte patur vazhdimisht përplasje, dhe akoma më të ashpra do t’i kishte ato në vitet që do të vinin.

 

***

Kështu ndodhi në vitin 2005, kur një kryeministër i anulloi në çast dekretin e emërimit si Ambasador i Shqipërisë në Berlin, pasi Agim Fagu nuk i kishte rezervuar përkuljet e hosanarat e pretenduara prej tij. Në fakt, Agim Fagu kishte kaluar në shërbimin diplomatik prej fundit të viteve 1980. Edhe aty, një seriozitet, përpikmëri e klas që e dallonte atë mbi diplomatët e tjerë. E përjetoi si protagonist luftën në Kosovë, dhe si ambasador i Shqipërisë në Londër përcolli me një profesionalizëm të lartë qëndrimet e shtetit shqiptar në institucionet vendimmarrëse britanike. Sëbashku me kolegun e vet, Ambasador Petrit Bushatin me detyrë në Ëashington, dy “asat” e diplomacisë shqiptare mbrojtën me dije, me prova e me vendosmëri çështjen e Kosovës, duke marrë pjesë plot dinjitet në debatet e organizuara nga rrjetet televizive më prestigjoze të botës, siç ishin BBC e CNN. Të gjithë ne që atë vit të bekuar 1999 kemi punuar në shërbimin e jashtëm me Agim Fagun, patëm një rast tjetër për t’u krenuar me të, ashtu siç ishim krenuar kur ai dominonte fushat e sportit. Një tjetër sfidë e madhe e priti Agim Fagun, kur si Drejtor i Drejtorisë së NATO-s në MPJ, përgatiti dhe udhëhoqi procesin e përfshirjes së Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut. Një tjetër satisfaksion, një tjetër vlerësim për të. Dhe sot, Agim Fagu i jeton të shtatëdhjetat e tij me qetësinë e kthjelltësinë e Agimit të dikurshëm, të njeriut të ndërgjegjshëm e të programuar për të përshkuar me të njëjtin pasion e me të njëjtin dinjitet të gjitha fazat e ekzistencës së tij.

Agim Fagu: një shembull virtyti, drejtësie e patriotizmi. E tha bukur Presidenti Ilir Meta, në çastin e dekorimit të Fagut me urdhërin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”: “Dekorata i bëjnë nder njerëzve, por në rastin e Agim Fagut është njeriu që i bën nder dekoratës”.

September 17, 2017 23:33
Komento

36 Komente

  1. andi September 18, 00:19

    Agim Fagu ka qene nje arrivist komunist, ka perjashtuar nxenes nga shkolla e gjuheve te huaja per bindjet e tij komuniste, futi duart ne bajga per te treguar bindjen dhe adhurimin ndaj vijes se partise se punes, dhe u be bishe kur pa qe disa nga nxenensit nuk i kishin bere duart me bajga si ai, rregullsia e tij ishte thjesht nje “sakrifice” (bythelepirje ngaj sistemit) per te ecur perpara, Te gjuhet e huaja e prune per te mesuar dhe nje here anglishten se nuk pati kohe kur bente sportin. U martua me mbleseri per mos prishur biografine, kur dihet si e konsideronin. Thejsht nje llogaritar qe shtypte cilindo qe mund ti jepte legjenden e te drejtit, te partishmit, Nje mini diktator qe te gjemen po ti jepje fuqi

    Reply to this comment
    • Qiu ne byth September 18, 04:33

      Ti shkerdhate muti serbo- turke nuk ke idene se cka ndodhur ne Shqiperi ne ate kohe. Ta quash Gim Fagun komunist eshte nje shkerbythje injorante nga ana note qe nuk ke idene se cka ndodhur ne ate kohe ti dhe ato pederastet e familjes tende

      Reply to this comment
    • legjenda Gim Fagu September 18, 04:42

      per komentuesin “andi”
      .

      Nuk e di se cfare
      demoni,
      monster
      apo devili
      fshihet pas “nick-ut” tuaj
      qofte elezbiberist,
      titist,
      islamikekstremist,
      fashist,
      zogist,
      ballist,
      makartist,
      mehmetelezist
      besnikmullamustafist
      fatoslubonjist
      blendifezi-zinj
      apo ndonje
      proovokator…

      por fatkeqesisht ju po e 1000 fishoni emrin e legjendes Agim Fagu qe ndoshta vetem 0.01 perqind e shqiptareve mund ta urrejne si puna juaj kurse 99% e kane adhrruar dhe e cmojne sot si nje nga modelet e perkryera te nje njeriu fisnik.
      .
      Falenderoj Pellumb Xhufin per kete artikull ndoshta nga me te miret qe kam lexuar prej tij.

      Reply to this comment
    • Antifashisti September 18, 07:01

      @ andi:
      Nese je i ri je nje kerric gomari; nqs je mbi 30 vjec nuk je gje tjeter vecse koqe gomari.

      Reply to this comment
    • Vlora1912 September 18, 09:15

      Ehhh…more Adi

      Ketej nga ne, Shqipot inferior, i hapin lufte Kadares cdo tre muaj dhe jo me Fagut, keshtu qe bjeri!!

      Edhe une, kur me eshte dhen rasti, e kam njohur cilesine e arrogantit tek Fagu….por kjo nuk e bene me te vogel ate.

      Ai ishte nje sportist i klasit boteror….dhe besoj se po te ishim un apo ti, sa gjysma e Fagut, pale cdo kishim bere.

      Prof. Xhufi,i cili ka arritur edhe ai lartesine e Fagut ne “Sportin” qe ushtron, kete shkrim, e ka bere si hartimin e nje 17-Vjecari…..

      Dhe ne fund e ka dh*er fare, duke ju referuar nje palo hajduti, te cilit per etik spo ja permend ëmrin.

      Reply to this comment
    • Floridi i bences September 18, 09:31

      Shqiperia nuk la histori, sepse nje popull bastard qe hedh balte mbi figuren e personsliteteve te veta nuk mund te kete histori.

      Reply to this comment
    • Emigrant September 18, 15:15

      andi ,
      vada,r via i n’cyl mona .
      Ku ishte shitja o andi , tek pjata e supes ?
      Po sot moj andushka , e ke pare sportin ?
      pse mungojne tifozat ?

      Te pershendes me sordin :

      Te c’hanno mai mannato a quel paese ?
      Me saro chiesto
      cento
      mille vollte
      io che non so ne’ re ne ‘
      imperatore ,
      che ho ffatto
      per trovamme
      sta reggina
      nell letto fra le bbraccia
      in fonno al core ,
      e dato si che sei
      cosi preziosa ,
      stasera io te vojo di’ na cosa
      Te c’ hanno mai mannato
      a quel paese
      Sapessi quanta gente che ce sta
      er primo
      citadino é
      amico mio
      Tu dije che te c’ho mannato io ..
      e VA e VA
      e VAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
      Vai avanti tu che adeso c’ho da fa.

      Pershendes , edhe Intelektual nastradinin ,
      mark ujkun , info analin dhe shume miq te nderuar Kapitalista demokrat ……………..
      sidomos edhe Xhuxhumak shuranjosin [ haaaaaa]

      Reply to this comment
  2. everest September 18, 00:59

    Po, inderuari Agim Fagu ishte nje nga ata te shumte qe ishin “NJERIU I RI”,qe sot nuk gjen asnje per be ne te gjithe Shqiperine!

    Reply to this comment
  3. demo September 18, 03:21

    Te them te drejten ju beni mire qe e pershkruani edhe si diplomat,po per ne qe e kemi njohur vetem ne kendet sportive ishte Legjende.Ne ate kohe ky krahasohej vetem me yjet e botes te basketbollit Jugosllav.Sot nuk sheh kembe robi ne ndeshjet e basketbollit ,por ne ate kohe pallatet e sportit mbusheshin dinga

    Reply to this comment
    • Demiri September 18, 13:33

      Ashtu , he pra demo njashtu ,
      Nuk mendoj , se koshat i bente si Serb ?
      As si Komunist enverist ? apo jo …………..
      He pra te lumte demo , sot raQine e paske
      pire Bio o derman .
      por nuk the :
      Qe koshat i bente pa Leka …………….
      sepse sporti sot , eshte pushtuar nga djalli i kapitalit o demo ……….

      Zgjuarsia jote demo eshte se di te shpjegosh ,
      Lulet ,
      por nuk kupton Rrenjet e problemeve .

      Demo !
      Gezoje kapitalizmin , atij qe ti predikon ç’do dite .
      Fagu i perket plebenjeve ,

      Fagu nuk eshte dukuri e Tregut kapitalist ,
      Lirese se tregut e Globalizmit .
      Sot kur puntoret kerkojne Kushte me te mira , dhe rroge Dinjitoze ,
      Kapitalistat e fanonizimit pergjigjen me zevendesimin e Plebenjeve , me plebenje te rinje ,
      OSE duke e transferuar fabrikat , atje ku te drejtat nuk respsktohen , ose nuk jane njohur kurre .

      Mendon demo – , se kjo eshte e ardhmja qe ti u le niperve te tu ?
      Edhe sporti ne ate kohe ishte BIO o demo !

      Reply to this comment
  4. alm September 18, 04:15

    Po ne kishim Agimi Fagun .,,,,,,a

    Reply to this comment
  5. E mbafsh brenda September 18, 04:36

    Ti shkerdhate muti serbo- turke nuk ke idene se cka ndodhur ne Shqiperi ne ate kohe. Ta quash Gim Fagun komunist eshte nje shkerbythje injorante nga ana note qe nuk ke idene se cka ndodhur ne ate kohe ti dhe ato pederastet e familjes tende

    Reply to this comment
  6. Antifashisti September 18, 07:02

    @ andi:
    Nese je i ri je nje kerric gomari; nqs je mbi 30 vjec nuk je gje tjeter vecse koqe gomari.

    Reply to this comment
  7. Fieri September 18, 07:08

    Agim Fagun e ka njohur te gjithe shqipetaret,si basketbollist. PO ju qe kini komentuar me pseudonimin “andi” ,cili jeni ?

    Reply to this comment
  8. Plaku Xhuxhumaku September 18, 09:06

    Haha, bravo Pullumo demek Gim Fagun e kishe si pune patatinash dhe camcakizash. S’ka si thuhet me bukur, historian i forte je.

    Reply to this comment
    • Mendimtari September 18, 10:16

      “Plaku xhuxhumaku”
      Qe je rrote cari e ka kuptuar edhe çumcakizi i asaj debiles.
      Qe je debil e kane kuptuar dhe patatinat.
      Por,
      Po te hash çumcakiz bashke me patatina njekohesisht a te ngelen ne goje?
      Ja pergjigju!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku September 18, 12:03

        Po c’te pergjigjesh ty mer palle, i thenke vehtes edhe mendimtar, e shumta ti je mendimkar. Ja t’u pergjigja!

        Reply to this comment
        • Mendimtari September 18, 21:33

          Si plak qe je,nuk u pergjigje.
          Goja te punon?
          Kur te besh miksin e patatinave me çumcakizin me informo c’ kokluzion nxorre.
          ( me fal per vonesen e pergjigjies por ja me dolen ca pune)

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku September 19, 11:45

            O mendimkar pergjigjen e perzierjes se patatinave me camcakizin kerkoja Xhufit se ai e ka pas Fagun ne vend te tyre (lexoje pak shkrimin). Po qe per mua duku ndonje here te ma rruaç, edhe vonohu po deshe po mos harro.

  9. Novruz Taip Vishanji September 18, 10:02

    HABITEM ME XHUFIN,

    se si nuk ka permendur as edhe nje here ekipin e basketbollisteve te Vllaznise, kur Renato Radoja i bente dush me uje te ftohte Agi Fagut, sa here ndesheshin direkt, apo me vone me skuadren qe drejtoi per shuume kohe.

    He pra “me Xhufo”, mos u katandis edhe ti si ata historianet qe historine e pergatitin ne kuzhinat akoma me dru zjarri, ku era e fasuleve u jep muzen e e turnit, per te na mahnitur me skuadra si ajo e Ciampinos, nje pothuajse fshat ne periferi te Romes, dhe asgje me shume, edhe sot.

    Nuk e di sa “i mençur” e i zhdervjellet ishte Fagu aso kohe, por une kam njohur nje tjeter kolegun e tij, nje fare Agim Lahi, qe ishte “ora gazmore” ne bankat universitare, i trashe nga trute, i vobeket nga njohja e realitetit, i dhimbeshem ne hakmarrjen e tij ndaj studenteve, matuf e injorant me tonelate.

    Edhe ate fushen sportive te Qytetit Studenti, nuk me kujtohet ta kem pare ndonjehere, aq e vertete, sa edhe provimet e Kultures Fizike, ne Universitet, i benim brenda staiumit kombetar Qemal Stafa, ate stadium qe nje tjeter shalegjate nga Surreli e rrezoi deri ne themele.

    Per te rinjte qe nuk e kane jetuar ate periudhe, edhe po te studjeje per inxhinjeri, duhet te beje 100 metershin ne me pak se 18 sekonda (ne mos gaboj), ndryshe ngeleshe dhe perseritje edhe vitin.

    Shume studenteve te shkelqyer te kohes, i ulej mesatarja e notave, pikerisht nga “mosqenja kampione” ne edukimin fizik !

    Edhe nje gje, per t’ja rifreskuar kujtesen Xhufit me “ballkon nga fusha sportive”, ishte aq e larmishme jeta jashte shkollore e te rinjve, sa shembuj te tille sot, mund ti gjesh vetem ne kolegjet perendimore me te famshem ne bote.

    Po pate ndonje dyshim o XHufo, beme nje fishkellime te ti kujtoj nje per nje te gjitha…..

    Reply to this comment
    • Mark uk September 18, 13:43

      Novruz geosha .
      Lene mor vllaznine , se ti nuk ke qene vlla me shkodren .
      Ti ke kene vlla me partizanin e enverit . mandej asht ma mire me eshte , se sa me i dhane gojes sate qe vec per komunizmen nuk dine me fol .
      Vec di me te then , se truni yt asht fishkellime ,
      Turp per na , qe te kemi prej shkodre .
      Edhe ne fushen sportive komunistet nuk fitun asnjihere .
      Ti paska marre mend demokracia , qenke deh prej lirise qe na solli salia

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji September 19, 09:11

        HE MORE CURR I URES SE THIVE

        nuk mund te mos gojemutosh edhe kesaj here. Uk-et si ti i kemi vene gjitrhnje perpara, te ruheshim nga minat antinjeri e te pastronin rrugicat nga hithrat e barerat e keqia.

        Po ti as me top lecke nuk ke luajtur ndonjehere, se ate te “fryrin prej gome” e ke perdorur vetem se fundmi per ti bere masazh prapanices para se te nisesh ne lufte.

        Reply to this comment
    • nickname September 18, 13:55

      O Din Shumi Novruz TV

      Ke te drejte ne nje fare menyre per Renato Radojen….Agim Lahin dhe per edukimin fizik qe ishte rigoroz.
      .
      Por ti nuk ke te drejte te besh rolin e garipit mediatik per cdo figure qytetare te nderuar si puna e Fagut por dhe Farudin Hoxhes.
      .
      Nqs se je me te vertete” garip” pergjigju kesaj pyetje:
      .
      Perse nuk del me emer orgjinal por je bere me keq se ky nastradini qe masterbohet me komentet dhe kunderkomentet e tij…
      .
      Mos u bej si gunga e Mehmet (Q)-Carit te ndjere qe te jepte “diskriptive”

      Thuaj a derebardhe nje fjale te mire por ngele duke kaluar ne orgazem kur nxin me bloze ata qe kane bere epoke ne kohen e tyre dhe akoma emetojne atdhedashuri & respekt
      .
      boll se na i shpife !!

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji September 19, 07:47

        MEHMET KUSH ?

        Ah e ka fjalen per ate shkurtabiqin qe banonte pas Flores…
        Mua nuk me ka dhene “gjeometri deskriptive”, as Qarri e as ndonje si ti me prejardhje gomari, as kur u kthye nga Moska (Qarri) e as kur shisje tek kjska, petulla te bera me krunde hithrash e zhiga derri.

        Sepse o kerkues respekti per te tjeret, nen ate moton e Hafiz Sabriut dikur : beni ç’fare them une e mos beni siç bej une, dipllomen e kam ne Veterinari, andaj ne se ke nevoje per ndonje nderhyrje edhe kirurgjike vetem behu i gjalle….

        Kur nuk te pelqejne komentet apo nick-u im, kalo me poshte se me lart siç duket e ke te veshtire te ngjisesh shkallet. E pranon edhe vete qe paskerkam te drejte, dhe ve bast jo vetem me ty po me cilindo ne se gjen ne komentet e mia ndonje te pa vertete.

        Eshte kaq e thjeshte te jesh korrekt dhe i pa ane, sa ty te nxihen syte, te rrekelon djersa deri ne me nder me thene e veshet te zejne ndryshk.

        Reply to this comment
  10. PidhiISateme September 18, 10:34

    Agim Fagu – Pordhac i lindur.

    Reply to this comment
  11. spectrum September 18, 13:13

    Agim Fagu dhe Viktor papavangjeli dy lojtaret me klas boteror sa per diplomat se besoj te kete qene I zoti po sI basketbollist po jane dy gjera te ndryshme te dish anglisht,te jesh mesues anglishte nuk te ben diplomat tjeter gjuha angleze tjeter politika nderkombetare

    Reply to this comment
  12. Tifozi i Tirones . September 18, 14:54

    Stadiumet ishin plote ne kohen e demokracise .
    Sot edhe sporti vuan kete sistem , ku ndeshjet nuk jane me sportive , por vetem fitprurse , dhe jane shitur pa u luajtur akoma .

    Reply to this comment
  13. astrit September 18, 15:32

    basketbolli yne ne ate kohe ,
    arriti nivele shume te larta .

    Reply to this comment
  14. Guri Naimit D(Dh.Xh.) September 18, 16:33

    Lum kush rron e feston,me “Asat” e shoqerise sone !

    Pr.Xhufi pac miresi e shendet,me bere te kujtoj nje jete
    Nje jete mes Tiranes,patur te madhin fat,
    Rrethuar me talente;sa nxenes e, sa dale ne jete,
    Mes Tyre Loro Boricin deri Panojot Panon e Madh.
    Sa Besim Fagun,Agimin djale,sportist sa koleg.
    Jetuar ato vite, Agimi,kresportist e dipllomat pare
    “Kapiten” i shkuadres dhe si mesues edukator.
    Ne mathima mare,edhe pse – mesuesit e tij, ,
    Nje jete Ai ka qene dhe eshte shembelltyre
    Veten pergojon, nonje i pafytyre.
    **Agim Fagu ishte dhe mbetet paresor.
    Gjithe te mirat gezofte kete 70 vjetor,
    I festofshin Pasardhesi sa dashamiresi(1)
    Dhe me tej,festuar100 vjetor.
    Faleminderit gjithsa nderimin bere.

    ***Nga tej oqeani kolege e dashamires falenderojme,; autoret,vleresim ky, per,gjithe familien FAGU berthama e sportit shqiptar, qe pas clirimt .

    1-Femijnine kaluar fqinje me Besimin e te miren kolege Shpresa, me Gimit ata femije… sa bere kolege,ne shkollen e “gjuheve te huaja “Asim Vokshi”,fillim viteve 80te..
    *. Urim jo vetem nga vetia:
    Mesues pesionist 82 vjecar.

    Toronto18-09-2017 Guri Naimit D.(Dh Xh)’

    Reply to this comment
  15. vasili September 18, 17:00

    Eshte e vertete,qe ne kishim Agim Fagun,por per nje krenari dhe kenaqesie te castit SPORTIVE.
    Mbas kesaj vinte zymtesia e pafund e te perditeshmes,te permuajshmes,te pervitshmes…,qe e shperndante me bollek diktatura e kuqe,ne te gjithe komponentet e saj.
    Por ne ´´kemi´´ dhe te kudondodhurin xhufi:
    Diplomat i diktatures se kuqe,qe cuditerisht,ne moshe fare te re,shkon si ´´turist´´sporti,ne Italine fqinje kapitaliste,(pjellat e byrose,mund ta kishin kete privilegj),tani profesor i ´´nderuar haxhiqamilist´´,por pa harruar dhe lavderuar ne te njejten kohe,diktaturen e kuqe shqiptaro-ngrenese.

    Reply to this comment
    • XEN DIGJITALI September 18, 17:51

      vasillaq !

      edhe ne se i marrim te verteta ato qe thua kane ndodhur para 50 vjeteve para ne shekullin e kaluar
      .
      problemi sot qe jo vetem sporti por gjithe ekonomia-financa eshte jo e shqiptareve vendi i te cileve eshte kthyer ne 28 mije km2 ne plantacjon droge.
      .
      dhe ka ardhur koha per gjyq Nurembergu per ish komunistin psikopat saleh rom sheqere berishaj

      .Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
      .
      Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
      .
      Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
      ***
      Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
      PERBINDESH
      KANIBAL
      MONSTER
      TERRORIST
      TRADHETAR
      DJALL…etj etj
      .
      Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
      .
      1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
      .
      2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
      .
      3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
      .
      4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
      .
      5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.

      7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
      .
      8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
      .
      9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
      10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
      .
      11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
      .
      12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
      .
      13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
      .
      14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
      15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
      .
      16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
      .
      17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
      .
      18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
      .
      19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
      .
      20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
      .
      21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
      .
      ***
      demonkracia e zeze kriminale salelezbiberista makartiste eshte shume me e ndyre se gjithe koha perpara qe nga otomanizmi-zogizmi-fashizmi dhe socjalizmi (komunizmi) te marra se bashku

      Reply to this comment
      • vasili September 19, 11:19

        Tere kohen xeno,VASILI, ndjen ate te vertete te hidhur qe e thoni ju me siper,qeSaliu ka vrare dhe mbytur,bastarduar dhe denatyruar me tej kete territor europian,me gjithe frymoret qe ka brenda.
        Mendoj,qe duhej te shkoje pak sa me tej:
        Si arriti ky katundar psikopat,i gatuar den baba den,ne kullen e erret,te nje fshati te humbur,te rishperndaje erresiren e pushtimit mesjetar aziatik dhe ate te destruktivizmit komunist,per gjithe keto kohe?
        Ke kish ne krah ky katundar i eger dhe injorant,kur filloi marshimin,per ti rikthyer pushtimin denatyrues dhe diktaturen njeri ngrenese?
        Ishin katundare,nga fshati aferndenjes me te,profesore te komunizmit,islamiste krahinore ,qe sherbenin ne krye te sherbimit sekret,qe kryenin mareveshje dhe veprime okulte apo te hapura,ne te kundert me interesat e qytetarit dhe ketij vendi europian.
        Habia ish,qe ish nje turme kaq e madhe,e ketij lloji,interesaxhinj te vegjel qe ai afroi dhe u mbeshtet,anadollak te fjetur,tani te zgjuar dhunshem,komunist,sigurimsa(qe nuk ndryshojne kurre),tani me maska te neveriteshme ´´antikomuniste´´.Dhe shkretuan dhe vazhdojne ta shkretojne shpirterisht dhe fizikisht,historine,te sotmen dhe te ardhmen e ketij vendi,ne menyre te parikthyeshme.
        Dhe kush ishte perballe tyre?
        Ishin jo pak,qe ndjenin neveri dhe revolte te skajeshme,per ate qe kishin pritur dhe krejt ne te kundert me ate qe po ndodhte.
        Ajo qe duhej ta udhehiqte,kete rezistence,ish nje parti komuniste me kosmetike socialiste e udhehequr nga nje aventurier dhe frikacak,por tani kjo parti ka kohe qe po vazhdon filtrimin cilesor.
        Ne vazhdim ishin organizatat e panumerta jo qeveritare,qe me kockat qe u hodhi Saliu u ben me shume se qeveritare.
        Se fundi mbeten njerzit e thjeshte si ty e si une,qe e shprehin revolten neper shkrime dhe te paorganizuar per te bere revolten e duhur,duke mbartur mbi vete friken e vjeter dhe te re, dhe se cfare guximi duhet,per tu perballur kundrejt nje pushtuesi te ketille.Mbasi po te jesh i vogel ne numer ai te shtyp lehte dhe me mbas te le pa mjete egzistence ty dhe familjen.
        Kur banda e Saliut,vrau demonstruesit paqesore,Rama,megjithse kish nje pergjegjesi morale te madhe mbas kesaj,per te vazhduar perballjen,vajti dhe u fsheh me te tijet,per te mos pipetitur me,bile as ahere kur i vodhen zgjedhjet e pergjitheshme, dhe as ahere kur i vodhen bashkine e Tiranes.
        Une e kuptoj qe me kete lloj mileti,afer dhe larg,Rama e ka pasur gjithmone ndeshjen jashte,por mendoj qe ka bere leshime te pa tolerueshme,te cilet kane lene dhe do te vazhdojne te lene gjurme tragjike ne historine e ketij vendi.
        Si perfundim,mendoj qe puna nuk eshte puna te tregojme historira,por dhe te themi se si mund te ndryshohet kjo gjendje hap mbas hapi.

        Reply to this comment
  16. antonio salvatores September 19, 16:14

    I dashur prof. lexova artikullin tend plot me kujtime feminie e rinie. Nga kujtimet shoh se kemi pak a shume nje moshe dhe paskemi qene komshi, edhe une ne femini kam banuar prane stadiumit studenti. Ke bere shume mire qe ke shkrur per Agim Fagun (ky vleresim supozoj se nuk te entusiasmon shume, se une jam nje qytetar i thjeshte Tirane) Por edhe une si edhe ti e quajme vehten Tiranas(nuk jemi tirons) pasi jemi lindur, jemi shkolluar dhe nga ana jone kemi lindur nje gjenerate tjeter ne Tirane,dhe dalngadale po behemi gjysher ne Tirane. Siç ka pas thone edhe Kryeministri Rama( edhe ai tironas i adaptum) jena çuna Tirone. Ti them keto sepse ke bere pak nje lemsh demografik. Ca nga lojtaret e partizanit qe ti permend jane lindur, rritur formuar sportivisht ne Tirane, dhe vetem baballaretose gjysherit tyre mund te jene nga ato vende qe permend ti( edhe aty ben ndonje gabim, qe ti si historian nuk duhet t’ja lejosh vehtes) Konnkretisht: Astrit Greva, me origjine dibrane, me banim ne tirane para 1944, S. Dheri qe kalama mbahet mend si çun i rruges dursit, i formuar qe kalama ne klubin Partizani; Dan Permeti me gjysh te ardhur ne Tirane qe para 1944, i formur ne Pallatin e Pioniereve dhe me vone tek Partizani; Edgar Prifti me gjysh banor ne tirane; S. Boshnjaku edhe ky le e rrit ne Tirane,Edi Moja le e rrit ne Tirane; Lad Cuçi le e rit ne Tirane(nje pjese te femijerise e kaloi ne Moske). Terihati komshiu jot, nuk e di ku eshte lindur, por femijerine e ka nisur ne tirane; Gux Bekteshi le e rrit ne Tirane. Keta qe permenda kane nisur basketbollin qe me paraterinjte me Partizanin, dhe deshira juaj patriotike per ta perzier sportin me mozaik panshqiptar( si guret e sheshit) me duket i pavend. Skuadra e basketbollit e partizanit duhet te mburret qe ne ato vite u shndrua ne shkolle basketbolli, dhe shume nga te rinjte e Partizanit milituan me skuadra te tjera te vendit duke pasuruar kampionatin. Secili prej tyre mburrej se kishte patur rastin te bente stervitje me Agim Fagun dhe se kishte marre ndonje keshille prej tij, apo kishte kopjuar metoden e tij te stervitjes individuale. Te uroj sukses ne jete dhe ne krijimtarine shkencore.

    Reply to this comment
  17. Nene Pashako D September 22, 14:43

    Me vjen keq, qe e ka neneshkruar komentin per te mirin P.Xhufi, me emrin VASIL- Te tille s’ka si ky- kristiane. Do jete nga korofillaket gjak.
    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
  18. Cun i lagjes February 26, 22:26

    E di qe esht vone tani jemi ne shkurt te 2018 !
    Lexova rastesisht artikullin e Prof Xhufit me erdhi ne mendje edhe mua lagjja ime e vjeter “ke legata “i thoshnim ne athere…
    Gimin ne e njifnim te gjithe e dinim qe luante basketboll po s’kishim idene athere te nivelit ose te fames se tij! Per ne te vegjlit ( 8 vjec)Gimi ishte komshiu qe te gjithe e respektonin dhe ne na donte.Sa here qe kalonte te rruga dhe na gjente “t’u lujt me top “ndalonte shikonte bente ndonje shaka dhe shkonte ne shpi qellonte edhe qe luante pak me ne .
    Nje dite me shkollen beme eskursion, na cuan te Fusha e Aviacionit per te pare avjonet i pame. Ne kthim une me dy shoke” Ilja “dhe “Tosi” vendosem ta shohim pallatin e sportit nje here nga brenda (ishte afer hangareve te aeroplaneve) njera prej tre sallave e djathta ishte hapur dhe jashte degjohej perplasje topi dhe zera komande. Te tre futemi brenda dhe shohim Gimin dhe vllain e tij Benin me trajnerin (ne ate kohe Qemal Shalsi) te djersitur te dy Na hodhen nje veshtrim si per te thene Po ju ketu buzqeshen dhe vazhduan stervitjen. Te perqendruar te Gimi e Beni nuk e pame qe nga mbrapa na u afrua dikush . Gimi beri shenje me dore dhe thirri :Sule leji se jane me mu jane komshijt e mi . Qemali (Shalsi)na “perfshiu” edhe ne ke stervitja “Detyra” jone ishte topat qe ktheheshin nga tabela tja jepnim menjeher atij ndersa Gimi bente gjuajtje pa nderprerje ne kosh per minuta me rradhe (rralle gabonte )Kur mbaroj stervitjen u kthyem te lagjia degjoj Llazin komshiun qe banonte poshte nesh i thoshte tim ati : He Toto c’thua per neser? Aha nuk e di Llazo u pergjij ai, kane nji Amerikan te mire ata!
    E po edhe Gimi jon i mire eshte ama tha Llazi.
    Brenda ne shtepi pyes tim ate se per cfare behej fjale. Neser loz Partizani me Tur de France qe pergjija. Te nesermen para Televizorit kuptova me te verte se kush ishte komshiu im Agim Fagu
    Qe ather kane kaluar 45 vjet ne mos gabohem nga ne te tre te vegjlit “Tosi” vazhdon te banoje atje te “Legata” “Ilja” rahmet paste nuk eshte me ama e imagjinoj rrotulohet ne varr kur degjon qe na e shajne Gimin tone ! Kurse une mijra kilometra larg me merr malli lexoj” Diten” dhe zhytem ne kujtime..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*