“Në komisionet e Vettingut duhen gjyqtarë dhe prokurorë të huaj”

July 29, 2018 21:12

“Në komisionet e Vettingut duhen gjyqtarë dhe prokurorë të huaj”

Avokat Zaçe Islami ka propozuar në studion e lajmeve të Ora News që në krye të Komisioneve të Vettingut të vendosen gjyqtarë dhe prokurorë të huaj.

Ai tha se një gjë e tillë është kërkuar, por ende nuk është realizuar.

Avokati u shpreh se është e pamundur që 800 gjyqtarë dhe prokurorë të kalohen me një Vetting që përbëhet nga 12 këshilltarë apo 12 gjyqtarë.

“Nëse duam drejtësi në Shqipëri, e para e punës duhet që në këto sistemet e kontrollit të vihen njerëz që nuk kanë punuar në sistemin e drejtësisë, që nuk kanë qenë as prokurorë as gjyqtarë. Të vënë gjyqtarë dhe prokurorë të huaj. E kemi kërkuar këtë, por nuk po e bëjnë akoma. Kam besim se do bëhet, sepse nuk mund të vazhdojë kështu.

Është e pamundur që 800 gjyqtarë dhe prokurorë t’i kalosh me 12 këshilltarë apo 12 gjyqtarë që janë vendosur tek Vettingu, që nuk i del koha të marrin frymë e jo të flasin dhe të zgjidhin problemin. Dosja e një gjyqtari apo prokurori është minimumi 300-400 faqe, kur do ketë kohë ky specialist që t’i kontrollojë?” ka thënë ai.

Duke përjashtuar veten e tij, avokat Islami tha se kolegët e tij janë ata që e kanë “ushqyer” korrupsionin në drejtësi.

“Avokatët deri më sot, kolegët e mi dhe këtu me plot gojë e përjashtoj veten, janë ata që kanë ndihmuar dhe kanë mbajtur në këmbë sistemin e korruptuar të drejtësisë. Në kuptimin që gjyqtari për t’i marrë paratë do t’i marrë nga avokati sepse atij i beson, edhe prokurori për t’i marrë paratë nga i pandehuri do t’i marrë nga avokati sepse atij i beson, nga të tjerët trembet.”

Sa i përket ligjit të magjistraturës, avokati tha se Shkolla e Magjistraturës është njësoj si shkolla e partisë, pasi drejtohet nga juristë të ish-sigurimit të shtetit.

s.a/dita

July 29, 2018 21:12
Komento

6 Komente

  1. Kokrra kafes July 29, 21:31

    Gati jemi. Po kush na therret SE?

    Reply to this comment
  2. Bravo .. propozim shume korrekt July 29, 21:49

    Shume e vertete .
    Rrespekte …Avokat Zace

    Nji Juriste qe eshte i interesuar vertete
    per nji Drejtesi te Vertete

    Reply to this comment
  3. agroni July 29, 22:28

    Propozimi i av. Zace islamit, shume i drejte!

    Reply to this comment
  4. Referendum per arrestimin e koleres sali July 29, 22:52

    Une kam kohe qe e perseris qe ketu te pakten duhet formuar nje gjykate nderkombetare si ajo e pas luftes dyte boterore qe te gjykohen qe nga pallati i drejtesis deri te politika 28 vjecare.

    Reply to this comment
  5. Fatmiri July 30, 00:42

    Kur u be avokat ky Zace Islami sepse dikur ka punuar ne nje oficine te ushtrise si pune radisti…

    Reply to this comment
  6. alphade July 30, 00:51

    Ky Zacja kur propozon se komisionet e Vettingut te jene
    te huaj ka te drejte,por gabon tmerresisht kur i fut te tere
    ne nje thes: Te futesh ne nje thes Berishen dhe gjemat e
    tij dhe Ramen do te thote te futesh ne nje thes krimin dhe
    antikrimin, mafian dhe antimafian, hajnine dhe antihajni-
    ne …etj.etj.
    Intervista e Zaces ne Ora News ishte nje skandal ! Ky
    zoteri i ngatarron te gjitha. Asnje fjale per krimin e bandat
    mafioze. Nje apendiz i Vicidolit dhe asgje me teper. Avokat qe nuk duhet lene nje dite te ushtroje profesionin
    grabitqar..,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*