Në Konsullatën e Milanos të martojnë brenda ditës, në këmbim të 1000 eurove

February 29, 2016 20:48

Në Konsullatën e Milanos të martojnë brenda ditës, në këmbim të 1000 eurove

Për të lidhur martesë në Itali është e rëndësishme lëshimi i Konfirmit për Lidhje Martesore nga ana e Konsullatës.  Por para se konsullata të japë konfirmimin e saj duhet ë bëhen shpalljet për lidhje martese në bashkitë apo komunat në Shqipëri, procedurë që zgjat rreth dy javë.

Por, nëse keni gati 1000 euro dhe keni gjetur sekserin e duhur nuk ka rëndësi kjo procedurë, sepse ju martojnë brenda një dite.

“Stop” shkoi për të marrë një akt-martese në Konsullatën e Milanos, ku veprojnë sekserët.

Video-denoncimi tregon se si sekseri premton në këmbim të  1000 eurove mbylljen e të gjitha procedurave, që vajza  të rezultojë e martuar me dokumenta.

Nga 1000 euro, sekseri thotë se 800 shkojnë për konsullen.

Dhe gazetarja e infiltruar arrin të “martohet”. Dokumenti që shihni në video mban firmën e Konsulles së Përgjithshme Luljeta Çobanaj.

February 29, 2016 20:48
Komento

5 Komente

  1. pronehumburi February 29, 21:52

    vone,teper vone.vazhdoni neper hipoteka si i kane plackitur emigrantet.

    Reply to this comment
  2. Euro Maloku February 29, 21:52

    Sa me te thjeshta te jene ligjet dhe normat apo rregullat aq me shume i pritet rruga korrupsionit.
    Perkundrazi burrokracia e shtuar u sherben te gjitha hallkave administrative per te nxjerre ndonje kafe 200-300 Euroshe.

    Reply to this comment
  3. sapa March 1, 05:16

    Po te funksjononte shteti kjo kurva konsulle jo vetem duhej te shkarkohej por te fillonte procedimi penal.Por ajo do dale ne media dhe do thote se nuk di gje per kete pune dhe perfundon me kaq ose video eshte si e Ilir Metes.Hajdute!

    Reply to this comment
  4. Edi March 1, 09:25

    Po pse mor zot i madh paguajne kaq shume para keta njerez per gjera qe jane falas? Cfare u kushtoj qe te presin dy jave?
    Dhe ne menyre qe te mos kete korrupsion nga zyrtaret, praktika e marteses se shpejte duhet te ofrohet si sherbim i ligjshem perderisa ka kaq shume kerkese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*