Në krahasim me Bashën- Ksera është një shenjtor!

Arben Duka January 31, 2016 12:50

Në krahasim me Bashën- Ksera është një shenjtor!

S’e paragjykoj aspak,
sot prokurorinë,
pse filloi me Spiro Kserën,
të bëjë drejtësinë.

Nëse vërtetë një listë,
do kish fund-Janari,
Basha me dyqind milionë,
do të qe i pari!

Basha do të qe i pari,
me pranga në duar,
se dhe Bashën-KLSH-ja,
e ka denoncuar!

Ka mjeshtra të tjerë në radhë,
para Kserës plot,
KLSH-ja ka denoncuar,
si dje edhe sot!

Shumë vjedhje të Kupolës,
i ka bërë publike,
po ca kusarë-sot i thonë,
vegël politike!

Unë gjithnjë kam të fiksuar,
një mendim idioti:
“Po të kapi KLSH-ja,
s’ka ç’të bën as Zoti!”

Prokurorinë e shtetit,
e ka ndihur fati,
se shumë dosje korrupsioni,
i ka fare gati!

Shumë vjedhje fenomenale,
me kohë janë zbuluar,
ndaj-paratë e shqiptarëve,
e dimë ku kanë shkuar!

Këto kallëzime nuk janë,
një grumbull intrigash,
dhe është fakt-që s’është bërë,
një gjueti shtrigash!

S’ka pse t’i kujtoj me radhë,
e ta bëj tërkuzë,
emra nga të gjitha ngjyrat,
janë ndënë akuzë!

Në krye të asaj liste,
ndriçon Lulëzimi,
ndaj duhet të hapet çështja,
sërish nga fillimi.

Ky që kundër korrupsionit,
çdo çast bilbilon,
i rëndojnë mbi kurriz,
dyqind milion!

Lulashit që i është bërë,
goja si çoparka,
para tij-vjedhjet e Kserës,
janë ca qindarka!

Ky që me euro ka mbushur,
më shumë se një thes,
për reformën e përfolur,
paska interes?!

Nëse reforma vërtetë,
do bëhet këtu,
Lulashin s’e shpëton dot,
as vetë zoti Lu!

Reformë-nga sot e tutje,
nuk mund të zbatohet,
nëse çdo Vendim i bujshëm,
nuk do anullohet!

Për asnjë shqiptar të vetëm,
s’më gëzon qelia,
po kur s’ka frikën e burgut,
s’bëhet Shqipëria!

Shpatë e mprehtë e drejtësisë,
duhet që të bjerë,
mbi ata që vetëtimthi,
u bënë milionerë!

Arben Duka January 31, 2016 12:50
Komento

3 Komente

  1. AUTOPSIA E KRIMBERISHES MIKUT TE LUSE January 31, 14:55

    I NDERUAR ARBEN

    kam thene dhe e them Berisha dhe Lul Bisha jane superkriminele por jo fajtore

    Fajtore jane ata qe organizojne teater me venecian dhe dekriminalizimin me konkretisht fajtoret jane:

    Edi Rama tradhetari me i madh qe me votat cudiberese te 23 qershorit eshte bere jelek anti plumbi per saliqenin

    I nderuari Donald Lu qe po luan keq pjsen e tij ne mbrojtje te bandes 2b

    dhe moderatoret e Dites qe censurojne keto komente me spec

    ESHTE KRIM TE TALLESH NJE POPULL KAQ MIZORISHT KUR KAP NJE MILINGONE SI KSERA DHE ZGERDHIHEN ELEFANDE ME LUTE DHE EDI RAMEN

    Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës

    Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
    Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
    Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
    Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
    Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
    Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve

    Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
    Kabllogrami, Berisha afera me armët
    Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
    Agjent i UDB
    Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
    Bombardimi i Vlorës
    Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
    SHIK-u famëkeq
    Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
    Zhdukja e Remzi Hoxhës
    Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
    Trafiku i armëve
    Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
    Vrasjet e 21 Janarit
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    Vrasjet e Gërdecit
    Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
    Shitja e detit Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
    Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
    Grabitja e SHQUP-it
    Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
    Zhdukja e Kosta Trebickës
    13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
    Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
    5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
    Zhdukja e 1.3 miliard USD
    1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
    Përplasja me SHBA për SHISH
    Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
    Shkarkimi i kreut të SHISH
    Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
    Shkarkimi i Ina Ramës
    Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
    Spastrimet në Ushtri
    Pas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
    Masakra në drejtësi
    Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
    52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
    Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
    20 ligje klienteliste
    Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
    Shitja e Albtelekomit
    1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
    Fshesa në administratë
    Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
    Fahri Balliu
    15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
    Minierat
    29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
    Presioni ndaj Financial Times
    2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
    Spotet turistike
    8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
    Arben Sefgjini
    5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
    Largimi i FMN
    23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
    Lejet e ndërtimit
    26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
    Ligji i dosjeve
    16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.
    Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
    29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
    Vjedhja e pronave
    Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

    VIJOJNE VARGMALET E KRIBERISHES & SONS

    Reply to this comment
  2. Eri January 31, 16:15

    Shume je lodhur me keto vargje se vjedhje me te medha se koncesionet e beqos me edin Po vjedhin njerzit be dializ

    Reply to this comment
  3. elio January 31, 17:27

    Po per Meten moooo, nuk shkrove gje apo bjeri ti biem kseres…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*