Në Kuç, 100 vjet shkollë shqipe

Nga Veledin Abazi* March 8, 2016 10:15

Në Kuç, 100 vjet shkollë shqipe

Ndërsa në fshatrat e tjera të Vlorës ishin çelur rreth 50 shkolla në zbatim të detyrave të përcaktuara nga qeveria e Vlorës,në Kuç kjo detyrë u vonua. Në vitet 1913-14 Kuçi ishte në ndeshje të përgjakshme me bandat greke të Spiro Milos që donin ta gjunjëzonin me forcën e armëve dhe ta kishin si karrem për të plotësuar synimet e tyre grabitqare me teorinë e Vorioepirit. U desh kohë që një pjesë e mirë e banorëve të ktheheshin në trojet e tyre.

Pas dëbimit të pushtuesve dhe ngritjes së flamurit të lirisë,në nëntor të vitit 1916 ndezën pishtarin e arsimit dhe të diturisë. Në një dhomë të vogël në periferi të fshatit, pa bujë dhe zhurmë nisën rrugën e arsimimit 14-15 nxënësit e parë. Mësuesi amator Neim Shehu do t’u mësonte shkronjat e gjuhës shqipe, historinë dhe traditat e vendit. Një vit më vonë shkolla u transferua në një tjetër shtëpi me mësues Shamet Rakipin, kurse në vitin 1918 u vendos në qendër të fshatit me mësues Mustafa Luçin, i posa kthyer nga Turqia. Ky, pasi u kualifikua pranë shkollës Normale të Elbasanit, e vijoi këtë detyrë gjithë jetën. Pak ishin nxënësit e parë, po ata hapën trasenë e rrugës që u bë pjesë e pandarë e jetës së të rinjve dhe të banorëve të fshatit në vitet në vijim.

Një rrugë e re në fushën e arsimimit të banorëve të këtij fshati kishte filluar. Katër vjet më pas u hap edhe një tjetër në Kunjovë dhe në vitin 1922 u ulën në bankat e shkollës edhe vajzat e para. Një risi edhe në botkuptimin e kohës.

Vështirësive të kohës dhe moskokçarjes së qeverisë për arsimin, banorët iu përgjigjën me forca të bashkuara. Në vitin 1925 me fondet e banorëve u ndërtuan dy dhoma të reja për shkollë, kurse në vitin 1929 gjysma e xhamisë u përshtat për shkollë dhe konvikt ku u strehuan rreth 33 nxënës të ardhur nga fshatrat e tjera të Kurveleshit. Kujtohet me nderim e respekt të veçantë major Ismail Haki Kuçi jo vetëm si nismëtar, po edhe si njeri prej atyre që dhuroi për shkollën 25 napolona flori. Me respekt e nderim kujtohen edhe Haxho Mustafara, Arif Mëhilli, Xhevit Çufe, Xhafer Aliko etj. për ndihmën e dhënë.

Në vitet ‘30 të shekullit të shkuar u krijuan kushte dhe pati më shumë nxënës, më shumë mësues të përgatitur dhe cilësi më të lartë. Shkolla e Kuçit u bë e njohur në krahinë edhe falë punë plot përkushtim të mësuesve Mustafa Luçi, Veledin Zeneli – ky për pak kohë – si dhe të çiftit Thoma e Vasiliqi Papadhopulli që qëndruan në Kuç nëntë vjet dhe u larguan me nderime dhe respekte të veçanta nga banorët e fshatit. Ish nxënësit e kësaj shkolle ndjenjat e tyre atdhetare i treguan edhe në vitet e LANÇ ku morën pjesë masivisht dhe 33 prej tyre ranë dëshmorë. Midis tyre edhe Heronjtë e Popullit Asim Zeneli e Memo Meto.

Kur ende dëgjoheshin krismat e luftës dhe binte era barut, në tetor të vitit 1944 në lagjen Grashec, me inisiativën e mësuesit Petro Xhuveli nga Qeparoi u hap shkolla e parë pasçlirimit të vendit. Dhe shpejt buisën njera pas tjetrës edhe katër të tjera në Qendër të fshatit, në Kunjovë, Lumë-Kuç dhe në Rrëzën e Vishatit. Vitet e pasçlirimit rrodhën vrullshëm edhe në sektorin e arsimit. Pas çeljes së pesë shkollave fillore, nisi puna dhe u ndërtua një godinë e re shkollore me shtatë klasa dritëplotë dhe anekset përkatëse. Në vitin 1948 hapi dyert e para shkollë 7-vjeçare në zonë. Në vitet e para mësuesit ishin jovendës. Po shpejt u përgatitën dhe filluan detyrën e mësuesit edhe djem nga vendi, Bako Saliaj, Neshat Zeka, Ali Minga, Feim Lala, Hasan Thomai, Sali Labaj… dhe një nga një plotësuan nevojat e fshatit. Eshtë koha kur nisën detyrën e mësuesisë edhe vajzat e para, Lumturi Godaj, Hurma Brahimi, Sanie Manoli, Hatikë Gjokutaj, Eftimi Balili, motrat Dashi, Sanie Zeka, Nexhmie Abazi, Emire Gokuta etj. Në mesin e viteve ‘50 përfundoi me sukses aksioni për zhdukjen e analfabetizmit për banorët deri në 40 vjeç dhe filloi edhe shkolla 7-vjeçare pa shkëputje nga puna. Nevojave të fshatit u përshtat edhe arsimi. U hapën tre kopështe fëmijësh dhe në vitin 1971 nisi nga puna shkolla e mesme bujqësore “Memo Meto” me një godinë të re. Kërkesave të mëdha për t’u regjistruar, fshati iu përgjigj me hapjen e një konvikti ku banonin rreth 60 nxënës të ardhur nga fshatrat e tjera të zonës.

Në gjithë rrugën e saj shekullore kanë dalë djem e vajza që kanë lënë gjurmë në historinë e fshatit dhe të vendit. Në këtë shkollë kanë marrë mësimet e para edhe 33 djem që në vitet e LANÇ dhanë jetën për liri, mbi 15 vetë kanë marrë tituj e grada shkencore në sektorët që vijuan më vonë e të tjerë kanë kryer detyra të rëndësishme shtetërore në jetën civile dhe ushtarake. Ata janë nderi dhe krenaria e shkollës. Brezat u janë mirënjohës atyre që kanë dhënë mësim në këtë shkollë. Respekt të veçantë edhe per ata që kanë drejtuar shkollën si Mustafa Luçi – Mësues i Merituar, Tare Braho, Myzafer Korkuti – akademik, Jakup Mato, Ali Bajrami – drejtor i parë i shkollës së mesme, Bako Saliaj, Bedo Bisha, Çerçis Zeka etj.

*Ish-mësues

Nga Veledin Abazi* March 8, 2016 10:15
Komento

2 Komente

  1. kkDhikmikkKkk July 22, 00:26

    Clirimi i 1944-s; vuri tw parin “gur themel” Zavalanit- SHKOLLWN !

    I nderua dhe i respektuar,autori kwtyre radheve “melhem”,jo vetwm pwr kuciotwt,z. Veledin Abazi, koleg mwsues,(unw 80 vjecar)K, Ju faleminderit
    Si nw vite emigracioni, mysafir tek fwmijwt me pasardhws lindur e rritur nw emigracion,mar”trinitrina” me shkrime tw tilla atdhetare. Gjithsa “binjakw me Ju dy hekrw faleminderit.
    E kam dobwsi Kucin,si Zavalanin tim tw vwndlindies,
    pwr “binjakwrinw” e historisw tyre,vec shkollws, qw, para ardhwsit tanw,”lagje mw Frashwrin e Rilindasve tw mwdhen,e vazhdonin shkollwn atje,hapur mw 1908 -tw. Ndiesw e rrespet,pasuesve tw parw tw RILINDASVE, pwr atw shkollw shqipe hapur,akoma nwn sumdimin e perandorisw Turke.
    Pwr Zavalanin,si shumw fshatra tw atdheut tonw, clirimi
    i vwndit nga pushtuesit nazi-fashist,tw luftws sw dytw botwrore, guri i parw i “lirisw” ishte hapia pwr herw tw parw e shkollws nw fshat e pikwrisht sa u clirua zona e Dangwllisw,me Frashwrin kryeqwndwr;Zavalani nw Tetor tw 1944 hapi shkollwn e parw fillore.
    Kjo z’do tw thoshte se nga Zavalani, para luftws nuk kishte tw shkolluar.natyrisht,me gishta numwroheshin, sa vajzave as ju pwrmwndej emri shkollw. FKakmiliet qw njohwn kurbetin sa qytetet, sidomos Korcwn ju dhanw shansin dhe vajzave zavalanllie,tw shkollohen.
    Nga tw para luftws tw shkolluar nga Zavalani ka plot, qw nga fisi me emwr Zavalani(me Mendu me djalin ek tij Theodhoraq
    , Izet, Fehim Zavalani,qw ka lwnw pasardhes tw birin Tajar Zavalani, krenaria e fshatit, sa,mw e reja sot,Kozeta Zavalani,( shkrimtare),Nga ky fshat kanw origjinwn: Lytfi e Mikel ek Hysen Zavalani e plot tw tjerw,(kush i ka tw dhena le ti bwjw publike).,

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D (Dh Xh.) July 22, 02:50

    Clirimi i 1944-r; tw parin “gur themeli” Zavalanit-hapur SHKOLLWN !

    I nderua dhe i respektuar,autori kwtyre radheve “melhem”,jo vetwm pwr kuciotwt,z. Veledin Abazi, po dhe pwr mua,koleg mwsues,(unw 80 vjecar), Ju faleminderit
    Si nw vite emigracioni, mysafir tek fwmijwt me pasardhws lindur e rritur nw emigracion,mar”trinitrina” me shkrime tw tilla atdhetare. Gjithsa “binjakw me Ju Dy herw faleminderit.
    E kam dobwsi Kucin,si Zavalanin tim tw vwndlindies,
    pwr “binjakwrinw” e historisw tyre,vec shkollws,qw, para ardhwsit tanw,”lagje mw Frashwrin e Rilindasve tw mwdhen,e vazhdonin shkollwn atje,hapur mw 1908 -tw. Ndiesw e rrespet,pasuesve tw parw tw RILINDASVE, pwr atw shkollw shqipe hapur,akoma nwn sumdimin e perandorisw Turke. Si Kuci juaj dhe Zavalani,ka nxjerrw atdhetarw dhe luftwtarw nw shekuj e vite, me kreayrw Luftwrat pwr Pavarwsinw e vwndit dhe atw Ncl. qw shwnoi clirimin e vwrtwtw tw tij.Krye Tyre: Mendu e Izwt Zavalani, Jano P. Xhoga, dhwnw jete krye cetws qw komandonre nw luftwn pwr mbrojtien e Pavarwsisw sapo shpallur me 1913, rwnw deshmor,(dhwnw titullin “MIRWNJOHIE” qarku Gjirokastrws,(pas vdekies)nw mbrojtie tw vwndit sulmuar nga fqinjwt grabitqarw.
    Nw luftw N. Cl do rjeshtontw 7 nga djemtw e tij buzwqumwsht, bwrw kuadro pas clirimit si Stavri Mihal Xhoga, Xhoxhi C Xhoga, Apostol Thanasi, Hekuran K Hamiti, Llukan L. Xhoga, Lazi Kote oficer i nderuar, Sa Fadil Koci Hamiti, Deputet e Dy legjislaturave nw Kuvwndin Popullor. Pa folur pawr tw larguarit nga fshati para lufte, si familia Keko, qw do nxirte nje nga gratw e ralla luadro te Kinostudios Shqipwria e Re tw madhen Xhenfize Keko.etj. Deri nw Francw do tw shkonte Andrea jano Xhog aqw fwmijw 1931.kthyer mw 1947 mw 5 fwmijw nw “djepe”
    Pwr Zavalanin,si shumw fshatra tw atdheut tonw, clirimi
    i vwndit nga pushtuesit nazi-fashist,tw luftws sw dytw botwrore,”guri i parw i lirisw”, ishte hapia pwr herw tw parw e shkollws nw fshat e pikwrisht sa u clirua zona e Dangwllisw,me Frashwrin kryeqwndwr;
    Zavalani nw Tetor tw 1944 hapi shkollwn e parw fillore.
    Kjo nuk do tw thoshte,se nga Zavalani para luftws nuk kishte tw shkolluar.natyrisht,me gishta numwroheshin, sa vajzave as ju pwrmwndej emri shkollw. Familiet qw njohwn kurbetin sa qytetet, sidomos Korcwn,ju dhanw shansin dhe vajzave zavalanllie,tw shkollohen. Mjw nga shwmbulloret Xhenfise Keko, qw do bwhej kuadro nga tw parat nw Kinostudion “Shqipwrie e Re ” pas clirimit.
    Nga tw para luftws tw shkolluar nga Zavalani ka plot, qw nga fisi me emwr Zavalani(me Mendu me djalin ek tij Theodhoraq.Izet,//Fehim Zavalani,qw ka lwnw pasardhes tw birin Tajar Zavalani,krenaria e fshatit, sa,mw e reja sot,Kozeta Zavalani,( shkrimtare),Nga ky fshat kanw origjinwn dhe:Lytfi e Mikel sa Hysen Zavalani etj.(kush i ka tw dhena le ti bwjw publike).,
    Zavalani u fut drejt zhvillimit,pas lirimit vwndit,pas atij lagimi nw vite para shpalljes PV,Ai nw vitet -50t kishte 53 familie me mesatarisht 4 persona cdo familie,pra ka asur rreth 300 banorw., vendosur nw 4 lagje.
    Fshati ka patur dy mekame; “i Madhi”, dhe “i vogli”.pranw njwri tjetrit nw kodrat JP tw fshatit-ruga drejt Ogrenit qw tw shpie nw Pwrmet.Ka patur njw xhami, (prishur sa s’mbahet mwnd sa ndwrtuar mekamet). Ka atur dhe njw kishw, nw lagjen veriore tw fshatit,(aktualisht e djegur qw nw vitet 1970-t,pa identifikim tw autorwve,kthyer nw stallw bagwtish .,anekset e saj…Thuhet se ka patur njw kishw aty ku vwndi thirret Sheshi Xhamisw, sa mw pas dhe njw xhami, qw nuk mbaret mwnd prishia…rwnoja ka,ish muret rethues tw arave…,
    Shkolla e parw nw Zavalan wshtw hapur mw 1944,pra pas fitores sw luftws N. Clirimtare me mwsues Llukam L. Xhoga,(oficer pas ushtwrie) nga fshati,pas dy muajve hapur ai shkuar ushtar,vjen mwsuesi Muharrem Skwnderi nga Frashwri, mbaruar shkollwn normale nw Elbasan, pas tij Gjirokastriti Reshat.me ta mbaruan filloren mw 1948 nxwnwsit e parw qw ishin 31 nxwnws nga kwta 14 vajza. Pasuesi tyre, bwrw veteran i asaj shkolle, Abdyl Skwnderi, po nga Frashwri aty,sa doli nw pension.Nga kwta ish nxwnws tw parw tw asaj shkolle, do tw dalin dhe kuadrot e para tw shkolluar pas luftws:
    Mikail Kote,deri student nw B.S 1955.kuadwr rinie sa mwsues nw gjimnazin e Pwrmetit, .
    Dhimitwr M.Xhoga me Ut. Histori Gjeografi,mbi 30 vjet mwsues sa drejtues,nw shkollat e Toranws sa botues e libra e gazetar nw vite.Sot 80 vjecar aktiv si botues librash e gazetar.
    . Dylber H. Hasani mbaruar Fak historisw, gazetar- shkrimtar,sa punonjws nw K.Q tw Rinisw, aksidentuar nw Tiranw nw kulmin e rinisw e punws ti. Botuar libra me vlerw. Nga Zavalani janw dhe mjeshtwr tw veprave tw para industrisw si:
    Sabri Hasani e mjeshtwr nw kombinatin e tekstilit nw Kombinat “Stalin” Tiranw sa Evdheni e Pandora Kosta me Marianthi Xhoga e Sofie Nakuci,po aty..
    Frosina Xhoga, martuar nw korcw do tw bwhej mjeshtwre e prodhimeve tw qelqit,sa Argjir Xhoga, nw atw kombnat, ndwrtuar pas viteve 60-t . Evgjenia me Marikwn,po nga Xhogat dhe ato,mjestwre nw fabrikat e konservave Sokrati mjeshtwr nw fabrikwn e Kwpucwve.
    Kush nuk i njeh ata nw Korcwn e pas luftws sot pensionistw.
    Po ashtu mwsues mw arsim tw lartw nga kjo shkollw, wshtw Gjergji Ll Xhoga, i biri imwsuesit tw parw tw saj shkolle,qw mbi 10 vjet shkoi vulnetar mwsues nw rrehin e Kukwsit, sot nw Tiranw prag pensioni.
    Po nuk mund tw lw pa pwrmwndur bashkwkohwsin Tonw Thimi P. Kosta, qw pas ushtwrisw nga 1948-ta kuadwr N/ ofcer i nderuar nw Polici nga kukwsi nisur njw jetw nw Tiranw. Po kwshtu, Servet s Hasani, njw jetw shofwr me makina tw rwnda vepravw tw ndwrtimit.
    Fola pwr bashkwmoshatarwt e nxwnwsve tw viteve 1944-48 nw Zavalam se pwr Zavalanin me njerwzit e saj duhen volume. Le ta bwjnw atw kuadrot djem e vajza qw nuk i mungojnw nw origjinw nga ai fshat, fatkeqwsisht familiet e tyre larguaer pa viteve 90t, sot atje mbetur 4apo5 shtwpi.
    Faleminderit atyre dhe shwndet e me fwmijw tw shkolluar, pwr atw fshat lulwzuar. Mirw bwn i miri
    Egjell Sefedin Shehu, vendosur nw vite nw Parmet e cdo verw kthehet e mirwmban atw shtwpi nw Zavalan, dikur “monument kulture”. nga mbi 53 shtwpi fshati,
    mbetur shkretw… Mbani porosinw e tw parwvw pasardhes: bjerini botwe anw e mbanw po mos e harroni vatanw.
    VO/me falni pwr nonjw pasaktwsi apo harrim se po e shkruaj nga tej oqeani, me c’ka rregjistruar memoria ime 80 vjecare.
    Me shumw dhimbie e konsideratw sa amanet kolegwve e kolegeve,shkruani pwr vwndlindien tonw, vwtret perlw, (koha ‘”mallkuar” detyruar e lwnw Atw.

    Toronto 21-07-2016 Guri Naimit D.
    ..
    Vo. Vetwm data shkruar kwtw koment “amanet” i justifikon tw gjitha mangwsitw nw kwtw shkrim- lwngimi.qw theksoj: Mjere vatani e mileti, vwndin tonw se ce gjeti”! ME kaqw qoftw, sot miratuar ai kuvwnd miratuar “Reformwn nw DREJTWSI).
    Zoti qofw me atw popull tw shumwvuajtur qw zoti i ka falur ate vwnd PARAJSW.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*