Ne kurrë nuk kishim dyshuar që majtas do hidhej kjo valle

June 23, 2015 15:35

Ne kurrë nuk kishim dyshuar që majtas do hidhej kjo valle

Arben Duka

 

Populli votoi e votoi,
PD-ja vazhdoi rrokullisjen,
logjika e ftohtë triumfoi,
dhe konfirmoi qeverisjen!

Ne kurrë nuk kishim dyshuar,
që majtas do hidhej kjo valle,
biles dhe kishim menduar,
fitore dhe më të madhe!

Shumë rozë dhe fare pak blu,
një ditë vërtetë historike,
se Socialistja këtu,
është një parti heroike!

Populli votoi e votoi,
vota s’ka gojë – po flet,
Çdo sakrificë e pranoi,
këtu të bëhet një shtet!

PD do t’ju bjerë parreshtur,
borive alla Berishë,
po është kohë për të heshtur,
se Sovrani foli sërish!

Populli votoi e votoi,
të djathtën sërish e fundosi,
po e djathta kurrë s’do pushojë,
që zgjedhjet pa turp t’i njollosi!

Kjo është muzika e vjetër,
një klithmë korbi te veshi,
po Sovrani votoi,
shuplakën e radhës i ngjeshi!

S’kupton kjo rracë barbari,
aspak një të vërtetë,
se vëndi kërkon që të marri,
frymën e jetës i qetë!

Askush nuk mund e nuk mund,
té rrijë tani kapardisur,
por duhen çuar në fund,
reformat që sapo kanë nisur!

Tani që u shprehën vullnetet,
të soset gjithë ç’ka nisur,
njeriu në qendër të mbetet,
mos ndihet askush i braktisur!

Roza kudo triumfoi,
po kaq rozë s’është gjendja,
“Rilindja” bën mirë ta kuptojë,
se është e para Mirëqenia!

Shansin Sovrani ja dha,
të qeverisë pa siklet,
dhe plakun të vetëm e la,
jo dy -po shumë e shumë vjet!

Është kaq me gaz zëmra ime,
të keqes sërish ju bë gjyq,
sot është një ditë për urime,
ndaj rrofshi e qofshi – o miq!

Po lamtumirë s’ju them dot,
se tok kemi rrugë të gjatë,
se neve këtu s’jemi kot,
dhe s’jemi veç për fushatë!

June 23, 2015 15:35
Komento

9 Komente

  1. demokrati June 23, 17:04

    Urime POET dhe me shume JETE.

    Reply to this comment
    • kola June 23, 17:57

      Arben Duka mos u ngut
      sod ni bejte po ta qes
      bo me i pas tre cop si ti
      ndy ve kamt e ntjetrin dhes
      (te fala nga Shkoder locja tan gjakprishurve e gjakdhjereve socialista qe e ndan kombin ne tosk e geg,ju shoft fara e flliqt o gjak i shprisht)

      Reply to this comment
      • nazim June 23, 19:28

        E majta ka fituar gjithmone, por sali qeni i ka vjedhur zgjedhjet si i ka dashur qefi.

        Reply to this comment
        • bimi June 24, 14:08

          @ kolen

          Il or hajdar meso ndonje bejte tjeter. Nuk ke faj ti, ka faj redaksia qe boton kete koment idiot tendin pas cdo poezie te te madhit Duka. E drejta e shprehjes e ka nje limit dhe ti e ke tejkaluar tash sa here…

          Reply to this comment
      • nazim June 23, 19:31

        Kol or, or faqezi,

        Shqipnine ju me sal serbin e keni coptu,
        marre ketij vendi i keni shkaktu,
        faqen zi ja keni ba,
        e turpin me buke e keni ngrane,
        se per te hujt tan jeten keni hup!!!!!!!!!!!!!!!

        Reply to this comment
      • Vasili June 24, 10:29

        Ky fare kolet verteton dhe nje here ate qe shkodra eshte krejt e pushtu nga shaljanet e llojit vicidolas,,pasi ndryshe do te kishin votuar per qyteterimin,jo per kullen e saliut.

        Reply to this comment
  2. As Poet, As Analist June 24, 11:00

    Deri në njëzet e një
    heshta siç e kisha thënë
    tani që koha kaloi
    do e ‘ngas’ ku e kam lënë.

    ..Te forumi i Arbenit
    “Si mesazhet e Njaziut”
    parashikova hatanë
    lulit dhe mender Saliut…

    Ashtu siç e kisha thënë
    fjala doli e vërtetë
    identifikimit tim
    a t’i shtoj dhe ‘As Profet’?!..

    Ne fillim do mar mendime
    nga ata qe me lexojne
    pastaj do lexoj me nge
    cdo fjale qe komentojne….

    Te kthehem prape te hataja
    qe u be ne 21
    e la lulushin pa goje
    e la menerin pa ze!!!!

    I çoroditur menderi
    nga dacka e rende qe mori
    dhe ne gerhamat e fundit
    diarre nga goja nxori!!…

    Ne coroditje e siper
    njelloj dhe djalke lulushi
    gjeti arsyen e humbjes
    njelloj si mender “Babushi”…

    ..Mua me vjen dhe pak keq
    doren ne zemer do vë
    do i uroj per ‘fitoren’
    pa uruar nuk i le !!..

    Ne menyre te vecante
    urimin kam per saliun
    ta gezoje paskuqanin
    me xhelal daullexhiun!.

    Akoma vazhdoj urimin
    per mender gjyshin sali
    ta gezoje dhe mar-qi-ne-tin
    bashke me shokun fi-qi-ri!!

    Ta gezoje edhe shkodren
    kuksin bashke me Tropojen
    Lezhen edhe Pogradecin…
    dhe ta mbylle hale gojen!!

    Ta mbylle te mos ndyje me
    bashke me lulush qyqarin
    bashke me lehesit e tjere
    qe nuk dine ke kane te parin!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*