Në LSI-me përjashtim të Monikës-të gjithë të tjerët janë me qera!

July 1, 2017 12:28

Në LSI-me përjashtim të Monikës-të gjithë të tjerët janë me qera!

Me ëndrrën kryeministrore,
Petriti na ka dëfryer,
po prapë arriti në zgjedhje,
një rezultat të shkëlqyer!

Forcë e parë-e paparë,
në gotë ngriti furtunë,
si këngë e shokut Baftjar,
që e kam kopsitur unë!

Duket shumë e ngatërruar,
pse dorëheqje Titua dha,
njëlloj sikur në LSI,
të jenë të gjithë me qera!

LSI është specifike,
se familja i jep frymë,
ndaj Monika-menjëherë,
duhet ta kish marrë partinë!

Titi lojti me dy porta,
në injorancë totale,
dhe i shkaktoi LSI-së,
një kosto fenomenale!

Ca Petriti-ca Luani,
ca nga ca dhe shoku Like,
e detyruan Edvinin,
gjer tek marrëveshja drastike!

Rama mbeti fare vetëm,
nuk kish një zë që ta mbronte,
o i humbiste të gjitha,
o të gjitha i fitonte!

Rama luftoi fill i vetëm,
s’kërkoi ndihmë tek Zot Kolosi,
dhe në mënyrë shembullore,
që të gjithë i palosi!

Titi s’është më kryetar,
dhe kjo s’është ndonjë hata,
se e shkreta opozitë,
do shpatulla të mëdha!

Po nuk është vetëm opozita,
tash që s’ka asgjë në duar,
gjithë atë armatë të madhe,
si do ta mbajë të bashkuar?!

S’do jetë puna si përpara,
do ketë njerëz të sfilitur,
që do mbajnë mijëra pranë,
fare pa i dorovitur!

A. Duka

July 1, 2017 12:28
Komento

2 Komente

  1. As Poet, As Analist July 1, 15:46

    Do lyer rrota e qerres
    që të vazhdojë përpara
    s’e po nuk u lyen rrotat
    të ngelet qerrja te ara..

    Të ngelet te ara e Tares
    atje ku s’e nxjer dot më
    atje ku pjesët e qerres
    ti zbërthejnë një nga një..

    Atje i ngeci Saliut
    dhe Saliu kish goxha qerre
    po ngeci te ara e Tares
    mbuluar nga degë ferre 

    Qerrja e Saliut ka kohë
    ka të paktën katër vjet
    që nuk i është lyer rrota
    prandaj është bërë për ibret…

    Ndërsa qerrja e Ilirit
    tani do fillojë të ndryshket
    ajo që ish ” hu i ngritur ”
    “bibile e vogël” do fishket..

    Po Likja pse hodhi xanxë ?!
    pse u egërsua ky dreq ?!
    për gjithë kohën e fushatës
    dukej si demon i keq ! !

    Ç’pati djali i xha Rexhepit
    mos vallë i kanë bërë magji? !
    ai e kishte formulën
    “me qetësi dhe dashuri”..

    Xanxa që zuri Ilirin
    nuk e kishte prej vetiu
    ishte xanxa që ndër vite
    e ka patur dhe Saliu…

    Tani le të bëhen bashkë
    të lehin në opozitë
    ashtu siç bashkojnë lehjet
    të bashkojnë dhe partitë!!

    Kështu si u bënë gjërat
    do vazhdojë gjatë historia
    do të bëhen kashtë e koqe
    PD-ja dhe LSI-ja!!

    Le ti ndërrojnë kryetarët
    të vënë dhe kryetare
    mileti që shikon xanxën
    as t’a vë në pullë fare!…..

    Reply to this comment
  2. Gregor Lato July 1, 23:01

    O Beni,
    Vetem ti nuk u shite. S’besoja kurre qe A.Th. do ta dridhte kur nuk iu drodh edhe ambasades se SHBA kur ishte tek shekulli, tani e drodhi para Metes.
    Me keqardhje e kam konstatuar kete, te gjithe si hiena iu sulen Rames, por humben, kishin te keqen ne shpirt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*