Në luftë u bëkan të gjitha…edhe spiunë!

June 15, 2014 11:34

 Në luftë u bëkan të gjitha…edhe spiunë!

Anthony Quayle, lindur më 7 shtator të vitit 1913 në Ainsdel Sefton në Britani, është një nga aktorët më në zë anglez të 50-vjeçarit të dytë të shekullit të 20-të. Por ajo që do të theksojmë në këtë shkrim, është rrethana që e ka lidhur atë me vendin tonë. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, siç ndodh rëndom në luftë, ai ishte i mobilizuar në forcat ushtarake britanike me gradën e majorit. Rasti e solli që të punonte me misionin anglez të vendosur në Kajro. Ai ishte pjesë e nënseksionit të forcave SOE ose Special Operations Exekutive, me qëndër në Kairo, që kishte një bazë të avancuar në Bari e dizenjuar si emër “Forca 266” mbas vitit 1943 për të ndjekur operacionet në Shqipëri. Me veprimet e tij në retrovijën gjermane dhe marrëdhëniet e rezistencës dhe partizanëve shqiptarë, ai ju ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer aleatëve në sforcot e tyre në luftën kundër gjermanëve.

Anthony Quayle specifikisht veproi në Jug të Shqipërisë, në një bazë sekrete në një shpellë në Gramë, afër Dhërmiut, ku është takuar disa herë me Hysni Kapon, kuadër i Brigadës së 5-të Sulmuese , lidhur me bazat ku do të vepronin anglezët për furnizimin me armë, municione dhe veshmbathje.

Anthony Quayleka shkruar edhe librin me titull “Eight Hours from England”, ku veç përshtypjeve të tjera për kohën që kaloi në Shqipëri, flet me simpati për partizanët dhe për Besnikun (Hysni Kapon).

Pas Luftës Anthony Quayle iu fut rrugës së artit me 50 vjet karrierë skenike, për të cilën siguroi një fame botërore dhe  fitoi reputacionin e një prej aktorëve më të kualifikuar të shekullit 20-të. Ai ka qenë aktor, drejtor e regjisor në teatër, kinema e televizion. Në vitin 1970, ai u emërua për çmimin Oskar për rolin e tij mbështetës si Kardinal Wolsey në filmin historik ”Anne of the Thousand Days”. Në vitin 1985, mbreteresha britanike e nderoi me titullin kalorsiak “Sir”.  Sir Anthony luajti në mbi 30 filma. Ai mund të mbahet mend më mirë për rolet e tij në filmat “The Wrong Man” (1957), “The Guns of Navarone” (1961) dhe ”Lawrence of Arabia” (1963).

Hayden-AsphaltFilmat e tij më të njohur të linjës së luftës janë “Beteja e Riva del Plata” 1956, “Topat e Navarones” 1961 si ide për në Shqipëri, por regjizura e konsideroi të përshtashme të modelohej ngjarja në Greqi, “Operacioni Crosbow” i vitit 1965, 21 orë në Munih 1976.

Në vitin 1985-së ka marrë titullin “Sir” dhe është shpallur kavalier i Britanisë së Madhe për pikërisht punën e madhe të bërë. Vdiq nga kanceri më 20 tetor 1989.

Duke udhëtuar drejt bregdetit shqiptar atë natë të errët dhe të ftohtë, bashkë me Kukich ishte edhe dikush tjetër, emri i të cilit ishte bërë ndërkohë i famshëm. Ai ishte majori Antoni Kuejëll (Anthony Quayle), një aktor anglez i kinematografisë, i cili ishte i stërvitur mirë si agjent i OSE-së (Special Operations Executive). Edhe pse Kuejëll ishte i ndërgjegjshëm për rangun e tij më të lartë se ai i bashkudhëtarit të tij amerikan, ai nuk e bëri veten. Kjo do të ndodhte më vonë.

 

Stërling Haidën, një tjetër “spiun”, yll kinemaje

Një tjetër person, i cili në atë kohë e bënte rregullisht rrugën nga Bari i Italisë në Shqipëri, ishte kapiteni Stërling Haidën (Sterling Hayden), një yll i kinematografisë amerikane. Haidën ishte anëtar i OSS-së, i cili përdorte si “nom de gurre” Xhon Hamilton (John Hamilton). Haiden ishte marins. Detyra e tij ishte të drejtonte anijen dhe të zbarkonte personelin e OSS-së në shpellat e fshehta të bregdetit shqiptar, të njohura me emrin Pamja e Detit (Seaview) që gjendeshin në bregun shkëmbor të okupuar nga gjermanët. Ai do u sillte atyre furnizime dhe merrte me vete në Itali pilotë të shpëtuar të forcave aleate. Nëse anija e tij e vogël do të kishte vend, Haidën do të merrte me vete ushtarë italianë, të cilët përpiqeshin t’u shpëtonin nga duart gjermanëve, tani që Italia kishte kapitulluar. Pasi kthehej në Bari ai nisej përsëri në një pjesë tjetër të bregdetit dalmat. Ky operacion kërkonte një mjeshtëri të vërtetë detari, të cilën Haidën e kishte, pasi para luftës ai kishte punuar si peshkatar dhe marinar në Boston dhe Gluçester.

 

Misionet angleze në Shqipëri

Në tërësinë e tyre të gjitha misionet angleze të hedhura në Shqipëri, kontaktet e para i vendosën me udhëheqës të LANÇ-it. Kjo, edhe për faktin se LANÇ-i njihej nga aleatët si e vetmja forcë e organizuar që luftonte kundër pushtuesve pa asnjë kompromis. Lëvizja partizane mbështetjen e saj kryesore e kishte në Shqipërinë e Jugut dhe në atë të Mesme. Ndonëse Jugu ishte zona që i jepte mbështetjen më të madhe kësaj lëvizje, në raport me Shqipërinë e Veriut, kishte më pak oficerë britanikë të atashuar pranë LANÇ-it. Misionet angleze që u atashuan pranë forcave partizane patën gjithsej katër kryetarë: majori Nil (Bill) Maklini (maj-tetor 1943), gjenerali E. F. Dejvis (Trocky), (tetor 1943-janar 1944), nënkoloneli T. N. S. Uiller (janar-maj 1944) dhe më pas majori Elen Plamer (maj 1944-shkurt 1945).

Pas çlirimit të vendit, në Shqipëri qëndroi dhe një mision anglez i udhëhequr nga gjenerali D. E. P. Hodgson, me qëllim për të vendosur kontakte në qeverinë e E. Hoxhës. Maklini dhe Smajli, të cilët në misionin e parë ishin hedhur në jug, në misionin e dytë u vendosën pranë forcave të Abaz Kupit, i cili kishte influencën e tij në rrethinat e Krujës dhe në zonën verilindore të Shqipërisë.

June 15, 2014 11:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*