Në mars nis “pastrimi” i të inkriminuarve!

February 5, 2016 13:56

Në mars nis “pastrimi” i të inkriminuarve!

Brenda muajit mars do të miratohen aktet nënligjore për procesin e dekriminalizimit.

Deklarata vjen nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi dhe ai socialist, Taulant Balla, pas takimit që zhvilluan me disa ekspertë amerikanë, të cilët u kanë rrëfyer mënyrën se si bëhet dekriminalizimi në Amerikë. Ekspertët u kanë treguar deputetëve shqiptarë edhe mënyrën se si përgatiten aktet nënligjore.

Është caktuar nga Kuvendi që një strukturë e Kuvendit bashkë me përfaqësuesit e komisionit të përgatisin aktet. Brenda dy muajsh ne duhet të përfundojmë”, tha Bylykbashi.

“Do të harton dhe miratohen  nga kuvendi sepse ja kemi lënë këtë kompetencë parlamentit ti miratojë ato. Kemi filluar një punë intensive, konsultime me ekspertë që e njohin mirë procesin e kontrollit dhe të vlerësimit. Do të bëhen gati draftet pastaj do të kalohen në procedurën parlamentare me qëllim që brenda muajit shkurt, mesi i marsit t’i kemi gati t’i kalojmë në parlament që procesi shumë i rëndësishëm i integritetit të personave që synojnë së sillen apo të mbajnë një pozicion publik të japin rezultatet e pritura nga i gjithë publiku”, tha deputeti Balla.

Ai deklaroi se nuk ka dyshim se ligji do të zbatohet dhe se procesi i formularëve të vetëdeklarimit është shumë i thjeshtë për ta konkluduar këtë proces./Dita/

February 5, 2016 13:56
Komento

5 Komente

  1. Monika KryeLopa February 5, 14:46

    Pse ne Mars e jo ne Shkurt apo atehere zgjohen KRRIMINELET ME IMUNITET nga gjumi letargjik qe jane 99 perqind e ketij parlaMenopauzes se ‘leshit’ te Topallit!?Zhdukuni ne terrein e harreses para se tu fshine dallget e nje vyullkani popullor 25 vjet te uritur e lakuriq!

    Reply to this comment
  2. LORA February 5, 16:00

    Jam tuj shpresu qe ky mes marsi te mos u ngjaje shtatoreve te kryeprokurorit “uji me kos”.

    Reply to this comment
  3. Bilbil Sulovari February 5, 20:37

    Kètu qèndrojmè te thènia ,shkurti shkurton urat ,marsi rjep lèkurat,ashtu qofte,por nuk besojme tua marre “lèkuren”ketyre sojève se kanè marrè kohè pèr tu paraprire dhe shpetuar,.Te shohim kush do tè jenè ujqerit qe do tè shpetojne nga “kurthi”dekriminalizim.

    Reply to this comment
  4. info analitike February 6, 05:07

    Hahaha tamam dy fytyra qe te ngjallin besim. Po pse akoma do te vazhdoni te genjeheni nga keta maskarenj o njerez. Si do t’i mbledhin votat ne zgjedhjet qe po afrojne pa gangstere e kriminele aq me teper tani qe zhgenjimi i votuesve ka arritur kulmin.

    Reply to this comment
  5. FLORIRI I LSI-se February 6, 08:00

    ju lutemi me kete ligjin e dekarizimit po pijanecet e shqupit vrasesit e 21 janarit a do largohen nga politika apo gjueti shtrigash bllokun e shenimeve karaduzen e vuçidolit si do i veje halli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*