“Ne mbrojmë tre prodhues birre, Berisha e Basha pse dehen?!”

December 14, 2015 09:51

“Ne mbrojmë tre prodhues birre, Berisha e Basha pse dehen?!”

Miratimi i rritjes së akcizës për birrën vendase vitin e ardhshëm shkaktoi jo pak presion tek disa prodhues vendas por edhe te opozita.

Megjithëse akciza u rrit për këtë produkt, ajo është gjithsesi më e ulët se sa akciza për birrën e importit.

Deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigjet akuzave të opozitës, duke dhënë edhe një sqarim përkatës se për çfarë bëhet fjalë. Ai thotë se qeveria mbron prodhimin vendas siç janë prodhimet bujqësore.

Reagimi:

Prej ditësh, të udhëhequr nga një gazetë, Berisha, Basha, deputetët e tyre po flasin për sulm ndaj “prodhimit vendas”!!

Për të thënë të vërtetën; Ne e subvencionojmë “prodhimin vendas” atje ku ai është:

Në Bujqësi, ku jo vetëm aplikojmë mbrojtjen nga produktet e importit, por edhe duke subvencionuar bujqit me 20% te vlerës së çdo produkti të tyre;

Ndaj prodhimi bujqësor dhe eksportet bujqësore janë rritur si kurrë më parë në 25 vite.

Ne manifakturë, ku ofruam, miratuam, tani është në veprim një paketë e tërë qe ul kostot dhe ka rritur prodhimin, madje duke kthyer një pjesë të tatim fitimit të paguar për të rritur këtë industri;

Ndaj prodhimi i tekstileve apo këpucëve dhe eksporti i tyre është rritur si kurrë më parë në 25 vite.

Ne përpunimin e mineraleve, naftës, bakrit, krimit, duke çliruar produktin nga ngarkesa e rentës minerare, veçanërisht e rëndësishme si mase tani apo kurdo qe çmimet e mineraleve në tregjet ndërkombëtare shkojnë me rënie;

Ndaj prodhimi i mineraleve po vijon të rritet edhe përtej konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare të çmimeve.

Në biznesin e vogël, prodhim e shërbime, ku për herë të parë në 25 vite po ofrojmë për biznesin qe operon sot, por edhe për çdokënd qe kërkon të ngrejë biznesin e tij këtu, prodhues e te shërbime, tatim zero lekë.

Edhe për birrën vijojmë të ofrojmë mbrojtje;

Për cilindo prodhues nën 200 mijë hektolitra kemi një akcizë që arrin në 400 lekë, ndërkohë që për çdo prodhues mbi 200 mijë hektolitra kemi një akcizë 600 lekë.

Askush nuk e thotë këtë të vërtetë.

Ulërima e njërit prej prodhuesve që deh me birre Berishën e Bashën, me gjoja direktive evropiane, as ja vlen te dëgjohet, hiç.

Direktiva flet për prodhim artizanal, jo për prodhim industrial siç ky në këtë vend.

Nejse, përtej së gjithës vlen një raport:

Ne po mbrojmë prodhimin masiv vendas, në bujqësi, manifakturë, minerale, energji, si dhe gjithë sipërmarrjen e vendit.

Mbrojmë edhe tre prodhues birre.

Berisha e Basha pse dehen?!!

 

December 14, 2015 09:51
Komento

8 Komente

  1. Bill Right December 14, 14:27

    NUK ESHTE E VERTETE…i bie qe vetem prodhuesit e vegjel te jene mbajtur ne favor..ky chiwaua i Rames po mundohet te na genjeje…ne…Eshte turp per ne qe nje morracek e servil i till mundohet te na e hedhe…
    Ky llogarine e ben ne hektolitra (me qindra) dhe i bie qe aksizat me te uleta jane per ata qe prodhojne 20 ton ne vit birre…(nje bot mban 30 ton)Edhe birreria si dyqan e Lad Kostes (deputetit te PS) prodhon me shume…ne kete nivel prodhimi nuk mban dot birrarine tende e jo me te sheshesh ne te gjithe vendin…O Braceeeee ofendohemi ne shqipetaret te na e hedhesh ti o chiwaua…Thuaje sa keni shpenzuar rper te suibvencionuar prodhimin vendas…thuaje o pis qe edhe ato pak leke po i ha gruaja e Tavos qe eshte shefe e AZHBR..
    Po thuaj qe leket e AIDA(agjensia e mbeshtetjes se biznesit) jepen ne mars dhe kane mbaruar ne shtator…thuaj qe shuma e dedikuar per biznesin kete vir eshte 70 mije Eur…ndersa ato sper zyrat e rames 22 milione…
    Mos guxo me te tallesh o zagar se na nxorre zorret bashke me ate shefin tend..

    Reply to this comment
  2. BERISHOVICI December 14, 15:00

    po keta legenat e ashtequajtur prodhues birre qe vetem birre nuk eshte ajo qe shitet ne shqiperi eshte nje produkt me uje kanali me shije birre qe sa here qe e pine nje gote ose nje shishe te trudhos dhe te bene me dhimbje koke po ju o halete keni 25 vjete qe po tregtoni pislliqe me te mundeshme per tu pasuruar sa ska me dhe vini e na beni moral e demagogji po ska ca te beje ai popull i shkrete qe ctu beje juve prandaj beni si byth lepires sa nga nje ane ne anen tjeter ju e dini shume mire se cfare eshte birra e vertete dhe ajo hale qe i jepni shqiptareve robe te degjeneruar ……………

    Reply to this comment
  3. xxxx December 14, 15:58

    or bill matematikani, 200 000 hektolitra=20 000 000 (20 milion) litra = 20 000 (20 mije) ton

    Reply to this comment
  4. Goni December 14, 16:32

    Ik o Brace mbaro ekonomikun njehere (se ta ka dhene Caci) pastaj na bej si profesor. Hibrid si puna e te gjithe politikaneve shqiptare, qe jeni te paafte per gjithçka dhe beni sikur i dini te gjitha

    Reply to this comment
  5. ZZZZZZZZZZZZZ...... December 14, 16:46

    ME MIRE DO TE ISHTE TE VIHESHIN SAKSIONET NE CILESI ME PARAMETRAT TE BE DHE JO TE MANIPULOHEJER PALET FITUESE POR TE FITONTE CILESINE KONSUMATORI KY KUSHT TE ISHTE PER BIREN VENDASE E TE HUAJ!!!!!

    Reply to this comment
  6. . December 14, 17:35

    Duhet te ngrihen prodhuesit e Birres nese Braçe genjen.Ne te kunderten ju llafazanet komentator heshtni.

    Reply to this comment
  7. demo December 14, 17:50

    Tatim-taxat,kane nisur nje lufte te eger kunder fabrikave te birres se vendit,per t`i mbyllur aktivitetin me qellim shitjen e birres se importit.Duke favorizuar importin e birres ne kurriz te birres vendase,zyrtaret e qeverise Rama marrin pjesen e tyre.Kjo po intensifikohet me rastin e festave te fund vitit,kur birra vendase preferohet nga shqiptaret.Birra e huaj e importuar,me etiketa lowenbrau etj,nuk eshte birre origjinale gjermane,por prodhim serb dhe maqedonas,qe nuk ploteson parametrat cilesore.Vetem ne tre fabrika birre muajin e fundit tatim taxat,kontrolli alkoolit,ujesjellesi kane ushtruar terror,duke vene gjoba deri 200 miljon leke,per ti mbyllur fabriken.Psh.i japin urdher te ule % e alkoolit nga 6% sa eshte norma ne 4.5%.Pasi kjo gje realizohet,ushtrojne nje kontroll te dyte dhe e gjobisin me 30 miljon leke pse ka ulur perqindjen e alkoolit poshte normes.Kesaj i thone:”Cfare uji i dhe gomarit.
    Shkon kontrolli i ujesjellesit dhe prish sahatin e ujit tek birra KAON,(Eshte i filmuar nga kamerat e sigurise)dhe pastaj vendos gjobe 30 miljon leke fabrikes,pse eshte prishur sahati i ujit,qe e prishi vete!!!!! Muajin dhjetor,qe eshte muaji i festave rritet akciza e birres vendit,shkon ne 10% te prodhimit,vetem e vetem qe te rritet artificialisht cmimi i birres se vendit dhe te shiten plehrat e Maqedonise,Serbise dhe greqise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*