Në mbrojtje të Arjanit…

Arben Duka May 11, 2015 21:02

Në mbrojtje të Arjanit…

Mesazhe pa fund,
ma mbushën ekranin,
të gjithë më thonë:
“Shkruaj për Arjanin!”

Pa këto ngacmime,
nuk besoj ta shkrepja,
për një gjytyrym,
që ka rënë nga djepja!

Kur ishte i vogël,
ters i eci fati,
se për të vonuar,
e mbante gjithë fshati!

Se në Mashkullorë,
Arjanka është rritur,
me Rrapin e Çeços,
shtëpinë kishte ngjitur!

Historitë e tija,
nuk mbaronin kurrë,
këdo që kalonte,
e zinte me gurë!

Thosh xhaxha Flamuri,
dhe gjyshe Zenepja:
“Mos ja vini re,
se ka rënë nga djepja!

Sot po shahet shumë,
por unë nuk kam ndrojtje,
që këtu- tek “Dita”,
ta marr sot në mbrojtje!

Materiale shtesë,
për ta sharë s’do jepja,
sepse unë e di,
që ka rënë nga djepja!

Njëmijë e më shumë,
i thonë maskara,
por është-ju them unë,
thjeshtë një budalla!

Që ka rënë nga djepja,
kur ishte fëmi,
dhe si budalla,
s’mban përgjegjësi!

Vdes për Të Mëdhenjtë,
dihet nga të gjithë,
dhe gjithnjë u ngulet,
si këpushë në bithë!

Kur ata e qasin,
dhe sipër i mban,
po kur e lëshojnë,
i grin e i shan!

Na i bëri borxh
thotë ndonjë mes nesh,
se ende s’ka rënë,
në një hundëlesh!

Nuk po them për vete,
se më dhimbset vetja,
ta lodh me një Çan,
që ka rënë nga djepja!

Arben Duka May 11, 2015 21:02
Komento

21 Komente

  1. Zoro May 11, 21:21

    Gjynah qe ky idiot i lindur te hyje ne repertorin e poezive te tua.

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist May 12, 12:50

      Me ‘heroin’ Zoro
      jam dakort dhe une
      kur shkruan për Arin
      vetes i prish punë!!

      Ke shkruar për Arin
      parvjet në tetor
      ato vargje vlejne
      dhe sot për humor..

      Atëherë ishte vjeshtë
      tani është pranverë
      nuk i’a vlen të meresh
      me Çanin përherë..

      Duhej t’ ishin mbyllur
      hesapet me Arin
      sot do ish për ty
      si një… vari…samarin.

      Unë di të flas drejtë
      s’hidhem degë me degë
      Arit, vari….samarin
      qethet me shelege.

      Unë për veten time
      e kam si devizë
      me kë nuk me ‘puqet’
      thjesht i heq një vizë..

      Nëse ti me pyet
      çmendim kam për Arin?
      mendoj si shumica:
      Çanit vari…samarin

      Reply to this comment
  2. andromeda May 11, 21:34

    Kur shikoj politikanët në panalin e Çanit them me vete kush është më idiot Çani apo politikani?

    Reply to this comment
  3. carls darvin May 11, 21:40

    Me siguri kur ka qene i vogel (Çani) duhet te jete rrezuar ne ndonje levore fiku , dhe pasojat i vuan sot.

    Reply to this comment
  4. KOZi May 11, 21:49

    E megjithate eshte Gjirokastrit !

    Reply to this comment
  5. "BALASHI" May 11, 21:58

    Tepelenasit ketyre tipave gjirokastrit u thone: LANGO PAZARI. Cani eshte prototipi…

    Reply to this comment
  6. Tani.deutschland May 11, 22:16

    Me Ty per ceshtjen e Canit
    Edhe une jam
    Ndojne mendim tjeter
    Ose ndryshe s,kam

    Po te ish privat
    Dhe jo njeri publik
    S,do ti vija veshin
    As per shok e mik

    Por ky shatlatan
    Qe kujon sec di
    Eshte nje pehlivan
    Eshte nje faqezi,

    Klanin nga ku flet
    Eshte bere pocaqi
    Hale plot me plehra
    Shef Eshte Cani i Zi

    Reply to this comment
    • Loku May 11, 23:03

      Turp e faqjazeze per Klanin po e pranoi ne TV kete faqezi (.E ku kane turp,..keta e hane turpin me buke..)

      Reply to this comment
  7. demo May 12, 06:46

    O zot, idiotin e kane ngaterruar !Ajo kohe ka pasur te keqiat e saj,por idiote te lindur si Arjani ne vend qe ti publicizonte ne Ekran,i shtronte ne Elbasan.

    Reply to this comment
  8. Halit o xhan ! May 12, 07:25

    hahhaaaaaa,, Na kenaqe Arben. Po e dime qe Ajani esht psikopat. Edhe nuk ke cti besh.
    Aq ka. Po Sarandjotet i kemi inat te gjith se shkojm ndonje xhiro andej nga deti e na duket sikur detin e paska dhene grekut Saliu me gjith Saranden.Po tu q.. temat,,muterit na ngopen me greqishte!!

    Reply to this comment
  9. Ruzhdi May 12, 10:10

    Zotin Duka e kane detyruar te tjeret te shkruaj per Canin. Vetem njehere kam pare nje emision te ketij Canit. Musafir kishte Sali Berishen alias Skenderbeu. Ishte ne prag te zgjedhjeve qe i humbi Berisha. Ne at emision te titulluar “Po vie Doktori” Kishte vetem te rinje e me shum vajza te reja. Kishte edhe nje ashtu si biqim kengetare nga Kosova Genta Ismajli, Se doren ne zemer ne Kosovaret e kemi pasur shum per zemer Berishen. Dhe shum here kur ai ka qen ne dite te veshtira ju kemi gjetur. I kemi dhene para, Bile edhe njerez te armatosur ne 97 pastaj ne at grushtshtetin qe beri. Por nuk eci puna se te huajt na e ngrehen veshin. Se pse e kemi dashur aq shum Berishen kurr nuk e kam kuptuar!! çfar kishte ai njeri qe aq shum e adhuronim? Cilesi per ta adhuruar kurr nuk kam gjetur asnje te vetme te ky njeri. Dhe nga keto mungesa absolute erdhe ne perfundim se ne jemi thjesht GOMAR. Nga ai emision ndjeja nje peshtirosje. Kur shihja Salen mes te rinjeve qe fliste dhe sillej si nje engjell. Dhe me kujtohej çjerrja e tij krejt i jargavisur ne Tropoj kur e kerkonte Shkelqim Haklajn te gjalle me ja sjellur ne SIni ku ai vet do e shqyente me duart e veta. Ashtu si i shqeu krejt Haklajt dhe Tropojen. Ky Cani duhet te kete pare ca emisione qe behen ne perendim. Dhe ka thene hajt ta sjell kete marifet edhe ne katundin e tij. Cani nuk ka asnje faj ashtu si thot zoti Duka. Fajtor jane ata qe e shiqojne dhe e degjojne e meren me te. Ky nuk eshte i semur se do i behej çare ne ndonje Klinik. Ky eshte Budalla aso qe Zoti na dha me shumice dhe kurrsesi nuk i sheron njeriu, Se ashtu i beri perendia.

    Reply to this comment
  10. Heheheheeeeee May 12, 14:55

    Arjan Canit I vini anash, eshte emisioni me I shikuar, I ka te gjitha Brenda. Duke filluar nga politika, reklama te cdo gje I thote hapur e Jo me maska. Jepi Cani Je njesh nuk ta kalon njeri.

    Reply to this comment
    • ivani i madh May 12, 18:53

      Pse sja shpie një herë mamin në emision me qe qënka nga raca e fëlliqur ta perdredhe si brazilianen o kopil i lindur vëllai i Çan trapit

      Reply to this comment
  11. Besiani May 12, 17:29

    Emisioni “zonë e lirë” eshte si ajo korita e pa lare, ku hane gjithe qente qe nuk kan ndot, tip prostitutash.

    Reply to this comment
  12. mergimtarifv May 12, 17:33

    Rondelen Ar,Carit te Mashkullores ja kane tornuar e frezuar senegalezet ke TATI ne Barbes e nuk kemi çti bejme , na kane rene per pjese shume si ky moster ne ekranet televizive shqiptare , ngushelloj veten me te vellane e tij si nje djale shqiptar i edukuar e dashamires me te gjithe ata qe i lidhte puna me konsullin ne Paris , populli nuk thote kot ; motra jemi , shoqe s jemi

    Reply to this comment
  13. GAMORI May 12, 20:02

    CUDITERISHT TE GJITHE IDIOTET KUSARET TRADHETARET HIJENAT TE PAAFTET TE DALE DERI ME SOT NGA 1990 JANE ME PD

    Reply to this comment
  14. GAMORI May 12, 20:03

    CUDITERISHT TE GJITHE IDIOTET KUSARET TRADHETARET HIJENAT TE PAAFTET INJORANTET PA DELLIN E PUNES DHE PA PROFESION TE DALE DERI ME SOT NE POLITIKE QE NGA 1990 JANE ME PD

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim