Në nder të Tefta Tashko-Koços, piktura e saj do të ekspozohet në Londër

August 16, 2018 16:13

Në nder të Tefta Tashko-Koços, piktura e saj do të ekspozohet në Londër

Piktorja Suela Pulaha-Brown e ka sjellë elegancën dhe fisnikërinë e këngëtares lirike Tefta Tashko Koço për herë të parë të pikturuar në vaj.

Jetesa prej 15 vitesh në Angli nuk e ka zbehur aspak lidhjen e fortë me Shqipërinë, përkundrazi, ajo dëshiron fort që arti shqiptar të promovohet në Britaninë e Madhe, e për ta bërë këtë ka zgjedhur pikërisht figurën e këngëtares.

“Ndiej që në njëfarë mënyre ajo ka bërë një investim personal në jetën time. Dëshiroj që kjo figurë kaq e rëndësishme e kombit tonë të njihet edhe këtu në Angli, sepse dëshiroj që bota të fillojë të njohë edhe ato anë të bukura e pozitive të kulturës dhe të artit shqiptar”, tha piktorja Suela Brown për Top Channel.

Suela ka zgjedhur për pikturën e saj në përmasat 30 X 40 cm një foto të artistes, që për të e përfaqëson më së miri.

“Kjo foto është një foto shumë e veçantë, sepse mendoj që fotografi ka kapur personalitetin, botën dhe natyrën personale të kësaj artisteje dhe ka një modesti e një klas shumë të madh brenda imazhit, kështu që kisha dëshirë ta përdorja atë foto”, tha më tej ajo.

Piktura do të ekspozohet për herë të parë për publikun londinez në një ekspozitë të rëndësishme në muajin dhjetor.

s.a/dita

August 16, 2018 16:13
Komento

4 Komente

  1. Bravo Piktores te apsionuar August 16, 18:00

    Nji Pikture jovetem domethenese per Historine e Kultures tone Shqiptare ,
    por edhe so Fein ne stil ,
    e mrekullushme …

    Reply to this comment
  2. Tuku August 17, 14:33

    Suela Brown?? Ha ha ha
    Kjo quhet Suela Muharrem Bjrami.

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr August 18, 18:06

    Kjo eshte ” muza ” e kenges e muzikes.., nji perfytyrym i persosur i nji kengetare me nji ze te persosur !Me mire se kjo pikture asgje tjeter nuk do ti shkonte e nuk do ta paraqiste ate engjell tokesor ! Tefta Tashko ishte nji yll qe fatkeqesisht u shua shpejt.

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh Xhoga) August 19, 16:07

    Perjetesim i shkelqyer-Te madhen-Tefta Tashko !

    Me te lumte znj,Suela, Piktore qe na ke sjelle te Madhen Tefta Tashko,ARTISTE mbi Artiste ne”lindien e saj si e tille.kur shqiperia luftonte e Madheronte, IDETE RILINDESE,permes te tille ARTISTE dhe ARTISTEVE ,pasues te Penave dhe melodive atdhetare si Tefta Tashko e Migjeni “Pene Arte”,,me te rinjte e asaj kohe.
    Na e sillni ate ekspozite pikture;dhe ne, te shume-eturve atdhetare ne Toronto,sa mbare kanadane per Te.
    Mbrodhesite ju shoqerofshin.
    Pasuesi Veteran;
    83 vjecari Guri Naimit D.
    Jetoj me”vitin 1936″.TeftaTashko,manifestuar artin e saj,(fatmiresisht viti im i lindies);KENDOI-ajo,(e pavdekeshme atdhetare),kengen mbetur munument..(nena ne jete me nxori mua).Tefta Tashko -Koco, —
    -kengetaren tone te pashoq, I perjetshem kujtimi saj. Faleminderit penelit Tuaj e nderuaraSuela Pulaha (Browen),mes tingellimit te vargjeve Naimjane,pikturar.

    Toronto 19-08-2018 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*