Në ndihmë të të përmbyturve edhe Presheva

February 15, 2015 15:36

Në ndihmë të të përmbyturve edhe Presheva

Aktivistët e Shoqërisë Civile dhe partitë politike të Luginës së Preshevës kanë grumbulluar ndihma për të ndihmuar familjet që janë prekur nga vërshimet në jug të Shqipërisë.

Për disa ditë më radhë ata kanë mbledhur ndihma të ndryshme ushqimore nga qytetarët e kësaj pjesë në mënyrë që të solidarizohen me zonat e krizës në jug.

“Pavarësisht se ne të zonës së Preshevës kemi nevojë për ndihmë, u mblodhëm dhe u organizuam për të kontribuar me disa ndihma për banorët e përmbytur në jug të Shqipërisë”, thotë aktivisti Altin Boriçi.

Ndihmat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë nisur për në Shqipëri me një kamion pas nënshtrimit të kontrollit nga autoritet serbe dhe aktivistëve iu janë bashkuar të gjitha subjektet politike.

February 15, 2015 15:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim