Kërcen me Putinin në dasmën e saj, kritikohet ministrja austriake
Nga Arkiva
Në ceremoninë martesore të ministres së Jashtme austriake Karin Kneissl ka marrë pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.
Ministrja është kritikuar gjatë për ftesën e bërë, por kjo nuk e ka ndaluar aspak atë që të vallëzojë me “Carin” e Rusisë.
Ky veprim i saj është përkthyer nga politikanë të opozitës si tentativë për të minuar politikën e jashtme të Bashkimit Europian.
53-vjeçarja po martohet me sipërmarrësin Wolfgang Meilinger në një ceremoni në qytetin e vogël të Gamlitz, pranë kufirit me Slloveninë.
Ajo është një akademike pa përkatësi partiake dhe u zgjodh si ministre e jashtme nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë, e cila është njëkohësisht partnere e koalicionit në qeverinë e tanishme.
s.a/dita
Pse nuk thua qe e paska prure putini ne fuqi kete plaken!
GJithe a djthat ekstreme ne Europe dhe Amerike, financohet nga Putin!
Fashistet financohen nga i ashtuquajturi komunist!?!?!?!
ti, qe “vezhgon”… me vesh; ajo po kercen me armikun e klases .