Në një thes të liqtë e të mirët, a ka ndonjë ligj që i mbron fakirët

August 1, 2017 11:37

Në një thes të liqtë e të mirët, a ka ndonjë ligj që i mbron fakirët

Në pikun e vapës,
Njeriu i Gjatë,
po na bën kërdinë,
mbi administratë!

Duket se po ndodh,
çudi e çudive,
kur po imponon,
dorëheqje masive!

Nëse kohë përpara,
qe bërë deti kos,
gjithë vendi po futet,
tani-në kaos!

Rama s’po i ndan,
tonet dramatike,
se gjendja qenka,
krejt katastrofike!

S’e kuptoj përse,
Rama fitoi zgjedhjet,
gjersa janë shtuar,
zhvatjet edhe vjedhjet?!

Po shkojnë kovë pusi,
të liqtë e të mirët,
a ka ndonjë ligj,
që i mbron fakirët!

Përmbi kasaphanën,
që po ndodh në verë,
shërbimi civil,
a ka ndonjë vlerë?!

Ç’është gjithë kjo ngutje,
o kryeministër,
që ke marrë revanin,
si kalë pa kapistër?!

Po duhet që Ramës,
dikush t’i thotë:”Ndal!.”,
që të heqi dorë,
nga gjithë ky skandal!

Gjithë administrata,
panik edhe frikë,
me tone funebre,
vjen gjithë kjo muzikë!

Vërtet po jetojmë,
një kohë shumë të keqe,
gjersa që të gjithë,
po rrinë lepe-peqe!

Mirë Erdoganit,
ju bë një grusht shteti,
“udhëheqësin” tonë,
ç’vetëtimë e gjeti?!

Me këto që shkruaj,
mos ju vijë çudi,
se këtu po ndodh,
m’u si në Turqi!

Dhe nuk reziston,
as edhe një burrë,
njëlloj si të ishim,
në një diktaturë!

Kur kemi një shtet,
kaq të degraduar,
fare kot PS-në,
e kemi votuar!

Kot kemi votuar,
për Mandat të Dytë,
sepse Rama vetes,
keq po ja nxjerr sytë!

Kundër diktaturës,
njerëz rezistoni,
për të dhënë dorëheqjen,
mos u impononi!

Për të dhënë dorëheqjen,
mos u impononi,
sepse mbas kësaj,
dot asgjë s’kërkoni!

Gjersa sindikata,
këtu s’ekziston,
po s’u mbrojtët vetë,
nuk ka kush u mbron!

Rama po ju fton,
në një harakir,
dhe ju bëri tok,
të liq e të mirë!

A.DUKA

August 1, 2017 11:37
Komento

7 Komente

  1. realisti August 1, 17:40

    I nderuar Arben,me kete shkrim poezi per mendimin tim dilni nga konteksi i shume shkrimeve te tjere qe une kam lexuar te tuaja.Nuk behet shtet pa ligje,nuk ka zhvillim pa ligje,asnje sfere e jetes se shtetit nuk ecen pa ligje,prandaj te gjith te kontribojme qe ligjet te vendosen te mira sigurisht dhe te kontrollohet zbatimi i tyre.Askush nuk duhet te trembet nga ligjet demokratike dhe aq me teper ti qe ke shkruar per to.Respekte/

    Reply to this comment
  2. Llapaqen August 1, 19:09

    Po ti more “Poet” (bejtexhi fshati) je bere si Saleh Qeni, lereni te bej punen KM more llapaqener.

    Reply to this comment
    • Tjetri poeti August 2, 21:04

      Po ti.more.legen qe quan Ben DUken bejtexhi. Servil i rames. Beni flet drejt e se rruan per.sali e kope. Ndaj lexo e hesht kopuk. Ose vej emrin e.mbiemrin aty mos u fshih ferrave

      Reply to this comment
  3. "BOHOTINA" August 1, 19:34

    Na trego nje forme tjeter per te bere shtet. Une nuk njoh forme tjeter vec shtrengimit. A nuk eshte kjo administrate qe na i ka prure ne maje te hundes?

    Reply to this comment
  4. Shahisti August 1, 23:33

    Qysh kur je bere kendez or bejtexhi, shyqyr qe kendove nje here per te qene. Mos fol me tashti se e prish, prit kur te te versulen ish-miqte tashti. Ja keta dy me siper e kane filluar, te tjere do te vazhdojne,

    Reply to this comment
  5. pelivan August 2, 01:37

    Jo o Ben s’e kemi zgjdhur kot,
    perkundrazi ditem ke zgjodhem
    Me te mirin ne kete tonen bot
    qe po behen 30 vite qe ka mbet pa kokë

    Rama e ka ni s nga vetja e tia
    tashme ai e di ku po i pikon çatia
    ashtu siç di dhe se ku fle ndervite ligesia.

    Reply to this comment
  6. saimir August 2, 08:44

    Me ba shtet, ban ai qe ka nje minimum ndergjegje, nje minimum formimi profesional, dhe nje qe ka nje trshegimi fisnore apo familjare, te drejte e te ndershem. Ka vjedhe e ka gri ne ministri e bashki, e kryeministri qe ne 2013, e tash i ka shku mendja me ba shtet. Popull lolo me nje lepirse pushoni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*