Në një vend të errët që s’ka drejtësi! (Utopia e lirisë në një sistem kriminal)

August 13, 2018 10:57

Në një vend të errët që s’ka drejtësi! (Utopia e lirisë në një sistem kriminal)

Tani në të sosur,
e kuptova mirë,
se nuk mbjell dot grurë,
në një shkretëtiré!.

Duhet ta kuptonim,
shumë kohë më parë,
se në shkretëtirë,
nuk mbin asnjë farë!.

Tani po më duket,
gati utopizém,
té kërkosh të drejtën,
në kapitalizëm!.

Farë e drejtësisë,
me drapër u korr,
se ne po jetojmë,
një rend djallëzor!.

Mbase po kërkojmë,
një gjë të pamundur,
e drejta ka vdekur,
këmbët i ka tundur!.

Ka ikur me kohë,
kohë e fukarasë,
sot i gjithë sistemi,
i shërben parasë!.

Té kërkosh të drejtën,
është një marrëzi,
kur është gjithë pushteti,
një vazhdimësi!.

Është e njëjta gjë,
i djathtë-a i majtë,
kur të njëjtën valle,
këtu hedhin djajtë!.

Të gjithë e gënjejnë,
popullin e shkretë,
veç një herë e duan,
në çdo katër vjet!

Veç një ditë e duan,
sa t’i marrin votën,
pastaj vazhdojnë “punën”,
t’i thellojnë gropën!.

Ne gënjejmë veten,
se jemi të lirë,
se po mbjellim grurë,
në një shkretëtirë!.

S’mund të jesh i lirë,
kur je fukara,
ndaj kjo fjalë më duket,
një palo shaka!.

S’mund të jesh i lirë,
kur je i papunë,
kur e shkon gjithë jetën,
si zog në furtunë!.

S’mund të jesh i lirë,
kur s’ka gjë në dorë,
kur gjithmonë trajtohesh,
thjeshtë si shërbëtor!.

Këtë lloj sistemi,
kam anatemuar,
dhe këtu është krejt,
i shpërfytyruar!.

Diku mund të ketë,
fytyrë njerëzore,
po këtu sundojnë,
epshet kafshërore!.

Epshi i pushtetit,
është më i ndyri,
sa përpara tij,
i bardhë është qymyri!.

Mos gënjeni veten,
që kini liri,
në një vend të errët
që s’ka drejtësi!
A.DUKA

August 13, 2018 10:57
Komento

7 Komente

  1. Arben August 13, 12:16

    Ore, poezite e tua lexohen e Jane te bukura, por

    rast I vecante ky I yti, qe paske kuptuar kapitalizmin

    Kur gjithe jeten tende ke jetuar ne komunizem.

    Kemi 30 vite qe duam te ndertojme kapitalizmin dhe

    Fara e poshter e sigurimit te shtetit nuk na le, na fut

    shkopinj ne rrota, sa here del situate jashte kontrollit

    Te saj.

    Reply to this comment
    • Vlonjai August 14, 00:10

      Opozita i ka në krye spiunet dhe sekretaret e partive.Ata lango që çirren e shajne komunistet jane vet djem e vajza komunistesh,sepse ne te tjeret nuk mund te shkolloheshim ne universitetin e vetem shqipetar.Prandaj lufta behet kush te grabise me shume.Jane kusare e te kortuptuar te dyja krahet,por me i ndyri nga te gjithe është krimineli sali.Por ketu duhet te komentojme per poezine mjaft te giditur te poetit A Duke

      Reply to this comment
  2. Arben August 13, 12:32

    Leshoni komentet per poezine e shokut Arben,

    O shoket e dites.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 August 13, 12:50

    Te gjithe e genjejne
    Popullin e shkrete
    Dhe vetem i gjati
    Ja fut drejte perdrejte!

    Reply to this comment
  4. Toni August 14, 05:17

    O zot jepi shendet e jete!!!….ku mund T’ju gjej i madhi A.Duka???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*