“Kryetarokracia / Mes historisë dhe pushtetit, Rama zgjodhi pushtetin”

June 5, 2019 09:54

“Kryetarokracia / Mes historisë dhe pushtetit, Rama zgjodhi pushtetin”

Në një intervistë botuar sot në DITA, Irena Beqiraj i bën një analizë situatës ekonomike dhe politike të vendit.

Beqiraj është një zë ndryshe në PS që guxon të shprehë hapur mendimin e saj.

Prej vitit 2016 aderon në Partinë Socialiste si anëtare e thjeshtë.

Ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverisjen e Ramës, si zv.ministre, Drejtoreshë e Doganave dhe këshilltare e Kryeministrit.

Rrugëtimi i saj në administratë filloi në dhjetor të vitit 2014, në postin e zëvendësministres së Financave, rrugëtim të cilin e ndërpreu me dorëheqje në gusht 2017.

Beqiraj ka një emër për sistemin e sotëm në Shqipëri. E quan Kryetarokracia.

Intervista e plotë:

 -Zonja Beqiraj, Ju jeni ekonomiste dhe keni pasur dhe poste drejtuese në qeveri. Pyetjen e parë do doja ta nisja direkt për fushën që ju keni kontribut. Si është ekonomia e vendit, ku po shkojmë sipas jush?

Si fillim do të doja të theksoja se nuk jemi një krizë ekonomike siç artikulohet shpesh në narrativat e nxehta kundër qeverisë, por mund të them se ekonomia nuk është duke përjetuar ritmin e nevojshëm të rritjes dhe duke u krahasuar me një dekadë më parë (1998- 2008) ka pësuar rënie.

Dekadën e kaluar 1998- 2008 ekonomia shqiptare u rrit mesatarisht me 6 për qind në vit. Ky rritëm pësoi ulje të ndjeshme në vitet 2008 -2014, ku rritja mesatare vjetore ra ndjeshëm ne 2.4 për qind. Ndërkohë gjatë periudhës 2015-2018 jemi rritur mesatarisht me 3.4 për qind në vit. Megjithëse po përjetojmë një rritje të qëndrueshme ajo është e pamjaftueshme.

Nëse do t’i referohemi një të dhëne tjetër, nivelit të varfërisë, në vitin 2002, 54 për qind e popullsisë jetonin nën kufirin e varfërisë pra me më pak 5,5 dollarë në ditë. Në 2012 niveli i varfërisë ra në 39.1 për qind, ndërkohë që projeksioni për vitin 2019 për nivelin e varfërisë është 34 për qind . Pra 34 për qind e popullsisë jetojnë sot me më pak 5.5 dollarë në ditë.

Në këtë nënperformancë përveç problemeve strukturore afatgjata dhe ngadalësimit të ritmit të rritjes së partnerëve tanë ekonomik, ndikojnë dhe krizat politike sistematike që ka kaluar vendi ynë dekadën e fundit.

-Cilat janë disa nga problemet strukturore me të cilat përballet ekonomia jonë?

Problemet strukturore me të cilat përballet ekonomia jonë janë, produktiviteti i ulët, konkurrueshmëria e lartë në tregun europian e botëror, adaptimi i ulët i teknologjive të përparuara, mungesa e ekonomisë së shkallës. Ndërkohë që kemi një portofol eksportesh të padifersifikuar, që ka në përbërje produkte me vlerë të ulët. Ekonomia shqiptare po përjeton një kreditim të ulët të sektorit privat. Pavarësisht lehtësimit monetar dhe uljes së raportit të kredive të këqija nga 25 për qind në 11 për qind, kredia për sektorin privat u ul sërish në vitin 2018 me 0.2 për qind të e PBB-së .

Ekonomia jonë vuan nga fragmentizimi, ku struktura prodhuese në Shqipëri është e dominuar nga kompani shumë të vogla. Bizneset që kanë më shumë se 50 të punësuar, përbëjnë vetëm 1,1 për qind, të totalit të sipërmarrjeve.

-Zonja Beqiraj, sa është borxhi publik i vendit dhe a konsiderohet një borxh i lartë? Si i gjykoni financat e Shqipërisë?

Konsolidimi fiskal i ndërmarrë nga qeveria e pakësoi deri diku borxhin publik por pa arritur objektivin. Në vitin 2018 i gjithë borxhi publik përfshirë edhe garancitë, ishte 69.6 për qind të PBB-së në 2018. (Mesatarja e borxhit në 6 vendet e Ballkanit perëndimor është 50.2 për qind). Konsolidimi fiskal çoi gjithashtu, në një rënie të vazhdueshme të deficitit buxhetor ( Të ardhura vjetore – shpenzime vjetore ) prej 6 për qind të PBB-së në vitin 2014 në 1,8 për qind në vitin 2018. Por shqetësim mbetet akumulimi sërish i detyrimeve të reja të prapambetura (kryesisht në rimbursimet e TVSH-së, shpenzime të infrastrukturës rrugore dhe borxhet e qeverisë lokale) të cilat arritën në rreth 1.5 për qind të PBB-së në vitin 2018. Përveç kësaj, qeveria ka rritur së fundmi përdorimin e PPP-ve për të financuar infrastrukturën, projektet e shëndetësisë dhe arsimit. Këto kontrata krijojnë angazhime buxhetore për pagesa të ardhme nga buxheti i shtetit, duke rritur risqet fiskale me të e mund të përballet buxheti i shtetit.

-Ju keni qenë edhe zëvendësministre e Financave. Kush ua propozoi atë post?

Në vitin 2014, nga Kryeministri Rama mora propozimin për postin e Zëvendësministres së Financave, rrugëtim të cilin e ndërpreva me dorëheqje në gusht 2017.

-Pse u larguat, çfarë nuk shkoi?

Puna në administratë të mëson shumë në rrafshin teknik, por kuptohet ke mundësi të mësosh shumë edhe në rrafshin personal. Mund të shohësh më qartë cilat janë cilësitë karakteriale të cilat mund t’i përmirësosh, cilat janë cilësitë e reja që mund të përvetësosh, por edhe ato cilësi që nuk mund të bëhen kurrë pjesë e jotja. Pragmatizmi, Propaganda dhe Përshtatja janë tre P-të e arta për të mbijetuar në ambientin e sotëm politik shqiptar që unë nuk i bëra dot kurrë të mijat.

-Pak ditë më parë jeni vendosur në qendër të vëmendjes për një letër publike ndaj qytetarëve, ku mes të tjerave shpreheshit se në Shqipëri nuk ka udhëheqës politikë! Përse keni arritur në këtë konkluzion?

Pse ju mendoni se kemi udhëheqës? Ne kemi pasur kryetarë të zgjedhur për të drejtuar partitë e më pas qeveritë. Por kurrsesi udhëheqës. Megjithëse veten e projektojnë si burra shteti, janë vetëm të dashuruar me pushtetin, të cilin e duan ta mbajnë apo sigurojnë në rrugën më të thjeshtë, duke ripërsëritur veten, në të njëjtën zakonshmëri të konfliktit ekstrem. Udhëheqës është ai, që është i kujdesshëm me çdo fjalë që nxjerr nga goja e me çdo vendim që merr për vendin e tij. Udhëheqës është ai që për të mbajtur popullin të bashkuar është i gatshëm të shpërfillë propagandën, dhe të arrijë kompromise pa kushte.

Udhëheqës është ai që nuk mendon për pushtetin e sotëm por për trashëgiminë që do të t’i lërë të nesërmes.

Udhëheqës janë ata që turpërohen nga gjendja e paaftësisë se përhershme, e cila i çon drejt ndërkombëtarëve, në kërkim të zgjidhjeve për krizat politike të cilat duhet dhe mund t’i zgjidhnin vet. Më identifikoni dot një të tillë?

-Po ashtu në letër shpreheshit se partia ku aderon hapi fushatën, duke u ndjerë e përjashtuar. Keni një perceptim se ka një diferencë mes socialistëve dhe linjës së zotit Rama që përfaqësohet nga Rilindja?

Nuk ndihem aspak e përjashtuar, por jam tërësisht kritike ndaj qasjes kundrejt krizës aktuale, e cila nuk është gjë tjetër veçse një refuzim total për të reflektuar dhe adresuar problemet sistematike që ka demokracia në Shqipëri.

Rama është kryetari i Partisë Socialiste, në një sistem i cili i mundëson atij zgjedhjen e deputetëve që ulen në kuvend për shkak të listave të mbyllura. Si kryetari i partisë ai përcakton ose në rastin më të mirë ka veton në përcaktimin e kandidatëve për kryetar bashkie. Duke qenë se është kryetari i mazhorancës zoti Rama përcakton Ministrat, duke lënë në vuajtjen e një pritje të ethshme para kamareve edhe anëtarët e kryesisë së partisë. Sot pushteti legjislativ dhe ekzekutiv efektivisht janë të pandarë në dorë të kryetarit të mazhorancës. Këtu nuk kemi të bëjmë me linjën e zotit Rama, pasi ai për sa kohë do të jetë kryetar i PS do të jetë i plotfuqishëm, siç do të jetë çdo kryetar tjetër mazhorance në sistemin aktual që kemi ngritur. Sot, në vend që të jetojmë në demokraci jetojmë në sistem unik që mund ta quaj kryetarokraci. Kjo krizë ishte një mundësi e artë për zotin Rama për të kuptuar nevojën emergjente për ndryshim, duke hapur një faqe të re për Demokracinë në Shqipëri. Por siç duket midis sfidës me historinë dhe pushtetit ka zgjedhur pushtetin.

-Ka nga ata që mund të thonë se; pse nuk folët kur ishit pozicione shtetërore dhe flisni tashmë që nuk jeni më pjesë e qeverisjes, si do i përgjigjeshit?

Kur kam mbajtur pozicione shtetërore kam folur aty ku duhej të flisja në mënyrë po kaq të drejtë për drejtë sa edhe tani. Shumë bashkëpunëtorë të afërt janë dëshmitarë të konsistencës dhe qëndrueshmërisë në qëndrimet e mia. Publikisht, në atë kohë, mund të flisja aq sa ma lejonte etika profesionale dhe klauzolat e konfindecialitetit.

-Znj. Beqiraj, ju keni qenë këshilltare e kryeministrit Rama, a pranonte ai këshilla?

Kryesisht isha pro-aktive në çështjet që kërkohej mendimi apo qëndrimi im. Por kam pasur lirinë e nevojshme dhe të mjaftueshme për të shprehur edhe qëndrime apo mendime për çështje të cilat nuk më është kërkuar specifikisht një mendim apo qëndrim.

-Për çfarë do ta këshillonit sot?

Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur.

-Zonja Beqiraj, duket sikur Shqipëria është në një ngërç, pa opozitë, pa Gjykatë Kushtetuese, me një ekonomi në rënie, me një qeveri që reflekton krizë, me një shoqëri që përveç ekonomisë duket sikur është edhe në një krizë emocionale…. Si mund të dilet nga kjo gjendje?

Dikur Konica do të shkruante “Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat!” Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft më lëvdime.

E para duhet të heshtim. Ti japim fund propagandës gënjeshtrës dhe hipokrizisë të cilat ushqejnë makinat e liderëve tanë. Së dyti duhet të ndërtojmë sistemet demokratike funksionale, nervi i të cilave është përfaqësimi dhe jo katapultimi dhe mekanizimi bazë i funksionimit është ndarja e pushteteve dhe jo përqendrimi i tyre. Nëse liderët aktualë nuk janë gati të ulen për të ndryshuar sistemin duke qëndruar të palëkundur në kauzat me të cilat kanë mbushur propagandën e tyre duhet ti refuzojmë, dhe rrjedhimisht ti ndryshojmë.

– Aktualisht, me çfarë merreni?

Punoj si konsulente në projekte të institucioneve ndërkombëtare, projekte që lidhen kryesisht me financat edhe ekonominë.

-Zonja Beqiraj, sa fëmijë keni dhe a është Shqipëria një vend që ngjall shpresë për të ardhmen e fëmijëve?

Kam një vajzë, e cila është 11 vjeç. Kuptohet që Shqipëria ka shumë sfida që lidhen me të ardhmen e brezit të ri. Një nga më të rëndësishmet është arsimimi. Ne kemi nevojë për ndryshim rrënjësor në sistemin tonë arsimor i cili duhet t’i përshtatet jo vetëm nevojave të zhvillimit ekonomik të vendit, por mbi të gjitha duhet të dizenjohet në mënyrë të tillë që të formojë si fillim individin, më pas qytetarin e pastaj profesionistin. Shpresa vdes e fundit. Unë jam shpresëplotë që gjërat do të ndryshojnë.

-Ju vetë, ku po i shkolloni dhe rrisni vajzën tuaj?

Vajza ime, po rritet edhe po shkollohet në Shqipëri, por në një shkollë që i përket sistemit IB ( International Baçalaureate). Programet në këtë sistem inkurajojnë jo vetëm arritjet akademike, por edhe personale duke i sfiduar studentët të shkëlqejnë jo vetëm në studime, por mbi të gjitha të arrijnë më të mirën e mundshme në zhvillimin e tyre personal.

-A e konsideron ajo Shqipërinë një vend ku mund të jetojnë dhe punojnë?

Ime bijë ka pasion tenisin. Ky pasion mund të kushtëzojë zgjedhjet e saj për vendin ku do të duhet të stërvitet dhe jetojë në ta ardhmen e afërt. Por jam e sigurt që kudo që të jetë edhe çfarëdo që të arrijë në jetë Shqipëria dhe prejardhja e do të jenë të pandashme nga gjithë qenia e saj. Shpresoj, uroj edhe po punoj që kudo që ajo do të vendos të jetojë të përfaqësojë një shqiptare të denjë dhe të kontribuojë për një Shqipëri më të mirë.

a.d. / dita

Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

June 5, 2019 09:54
Komento

36 Komente

  1. Anatol June 4, 23:14

    Miredita. Jam inxhinier nga Lushnja, juve nuk ju njoh, por gazeta juaj me pelqen. Disa bere kam shfaqur mendimin tim per disa komente, por nuk publikohen dhe me del nje pikecuditese. Nje vrejtje: nuk duhet te lejoni komente me ofendime. Faleminderit.

    Reply to this comment
  2. Edi Spahiu June 4, 23:28

    Përshëndetje z.Thano
    Sinqerisht që të kam vlerësuar maksimalisht jo vetëm unë, por të gjithë socialistët e Beratit për gjithcka që keni publikuar në numrin e pardjeshëm të Gazetës DITA në lidhje me sondazhin dhe një votim të mundshëm hipotetik midis kandidatëve të përzgjedhur nga ana e socialistëve idealistë të papërfaqësuar për fat të keq në strukturat e PS nëpër rrethe, dhe atyre kandidatëve që janë propozuar apriori nga Edi Rama pa pyetur aspak strukturat dhe mbi të gjitha anëtarësinë socialiste.

    Më konkretisht, unë dua të shpjegoj me dy fjalë shqetësimin tim si anëtar i Partisë Socialiste të Beratit por dhe në të njëjtën kohë edhe si themelues i saj dhe si një nga personazhet që kam qënë pjesë e Kryesisë por edhe si ish drejtues i Forumit Eurosiocioalist Shqiptar qysh nga 15 Janari i 1992 dhe deri në Qershor të vitit 2014 kur dhe kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

    Pavarsisht se pas këtij akti dorëheqje, deri në vitin 2017 kam qënë Kryetar i OS të Lagjes 30 Vjetori duke mbuluar qëndrën e votimit me numër 3276 në Katin e Dytë të Sig Shqoq në Qarkun e Beratit. Kaq sa për një histori të shkurtër, pasi për një lloj Cv si cocialist mund të kërkoni në arkivat e medias së shkruar të kohës se si jam dhunuar unë barbarisht në gjithë periudhën që drejtonte PD në vitet 1992 deri në vitin 1997 ku dhe në faqet e ndryshme të medias së kohës, apo dhe në Shtator të vitit 1997 do të gjeni materiale me vlerë ku Amnesti Interneshëll ka publikuar në faqen e saj zyrtare edhe rrafjen apo dhunimin tim barbar në 18 Maj 1996 në Urën Vajgurore në një histori makabre që pasqyrohet me foto të kohës, ku unë jam dhunuar barabarisht pasi jam zbritur nga makina e zotit Namik Dokle, që fare mirë mund të dëshmojë krahas fotove se kush kam qënë dhe si jam dhunuar unë, kur pjesë e kësaj skene makabre, sigurisht që është edhe media zyrtare e kohës, dhe në mënyrë të vecantë Zëri I Popullit dhe Koha Jonë apo gazeta Dita Informacion.

    Nuk dua të zgjatem më shumë për veten sepse këtë dëshmi, e japin me dhjetra dhe qindra njërëz në qytetin e Beratit, dhe ca më shumë akoma, disa persona dhe personazhe publikë që janë ndhe politikanë të njohur të PSSH si Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Ndre Legisi, Monika Kryemadhi, Kastriot Islami, Bashkim Fino, Ethem Ruka, Gramoz Ruci, Fadil Nasufi dhe dhjetra e dhjetra politikanë të tjerë që mund të flasin fare mirë në lidhje me dhunimin tim në atë periudhë, që fatkeqësisht në ditët e sotme flitet fare pak, për të mos thënë se nuk përmëndet emri im, edhe pse në atë periudhë kam patur si të vecantë faktin, se vija nga shtresa e të përndjekurve politikë me babanë e dënuar me burg, por që në PSSH emri im sillej si një shëmbull dhe rast i rallë për devotshmërinë ndaj PSSH njësoj si poeti i madh shkodran Frederik Rrepshja por edhe vetë Ndre Legisi ( E ka cituar si rast të vecantë rastin tim të bashkangjitur me Rrepshjen dhe Legisin vetë Fatos Nano në biseda intime në Berat ).

    Zoti Thano…Për tu rikthyer tek rasti që Ju keni botuar në DITA gjatë ditës së hënë të 3 Qershorit. Më duhet të them se gjithcka që keni botuar në sondazhin tuaj është mëse e vërtetë, dhe këtë e deklaroj jo vetëm si një socialist 24 karatësh, por edhe për të thënë dhe shprehur në të njëjtën kohë se edhe në qytetin apo rrethin e Beratit është shfaqur i njëjti shqetësim, që për fatin e keq Ju nuk e keni pasqyryar në sondazhin tuaj të botuar në numrin e ditës së hënë. Që do të thotë.

    Se pak a shumë si në qytetet e sipërpërmëndura nga gazeta Dita edhe qyteti i Beratit nuk bën asnjë përjashtim. Më koknkretisht. Socialistët e Beratit ishin përgatitur dhe prisnin që zoti Edi Rama dhe Rilindasit e tij të kandidonin një figurë dhe kandidaturë fituese si zoti Eugen Kallfani që është aktualisht Drejtor i Monumenteve të Kulturës, ndërsa në kundërshtim me vullnetin e anëtarësisë socialiste dhe të vetë deputetit Nasufi që e promovoi këtë kandidaturë, për habinë e të gjithë socialistëve beratas është pilotuar në thonjza emri i Ervin Demos, për të cilin ka një ftohtësi nga ana e socialistëve beratas, dhe e gjitha kjo sepse këtë kandidaturë të pilotuar është duke e mbështetur një klan shumë misterioz që vjen nga PD dhe emrat e të cilëve i njohin shumë mirë në Berat. P[ra e thënë shumë shkurt dhe shkoqur.

    Si ka mundësi që në Berat u përgatit për kandidim një emër si Eugen Kallfani me mbështetje të gjërë socialiste nga baza dhe që merte vota në të djathtë për shkak se është një djalë Berati. Dhe nga ana tjetër, një ish zëvëndës ministër që ka punuar më parë me njërëz dhe vetë Qeverinë e PD është pilotuar pa vullnetin e bazës socialiste beratase duke ja imponuar këtë kandidaturë, që realisht nuk përfaqëson aspak socialistët e Beratit. Duke ju dhënë të drejtën e botimit në gazetën DITA të kësaj letre dhe shqetësimi tim publik, Ju ftoj Ju si media që të testoni në një votim publik këtë shqetësim dhe të mësoni se Rilindasit e vegjël të Edi Ramës në Berat janë duke i imponuar jashtë vullnetit të tyre një kandidaturë socialistëve beratas, që vjen nga epruveta e PD…Për këtë rast mund të verifikoni gjithcka në bazën cocialiste dhe në vetë vullnetin e qytetarëve dhe votuesve beratas. Me respekt Edi Spahiu Ish Kryetar i Forumit Eurosocialist të Beratit.

    Zoti Thano. Për ta ilustruar këtë shkrim me foto, mund të përdorni edhe foto nga faqja ime në fb ku keni shumë foto nga aktiviteti im politik, apo dhe mund të pyesni emrat e njohur të politikanëve të majtë se kush jam unë, që për shkak të bindjeve politike…SOT

    JAM NJË INVALID VETËM DHE THJESHT PËR DHUNËN QË KAM PËSUAR NË PRAG TË ZGJEDHJEVE TË 26 MAJIT 1996 NË URËN VAJGURORE…DHUNË QË ËSHTË PRELUDI I DHUNËS SË 26 MAJIT…NAMIK DOKLE I PARI SI I DELEGUAR POR EDHE VETË ARBEN MALAJ, APO ZONJA ARTA DADE PROFESORESHA E NDERUAR MUND TË FLAS SE KUSH ËSHTË EDI SPAHIU . ME RESPEKT MIKU JUAJ I VJETER I GAZETES DITA EDI SPAHIU QE PER SHKAK TE BINDJEVE POLITIKE SOT ESHTE NJE INVALID, POR HISTORIA IME E DHIMBSHME SI NJE ISH DJALI I NJE TE PERNDJEKURI POLITIK ESHTE VERTETE E DHIMBSHME SEPSE ASKUSH NUK KA FOLUR DERI ME TANI PER MUA…EDHE PSE UNE KAM NJE HISTORI TE GJATE PARA VITEVE 90 DHE NE PLURALIZEM

    Reply to this comment
    • mirel June 5, 17:39

      Edi Spahiu, shqetesimi i juaj eshte shume i drejte. Shkurt, mos votoni kandidatin e Ramutit Ervin Demon, verini vize emrit te tij dhe shkruani emrin e Eugen Kallfanit.
      Kjo eshte pergjigja per Ramen.
      Kjo eshte shprehje e vullnetit tuaj dhe jo perulja per te permbushur urdherat e Rames.
      Kjo do te thote qe pushtetin e keni ju. Me voten tuaj duhet tja delegoni atij qe doni ju dhe jo atij qe duan te tjeret.
      Edhe sikur te humbisni zgjedhjet perballe PD prape eshte fitorja e PS qe te pastroje rradhet nga funderinat dhe ti tregoje Ramutit qe fuwine e votes e keni ju dhe jo ai..

      Reply to this comment
    • **** June 5, 18:07

      Verini vize kanditatit te Rajes dhe shkruani emrin e kanditatit we doni ju. Kjo te jete menyra e votimit. Ndryshe me mire mos votoni. Po eshte me mire te votoni duke shenuar ne fletevotim kandidatin tuaj.
      Kjo eshte pergjigjame e mire per Ramen

      Reply to this comment
  3. Kur Tashak June 4, 23:33

    Pershendetje zonjes Beqiraj
    Hera e pare qe e lexoj ketu ne Dita dhe jam plotesisht dakord me gjithcka thote

    Si mund të presësh shoqëri të ndërgjegjshme, të përgjegjshme që si rrjedhojë përbëjnë klasën politike dhe shoqërinë civile të një niveli si kjo që durojmë ndër vite. Pislliku dhe aroma e keqe e kufomës së shoqërisë kapitaliste është kjo që shikoni, sepse në këtë ambjent të një sistemi të tillë gjen mundësi dhe kalbësira shumohet. Përditë e kudo dëgjojmë raste të tmerrit të familjes shqiptare që është kapur në çark e nuk shpëton dot. Në rrang vendi dhe çdo ditë dëgjojmë minimumi 10 krime në familje për arsye të rëndomta, ndërkoh që nga ana tjetër kemi kujën dhe ulërimën e krimit të organizuar shtetëror.
    Një klasë politike, drejtësi, media, biznes, shoqëri civile të zhytura në raste të tilla çmendurie sociale që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problematikave, por e mbajnë peng shoqërinë, i shtojnë dhe bëhen palë me krimin dhe korrupsionin duke qënë rrënja e kalbësirës ekosociale. Plotësojmë mozaikun e krimit shtetëror me rastet e pasurimit të afro 20mij kryehorrave të vendit me grabitje, dhurata familjare, qoka dasme, synetllie e llotari bixhozi në forma të ndryshme si; llogari bankare, prona, toka, konçensione, trafiqe, grabitje, shantazhe, biznese kriminale.

    Atëherë natyrshëm lind pyetja;

    Çfarë mund të presësh nga familja e thjeshtë shqiptare me probleme e vështirësi e zhytur në skamje, mjerim, varfëri, injorancë e analfabetizëm funksional, ndërkoh që kasta e vendit përcjellin si model suksesi futjen sa krahu ku të mundet dhe kur të mundet. Mjafton të mos diktohesh dhe më pas bëj viktimën, me shprehjen klasike të dalë boje në këto tre dekada dekadence, me të cilën ecën këmba dorazi shoqëria;
    “më fal s’e dija, ti vëmë kapak kësaj pune”.

    Shkencat sociale dhe psikologjike na e bëjnë të qartë se problematikat familjarosociale nuk zgjidhen me falje fjalësh boshe të dala boje, por me shembull personal të ndryshimit të sjelljes së mëparshme duke e zëvendësuar me sjellje të re efektive, produktive.
    Për sa kohë akoma do bëjmë strucin si individë, familje, shoqëri?

    Reply to this comment
  4. Protesta June 4, 23:35

    Me me teper guxim duhet percaktuar me sakte sistemi qe aplikohet prej 29 vjetesh ne Shqiperi:
    -DIKTATURE antipopullore!

    Reply to this comment
    • rrem vogli jr. June 5, 09:11

      keni te drejte kjo quhet diktature kur e ushtron nje grup e autokraci kur e ushtron nje njeri. Pak rendesi ka ne se e bene per pushtet apo per te vjedhur.
      “shpikja” e termave te tjera krijon çoroditje. se do duhej te themi presidentokraci……sekretarokraci e te tjera.

      Reply to this comment
  5. vetem keqardhje June 5, 00:01

    Kjo zonja ben punen e saj, por flet gjithashtu per veten e saj. Sistemi boteror qe sot quhet demokraci (!) eshte bere nje peshtjellje qe nuk dihet se ku fillon dhe ku mbaron. Shikoni çfare ndodh dhe çfare behet, kush dhunohet e denigrohet dhe kush mban fjalime e jep leksione demokracie. Dhe ne menyre te veçante ne Shqiperi bejne sikur e njohin demokracine qe ne kohen e Demokratit. Bisedoja me dike ketu ku jam dhe me thote: para 25 vjetesh me plagoset babai ne pune shume rende dhe te gjithe i rrinim prane ne spitale; vjen perfaqesuesi i sugirmeve shendetesore dhe pyet mjekun; a do te qendroje shume ne spitale dhe ai pergjigjet qe po, do qendroje. Atehere ky i lutet qe te pershpejtohet vdekja e tij sepse shpenzimet do te jene te medha dhe babai pas tre ditesh vdiq. Nuk eshte rast i vetem, por per te mos shpenzuar parate, pavaresisht se percaktohej me ligj (formalisht), nuk vlente jeta e njeriut. Shiko ç’behet ne Tirane, dalin hapet dhe thone: do vrasim po s’na dhate pushtetin se populli vuan! te gjithe keta qe shkruajne per mire apo per keq nuk eshte se luftojne per njerezit, por per vete te shtojne perfitimet sepse ne demokraci nuk ka pergjegjesi per ato qe ben. Edhe mund te vrase pushteti, po mbron institucionet dhe jo karriken e tij! Prandaj i thoni zonjes se ku i ka ngele qejfi, aman, ti lutemi diktatorit mbase ja ploteson.

    Reply to this comment
  6. ALBAN DEGA June 5, 00:42

    KREJT BOTA SUNDOHET NGA KRYETAROKRACIA

    – Shqiperia nuk mund te beje perjashtim nga ky rregull universal Zonja Irena Beqiraj!

    – Thembra e Akilit te Shqiperise nuk eshte
    Kryetarokracia por SaLikekracia qe rrenuan zemren, shpirtin dhe thelbin e nje shteti, shtyllen kurrizore te tij shtetin ligjor …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne shtetet me sistem presidencial kryetar i eshte Presidenti.
    Presidenti eshte kryetar shteti. Vete fjala President me shqip perkthehet kryetar!
    Ne shtetet me sistem parlamentar kryetar de facto, i vertete eshte kryeministri..
    Vete fjala kryeminister do te thote kryetar i ministrave ose i pari i ministrave sipas gjuheve neolatine dhe anglosaksone qe e shqiperoi sic dinte vetem ai mendjendrituri Fan S. Noli !
    Thembra e Akilit te Shqiperise nuk eshte
    Kryetarokracia, por SaLikekracia qe rrenoi zemren, shpirtin dhe thelbin e nje shteti, shtyllen kurrizore te tij – shtetin ligjor … ku si Presidenti, Kryeministri, Ministri, kryetar i Partise apo kryeplaku e fshatari me i thjeshte jane te barabarte perpara ligjit e jo para Luigjit te 14-te alias Saliqit te pare !
    E kete objektiv strategjik e qellim ka pikerisht Reforma ne Drejtesi, Vetingu, SPAK-u dhe Byroja Kometare e Hetimit per cka meriten kryesore ne keto 106 vjet e ka Edvin Kristaq Rama i cili e rrezikoi seriozisht karriken, kryetarllekun e tij dhe kolltukun e Kryeministrit!
    Eshte kjo kryesresyeja e te gjithe aresyeve Pse ai dhe qeveria e Partia e tij jane bere objetkti dhe subjekti kryesor i terbimut, cmendurise deri me vetvrasje te Bandes se Gangstereve te SaLikekracise, cka e shprehen krejt hapur te dy Padrinot e kesaj “ Mafia te dale krejt jashte kontrollit “ Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putanini dhe Like Flori Bllok Lalezi duke na kujtuar edhe vetvrasjen e Salvador Allendes se Kilit ne fundin e Botes.
    Rastesi !?
    Aspak … Shprehje e qarte e luftes se tyre per jete a vdekje, e luftes se tyre dhe krejt Bandes se Gangstereve politike, biologjike dhe oturako-mediatike per mbijetese, per qe sic ka percaktuar Darvini i madh eshte luftes me e eger, eshte lufta per koken !
    Nje shtet pa shtet ligjor nuk eshte shtet!
    Nje shtet pa ligj e drejtesi, per me teper me antiligj e antidrejtesi eshte zallamahi !
    Shteti demokratik, demokracia, sundimi ose Pushteti i Popullit, domethene Ne Populli Me Popullin Per Popullin e ka zemren, shpirtin, trurin pra pultin e komandinit te cdo ingranazhi, pultin komandues jetesor te cdo qelize te tij prej Ligji e Drejtesie te barbarte per cdo qytetar e shtetas te tij.
    Pra nuk calon mushka xanxare e politikes shqiptare nga kryetarokracia qe e ka gjithe Bota, por nga autokracia, nga mungesa, degjenerimi dhe rrenimi i shtetit ligjor, i shtetit te se drejtes pa te cilin as ka pasur as mund te kete demokraci funksionale as reale, nuk mund te kete demokraci te vertete !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 5, 13:09

      unë thashë se kishe shkuar në p…. të satëme ti o degë!?
      por ti qënke akoma gjallë!
      pthu gjë e keqe!vështirë të të shmangësh!!
      je me të vërtetë një copë idioti i jashtëzakonshëm!!
      hale dega,alban jo e jo por as hamdi nuk ja vlen me të thirr!!

      Reply to this comment
      • Ndoc Rroku prej Patoku June 5, 23:04

        KY ESHTE NIVELI KULTURA QYTETARIA
        E MERCENAREVE TE OTURAKUT TE SALEH RAMOLLAH AJATOLLAH MILLOSH PUTANINIT !

        Albani kurre nuk ka shkuar me nenen tende!
        Nuk i honeps ato qe pjellin bastarde si puna jote Anticensure

        Reply to this comment
  7. Heretiku June 5, 02:32

    Burri i shtetit eshte produkt i nje ambienti shoqeror relativisht te evoluar,. Ne te kundert, dalin ( dhe jane me shumice ) burreca shteti. Shqiperia eshte nje nga shembujt e ketij fenomeni, nuk eshte “faji” i atyre “lumpeneve” shteti, qe shfaqen ne skenen shqiptare, eshte vete gjindja shqiptare ne shumice, qe ka nje stad zhvillimi social shume te ulet dhe eshte rrjedhoje logjike te nxjerre “plehra shteti”. Keta te fundit, jane as me shume e as me pak, veçse pasqyre e ambjentit qe i prodhon.
    Le te marrim zgjedhjet, kush thote qe ne keto te fundit marrin pjese “zgjedhesa”, ben, si i thone fjales, te shkrije gazit edhe pulat. Ne Shqiperi nuk ka zgjedhesa, ka vetem fansa partie ( si fansa ekipesh sportive, aktoresh, kengetaresh etj.), qe ndjekin qorrazi te parin e partise. Ne rast se ky i fundit sot thote apo ben diçka dhe pas pak kohe ben nje kthese 180°, me nje fjale ben apo thote te anasjellten e asaj te pak muajve, a javeve me pare, fansat e partise, ne emrin e “patriotizmit” partiak e ndjekin pa as me te voglin reflektim; pa e vrare mendjen ( qe ta vrasesh mendjen, duhet ne rradhe te kesh mendje ), se ajo qe bejne mund te kete pasoja negative per jeten e tyre apo te pjellave te tyre.
    Sot shqiptaret i ngjajne atij qe ja kane kapur koken me dere, ngado qe te kthehen apo vertiten kane te bejne me plehra apo super plehra shteti, dhe kjo nuk eshte rastesi, por ( e perseris ) eshte rezultat i nivelit te tyre mental, psiko-fizik, moral, karakterial, njerezor, qytetar etj. Cfare mbjell, ate korr – thote nje proverb; prandaj eshte e kote te pretendosh te korresh grure kur ke mbjelle hislla, sepse aq mund te besh.

    Reply to this comment
  8. AS ROMA June 5, 03:09

    Basha MASKARA dhe Rama BATAKÇI !!! Mos harroni edhe KRYEHAJDUTIN dhe “TELENDARIN e LAGJES” Petrit KUSAR Vasilin , PLAKUN MATUF HAJDUT që i ka bërë MINISTRITË COPA-COPA me të VJEDHUR , kur i drejtonte ato !!!! Petriti i Famshëm i HAJDUTËRISË së Leshit tê Likes !!!!! Petrit HAJDUT Vasili ARKITEKTI i KORRUPSIONIT SHTETËROR 29 VJEÇAR në SHQIPËRI !!!! Petriti i ZI i LSI , që USA , DASH dhe FBI , e kanë futur tek LISTA e ZEZË e KRYEHAJDUTËVE me RREZIKSHMÈRI GLOBALE për NJERËZIMIN dhe BOTËN , prandaj edhe SHBA , NUK i Pranon PARATË e VJEDHURA të Petritit të LSI , të Shpenzohen në AMERIKË , sepse ato LEK dhe $ DOLLARE , janë PARA të VJEDHURA dhe janë GJAKU , DJERSA dhe SHPIRTI i SHQIPTARËVE , që Petrit HILEQARI dhe GRABITQARI , ja u ka ZHVATUR në mënyrë BANTITESKE !!

    Reply to this comment
  9. ALBAN DEGA June 5, 03:20

    Mendime dhe fakte

    KRYETAROKRACIA APO SALIKEKRACIA?

    – Krejt Bota sundohet nga Kryetarokracia qe nga familja e deri tek superfuqia.

    – Shqiperia nuk mund te beje perjashtim nga ky rregull universal !

    – Thembra e Akilit te Shqiperise nuk eshte Kryetarokracia por SaLikekracia qe rrenuan zemren, shpirtin dhe thelbin e nje shteti, shtyllen kurrizore te tij shtetin ligjor …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne shtetet me sistem presidencial kryetari eshte Presidenti.
    Presidenti eshte kryetar shteti. Vete fjala President ne shqip perkthehet kryetar!
    Ne shtetet me sistem parlamentar kryetar de facto, i vertete eshte kryeministri..
    Vete fjala kryeminister do te thote kryetar i ministrave ose i pari i ministrave, sipas gjuheve neolatine dhe anglosaksone, qe e shqiperoi sic dinte vetem ai mendjendrituri Fan S. Noli !
    Thembra e Akilit te Shqiperise nuk eshte Kryetarokracia, por SaLikekracia qe rrenoi zemren, shpirtin dhe thelbin e nje shteti, shtyllen kurrizore te tij – shtetin ligjor … ku si Presidenti, Kryeministri, Ministri, kryetar i Partise apo kryeplaku e fshatari me i thjeshte jane te barabarte perpara ligjit e jo para Luigjit te 14-te alias Saliqit te pare !
    E kete objektiv strategjik e qellim ka pikerisht Reforma ne Drejtesi, Vetingu, SPAK-u dhe Byroja Kometare e Hetimit per cka meriten kryesore ne keto 106 vjet e ka Edvin Kristaq Rama i cili e rrezikoi seriozisht karriken, kryetarllekun e tij dhe kolltukun e Kryeministrit!
    Eshte kjo kryesresyeja e te gjithe aresyeve pse ai, qeveria e Partia e tij jane bere objekti dhe subjekti kryesor i terbimit, cmendurise deri me vetvrasje te Bandes se Gangstereve te SaLikekracise, cka e shprehen krejt hapur te dy Padrinot e kesaj “ Mafia te dale krejt jashte kontrollit “ Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putanini dhe Like Flori Bllok Lalezi duke na kujtuar edhe vetvrasjen e Salvador Allendes se Kilit ne fundin e Botes.
    Rastesi !?
    Aspak … Shprehje e qarte e luftes se tyre per jete a vdekje, e luftes se tyre dhe krejt Bandes se Gangstereve politike, biologjike dhe oturako-mediatike per mbijetese, per ekzistence, qe sic ka percaktuar Darvini i madh eshte lufta me e eger, eshte lufta per koken !
    Nje shtet pa shtet ligjor nuk eshte shtet!
    Nje shtet pa ligj e drejtesi, per me teper me antiligj e antidrejtesi eshte zallamahi !
    Shteti demokratik, demokracia, sundimi ose Pushteti i Popullit, domethene Ne Populli Me Popullin Per Popullin e ka zemren, shpirtin, trurin pra pultin e komandimit te cdo ingranazhi, pultin komandues jetesor te cdo qelize te tij prej Ligji e Drejtesie te barbarte per cdo qytetar e shtetas te tij.
    Pra nuk calon mushka xanxare e politikes shqiptare nga kryetarokracia qe e ka gjithe Bota, por nga autokracia, nga mungesa, degjenerimi dhe rrenimi i shtetit ligjor, i shtetit te se drejtes pa te cilin as ka pasur as mund te kete demokraci funksionale as reale, nuk mund te kete demokraci te vertete !
    E si mund te pretendojme te kemi burra shteti apo gra shteti, Zonha te Helurta, kur nuk kemi shtet te vertete, shtetin ligjor !
    Te pretendosh nje gje te tille eshte njesoj si te kerkosh qiqra ne hell! E pamundur!
    Nese Edi Rama do te kurorezoje me sukses Reformen ne Drejtesi dhe jeteson organet e saj, atehere ai do te futet ne historine e Shqiperise si burre shteti dhe babai i shtetit te pare ligjor shqiptar perkrah Babait te Pavaresise zyrtare te saj, Ismail Qemal Vlores !

    Reply to this comment
  10. ALBAN DEGA June 5, 04:30

    Mendime mbi fakte

    KRYETAROKRACIA APO SALIKEKRACIA?

    – Krejt Bota sundohet nga Kryetarokracia qe nga familja e deri tek superfuqia.

    – Shqiperia nuk mund te beje perjashtim nga ky rregull universal !

    – Thembra e Akilit te Shqiperise nuk eshte Kryetarokracia por SaLikekracia qe rrenuan zemren, shpirtin dhe thelbin e nje shteti, shtyllen kurrizore te tij shtetin ligjor …

    – Total Failure…E kane kunder edhe Zotin vet… !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne shtetet me sistem presidencial kryetari eshte Presidenti.
    Presidenti eshte kryetar shteti. Vete fjala President ne shqip perkthehet
    Ne shtetet me sistem parlamentar kryetar de facto, i vertete eshte kryeministri..
    Vete fjala kryeminister do te thote kryetar i ministrave ose i pari i ministrave, sipas gjuheve neolatine dhe anglosaksone, qe e shqiperoi sic dinte vetem ai mendjendrituri Fan S. Noli !
    Thembra e Akilit te Shqiperise nuk eshte Kryetarokracia, por SaLikekracia qe rrenoi zemren, shpirtin dhe thelbin e nje shteti, shtyllen kurrizore te tij – shtetin ligjor … ku si Presidenti, Kryeministri, Ministri, kryetar i Partise apo kryeplaku e fshatari me i thjeshte jane te barabarte perpara ligjit e jo para Luigjit te 14-te alias Saliqit te pare !
    E kete objektiv strategjik e qellim ka pikerisht Reforma ne Drejtesi, Vetingu, SPAK-u dhe Byroja Kometare e Hetimit per cka meriten kryesore ne keto 106 vjet e ka Edvin Kristaq Rama i cili e rrezikoi seriozisht karriken, kryetarllekun e tij dhe kolltukun e Kryeministrit!
    Eshte kjo kryesresyeja e te gjithe aresyeve pse ai, qeveria e Partia e tij jane bere objekti dhe subjekti kryesor i terbimit, cmendurise deri me vetvrasje te Bandes se Gangstereve te SaLikekracise, cka e shprehen krejt hapur te dy Padrinot e kesaj “ Mafia te dale krejt jashte kontrollit “ Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putanini dhe Like Flori Bllok Lalezi duke na kujtuar edhe vetvrasjen e Salvador Allendes se Kilit ne fundin e Botes.
    Rastesi !?
    Aspak … Shprehje e qarte e luftes se tyre per jete a vdekje, e luftes se tyre dhe krejt Bandes se Gangstereve politike, biologjike dhe oturako-mediatike per mbijetese, per ekzistence, qe sic ka percaktuar Darvini i madh eshte lufta me e eger, eshte lufta per koken !
    Nje shtet pa shtet ligjor nuk eshte shtet!
    Nje shtet pa ligj e drejtesi, per me teper me antiligj e antidrejtesi eshte zallamahi !
    Shteti demokratik, demokracia, sundimi ose Pushteti i Popullit, domethene Ne Populli Me Popullin Per Popullin e ka zemren, shpirtin, trurin pra pultin e komandimit te cdo ingranazhi, pultin komandues jetesor te cdo qelize te tij prej Ligji e Drejtesie te barbarte per cdo qytetar e shtetas te tij.
    Pra nuk calon mushka xanxare e politikes shqiptare nga kryetarokracia qe e ka gjithe Bota, por nga autokracia, nga mungesa, degjenerimi dhe rrenimi i shtetit ligjor, i shtetit te se drejtes pa te cilin as ka pasur as mund te kete demokraci funksionale as reale, nuk mund te kete demokraci te vertete !
    E si mund te pretendojme te kemi burra shteti apo gra shteti, Zonja te Helurta, kur nuk kemi shtet te vertete, shtetin ligjor !
    Te pretendosh nje gje te tille eshte njesoj si te kerkosh qiqra ne hell! E pamundur!
    Nese Edi Rama do te kurorezoje me sukses Reformen ne Drejtesi dhe jeteson organet e saj, atehere ai do te futet e mbetet ne historine e Shqiperise si burre shteti dhe babai i shtetit te pare ligjor shqiptar perkrah Babait te Pavaresise zyrtare te saj, Ismail Qemal Vlores !
    Eshte kjo aresyeja kryesore qe Kapot e “ Bandes se Gangstereve” dhe Padrinot e “ Mafias krejt jashte kontrollit” Sali Berisha dhe Ilir Meta me kryebanditetet e kryemafiozet e tyre politike, biologjike, Oturako-mediatike ne bashkepunim me Beogradin, Athinen e Nenen e tyre Perandorine e Djallit Putanin, e kane kthyer Edi Ramen ne tabelen kryesore te qitjes dhe nuk lene krim pa bere e mjet pa perdorur per ta permbysur me cdo kusht bashke me Reformen ne Drejtesi.
    Mision i pamundur !
    Disfate e garantuar!
    Deshtim i plote…. Total failure!
    Harrojne te gjoret se ajo Reforme strategjike dhe jetike per shqiptaret e Shqiperine ka mbrapa perkrahjen e plote dhe mbeshtetjen e lidershipit te aleateve tane strategjike SHBA-se, Gjermanise, Britanise se Madhe dhe mbare BE-se dhe NATO-s!
    Jo vetem ato, por edhe te 95 per qind te shqiptareve dhe aspiratave te tyre si asnje popull e komb tjeter:
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Ameriken demokratike !
    Sic e keni pare me syte tuaj vellezer e motra shqiptare e kane kunder edhe vete Zotin qe ua pshurri protesten e fundit me rreke shiu pa pushim, me bereqet per ju e Shqiperine !

    Reply to this comment
  11. DRENICA E KUQE June 5, 06:18

    Me keqardhje te madhe por kjo qe po ndodh me shqiptaret dhe qe eshte ne krye te Shqiperise e shqiptarve gjithandej – eshte vetem kurvarokraci!…
    Medet e medet!!!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  12. ppa June 5, 06:33

    Ne gjithe kete zallamahi qe trajton prej kohesh DITA e A.Dades per PS dhe Rilindjen, harron nje gje te thjeshte – nuk jane militantet ,qofte ata te pd, pd , lsi etj qe percaktojne voten, por pjesa e pangazhuar e elektoratiti rreth 30 % ; kjo fashe aktualisht eshte me E.Ramen dhe E.Veliaj, qe shkojne perpara ….prandaj misioni i A.Thanos si instrument i Dade & Co. apo mbetje te tjera si A.Nesho, A. Malaj, P.Milo pse jo dhe rioshi D.Bushati apo kjo e paafta Beqiri, kane te drejte te ndsrtojne kauzen / partine e tyre…

    Reply to this comment
  13. hasani June 5, 08:47

    Kjo zonja bente mire te fliste atehere kur ishte ne pushtet dhe kishte edhe te drejten e ndikimit ne hartimin dhe kryerjen e reformave, se nuk ishte pak por zv/ministre e financave. E cfare vlere kane tani fjalet e saj, sa per te thene se e dinte se nuk duhej vepruar keshtu, po perse nuk veproj? Apo edhe kjo si dhe bushati, te cilet ishin ne kupolen drejtuese te shtetit dhe tani dalin e bejne verejtje per punen e shtetit. Kujt ja thone keto, vehtes apo kujt???

    Reply to this comment
  14. ETHEM LALAJ June 5, 09:13

    D I T A..BEN MIRE QE BOTON SHKRIME TE TILLA EDHE NGA SOCIALISTRT QE JANE NXJERRE NGA RRESHTI SAJ QE NUK DIHET PERSE,SI PUNA E BEN BLUSHIT ARTA DADES,IRENES,ETJ.
    -NUK SHKRUHET SAKT SE KU KA GABUARE KM RAMA,BESOJ DO E THOT NESER.TE PAKTEN TE THUHEJ SE AI NUK KA VRARE NJERZ DHE SE NUK KA DOSJE TE MBYLLURA ME PROCEDURE.SHPIFJE E SAJESA TE TIPIT “BABALE” KA SHUME.
    -QE PER GJITHSHKA VENDOS PARTIA,KRYETARI..KJO KA QENE ESHTE DHE DO TE JETE.SIDOMOS NE KUSHTET TONA KUR SISTEMI MUK ESHTE KUPTUARE FARE DHE DREJTUESIT E PARTIVE JAN KTHYER NE UJK PER TE SHQYER KUNDERSHTATIN POLITIK.
    -IRENA ME PARE SE TI TURREJ RAMES SE NUK ESHTE EKONOMIST,TE NXIRTE NE PAHE ATA QE KAN VJEDHUR ME ZE E FIGURE,QE KAN VRARE MBI 20.000 NJERZ QE NGA 2 PRILLI 1991 SHKODER E DERI AZEM HAJDARI.
    -ZONJA TE NA TREGONTE SE SI RAMA E GJETI BUXHETIN NE 0.5 % DHE E RRITI NE 4.5 %.,ETJ.
    -RAMA ISHTE INISIATORI I REFORMES NE DREJTESI SI HALLKA ME E DOBET,ME E DEGJENERUAR NE 30 VJET,KU VAZHDOJNE TE MOS DENOHEN TE GJITHE ATA QE JANE PASURUAR NE KURRIZ TE POPULLIT DHE PASI TE DENOHEN TU SEKUESTROHET PASURIA E KJO TE KALOI NE BUXHET.
    -SE NUK ESHTE FAI I RAMES QE ARDIAN FULLANIT JU VODH BNKA E NUK MBAJTI PERGHEGJSI,PERKUNDRAZI MORI NJE THES ME PARA TE POPULLIT.
    -NJE RAST NGA JETA IME ” NE 1963-ME IKU PA LEJE SHOFERI USHTAR DHE BERI AKSIDENT-PLAGOSJE.PER SHOFERIN NUK U MOR ASNJE MASE,NDERSA MUA MU DHA VREJTJE E RENDE..E ME VON TRASFERIM NE NJE DETYRE ME TE ULTE..” ISHTE MASE E DREJTE.PSE: MAKINA ME ISHTE DHEN MUA PER TE KRYERE DETYREN,SHOFERIN DUHET TA EDUKOJA UNE QE TE MOS THYENTE LIGJIN..PIKE.
    -KM RAMA:
    1-DUHET TE VEI ME MIRE NJERZIT NE PUNE.
    2.TE PASTROI ADMINISTRATEN NGA MEDIOKRIT ME DIPLLOMA PLAGJIATURE..
    3-KA NE PUNE SHUME TE PD+LSI QE PO I NXJERRIN BOJEN BASHKIVE DHE QEVERISE..!
    4-TE MOS MBAJ TE FSHEHUR OLIGARKET E SALIUT SI TROPOJANI BASHKIM ULAJ QE KRIJOI KATRAUREN NE UNAZEN E RE,KU FIET E KORRUPSIONIT LIDHEN PERTEJ OQEANIT SI NAFTA E BALLSH-PATOZ-MARINZES,KU KJO PO VAZHDON TE VARFEROJ EKONOMIN E VENDIT TONE QEKURSE REZART TAÇI VODHI E BREDH I LIRE.
    5-TE NXJER NGA VARRI M.FRASHRIN E TE SHEMB BUSTIN E AHMET ZOG TRADHETARIT-HAJDUT.TE TJERAT JANE SHPIFHE,POLITIKE.
    -NESE NUK BEHET DREJTESIA QE DUHET QE TE FUT NE BURG TE KORRUPTUARIT E SHEKULLIT ME VILA ME 11 WC-1 PER MACET-KY VEND NUK BEHET.PIKE.Nga ushtaraku madhor mallakastriot jo anonim.

    Reply to this comment
  15. Dogana the Paraja June 5, 09:19

    Tani i erdhi zeri Irena Beqiraj ?

    Ah, moj Drejtoreshe e Doganave Irena Beqiraj,
    Po pse nuk ja ke thene me pare, drejtt e ne sy Rames, te gjitha keto?

    Ke mbajtur poste të rëndësishme në qeverisjen e Ramës, si zv.ministre, Drejtoreshë e Doganave dhe këshilltare e Kryeministrit.

    Reply to this comment
  16. Nje shqiptar June 5, 09:24

    Irena Beqiraj ka mendime shume me vlere per zhvillimin e metejshem te rendit demokratik ne vendin tone. Per realizimin e ndryshimeve politike ne radhe te pare duhet te zgjohet nje popull i tere qe po flen gjume edhe sepse po i vjedhin pronen e tij, duhet te veproje sistemi i drejtesise qe po del i lodhur nga Vettingu, duhet qe reformat te diskutohen dhe te perkrahen masivisht nga mediet televizive dhe te shkruara,duhet te binden te gjithe qe te paguajne taksat, duhet…duhet…. Nuk eshte vetem Edi Rama qe mund te beje ndryshimet e duhura ne rendin politik dhe veçanerisht ne keto momente qe opozita kerkon te rrezoje me protesta, jashte parlementit, pushtetin e PS ne bashkitet si dhe qeverine. Ndryshimet duhet te behen me konsultime te tere forcave politike te vendit qe nuk u ulen asnjehere ne nje tavoline per te gjetur rrugen e duhur per zhvillimin e Shqiperise, por jane ulur kurdohere vetem per te siguruar nje cope te tepsise.

    Reply to this comment
  17. lejlek June 5, 11:50

    Per mendimin tim personal , me gjithe rrespektin per intelektualen z Beqiri mendojse: nuk duhet ngaterruar udheheqesi i shtetit politikan ( sidozot Edi si politikan pedagog i liceut piktor ne profesion) me politiken ekonomike te shtetit shqiptar .
    politika ekonomike eshte atributi i mendimtareve ekonomike e finaciere ne bashkepunim me shkencetaret e te gjithe fushave mbare shqiptare kudo qofshin ne rruzullin tokesor me gjak shqiptari.
    Pse po tjerr do me thote dikush.
    Cfare rruge kane ndjekur shtete moderrne per punesimin e te rinjeve te tyre dhe po marrin edhe bijte tane???Z Beqiri mund te flase me gjuhen e ekonomistes por nese studjohet rruga e japonezeve, hollandezeve , koreaneve jugore, izrealiteve ne mes te shkembinjeve me nje ekonomi per tu patur zili ne disponojme resuse sa te gjithe keto vende te marre se bashku.
    Ekonomine e vendit e cojne perpara vetem njeres me mendime te medha , jo te shkruajne libra e te perrallisin akoma per Envere ashtu si merrej per baze dikur 1938ta .
    Bijte e bijat tona jane te zgjuar dhe te bukur….kete e kane pare te huajt dhe tani qe lindjet jane te pakta shume shpejt ketu do te kemi vetem pleq.dhe femije nen tetembedhjete vjec.

    Reply to this comment
  18. Buda June 5, 12:10

    Nje interviste me vlere e botuar ne nje kohe pa vlere!

    Reply to this comment
  19. MH June 5, 12:27

    Politika shqiptare majtas,djathtas qender asht origjinal si vershimi i prronit ne shtergate.Shtergata politike nuk po ka tesosur e mberthyer ne interresa personale,ne klane dhe e detyruar ti sherbej agjenturave te huaja.Mileti pret te pushoj stuhija me shprese se kjo dite do te vije edhe pse po vonon.

    Reply to this comment
  20. MH June 5, 12:53

    Nuk kam ndermend te telexoj.
    Mos na shitni filozofira qe biejn ndesh cdo orvajtje dhe deshire qe kerkon cdo njeri.
    Pushteti asht aq i embel sa ne Shqiperi gezojne afer apo mbi 100 parti.Te gjitha per pushtet.
    Jo vetem jane gjera qe i kemi ndigju dhe vashdojme ti ndigjojme.Por dashuria per pushtet asht sintome cdo frymori njerezor.Bile dhe ti vete gjithe kete shkrim e ban per pushtet.Kur Berisha nuk leshonte karrigen e pushtetit dhe vriste 4 veta te pa kurrfare fajit ne diten plot dielle me 21 janar 2011.

    Reply to this comment
  21. Jimi June 5, 12:55

    Z. Beqiraj, kete mendje e kishe para, apo pas postit te zv/ministres, nuk po them drejtoreshes se doganave?

    Reply to this comment
  22. Posht hajduteria! June 5, 13:23

    Doli një zë real në PS por ky zë ka vlerë në forumet e kësaj partie ku sarahoshit Edi Rama dhe bandës së hajdutëve që ai drejton tu tregohet vendi, ai nuk është një kryetar partie që ka gabuar por një njeri që do të qeveris për të vjedhur për familjen e tij,për fisin e tij, për vehten e tij, që njerzit e tij brez pas brezi të rrojnë si trashgimtarë të një familje mbretërore dhe për këtë synim , mbasi i hedh ndonjë kockë bashkpuntorëve të tij të ripjelljes socialiste, ai haptazi, pa u turpëruar e trëmbur aspak, me anë të konçesioneve dhe PPP të fundit, do të realizoj ëndrrën e tij, krijimin e dinastisë financiare miljardere Rama që të mos ngelet prapa dinastisë Berisha, Nano dhe Meta.
    Zonja Irena, Edi Rama nuk është njeri që ka gabuar, ai si edhe Sali Berisha, Fatos Nanua, Ilir Meta janë njerëz që me ndërgjegje luajnë rolin e tyre si hajdutë profesionistë në kuptimin më të flliqur të kësaj kategorie njerzore, dhe, me dinakrinë e tij, po mashtron jo vetëm PS por një popull të tërë duke i vjedhur edhe qindarkën e fundit. A e keni vënë re që ai tymin e molotovëve e fishekzjarrëve të opozitës e quan si një rast fatlum që nën mbulimin e këtij tymi dhe zhurmave të protestave të opozitës, të bëj vjedhjet e radhës të tipit konçesione rrugësh ku një cm rrugë kushton miljona. Në qoftë se PS ka burra e gra me integritet ndalojeni këtë njeri të rrezikshëm për fatet e kombit dhe atdheut sa nuk është vonë, të jeni të sigurtë që po shpëtuam nga Edi Rama, do të shpëtojmë dhe nga flliqësirat e opozitës, sepse është Edi Rama që mban gjallë dhe ushqen kauzën e hajdutëve ordiner të opozitës. Një qeverisje normale e PS, do t’ na kishte shpëtuar me kohë nga riciklimi në politikë i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.E keqja e këtij vendi është Edi Rama, ai është hallka që duhet këputur për të shpëtuar nga zinxhiri 30 vjeçar i poshtërsive të PD, LSI dhe PS.

    Reply to this comment
  23. Alberti June 5, 13:31

    Mendoj se Shqiperia ka nevoje imediate qe te drejtohet nga nje ekspert ekonomie. Qofte ky autokrad, demokrat, liberal a sido qofte. Me nje ekonomi te qendrueshme nuk bien ne sy kryetokracite. Me nje ekonomi ne krize si kjo e sotmja edhe me ar te jete veshur Rama nuk ke c’e do.

    Reply to this comment
  24. Burrat e Irenes June 5, 15:53

    Nuk e di si ka fytyre qe jep mend nje “intelektuale” si Irena Beqiraj. Bashkemoshataret e saj e dine si e ka mbaruar fakultetin dhe ja bejne me dije sa here “jep mend”. Kjo ishte partizania dhe promovuesja me e madhe e PPP-ve. Gjoja kjo na shiste si shpikje por qe ne fakt Evropa e ka hedhur e poshte prej dekadash.
    Do ishte me mire te merrnin ne interviste dhe ti benit publicitet ndonje intelektuali dhe jo niveleve si kjo Irena.

    Reply to this comment
  25. Alban Dega June 5, 17:29

    NJE VEREJTJE VELLAZERORE

    Eshte nje praktike e murenjohur ne gazetarine boterore qe lajmet, kronikat, analizat perditesohen, pasurohen dhe redaktohen hap pas hapi.
    Aq me teper ne gazetat online.
    Pasi shterohen dhe nuk ka ndryshme te tjera atehere lihet ne faqe vetem varanti i fundit, perfundimtari.
    Dy variantet e para kane pesuar gabime drejtshkrimore te shkaktuara edhe gjate postimit pasi versioni shqip ne IPhone eshte shume me dobet se gjuhet e tjera kryesore.
    Prandaj do tu lutesha vellazerisht mideratoreve tuaj te lene ne faqe vetem versionin e fundit te cdo komenti dhe heqin ato paraprake . Eshte nhe pune qe merr vetem 3 sekonda .
    Faleminderit per mirekuptimin !

    Reply to this comment
  26. qytetar June 6, 09:39

    Kte nusen duhet ta marrim partizone,qe te bej la e me la pasi qenka fort e qut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*