Në Paris do të ndërtohet ferma më e madhe urbane në botë, e gjitha mbi një pallat

August 13, 2019 20:59

Në Paris do të ndërtohet ferma më e madhe urbane në botë, e gjitha mbi një pallat

Një fermë e vërtetë, 14 mijë metra katror do të hapet në Parisin jug perëndimor, vitet e ardhshme.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, përveçse bëhet fjalë për një fermë mbi çati që me përmasat e saj do të jetë më e madhja e llojit në botë. Ferma ndodhet mbi plot gjashtë kate ndërtesë, në zemër të kryeqytetit francez.

Dhe kjo duket se është bujqësia e të ardhmes, dhe veçanërisht në Paris, të mbjellat mbi çati mund të shihen ngado.

Aktualisht, ferma 14 mijë metra katrorë është në ndërtim e sipër dhe parashikohet që të hapet në pranverë të 2020-s ku mendohet të rriten më shumë se 30 lloje të ndryshme bimësh.

Nga kjo fermë do të prodhohen rreth 1 mijë kg fruta e perime çdo ditë, në kulmin e sezonit. Për të do të kujdesen rreth 20 kopshtarë duke përdorur metoda tërësisht organike.

Qëllimi është që ferma të shndërrohet në një model global.

Ajo do të ketë edhe restorantin e saj dhe një bar me kapacitet prej rreth 300 personash si dhe është e panevojshme të thuhet se menuja do të mbajë produkte sezonale të rritura në vend.

 

l.h/ dita

August 13, 2019 20:59
Komento

1 Koment

  1. jo per gje... August 14, 20:15

    Une atje do shkoj te hà, do marre me vete dhe Ilirin e Moniken, se ta s’ka çizme, po ashtu dhe Lulezimin, po gruan e Lulezimit nuk e marr dot se ajo nuk ka nenshtetesi shqiptare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*