Në përmbylljen e një teme që nuk mbyllet

April 26, 2018 23:38

Në përmbylljen e një teme që nuk mbyllet

Bedri Islami

Për tri ditë me radhë, në DITA jam përpjekur të shfaq mendimin tim, sado modest, lidhur me raportet e luftës dhe të pasluftës në Shqipëri, me shfaqjet dhe kundërshfaqjet e një qëndrimi politik, thellësisht politik, ndaj historisë dhe kombit, ashtu si me ngritjen dhe rënien e vlerave.

Kam shfaqur dhe kam mendimin se ajo që ndodhi në pasluftë nuk e zbeh kurrë e nuk duhet të zbehë qëndrimin e vetëm të drejtë ndaj luftës antifashiste, e cila nuk u zhvillua vetëm në trojet ballkanike, por në të gjithë Europën e pushtuar, duke përfshirë, qoftë edhe nga larg, vende e shtete që nuk ndodheshin nën pushtim. Askush nuk mund t’i ikte dot asaj, sepse, duke qenë e përbotshme, ajo u bë vendi ku ndesheshin shpresat e jo vetëm një shteti apo disa shteteve, por e të gjithë botës: në fund të fundit ishte luftë ndaj fashizmit , si ideologji, si praktikë dhe si shkatërrim i vlerave njerëzore. Në fillimin e luftës antifashiste dhe gjatë saj, askush nuk fliste për shkatërrimin e komunizmit, pasi, jo vetëm ishin në aleancë me të, por edhe se rezistenca më e qëndrueshme do të vinte pikërisht nga perandoria komuniste e BS. Kështu, në fund të Konferencës së Teheranit, populli amerikan nuk pa asgjë jo të zakonshme në konkluzionet që dha Presidenti Rusvelt për arritjet e saj, nëpërmjet një vlerësimi personal të diktatorit sovjetik: “Unë mund të them se shkuam mirë me Mareshalin Stalin. Ai është një njeri, tek i cili kombinohen një vendosmëri kolosale e palëkundur me një humor të shëndoshë e të mirë. Mendoj se ai është përfaqësues i vërtetë i zemrës dhe shpirtit të Rusisë; dhe unë besoj se ne do të shkojmë shumë mirë me të dhe me popullin rus – vërtet shumë mirë“.

Shqipëria asaj kohe vetëm sa ia kishte dëgjuar emrin Stalinit dhe komunistët shqiptarë që kishin qenë në Rusi, si njerëz të Kominternit, kur ishin kthyer në Shqipëri, jo vetëm kishin vazhduar rrugën e tyre të mëhershme, por kishin qenë edhe bartësit kryesorë të fazës së parë, krijimit të PKSH-së. Koço Tashko është një shembull. Sejfulla Malishova një tjetër. Më herët kishte qenë Ali Kelmendi.

Jam ende i mendimit se Shqipëria nuk do të kishte qenë pjesë e Lindjes Komuniste, nëse liderët e antifashizmit do të kishin qenë njerëz me të shkuar atdhetare, ish të mërguar politikë antizogistë apo statura të njohura politike e ushtarake të Zogut që kishin ende emër dhe fuqi pas vetes. Po ashtu, nuk do të kishte qenë pjesë e kësaj Lindje, nëse shtetet perëndimore, që në fillim nuk do i njihnin asaj dy gjëra themelore: pandryshimin e kufijve të saj, çka kërkohej vazhdimisht nga qeveria greke dhe ndaj të cilave toleranca politike angleze ishte e dobët dhe, vendosjen e unit properëndimor në fushat e bisedimeve të gjata.

Henry Kissinger, diplomati i njohur ka shkruar se:

“Në tetor 1944 Çërçilli ndërmori një veprim pothuaj vetëmohues për të zgjidhur drejtpërdrejt me Stalinin të ardhmen e Evropës Lindore. Gjatë një vizite në Moskë, e cila zgjati tetë ditë, Çërçilli bëri një skicë për zgjidhjen e sferave të influencës dhe ia dha Stalinit. Në të ai parashikonte një ndarje të sferave me përqindje, duke marrë Britania e Madhe 90 për qind në Greqi dhe Bashkimi Sovjetik 90 për qind në Rumani dhe 75 për qind në Bullgari; Hungaria dhe Jugosllavia ishin ndarë nga 50 e 50. Stalini e pranoi në vend – megjithëse Molotovi, sipas traditës më të mirë sovjetike në shitjen e kuajve, hyri në dialog me idenë për të rritur përqindjet britanike…“.

Shqipëria nuk ishte askund në memorien e ndarjes së botës. Vetëm në fund, dhe kjo është më tepër anekdotë se sa e vërtetë, dikush u kujtua për Shqipërinë dhe ua la nga të mëdhenjtë e botës të shkonte njëlloj si Jugosllavia.

Forcat që e quanin veten nacionaliste, në fakt shumë prej tyre ishin kthyer në kolaboracioniste, nuk e kishin më fuqinë për të ndalur vërshimin e lëvizjes antifashiste. Ata kishin ende qëndrime meskine, krahinore, vetmburrëse dhe të largëta nga koha. Përfaqësuesi i Marka Gjonit, kur iu kërkesa për bashkimin e forcave, me mendjelehtësi të habitshme u përgjigj se “ju, toskët e kërkuat këtë, ju zgjidheni, edhe pse vriteni mes vedit; na, kur të vijnë koha e të dalin kah na, tash u tregojmë vendin, si ja treguam edhe turkut e kujtdo tjetër“. Bazi i Canës shkonte edhe më tej, duke u thënë anglezëve se “tash 500 vjet na, gegët, e kemi sundue jugun, tash i ka ardhë koha toskëve me na sundue ne, gegëve“.

Në fakt, ndarja e ndodhur në Mukje, më shumë se gjithçka tjetër ishte një ndarje e paralajmëruar, jo edhe aq nga vetitë ndarëse të shqiptarëve, se sa nga pushteti që po vinte. “Alibia“ e Kosovës ishte shashka politike e nacionale, pasi të dyja palët e dinin fare mirë se tjetërsimi i kufijve nuk mund të bëhej nën një regjim pushtues, që po ikte. Jugosllavia do të vazhdonte të ishte e përkëdhelura e perëndimit, megjithë krimet e pandëshkuara që po ndodhnin, sidomos mbi shqiptarët e kroatët, popullsitë e të cilave ishin trajtuar si mbështetëse të pushtimit gjerman. Jo vetëm që Jugosllavia nuk do të ngushtohej, por ajo do të zgjerohej mbi dy fuqi nazifashiste, si Hungaria, duke i marrë pjesë të mëdha të Vojvodinës, apo Italia, ku bregdeti kroat u çpopullua në një kohë të shkurtër nga italianët e dëbuar me dhunë, e, vetëm një çast historik e vendosi Triesten në shtetin italian.

Jugosllavia e Rankoviçit në pak vite zhduku rreth 42 mijë shqiptarë, një gjenocid i paparë pas luftës së dytë botërore, zhduku më shumë se kaq kroatë të njësuar si ustashë, eliminoi çetnikët serbë, edhe kur lidhjet familjare ishin të brezit të tretë….e përsëri, politikanë të së djathtës në Tiranë ende, edhe sot e kësaj dite, e quajnë regjimin e Titos më liberal se sa regjimi i Hoxhës. Ose nuk ja kanë haberin për çfarë ka ndodhur, ose diçka i ka detyruar t’i përmbahen kësaj teze, ku herë pas here mbështetet edhe e majta në Shqipëri.

Megjithatë, pavarësisht se ku qëndronte thelbi i vendosjes së një regjimi, kjo nuk ka të bëjë me atë që ndodhi pas luftës.

Trajtimi që iu bë Ballit Kombëtar, në bllok, pa ndarë mes tyre të përkushtuarit ndaj qëndresës si Hysni Lepenica, me të tjerë, që ishin thellësisht të fashistizuar, do të përbënte fillesën e një kalvari të gjatë në bllok, për të gjithë ata që, në një anë , ndoshta të gabuar,kishte pasur qëllime të tjera.

Familjet që e kanë përjetuar tmerrin e pas luftës , pavarësisht se cilës anë i kanë takuar më herët, nuk kishte pse të provonin mbi vete gjithë tmerrin që do të përcaktonte fizionominë e një regjimi. Vetëm ata, më mirë se kushdo tjetër e dinë ankthin, pasigurinë, drojën e çdo çasti kur mund të kishte një ndodhi, një ngjarje, një marrje nëpër natë dhe një internim të mundshëm.

Shumë vite më vonë, pas ngjarjes me babain tonë, e kam kuptuar pse muajt e parë të pas saj, nëna jonë rrinte deri në mëngjes në dritaren e shtëpisë që shikonte nga rruga dhe pse plaçkat tona të pakta ishin gjithnjë të grumbulluara. Megjithëse ishte një familje e lidhur me luftën, dhe, për të cilën, kishte sakrifikuar gjithçka, katër të vrarë në luftë dhe disa të internuar në kampet naziste; pasuri të shkrirë për njësitë e luftës, pasuri të dorëzuar në pasluftë për të ndërtuar shtetin e të gjithëve, përsëri ankthi qëndronte deri vonë , si një e papritur që mund të ndryshonte gjithçka në jetë.

Kampet e internimit kanë qenë pamja e frikshme dhe realiteti tragjik i një sistemi, të cilin askush nuk e shpëton dot nga e keqja që ngriti mbi jetët njerëzore.

Fise të tëra u shkulën nga vendlindja nga një njeri i vetëm që kishte qenë kundër pushtetit. Fëmijë të porsalindur merrnin përsipër mëkatet e një njeriu që nuk do e njihnin kurrë. Largimi i një tjetri nga vendlindja sillte shpërnguljen e dhjetëra të tjerëve drejt viseve të panjohura. Bashkoheshin në një kalvar të përbashkët ata që dikur kishin qenë me pushkë në faqe kundër njëri tjetrit; burgjet e rënda si Burreli u dukeshin atyre që vinin nga hetuesia e rëndë si gjysmë lirie, kujton Rahman Parllaku; Spaçi ishte mungesa e lirisë e shprehur në staturën e krimit.

Edhe kampi i internimit në Tepelenë është njëri nga dëshmuesit historikë të ngjarjeve që kanë ndodhur dhe që paraqitnin tiparet e porsanisura të një regjimi që kishte shpallur devizën e tij si diktaturë. Sado në kushte të rënda kishte qenë Shqipëria e pasluftës, ku ende buka kishte racionin e saj që shkurtohej, asgjë nuk e justifikon sjelljen ndaj një grupimi njerëzor që, edhe nëse kishte të fajshëm mes tyre, nuk mund të përgjithësohej dhe të dëbohej dhunshëm nga vendi i vet.

Kujtimet e atyre që i kanë përjetuar, sado të sakta të jenë, nuk sjellin kurrë ankthin e ndodhur, çastin e tmerrit dhe pasigurinë e së nesërmes.

Por kërkesa e një ish presidenti për të hedhur barrën e fajit mbi një brez të ri të politikës, që nuk ka asnjë lloj përgjegjësie mbi atë çka ka ndodhur është në fakt ripërsëritje e një mendësie ndarëse, që, po të kishte pasur një kohë tjetër, do të ishte mendësi vrastare.

Përse ndodhi kështu në Shqipëri? A nuk mund të zgjidhej ndryshe gjithë kalvari i pasluftës dhe, pas ndëshkimit të kolaboracionizmit, të atyre që kishin vrarë vetëdijshëm antifashistë, çka ndodhi në të gjithë vendet evropiane, të sundonte arsyeja, ligji dhe e drejta e përbashkët?

Duket si një mision i vështirë, për më tepër se në shumë nga vendet ku kishte përfunduar lufta mes fashizmit dhe antifashizmit, dukuritë e ndëshkimit do të ishin të pranishme.

„ Sipas një statistike të botuar para disa vitesh, vendin e parë në Evropë për nga numri i viktimave të përndjekjes politike pas Luftës së Dytë e zë Spanja, ndërsa të dytin Jugosllavia. Shqipëria gjendet pak më poshtë. As edhe Goli Otoku famëkeq nuk krahasohet dot me Aushvicin, e lëre më një kamp i humbur i Tepelenës, me gjithë dhimbjen dhe respektin për viktimat e pafajshme por edhe për vuajtjet e padrejta të të fajshmëve të këtij kampi“- do të shkruaj gazetari dhe analisti i njohur Bislim Elshani, njëri ndër ish të burgosurit politikë të Kosovës, ndoshta miku dhe bashkëpunëtori më i afërt i Ukshin Hoti.

Dëshira dhe këmbëngulja për të hequr paralele të frikshme mes ngjarjeve dhe tmerreve, nuk ia shton vuajtjet askujt dhe as nuk ia pakëson ato.

Ka një vullnet të pagjindshëm askund tjetër, që periudha e komunizmit në Shqipëri të jetë më e rënda e gjithë botës, më e zeza, pa asnjë hov dhe përparësi, qofshin edhe të pjesshme dhe të rënduara nga hallet tjera.

Shqipëria ka pasur gjithnjë mundësinë të ketë “Mukjen“ e saj të kohës së tashme; nëse kjo ka qenë e pamundur në vitin 1943, kur shumë gjëra ndaheshin me thikë dhe vetë thika nuk kishte vetëm kuptim figurativ, pas vitit 1991, sidomos një dekadë më pas, kjo do të ishte krejt e mundshme.

Rrënja e hedhur ende nuk është shkulur. Si një paradoks të politikës , në kahun e majtë të saj drejton një lider që ka aspiruar të djathtën dhe është shfaqur në fillimet e mendimit të lirë si kundërshtar i vijës së ashpër ndaj së majtës; ndërsa në të djathtën ende drejton me dorë të hekurt një ish komunist i bindur, thellësisht reaksionar në komunizmin e tij, i cili, kur u vendos në pushtet, duke folur në emër të lirisë , në fakt vendosi demodiktaturën e tij dhe rikthimin e vitit 1943 në politikën shqiptare.

 

April 26, 2018 23:38
Komento

28 Komente

  1. Ylli April 26, 13:29

    Qe mos bejme hipokritin z.Bedri dhe karagjozin ,ju nuk mund te keni mendim modest dhe te pavarur.Si qenie e edukuar nga Partia dhe skllav i ideve te saj ,ju z.Bedri e dini fort mire qe jeni “njeriu i ri” qe edukoi komunizmi d.m.th pa mendim ,gjykim apo opinion personal.Per ju dhe llojin tuaj mendonte ,vendoste dhe vepronte Partia.Ju thjesht ishit “zbatues pa ekuivoke te vijes se saj” ,qe do te thote njerez robote dhe kukulla pa bote shpirterore.
    Tjetra eshte qe ose nuk e dini ose beni sikur nuk e dini (djallezia eshte tipari dallues i komunistit).Ne themel dhe gjeneze te formimit te PKSH ishte revolucioni dhe marrja me dhune e pushtetit dhe gjitheashtu vendosja e diktatures se proletariatit.
    Sikur Krishti ,Muhameti apo Nene Tereza te ishin ne krye te nacionalizmit shqiptar ,komunistet shqiptare si çirakë te mentorëve te tyre jugo-bolshevikë dhe internacionaliste te betuar per fitoren e revolucionit boteror do luftonin deri ne vdekje per asgjesimin dhe zhdukje me themel te krahut tjeter politike.
    Urrejtja dhe asgjesimi qe i bene njeri-tjetrit komunistet shqiptare ne 45 vjet ,tregon me se mire se cfare monstrash erdhen ne pushtet ne 1944 .
    Mos u losh kot z.Islami te besh analiza se analizat per ty i ka bere Partia.Te keni jete te gjate dhe shendet ,por mos harro se deri ne vdekje e keni per detyre te jeni “ushtarè te bindur te Partise”.
    Per ideal te Partise ,zinte be komunisti dhe tani kerkon te jete objektiv ne analiza kombetare …..pffffff ,na i kurseni karagjozlleqet se hapem dhe negociatat me BE ,qe enderronte Enveri !!!!

    Reply to this comment
    • Che Guevara April 26, 22:11

      Ti Ylli dhe te gjithe ju kelyshet e bashkepuntoreve me pushtuesit!
      Fakti qe edhe sot pas 28 vjet kapitalizem ju shfrynhi urrejtjen tuaj ndaj Luftes Antifashiste,verteton me se miri se ju dhe para ardhesit tuaj fashiste keni qene dhe jeni akoma armiq te Shqiperise.
      Me keto gelbazat tuaja tuberkulare ju jo vetem nuk fitoni asgje,por perkundrazi keni fituar mbi vete urrejtjen e shumices se popullit shqiptar!
      Ne se akoma do te vazhdoni te mbroni ntradfhetine e te pareve tuaj,ne situata te caktuara politike ju do beni te mundur qe bijte e nipat e partizaneve heroike,qe ju akuzoni,t’u shty[pin kokat,qe tre mos ndiheni me per jete!
      Mbyllni haslete se nuk jeni as me shgume e as me trima se nhe.
      E provuat ne 97-ten se sa ju vlente lekura,prandaj qepeni zgurren tuaj antishqiptare!
      Heshtni,ulni koken dhe opunoni per buken e gojes,se aq tru dhe mend ju ka mbetur!
      Mos na e qani hallin neve dhe femijve tane,qe u shkolluan dhge sot zoterojne biznese dhe autoritet te fuqishem neper bote si eksperte te shume fushave te jetes!
      Ju zgjebsat burgaxhinj po te ishit bkeshtu sic hiqeni ta kishit treguar veten atehere kur shoket tuaj hyne ne greve urie dhge ju nuk iu afruat asnje meter atyre ne mbeshtetje,bile as kur i vuri flaken vetes Lirak Bejko!
      Dhe tani na hiqeni si cuba!
      NJE MUT JENI!

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN April 26, 23:24

        o shoki Guevara,
        po na plasi ..tolloni neve per urrejtjen tuaj ,
        po aman kur do na vrisni, po he mor shoki, he fillojani dhe njeher asaj qe dini te beni me mire
        TE VRISNI SHQIPTARE !!!
        aman me trego ate shkollen qe keni ber juve, me trego nga i ke ata kopilat ops kalamajte me shkolle, se zotohem mos te flas me ,
        jo, se nqs i ke ne shkolle ketej , jane te detyruar te mohojne atesine, komunist koqe nuk pranon bota ktej.
        dhe i vetmi biznes qe njihni juve eshte … e bardha , nga e kuqja te e bardha kaluat …
        merre dhe Xhufken , kte gaztorin qe shkruan kto artikujt dhe hajde na dil njeher ketej , se ta tregojme ne se çfare jemi …
        pa merak shoku rivilicio.ar , se buuuuuurave si ty e xhufka
        Nuk ju bejme asgje !!

        Reply to this comment
      • Ylli April 27, 09:46

        Che Guevara…..mezi po pres te ma shtypesh koken ,kuptohet cilen koke.Pagese nuk do kesh se ju komunistet i urreni te mirat materiale ,por i mesuar me pune vullnetare (hap kanal ,mbyll kanal) i edukuar me veshtersi ( eskursion te antena e Dajtit ,ku ra deshmor punetori kinez Qiu Mamin Tat ) nuk do kesh problem te ma shtypesh koken e Carit.
        Per ideal te Partise ,ejaaaaa !

        Reply to this comment
  2. demo April 26, 15:09

    Je nje kelysh i rrahur,o Bedri,,shkruan si nje kelysh i rrahur.Yt ate mund te ishte i varfer,por ishte dinjitoz.Te jesh dinjitoz dmth,.te pranosh te verteten,sic eshte.Derrit t`i thuash derr dhe dajes,daje.
    Demagoget e familjes Hoxha,kane vite qe bashkimin e Shqiperise me Tiranine Lindore Komuniste e quajne nje fatalitet Kozmik,qe erdhi nga “Te Medhejte .ASPAK E VERTETE.NJE GENJESHTER E MADHE.
    Vete Enver Hoxha nuk pushoi se deklaruari:”Se te ardhmen e tij perkrah komunizmit fitimtar,populli shqiptar e vendosi me gryken e pushkes”.Dmth.Qekur Partia Komuniste e themeluar nga Dushani dhe Miladini,urdheroi krismat e para te ATENTATEVE GUERRILE,kjo force terroristo-politike,dihej me cilin kamp do te perfundonte.PKSH u formua si nje zgjidhje alarmante e shovinizmit serbo-malazes,pas humbjes se Kosoves,Viseve shqiptare te Malit te Zi dhe Lugines se Vardarit,qe ju bashkuan TRUNGUT AME.Morbi komunist sllav qe themeloi PKSH,vinte nga serbosllavia,nuk vinte nga “aleatet e medhenj”(!)Anglo-Amerikane.Qe te kuptohet qarte lidhja e Alarmit serbosllav per humbjen e territoreve shqiptare te pushtuara ne luften ballkanike,me Lidhjet e vjetra serbe ne Shqiperi,mjaft te shikojme mbi c`baze luftarake u mbeshtet PKSH.Ceta e pare mbeshtetese e PKSH,ishte Ceta e Pezes me komandant Myslym Pezen,nje agjent i vjeter i Jugosllavise mbreterore.Ceta e dyte ishte ceta e Haxhi Lleshit edhe ky nje agjent jugosllav me babe e me fis.C`kerkoi Abaz Kupi,Engjell Coba dhe ca krere nacionaliste te sherbenin si FASADE,PER TE LIGJERUAR NDERRMARJEN SERBE-KONFERENCEN E PEZES,kete djalli qe u prishi mendjen e di.Te pakten Balli Kombetar qendroi jasht ketij kurthi dhe pamvaresisht se bedriu shkruan se Hysni Lepenica ishte i fashistizuar,ja fut kot.Hysni Lepenica organizoi Luften e Gjormit,si Luften e Vlores.Eshte e vertete se ne kete lufte mori pjese edhe ceta plake e Vlores dhe ndonje formacion vullnetar qe pas lufte u llogarit si komunist,por gjoksin luftes se Gjormit ja vune Ballistet dhe I Pare i tyre Hysni Lepenica.Por nqs,shpetoi nga KURTHI i konferences se Pezes,Hysni Lepenica nuk shpetoi nga kurthi “kalamaqerve” te kuq ne Gerhot.Bedri Spahiu dhe Shemsi Totozani derguan nje kalama te lajmeronte Regjimentin Italian ne kazermat e Gerhotit,se po vijne ballistet me Hysni Lepenicen t`ju masakrojne.Hysni Lepenica me forcat e tij po shkonin te carmatosnin regjimentin italian,pas shpalljes se kapitullimit,qe keto arme mos binin ne duart e ciliminjve si ne 97 dhe ne duart e terroristeve te kuq serbosllave.VAJTEN SI KADAT NE DASEM-i themi ne.Italianet i priten me bresheri mitrolozi dhe i sharruan me gjithe Hysni Lepenicen.Ky Bedriu keto fakte nuk i di,jo se eshte i vogel ti mesoje nga arkivat,por i ati nuk pati mundesi thja thoshte se e la te vogel,ashtu si na i kane treguar ne pleqte tane.Ka dy burime themelore per te shkruar historine.Nje nga arkivat dhe nje tjeter nga rrefimi i deshmitareve qer e kane jetuar.Kjo e fundit eshte si pema plot jete,qe nuk shuhet kurre,sepse ka shpirt.Edhe kur thahet,ajo ka hedhur fare dhe ka krijuar nje pyll te tere.Prandaj sido ta tregosh periudhen e tmerreve komuniste sipas arkivave te PPSH,ajo do te vdese,sepse eshte nje histori e rreme e sajuar nga xhelatet ne zyrat e PPSH,ndryshe ndodh me ata qe i mbijetuan ketyre tmerreve dhe i lane deshmite brez pas brezi.Mua me vjen keq jo pse behesh pjese e hipokrizise komuniste,por sepse nuk arrite te lexosh ne portretin e tyt eti cfare hoqi per 10 vjet nga serbo-sllavet e kuq te sigurimit.

    Reply to this comment
  3. stop anticomunist genocid in albania ! April 26, 15:11

    Zoti Bedri leri blegerimat !
    Kjo teme mbyllet per 24 ore nese do ti themi gjerat troc.
    .
    Dihet se ne Shqiperi qe ne 1991 kur shkeli kemba e makartistit antikomunist serbofil Rajerson me ndihmesin e tij Biberoviq u be nje gafe e madhe antishqiptare dhe antiamerikane..
    .
    Teoria e tyre qe Ramiz Alia te bente dekomunistifikimin si bene gjermanet ne 1945 per denazistifikimin tingellon sot jo vetem qesharake por dhe makabre sepse u be dekomunistifikim duke e NAZISTIFIKUAR ate vend me bulldogun e tyre Berishe..
    .
    Me sakte:
    A-simbolikisht ne 1942-1945 amerikanet ishin me Enverin kunder Xhaferrit (deves).. pra ishim me komunistet kunder nazisteve
    .
    B-Nga 1946-1954 amerikanet jo vetem qe nuk e dorzuan kriminelin Xhaferr ne drejtesine shqiptare per krimet e tij( plus ka dorzuar qindra cifute ne gestapo..jane te dokumentuara) por e aktivizuan nazistin Xhaferr duke bashkpunuar me ish armikun e tij komunistin Tito apo monarkofashistet greke per rrezimin e Enverit gje per te cilen shteti amerikan jo vetem duhet te kerkoje falje por dhe te demshperbleje shtetin shqiptar per agresionin para-militar 1947-1954.
    .
    C- kjo jo vetem nuk ndodhi por ne 1991 kur Shqiptaret u cuan per ndryshimin e sistemit ( jo permbysjen e tij si bene elezbiberoviqet) dipllomate amerikane erdhen ne krah te tyre zogiste-balliste-antikomuniste-ish bashkpuntore te fashizmit dhe eksponente te UDB & ASFALIA…pra rrezuam enverin dhe na prune nazi-xhaferrin..
    .
    Zoti Bedri .
    Shqiptaret nuk kane cfare te humabsin se i kane humbur te gjitha..
    .
    Pse duhet te kryqzojme Enverin qe u lidh me Stalinin (ne fakt na shiti USA-BE) kur vete Rusvelti e Churchilli perkedhelte XHAXHA STALINI per 6 vjet (UNCLE JOE)
    .
    Pse duhet te kryqzojme Enverin qe u lidh me Titon kur vete Amerika kete te fundit e mbuloi me flori per ti dale kunder Josifit te Moskes..
    .
    Pse duhet te kryqzojme Enverin qe u lidh me Maon kur ne 1972 NIKSONI & KISINGERI ju ulen ne gjunje krykomunistit Kinez.
    .
    Ja dhe nje material qe tregon se ne politike dhe interesa strategjike nuk ka moral:

    Ish-nazistët kanë spiunuar për SHBA-të deri në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, shkruan “New York Times”, duke përshkruar dokumentet e klasifikuara, të cilat tani janë të disponueshme për publikun.
    Në kulmin e Luftës së Ftohtë, duke filluar në vitin 1950, J. Edgar Hoover nga FBI dhe Allen Dulles i CIA-s, në mënyrë agresive ka rekrutuar ish-nazistët, ku i trajnuan për të spiunuar komunistët dhe Bashkimin Sovjetik.
    Hoover dhe Dulles besonin se “dallimet morale me nazistët nuk ishin të mjaftueshme që të lënë pas dore vlerat e tyre në luftën kundër rusëve”, transmeton Telegrafi.
    CIA ka rekrutuar ish-anëtarin e Schutzstaffel (NS), i cili ndoshta ishte fajtor i “vogël për krimet e luftës”, thuhet në dokument.
    Dokumentet tregojnë se në vitin 1994, avokati i CIA-s ka bërë presion te prokurorët, të cilët kishin nisur një hetim kundër ish-spiunit mbi dyshimet se kishte marrë pjesë në masakrën e mijëra hebrenjve në Lituani. Hetimi u braktis përfundimisht.
    Në vitin 1980, zyrtarët e FBI-së nuk kanë pranuar të dëshmojnë rreth ‘gjahut ndaj nazistëve’ para Departamentit amerikan të Drejtësisë në lidhje me spiunët e tyre gjerman.
    Në vitet e ’80 të shekullit të kaluar, FBI kishte informacione të konfirmuara, se 16 ish-nazistë kishin punuar për CIA-n.
    Disa spiunë gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në pozita të larta të “Rajhut të Tretë”.
    Otto von Bolschwing ishte një oficer në SS dhe mentori i Adolf Eichmann, arkitekt i “Zgjidhja Përfundimtare”, dokument që përmban planin e zhdukjes së hebrenjve nga Evropa.
    CIA e kishte punësuar pas luftës për të spiunuar në Evropë, ndërsa në vitin 1954 mori një shtëpi në Nju-Jork, ku u zhvendos me familjen e tij.
    Kur Izraeli e arrestoi Eichmann, autoritetet amerikane mbrojtën Bolschwingun, i cili ka jetuar i qetë edhe 20 vite të tjera. Pasi e kaluara e tij u zbulua, gjermani hoqi dorë nga shtetësia amerikane, por shumë shpejt vdiq pas kësaj.
    Norman Goda, historian në Universitetin e Floridas, i cili është duke punuar në dokumentet e klasifikuara, pohon se marrëdhëniet midis CIA-s dhe nazistëve ishin edhe më të larta, por që dokumentet e shumta do të mbeten mister.

    _______________________
    Bedri !
    Ka ardhur koha qe te denoncohet teoria dhe praktika e “dekomunistifikimit” te dyshes antishqiptare Rajerson-Biberaj qe solli nazistifikim-serbizim-greqizim-islamizim….dhe deshqiptarizim
    .
    Ka ardhur koha te ndalohet ky antikomunizme artificjal qe u kthye ne kanibalizem dhe genocid i panevojshem ne nje lufte klasash shtet-shfarosese.
    .
    Shqiperia nuk fajtore as per berlinin e viteve 50..as per krizen e korese..as per renien e saigonit qe po kryqzohet si Krishti…
    .
    Nese gjithe kjo energji PARANOJAKE e shpenzuar ne Shqiperi kunder kamunizmit do kthehej ne vlere materiale dhe financjare Shqiperia do ishte vendi me i pasur i botes…

    Reply to this comment
  4. Prof.Sp.5 April 26, 15:16

    Z.Bedri !
    Kam pasur ne Fak. e mjeksise ne vitet 70, tre djem te shkelqyer te Kosoves Trime dhe Patriote te cilet perfunduan si mos me keq ne burgjet e Burrelit si mjeke te denuar politike,dhe ne psikiatrine e Elbasanit si te semure mendore. Keta djem nuk u lejuan qe te ktheheshin tek nenat e tyre ne Kosove per ti sherbyer Kosovareve si mjeke, sepse u etikuan nga sigurimi si “Agjente ” te UDB. Sa eshte numri i Kosovareve vellezer ne Shqiperine tone te dashur per ne te gjithe, te sakrifikuar nga pathologjia mendore enveriane ?!

    Reply to this comment
    • feimi April 26, 16:31

      bravo Pordh.Sp.5

      Kam pasur ne Fak. e mjeksise ne vitet 90 nje kuksian atdhetar Feim Murati ishte ne fakt por flamur noka e thone tani

      ..

      A eshte normale te emrohej nga saliserbi ministri i mbrendshem Flamut Noka qe eshte nipi i nje gjenerali te UDB nga me antishqiptaret ?

      A eshte normale qe dhe sot Flamut Noka eshte nenkryetari i sigurise kombetare me kryetar spartak BRAHO qe me shume eshte i semure se ne pune dhe ka lene te pare NIPIN E GJENERALIT myrteza zhvinki

      ————————

      Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Dita nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

      Perse nuk kerkohet arrestimi ne flagarance i Flamur Nokes por jepen keto material te para 70 vjeteve ku ramiz alia me biciklete ne kalane e beratit qenjka bere James bondi i ketij anastagjarperit qe sic duket edhet njeri pa identitet kombetar.

      Kush eshte kryetari i sotem reali I sigurise kombetare te ligjevenesve se spartak brahos i ka rene DAMLLAJA ???

      Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
      Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
      Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
      Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
      Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
      A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
      A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
      Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
      Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

      Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.

      Reply to this comment
    • Flutura April 27, 14:51

      Sa ishte numuri i kosovareve agjente?
      Si kosovaret sot.
      Kushtet e represionin serb nuk e kane perballuar dhe jane bere agjente
      Ata qe duruan, vdiqen e u vrane. Kosovaret e pranuar, ne vitet e luftes Xh.Deva, ne vitet 90 Bukoshi, i vunr zjarrin Shqiperise. Kane lene me shume nam te keq se kane bere mire ne Shqiperi. Opinioni sot per ta eshte negativ.

      Reply to this comment
  5. Po,Po April 26, 15:24

    Si gjithmone brilant dhe i admirueshem , zoti Bedri ! Nje nder penat e pakta gazetare qe meriton respekt , sa here qe rreshqet mbi leter .

    Reply to this comment
  6. Qemali April 26, 15:28

    Prej lekures svet nuk dilit,thote proverba e vjeter andaj Ylli ka te drejt Bedriu nuk e kalon kurr ylberin, do te vdes i tille duke mbrojte idealin e Partise.Nacionalistet po te kishin ne krye jo vetem Profetet e dy feve, Nene Terezen por edhe Skenderbeun apo I.Qemalin ata prap do ti shpallnin lufte atyre, do ti demaskonin si tradhetare te Atedheut.

    Reply to this comment
  7. ETHEM April 26, 15:31

    ANALIZE E SAKT E Z.B.ISLAMI NDONSE NJE KOMENTUES I QUAJTUR “ylli”JU KUNDERSHTON.PSE:SIDUKET ESHTE BENIAMIN I SALIMORTJES KRYEKRIMIMELIT TE SHEKULLIT TON.
    PERSAKOHE DO KET HIPOKRIT TE TILL SI SALIU E KO, QE DUKE QEN NJE JETE TE TERE KOMUNIST-SHAJNE KOMUNIZMIN DHE NUK NJOHIN LNÇL DHE 28 MIJ DESHMORET,POR GREHIN NE PIEDESTAL TRADHETARIN AHMET ZAGOLLIN E HAMIT MATJANIN ME KOMPANI.KJO ESHTE ÇUDIS SHQIPETARE KU NJE NJERI I DYSHIMT ME PREJARDHJEN E FAMILJAREVE TE TIJ SERBE PO E PERÇAN E SUNDON PER 28 VJET KETE VEND.

    Reply to this comment
  8. info analitike April 26, 15:45

    Se kush ishin vandalet kriminele qe uzurpuanj shtetin per afro 45 vjet kete e ka thene shume mire e ndjera Liri Belishova ne intervistat e shumta qe ka dhene. Hijenat qe nuk ngurruan te shqyenin e te persekutonin edhe shoket e tyre te armeve.

    Reply to this comment
  9. rivrasja e të rënëve April 26, 16:21

    Mendoj se zoti Bedri është i vonuar se ajo qe thonte Kadareja dikur;
    “”Qe te vrasin ty Shqiperi
    duhet te zhdukin kenget keshtjellat
    te nxjerrin nga balta
    dhe te rivrasin te renet”
    ..
    Pra ky kanibalizem qe parashikoi Kadareja ndodhi vertet dhe po japim vetem nje shembull kuptimplote:
    Hiqet tabela e te te pushkatuarve nga Xhaferr Deva ne 4 shkurt 1944 dhe vendoset emri i Braces Milloshevicit..nga kush ? nga neofashisti Lul Basha qe vrau 4 veta ne 21 janar dhe mori dekorate nga i ziu Arvizi si yll ne qitje…Pra cfare kerkon me ti BEDRI ….VETM MONUMENTI I XHAFERR DEVES TE SHQUPI MUNGON se masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar.
    Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës.
    Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”.
    Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    Por “sekreti” i xhaferr deves qendron ne faktin se ai ne vend te dorzohej nga autoritetet amerikane si kriminel lufte dhe te gjykohej ne shqiperi sipas konventave nderkombetare,perkundrazi u inkuadrua ne veprime terroriste -diversioniste kunder shtetit shqiptar
    Enciklopedia e figurave politike e pershkruan keshtu Xhafer deven

    In 1956, he immigrated to the United States and briefly lived in New York and Boston.
    In 1960, he moved to Calaveras County, California,and worked as an assistant supervisor at the mailing department of Stanford University in Palo Alto until his retirement in 1972.
    In his years in exile, Deva played an active role in organizing anti-Communist resistance. He died on 25 May 1978, aged 74.
    Files released after his death showed that Deva was one of 743 suspected fascist war criminals recruited by the Central Intelligence Agency (CIA) during the Cold War.
    .
    Konkluzion:
    Eshte krim kunder njerzimit nga kushdoqofte qe per te luftuar gjasme komunizmin te ringjallen dhe te reabilitohen figura te urryera te fashizmit..

    Reply to this comment
  10. Paul Tedeschini April 26, 16:43

    Ke ba mire qe ke nxjerre fotografine e Stalint dhe te Molotovit.

    Stalini me Hitlerin kan ba nji marreveshtje me 23 gusht 1939 te firmosun ne Moske nga ministri i jashtem sovjetik dhe ministri i jashtem gjermano-nazist Rippentrop.
    Shikoje fotografine ku shifet siper fotografija e LENINIT:
    https://it.wikipedia.org/wiki/Patto_Molotov-Ribbentrop#/media/File:MolotovRibbentropStalin.jpg

    Pra komunistat bane nji lidhje me nazistat.
    Lituanin e pushtoi Hitleri ndersa Finlanden, Letuanine dhe Estonine dhe Bearabne (e Rumanse) i pushtoi Stalini.
    Polonine e ndajshin per gjyse: Gjysen e pushtoi Hitleri dhe gjysen Stalini i cili vrau 21.857 polake. Ne kampin e qytetit polak Katyn Stalin vrau dhe hodhi ne nji grope te perbashket 8.000 oficera te ushtrise polake nga rreth 15.000 te robve te luftes.

    KJo marreveshtje e Stalinit me Hitlerin zgjati nga 23 gushti i viti 1939, ne 23 gushtin e viti 1940, ne 23 gushtin e viti 1941 deri me 22 qershor 1942 pra gati tre vite rresht, ku vete lufta zgjati pese vjet.
    Asnji nga partite komunsite ne Europe nuk foli asgja per kete ALEANCE SOVJETO-NAZISTE sepse e kishin gojen e mbyllun.
    Kjo gja dihej botnisht, vetem se komunsitat, ju komunistat nuk flitshit asgja edhe pse partia komuniste u themelue ne Shqipni me 8 nandor 1941. Pra qyshe ne themelim ju komunistat ishit ne marreveshtje me nazistat.
    Ja ku e ke marreveshtjen ne gjuhen italiane, por e gjene edhe ne gjuhet e tjera si anglisht o gjermanisht, simbas gjuhes qe ti din:
    https://it.wikipedia.org/wiki/Patto_Molotov-Ribbentrop

    Ndersa Masakren ne qytetin polak Katyn e ke ketu:
    https://it.wikipedia.org/wiki/Massacro_di_Katy%C5%84

    Por me 22 qershor 1942 kur Hitleri sulmoi Stalinin ju komunistat u hodhet perpjete dhe u bate te ndershem, atedhetar dhe perparimtar.
    Por e gjithe bota e dinte se çka kishte ndodhe ne Rusi mbas fitores se bolshevikve rus. Edhe Tito ishte nji nder komunistet ma te forte nderkombetar qyshe para viti 1917. Lexoje jeten e Titos e na difto edhe neve.
    Mbas sulmit nazist te Hitlerit kundra komunistit Stalin, vetem atehere Stalini paska marre qendrimin perparimtar dhe bani marreveshtje me imperilizmin amerikan, me imperilizmin anglez e ate françez te cilet 20 vite ma pare kishin mobilizue te gjitha energjite per te mbeshtete rust e carit, mensheviket, rust e bardhe te gjenealit Vrangel etj per te mbyte revolucionin sovjetik te viti 1917.
    Bashkimi Sovjetik humbi ne LDB njizet miljon njerz, pose dameve te mdha qe psoi. Kjo edhe per shkak te spatrimit te ushtrise sovjetike ne vitin1936 me gjygje e pa gjygje te gjenerlve e kuadrove revolucionare te ushtrise me asen dy te tretat e komandes se ushtrise.
    Tito, sllavi Tito, SLLAVI SHEKULLARISHT ANTOSHQIPTAR formoi Partine Komunsite Shqiptare si vegel e saje me ne krye Enver Hoxhen. Pasojat jane te kjarta.

    Fati i trojeve shqiptare nuk varej fare nga forcat shqiptare, sepse lapsi i ndamjes ne Jalta ia kishte lane Titos. Keshtu Ameika dhe Anglia ia kan lane Stalinit-Titos Shqipnine (dhe Kosoven)

    Ateher del pytja qe kerkon pergjigje nga ju analistat politik:
    Me cilet forca duhet te bashkepunojshin NACIONALISTET SHQIPTAR per te shpetue TROJET SHQIPTARE nga anmiku shekullor SLLAV dhe nga KOLERA sovjetike-komuniste zhgatrruese ashtu siç e vertetoi jeta per 50 vjet?
    Natyrisht per nji komunist nga Gjinokastra per te marre pushtetin ne Tirane-Shqipni ishte me interese lidhja me SLLAVT, te cilet per SHQIPTART E VERIUT kishin kene anmiq shekullor. Do te kishte qene e njajta gja sikur shqiptart e veriut te lidheshin me grekun per te marre pushtetin ne Tirane/Shqipni.

    1 – Kush jane trathtart ne shkalle botnore dhe bashkepuntort me nazizmin?
    2 – Kush jane trathtart ne shkalle kombetare ?
    3 – A ishte lufte çlirimtare apo ishte lufte civile per pushtet?

    Ne qofte se doni te kerkoni te verteten duhet te arsyetoni dhe te jepni argument.
    Ne rast te kundert shamjet nga injorantet NUK KAN ASNJI VLERE.

    Reply to this comment
    • Lumi Drin prane Gjinokastres April 27, 06:02

      E sakte.
      Na sllavo-komunistat dime vetm nji gja: lufte kundra pushtuesit josllav, lufte kundra pushtuesit qe zmadhoi Shqipnine, lufte kundra pushtuesit qe nuk ishte pushtues, lufte kundra pushtuesit me t’cilin nuk ishim ne lufte.

      Reply to this comment
  11. betixho April 26, 17:30

    Zoti Bedri,analiza Juaj është parimore dhe shumë e saktë.Problemi i madh i kësaj lufte të turpëshme dhe regresive mund të analizohet vetëm mbi parimet në kontekstin e kohës respektive.
    Të djathtët dhe jo vetëm ata,por të gjithë ata që janë vrarë,pushkatuar,përndjekur e internuar për bindje poltike si edhe si familiarë apo të afërm të armiqve për fajet e të tjerëve kanë të drejtë dhe këjo drejtësi është njohur dhe pranuar nga politika dhe po dëmshpër blehet aq sa mundet,ndërkohë që e kaluara nuk rivihet në vënd mbasi ç’do dëmshpërblim nuk i shëron pasojat.
    Sa për të djathtën si veprim gjatë luftës e ka dënuar historia,dhe përfaqësuesit e së djathtës sot mund të mbrojnë vetëm parimet e ideologjisë së djathtë dhe të shikojnë përpara,mbasi me veprimet e së djathtës gjatë luftës në shpinë, nuk mund ta ngrenë kokën dhe nuk kanë të arthme,ata duhet ti njohin gabimet e së djathtës së tyre dhe të ecin mbi parimet e tyre,jo mbi veprat e tyre.
    Edhe e majta gjithashtu me sa di unë i ka dënuar luftën e klasave të komunizmit,si akte të rënda të asaj ideollogjie.
    Historia me një fjalë është shkruar,nuk bëhet dot histori e përmbysur,do me thënë nuk mund të përmbysen gjërat që kanë ndodhur faktikisht.
    Ato i takojnë asaj epoke.
    Këtyre politikanëve sot majtas e djathtas u takon përçimi i ideve demokratike respektive si edhe dënim i së kaluarës si praktikë dhe korektimi i qëndrimeve të tyre.
    Askush nuk ka të drejtë,as të djathtët as edhe të majtët,të mbrojnë padrejtësitë respektive të periudhave të kaluara.
    Nuk janë vetëm partitë,është populli kryesori,i cili ka luftuar dhe punuar me gjakun dhe djersëne tij lumë,për të ndërtuar një jetë më të mirë e më të begatë dhe ja ka arritur sa çe kanë lejuar partitë me gabimet e tyre të mëdha.
    E njëjta gjë vlen edhe për sot.Nuk ka nge populli shqiptar të vuajë apo të vonohet të ecë përpara dhe të kapërxejë kohën e humbur sepse ka disa pinjollë ende nga të dy anët që duan të uzurpojnë apo mbi vendosin të kaluarën.
    Ç’farë duhet sot? Ti lëmë sherret e të ecim përpara dhe vetëm përpara.Asnjë z’duhet të marrë mbi vete barrën e së kaluarës sepse merr mbi vete barrën para historisë.Ne s’jemi të zot të marrim mbi vete barrën e kohës sonë që na përket jo më të zgjidhim edhe barrët e të kaluarës që nuk është vepra direkte e jona.
    Burrat e mënçur i hapin rrugën vetes përpara për të krijuar epokën e tyre,e cila është dhe do të mbetet pa dyshim një epokë e madhe historike.Dhë për këtë duhet të jenë protagoniste të dya krahët politike.
    Këtë pret populli shqiptar nga përfaqësuesit e saj poltikë.

    Reply to this comment
  12. NE PARIS U MBLODH UNO-JA ..FOL ENVER TE LUMTE GOJA April 26, 19:37

    Ajo që nuk i falet tradhetarëve të kombit eshte se në kohën që Enver Hoxha mbronte me patriotizëm të pabesueshëm cështjen kombëtare në Paris 1946 shumica i ish bashkpuntoreve te fashizmit balliste dhe legaliste benin plane per ndërhyrje ushtarake nga Greqia që mbeti ne tentative.Janë pikerisht keto monstra te kombit qe muajt e fundit janë gjallëruar shumë
    .

    Cfare do te kete bere Enveri gjatë jetës tij vetëm atë qe beri ne Paris ne 1946 i lan të gjitha

    Fjalimi prej 45 minutash i Enver Hoxhës në Konferencë ekzalton shumëkënd jo vetëm francezët por të gjithë kryetarët e shteteve pjesmarrëse. vecanërisht frëngjishtja e tij prefekte
    .
    Kjo për shkak se për herë të parë akuzat greke u hodhën poshtë me forcë dhe me argumente, madje kishte dhe një numër kundërakuzash të rëndësishme.
    Fjalimi i Enverit ishte tejet patriotik.
    Ai, pasi ngriti lart rolin e shqiptarëve në Luftë, dëmet njerëzore e materiale të shkaktuara, pasi artikuloi qartë se ne luftuam në krahë të aleatëve dhe se e çliruam vetë vendin tonë, akuzoi grekët se ishin bërë strehë e kriminelëve shqiptarë të arratisur pas Luftës, se në drejtim të tokës shqiptare futeshin nga territori grek banda të shumta, me qëllim sabotazhin e rrëzimin e pushtetit, foli për krimet masive ndaj popullsisë shqiptare të çamëve, për masakrat e Napoleon Zervës, për pretendimet territoriale për Vorio Epirin dhe e mbylli me kërcënimin:
    .
    .
    “Edhe një shqiptar i gjallë të mbetet, grekët nuk futen dot në tokën tonë”.

    .Por edhe pse ky fjalim i Enver Hoxhës në formën e një aktakuze gjeti mbështetje pothuaj në të gjitha mediat më të mëdha të Francës, shqiptarët nuk kishin më të drejtë të ngjiteshin në podiumin e Konferencës. Kaq ishte vendosur për ta.
    .
    Ndërsa Kaldaris e shfrytëzon mandatin e vet si delegat me të drejta të plota në Konferencë, duke hedhur helm në adresë të shqiptarëve gjatë seancave në vazhdim. “Një ditë më pas, Kaldaris u ngrit dhe nisi të akuzonte me tonë të ashpra se në Konferencë ishte ftuar një bashkëpunëtor i fashistëve siç ishte Enver Hoxha, se batalionet shqiptare kishin luftuar kundër grekëve më 1940, se kishin bërë masakra në popullsinë civile e të tjera. Por Kryeministri grek kishte grumbulluar edhe fakte të forta për ta na goditur. .
    .
    Kaldaris për të mbrojtur akuzat e veta ndaj shqiptarëve, nxori një faksimile të gazetës shqiptare “Tomorri” të vitit 1940 që kishte në faqen e parë me germa të mëdha një thirrje publike të antizogistit Omer Nishani që thoshte: “I bëj thirrje popullit shqiptar të futet në Partinë Fashiste”.
    .“Ky njeri, ky fashist, është tani President i Shqipërisë, tha Kaldaris triumfator duke tundur në ajër gazetën”, rrëfen Tare një nga momentet më të vështira të Konferencës.

    “Por duket shërbimet sekrete greke kishin punuar më mirë se kaq, pasi Kaldaris nxjerr edhe një tjetër faksimile duke vjellë helm: Po ju rrëfej edhe se cilin kanë Shef të Shtabit të Ushtrisë. Shikoni këtë urdhër të lëshuar nga Spiro Moisiu, në kohën që ka qenë Komandant i Batalionit ‘Tomorri’. Këtu është një urdhër sulmi.
    .
    Thotë: Në orën 12:30 të sulmohet territori grek. Ky njeri, që është tani në krye të ushtrisë shqiptare, ka vrarë e prerë deri në Kostur”, rrëfen argumentet e Kaldaris ish-shoqëruesi i Enver Hoxhës, duke justifikuar një memorie të pazakontë. Por edhe pse ishin ndjerë keq, shqiptarë nuk kishin asnjë mundësi të replikonin dhe të shpërndanin përshtypjen negative të mbjellë me mjeshtëri nga grekët.
    .
    Varrezat e grekëve-Janullatosi-Falja e detit Jon nuk kanë nevojë për koment..Kuptohet pse përdhoset Shqipëria kur kishte sovranitet nga keto qe e shiten sot “Free” ate vend duke e kthyer në shprehje gjeografike…

    Reply to this comment
  13. intelektuali April 26, 20:34

    Shikoni si jusitifiokohen Kulcedrat enveriste ne gazeten DITA me cinizem te papare per krimet e komunizmit dhe te Enverit ne vecanti dhe pastaj mendoni pse Merkeli e injoroi Edvin PARTIZANIN e Enverit ne Berlin.

    Mendoni per nje cast Enverin duke perkedhelur dhe duke qeshur me femijet e tij ne Bllok dhe ne te njejten kohe femijet ne Tepelene vdisnin nga uria te bllokuar brenda telave me gjemba dhe parafytyronin Bedri Spahiun qe justifikon enverin se ishte me i mire se Josip Broz Tito dhe se Tepelena e “humbur” i shte nje palo gje me Auschwitzin e Hitlerit.

    Kulcedra gjakatare e Hitlerit, Adolf Eichmann qe kishte vrare mbi 6 milione hebrenj, kur e kapi Mosadi te fshehur si mi ne Argjentine me emer tjeter dhe e dergoi ne thes ne Izrael duke e nxjerre perpara gjyqit nderkombetare, ai deklaroi:

    NE I USHQENIM ME BUKE HEBRENJTE NE KAMPET TONA TE PUNES, NDERKOHE QE POPULLI GJERMAN LUFTONTE ME ARMIKUN

    Keshtu si te Eichmann-it te Hitlerit tingellojne sot deklaratat e Bedri Islamit, te Pellumb Xhufit dhe te Xhevdet Shehut per nje lukuni enveristesh fanatike nga pas qe e largojne mjaft shqypnine nga Bota Demokratike.

    Gjykatesit ne Jerusalem u kercenuan familjarisht me vdekje, por ata e dhane vendimin e tyre dhe Eichmann-i u ekzekutua pa asnje ngurim me varje ne litar me 1 qershor te 1962. Perpara se te varej ai tha:

    PO TE KISHA MUNDESI PRAPE DO TE BEJA TE NJEJTEN GJE O CIFUTE TE POSHTER.

    Lexo enveristet fanatike ne gazeten DITA qe te mos cuditesh me Kulcedren e Hitlerit, Adolf Eichmann

    Reply to this comment
  14. I.T. April 26, 21:18

    Pasi përmendet Mukja ,kanë dalë dokumente angleze të fundit të deklasifikuara që në këtë konference që u mbajt te shtëpia e Ihsan Toptanit ky i fundit kishte miqesi me italianet me parë komunistat me anglezet
    ..
    .Ne ate kohe intiligjencia britanike kishte agjentë të saj potenciale qoftë me Ballin qoftë me Legalitetin por dhe komunistat.Dihet qe zbulimi anglez komandonte spiunë te rekrutuar ne Beograd qe nga viti 1940.
    .
    Ajo që nuk i falet ketyre Ihsaneve gjoja patriote eshte se perdoren Athinen si trampoline qe ishte dhe eshte nje shtet thellësisht antishqiptar

    Pas fitores dhe vendosjes së Enver Hoxhës në Shqipëri shumë shqiptarë ikën dhe u vendosën në Athinë ku ekzistonte një kamp për refugjatë shqiptarë të ikur nga regjimi komunist i Shqipërisë. Numri i tyre shkonte në 400 refugjatë. Ashtu që anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Shqipëria e Lirë, Ihsanin e kishin emëruar agjent për punë me këta refugjatë nga Shqipëria.
    .
    Këtu Ihasanin e kishin vu në përgjegjësi si agjent për rekrutimin e refugjatëve shqiptarë, të cilët u përfshin në trupat që stërviteshin nga dy anglez David Smiley dhe Xhulian Amery në Maltë. Kjo ishte kohë që njëkohësisht shënonte aktivitetet e fundit dhe përfundimin e ëndrrave të emigracionit shqiptar nacionalist për përmbysjen e Enver Hoxhës.
    .Për këtë aksion anglezët kishin kërkuar ndihmën e amerikanëve të cilët për këtë rast kishin krijuar në Gjermani një repart prej 4000 shqiptarëve basllisto-fashisto-legalista pra keto terroriste që u dekoruan nga Sakati President i Sali Bishës
    .
    Ishte kjo arësyeja që armiqtë e kombit jo vetëm i rruajten topet Enverit sa ishte gjallë por dhe i vdekur po tallet me ta.

    Reply to this comment
  15. intelektuali April 26, 22:27

    Gazeta DITA me keto shkrime idiote enveristesh pa moral tejet te ulta dhe te poshtra qe publikon papushim ne faqet e saj vetem sa i ben reklame negative integrimit te shqypnise ne BE,

    sepse:

    Kushdo qe t’i lexoje nga Bota gjeja e pare qe do te thote eshte:

    ME KETA MAJMUNE FANATIKE QE I KENDOJNE AKOMA HYMNE MONSTRES ENVER HOXHA DO TE BASHKOHEMI NE?

    prandaj:

    I rekomandoj gazetes DITA te redaktoje shkrimet e fanatikeve ne faqet e saj, perfshire ketu edhe kete shkrim absurd te Bedri Islamit qe nga njera ane pranon krimet e komunizmit dhe te Enverit, dhe nga ana tjeter i krahason ato ne nje forme kontraverse me krimet e Titos duke mos permendur 30 milione viktimat e Stalinit qe ishte idhulli qe ndoqi Enveri ne vrasjet e tij.

    Bedri Islami perseri perdor “fintet” e njohura duke perdorur formulat e gadshme te Pattise se Punes lidhur me Antifashizmin dhe LANC-in per te yshtur “patriotizmin” fals ne nje kohe kur kjo ceshtje eshte krejt e ezauruar historikisht, sepse

    LANC-i qe permendet vazhdimisht si “majdanoz” ne cdo shkrim enveristesh ne kete forum te nderuar nuk ishte:

    as “ANTIFASHIST” – sepse Kumandari i tij famoz Enver Hoxha ka dale me fakte nga arkivat qe ka jetuar gjate gjithe Luftes ne vilen e Kyefashistit Bahri Omari dhe deri tani askush nga media ose politika jone kombetare nuk eshte prononcuar zyrtarisht per kete fakt qe flet vete.

    as “NACIONAL” – sepse lufta e komunisteve ishte nje lufte vellavrasese ku u vra me shume shqyptari me shqyptarin dhe komunistet qe vrane kosovaret per qellimet e pushtetit jugosllav te Enver Hoxhes me nje pabesi te papare deri atehere, ku eshte karakteri “nacional” i LANC-it kriminal te Enverit?

    as “CLIRIMTAR” sepse Enver Hoxha nuk cliroi askend ne Shqypni se gjermanet nuk kishin ndermend te qendronin ne vendin tone si Turqia e Sulltanit, perkundrazi LANC-i krimnal i Enverit beri te mundur PUSHTIMIN e Shqypnise nga MURTAJA bolshevike qe e beri Vatanin si nje Kamp Perqendrimi te rrethuar me tela me gjemba anembane nga te gjitha anet dhe nga ky PUSHTIM makaber sovjetik Enveri ne fund falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori.

    prandaj:

    Gazeta DITA nese do te ndihmoje shqyptaret per integrimin e vendit ne BE duhet urgjentisht te redaktoje shkrimet idiote qe publikon papushim ne favor te regjimit me te eger komunist ne Bote qe mund te krahasohet me regjimin e Kimit te Korese se Veriut si nje engledisje per fanatike dhe trushkulur, por qe prishin imazhin e vendit tone si nje vend serioz qe di te menaxhoje fatin e tij drejt Botes se Civilizuar.

    Reply to this comment
  16. 24 Maji 1944 April 27, 06:16

    Nga te gjithe perfaqsuesit e aleateve ne Shqiperi Enver Hoxha kishte afrimitet absolut me ate amerikan TOMAS-STEFAN dhe kjo eshte e dokumentuar pasi anglezet Hoxha i urrente se i dinte planet e tyre.

    .

    SHTETI AMERIKAN DE FACTO ESHTE ME KONGRESIN E PERMETIT

    Departamenti Amerikan i Shtetit dëshironte që përfaqësuesi i tij në Shtabin Aleat të Mesdheut duhet të kishte parasysh vazhdimisht parimin se në këtë etapë në Shqipëri në plan të parë ishin konsideratat ushtarake. .
    .

    Kështu udhëzonte më 20 korrik 1944, rreth dy muaj pas Kongresit të Përmetit, dhe pse nuk ishte njohur qeverinë e përkohshme të dalë prej tij, Nobeli për Paqen, Sekretari i Shtetit, Kordell Hall (Cordel Hull, 1871-1955). Madje, Hall-i sqaronte se “[SHBA- nuk nënvlerësojmë as rëndësinë politike të vendimeve sipas të cilave do t’u ndahet ndihma ushtarake grupimeve rivale në Shqipëri, apo përdorimin që mund t’i bëhet ndihmës ushtarake për të ndikuar në të ardhmen politike të vendit”.Për nivelet më të larta të politikës së Uashingtonit, në rastin e Shqipërisë, kishin më rëndësi konsideratat ushtarake se ato politike në luftën kundër forcave të Boshtit.

    .
    Kështu mund të shpjegohet dhe mbështetja që iu dha Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar të kryesuar nga Partia Komuniste dhe Enver Hoxha, por që rezultoi me vendosjen e komunizmit. Dhe pse nuk e njohu qeverinë e përkohshme të Hoxhës të dalë nga Kongresi i Përmetit i 24 majit, dy muaj më vonë, më 20 korrik, Sekretari i Shtetit, Kordell Hall, udhëzonte misionin amerikan në Shqipëri dhe këshilltarin politik në Shtabin e Forcave Aleate se SHBA ndiqte “parimin se në këtë etapë në Shqipëri në plan të parë janë konsideratat ushtarake”. Pozicioni asnjanës, i çinteresuar ndaj bindjeve politike të grupimeve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist, binte në kundërshtim dhe me objektivat e “luanit” britanik, që donte rikthimin e mbretit Zog. Por kryediplomati amerikan e shpjegon kështu këtë përplasje me Londrën: “Shqiptarët në përgjithësi kanë nderim të madh për Amerikën dhe besim të veçantë ndaj nesh për shkak të pozicionit tonë asnjanës.

    Ne duam që të dinë se përkrahim formimin eventual të një qeverie të përkohshme në Shqipërinë e çliruar, qeveri që përfaqëson dëshirat e popullit, pa ngritur në këtë moment çështjen për statusin e Mbretit Zog dhe pa treguar interes të veçantë për idetë politike të ndonjërit prej grupeve tashmë aktive. Ne ndoshta do të binim dakord në përgjithësi me vijën e propozuar tashmë nga britanikët, por nuk duhet t’i mbështesim në kurriz të prestigjit amerikan në Shqipëri, duke i lënë britanikët të udhëheqin, gjë që me sa duket, do të cenonte pozicionin tonë, të shtjelluar më sipër”.

    -AUTOGOLI I ZOGUT DHE HARAKIRI I BALLISTAVE

    Perse kongresi vendosi ndalimin e kthimit në Shqipëri të ish-mbretit Ahmet Zog?

    -Zogu nuk kish prejardhje mbretërore. I tillë u shpall pas përmbysjes me forcë të Qeverisë së Fan Nolit, më 1928.

    -Në gusht 1924, duke qenë në arrati, për të përfituar ndihmën financiare e ushtarake të Serbisë, nënshkroi me kryeministrin serb Pashiç marrëveshjen tradhtare ku angazhohej: “T’i bashkohej Jugosllavisë dhe të njihte dinastinë e Karagjeorgjeviçëve. Të shkrinte Ministrinë e Luftës dhe ushtrinë kombëtare dhe të mbante vetëm një xhandarmëri nën drejtimin e oficerëve rusë të Vrangelit dhe serbë.

    T’i deklaronte botërisht Konferencës së Ambasadorëve se hiqte dorë nga çdo pretendim mbi sovranitetin e Manastirit të Shën Naunit, të Vermoshit dhe Kelmendit, që vetë ua dha serbëve. Të mbahej larg një politike ngushtësisht kombëtare dhe të mos interesohej për shqiptarët jashtë kufijve e të mos pranonte në tokën e vet kosovarët.

    Në politikën e jashtme të përfaqësohej nga Serbia e të mos kishte përfaqësitë e veta diplomatike. Institucionet fetare ortodokse dhe muslimane të viheshin nën vartësi të Serbisë etj”. Për këtë i referohem F.253.dosja 105 fletët 2-5 AQHSH dhe librin e Pastorellit “Italia e Albania” 1924-1927, Firence, 1967 f.221.

    -Likuidoi fizikisht një numër patriotësh si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi etj.

    -E vuri vendin nën vartësi të të huajve me huara e marrëveshje skllavëruese që i hapi rrugën pushtimit fashist në 7 prill 1939.

    -Në çastet më kritike për fatet e kombit paralizoi aftësinë mbrojtëse e u arratis nga Shqipëria duke marrë me vete thesarin e shtetit. E mbajti vrapin në Greqi e mandej në Varshavë me 60 valixhe e më pas në Stokholm me 111 valixhe. (Gazeta Liktori, Korçë, gusht 1939)

    -Se akti i braktisjes së Fronit për më se tre muaj, i hiqte atij të drejtën e rikthimit, sipas nenit 65 të Kushtetutës së Mbretërisë të vitit 1928. Jo më mbreti, por edhe një ushtar i thjeshtë po të dezertonte nga fronti, merrte ndëshkimin kapital.

    -Kongresistët u njohën edhe me dokumente të reja tradhtie të Ballit Kombëtar, që ishin kapur dhe ekspozuar në sallën e Kongresit. Ato bënin fjalë për një marrëveshje të reaksionit shqiptar me atë grek dhe ballkanik për të mbytur Luftën NAÇL dhe për t’u shitur atdheun shovinistëve të vendeve fqinje.

    -Midis tyre ishte një letër e kreut të Ballit Mit’hat Frashërit, dërguar renegatit Dhimitër Fallo, me anën e së cilës i ngarkohej barra për të biseduar me anëtarë të tjerë të një “komisioni” lidhur me bisedimet me reaksionin grek. Në përbërje të këtij komisioni ishin: Xhavit Leskoviku, përfaqësues i qeverisë kuislinge, Koço Kota i Partisë së Legalitetit. Madje kishin gjetur dhe një përfaqësues të Kosovës.

    Aty ish ekspozuar dhe pasaporta, një letër rekomandimi e firmosur nga Bahri Omari (ish- Ministër i Jashtëm), për “Qeverinë mike”, si dhe një letër udhëzuese ku përcaktoheshin 8-9-pika mbi të cilat do të arrihej kjo marrëveshje me reaksionin grek.

    -Sipas tyre,
    forcat e armatosura shqiptare
    do të shkriheshin me ato të Greqisë,
    në një ushtri të përbashkët
    të komanduar nga grekët,
    që do të përdorej për të shtypur Luftën NAÇL në Shqipëri dhe në Greqi.

    Jo vetëm kaq, tradhtia arrinte deri atje sa të nënshkruhej edhe një akord me Qeverinë Greke në Kajro që t’i jepej Greqisë “Vorio Epiri”, Shqipëria Jugore, dhe ta fusnin vendin në suazën e mbretërisë.

    -Kongresi u drejtoi përshëndetje:
    Presidentit amerikan Rosvelt,
    Kryeministrit anglez Uilson Cherchill.
    Ushtrisë Sovjetike e Marshallit Stalin,
    PK te Jugosllavise
    EAMIT grek
    Fan Nolit për shqiptarët e SHBA
    Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NAÇL.

    Reply to this comment
  17. Top sekret April 27, 06:34

    Në se ka një gjenialitet ne figuren e Enver Hoxhes ai eshte eklipsimi qe i beri anglezeve sidomos pas Konferences se Mukjes pasi shumica e tyre qe moren pjese ne kete Konference zhurme-madhe ishin shumica te sherbimit fshehte anglez te vendkomandes qe kishin ne Beograd.
    .

    Deri sa arriti shefi i misionit anglez te ankohej se Enver Hoxha e trajtonte si vartesin e tij gje qe nuk ndodhte kurrë në misonet angleze.pa permendur tipa gjarperinjsh si Ihsan Toptani qe e kishte mire me fashistet..komunistet dhe sidomos i anglezeve qe dihet se ishte agjent i tyre i dekonspiruar.

    Nga dokumente të pabotuara asnjëherë, të dala nga arkivi i Shërbimit Sekret Britanik të Luftës SOE, kuptohet qartë se, në fakt, Konferenca e Mukjes nuk është një përpjekje e sinqertë e palëve kundërshtare për fatet e Shqipërisë së pasluftës.
    .
    Dokumenti i pabotuar deri më sot, i cili mban firmën e Misionit Britanik, më 1 Nëntor 1944, i nënvizuar si “Tepër sekret” me titull “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI”, del qartë se kjo Konferencë është iniciuar dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar që në Beograd, në verën e 1940-ës. Duhet theksuar se këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional-Çlirimtare, ashtu edhe të rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar dhe të Lëvizjes së Legalitetit.
    .
    Nga dokumentacioni i Shërbimit Sekret Britanik del qartë se në fakt lëvizja anti-italiane, e cila i parapriu Konferencës së Mukjes, e filluar papritur në Shqipëri, në vitin 1941, ishte pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londër dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e S.I.S në Beograd.

    .
    Deri më sot, historiografia shqiptare e pas vitit 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941, papritmas në Shqipëri, filloi lëvizja anti-italiane. Historiografia komuniste, e ideologjizuar në maksimum, pretendonte se lëvizja anti-italiane në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulminoi me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare.
    .
    A është i drejtë ky konkluzion? por e vërteta është krejt ndryshe dhe lëvizja antiitaliane në Shqipëri e ka zanafillën e saj në planet e Shërbimit Sekret Britanik, i cili kërkonte me çdo kusht krijimin e një prapavije sa më problematike për ushtrinë italiane, e cila përgatitej të pushtonte Ballkanin.

    .
    Deri më sot, askush nga historianët shqiptarë nuk ka mundur që të botojë dokumentacionin e plotë, që vjen nga arkivat e Shërbimit Sekret Anglez, për të mësuar se për gati dy vjet ky Shërbim ideoi, përgatiti dhe financoi lëvizjen antiitaliane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje. Nga këto arkiva del qartë se liderët e parë të lëvizjes antiitaliane janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend.
    .
    Gjithashtu, interesant është fakti që emrat e 4 prej nënshkruesve të Deklaratës së Konferencës së Mukjes që dalin në Memon e SOE britanike, të botuar sot, janë bashkëpunëtorë të Shërbimeve Britanike, të rekrutuar në Beograd me ndihmën e Shërbimit Jugosllav.

    .
    Po kështu,
    interesant është fakti
    që kjo Konferencë
    u administrua
    dhe u mbajt në ambjentet
    e spiunit Ifsan Toptanit,
    një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani, sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve. Ifsan Toptani, një pinjoll i familjës së famshme krutane, i njohur për lidhjet e shumta që kishte në Shqipërinë e asaj kohe mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, ashtu edhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar.
    .

    Megjithatë, ai ka qenë shumë afër misioneve britanike dhe fakti që më vonë punonte në Zyrën e S.I.S në Athinë tregon qartë afërsinë e tij me Sherbimet Britanike dhe përfshirjen e tij në rrëzimin e qeverisë komuniste të pasluftës në Shqipëri.
    Nga burimet arkivore të Shërbimit Britanik, por edhe të disa dokumenteve të kapura gjermanëve pas Luftës, të cilat flasin mbi Shqipërinë, del qartë se në vitin 1943, britanikët dhe gjermanët kishin një ide të saktë se ekzistonin dy grupime të rëndësishme në Shqipëri. Një grupim; i cili luftonte ushtrinë italo–gjermane dhe një grupim; i cili kishte zgjedhur neutralitetin deri në bashkëpunim të hapur me gjermanët në fundin e 1944-ës.
    Duke parë faktin se pranë forcave partizane kishte një numër të madh misionesh britanike dhe më vonë amerikane, kuptohet qartë se britanikët i kishin zgjedhur aleatët e tyre. Sigurisht që prania e ideologjisë komuniste në rradhët partizane shqetësonte disa prej ideologëve të Shërbimit Britanik, shqetësim ky, i cili ishte i njëjtë si për Greqinë ashtu edhe për Jugosllavinë.
    Britanikët në vitin 1943 tentuan që t’i afronin këto grupime duke parashikur se ardhja në pushtet e komunistëve do ta bënte ndikimin e tyre në ballkan mjaft të papërfillshëm. Për këtë arsye ata organizuan takime të ngjashme ndërmjet forcave ideologjikisht të kundërta si në Greqi, ashtu edhe edhe në Jugosllavi, ndërmjet Titos dhe Mihailoviçit.
    Prapa organizimit të këtyre Konferencave janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijohej një komitet drejtues i përbashkët, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë…
    Pra, Konferenca e Mukjes duhet parë në kontekstin e saj historik dhe jo si një ngjarje e shkëputur shqiptare. Sigurisht që, në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat, fatkeqësisht, nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Si kërkesa për Kosovën, si ajo për Çamërinë ishin teza, të cilat në kanceleritë europiane nuk do t’i merrnin seriozisht e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga Të Mëdhenjtë e dalë nga kjo Luftë. Duhet të jemi të qartë se, Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri, një konkluzion që u vërtetua me vendimet e dala nga Marrëveshja e Jaltës apo edhe ajo midis Çurçillit dhe Stalinit në Moskë, në dimrin e 1944-ës.
    .
    Pra, nëse do të kemi parasysh prapaskenat e zhvillimit të kësaj konference mendoj se Enver Hoxha i hodhi poshtë vendimet e dala prej saj për faktin e thjeshtë se ai kuptoi që një Komitet Drejtues i Luftës, me elementë jashtë lëvizjes Nacional Çlirimtare, nën ndikimin anglez, do ta nxirrte atë nga kontrolli i tij dhe kësisoj do t’i mbyllte dyert e pushtetit, të cilin ai tashmë kishte filluar ta shikonte në horizont dhe e meritonte. Gjithashtu se Enver Hoxha kishte dyshime për disa prej pjesëmarrësve në këtë Konferencë si bashkëpunëtorë të Shërbimeve angleze dhe, kësisoj, reagimi i tij ishte shumë i fortë për të shfuqizuar të gjitha ato vendime që u morën pa miratimin e tij.

    Reply to this comment
    • Lili April 27, 08:34

      Top sekret,
      Po i afrjohemi te vertetes,qe eshte ndarrja e shqiperise edhe asgjesimi i shqiperise si shtet qe churchilli kishte vendos kur dergoj djalin d tij tek tita..
      Ky asgjesim si shtet qe nuk u ba atehere,po behet sot po me nje menyre ma soft qe mos te vrejete.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*