ISHP: Janë tre viruse gripi në qarkullim, kujdes higjenën dhe shmangni mjediset e mbipopulluara!

February 14, 2020 17:50

ISHP: Janë tre viruse gripi në qarkullim, kujdes higjenën dhe shmangni mjediset e mbipopulluara!

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se jemi në pikun e viruseve stinore.

Në javën e 5 të vitit vërehet se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rritje, intensitet shumë të lartë dhe përhapje në të gjithë vendin në krahasim me javën paraardhëse.

Sipas ekspertëve të ISHP-së, janë në qarkullim 3 viruse gripi (A/H1, A/H3 dhe B ).

Çfarë duhet të dimë për gripin: Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare por në disa raste shkakton ndërlikime të rënda dhe vdekje. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambiente të mbyllura.

Mbroni veten nga gripi duke ruajtur higjienën vetjake, duke shmangur ambientet e mbipopulluara dhe të mbyllura.

l.h/ dita

February 14, 2020 17:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*