Në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, Kosovën e njeh një tjetër shtet

February 15, 2018 20:54

Në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, Kosovën e njeh një tjetër shtet

Ende pa ardhur dita që Kosova të festojë 10-vjetorin e Pavarësisë, shteti më i ri në Europë ka marrë një dhuratë para “ditëlindjes”, duke u njohur edhe nga një tjetër shtet.

Barbadosi është shteti i radhës që ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet i Pavarur.

Lajmin e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale, si Presidenti Hashim Thaçi, ashtu edhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

“Faleminderit Barbados për njohjen e Kosovës sonte! Dhurata më e mirë e ditëlindjes për festimet e Pavarësisë së Kosovës!”, shkruan Thaçi në Twitter.

Ndërsa Pacolli shkruan “Shumë i kënaqur të njoftoj se Barbados ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Faleminderit kolegut tim Maxine McClean për këtë vendim të marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar!”

l.h/ dita

February 15, 2018 20:54
Komento

3 Komente

  1. Z/K February 16, 13:38

    Njohja ma e shkelqyer asht bashkimi i Kosoves me Shqiperine.Sa ma shpejt aq ma mire per gjithe rajonin.Drejt kesaj rruge te veprohet edhe me gjymtyret e tjera te gllabruara nga komeshinjet per padrejtesit e vendimit te shteteve te Europes.

    Reply to this comment
  2. Kuq e zi February 16, 14:07

    Bravo z/k
    Ska fuqi as zhvillim pa bashkim
    Kur kosova shpalli pamvarsine me shume u dridh athina se beogradi (fjalet e ambasades amerikane)
    Pse?
    Dihet qe ne kete menyre shkohet drejt bashkimit
    Bashkimi ben fuqi dhe planet greke shuhen pra nqs maqedonia do behej shteti i trete shqiptar emri shqiperi eshte shume i vogel
    Duhej te merrnim emrin e vjeter ILIRIA

    Reply to this comment
  3. kerri February 16, 14:21

    Ku bie Barbadosi?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*