Në prag të Kupës së Botës, trajneri i Argjentinës akuzohet për ngacmim seksual

June 9, 2018 19:40

Në prag të Kupës së Botës, trajneri i Argjentinës akuzohet për ngacmim seksual

E gjendur në prag të Kupës së Botës, Argjentina është vendosur këto ditë në qendër të vëmendjes në saj të akuzave të rënda të gazetarit Gabriel Anello ndaj trajnerit Jorge Sampaoli.

Sipas asaj që raporton gazetari në “Radio Miter”, tekniku argjentinas është munduar të abuzojë seksualisht një kuzhiniere të Federatës së Futbollit në Buenos Aires.

“Në AFA ka ndodhur një incident i pahijshëm. Sampaoli ka ngacmuar seksualisht një kuzhiniere që punon aty dhe AFA po mundohet me çdo kusht të fshehë gjurmët e këtij incidenti”, është shprehur ai.

Sipas gazetarit, viktima ka shprehur dëshirën për të rrëfyer gjithçka por ka qenë federata që ka dashur t’ia mbyllë gojën me çdo kusht, duke e paguar me shuma të mëdha.

Ndërkohë, çdo deklaratë e bërë nga gazetari Gabriel Anello ngelet për t’u vërtetuar.

s.a/dita

June 9, 2018 19:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*