Në pranga pronari dhe kamarieri i një lokali në Tiranë, shpërndanin lëndë narkotike për klientët

November 21, 2020 15:06

Në pranga pronari dhe kamarieri i një lokali në Tiranë, shpërndanin lëndë narkotike për klientët

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë përshtatur një lokal për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia ka arrestuar 49-vjeçarin me iniciale I.D. pronari i lokalit në zonën e “Komunës së Parisit” si dhe një 25-vjeçar me iniciale O.N., punonjës në këtë subjekt.

Sipas policisë, ata shpërndanin lëndë narkotike për klientët. Autoritetet kanë sekuestruar 338 gramë kanabis, një shumë parash dhe 4 aparat celularë.

Gjithashtu nën hetim janë 4 persona, klientë të këtij lokali të cilët janë kapur duke konsumuar lëndë narkotike.

“Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular” – njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

h.b/dita

November 21, 2020 15:06
Komento

1 Koment

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. November 21, 15:37

    Nëse Edvin Escobar D’Rama nuk infektohet nga Covid 19, mund rrekomandohet kokaina si medikament anticovid.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim