Në pranverë nis restaurimi i urës 300 vjeçare të Shën Prodhomit në Voskopojë
Nga Arkiva
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka uruar këtë mëngjes me pamje nga Voskopoja e zbardhur nga dëbora. Një nga pikat më të frekuentuara turistike, e ka shndërruar Voskopojën në destinacionin më besnik të turistëve.
Rama përmes një videoje të shpërndarë ka lajmëruar se këtë pranverë do të nis restaurimi i urës 300 vjeçare.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga ura 300 vjeçare e Shën Prodhomit, që këtë pranverë do të restaurohet tërësisht duke krijuar bashkë me Manastirin e Shën Prodhomit dhe 4 kishat e restauruara tanimë të Voskopojës një destinacion të ri dhe të kompletuar turistik për zonën, ju uroj një ditë të mbarë.
Për të evituar dëmtimin e këtij monumenti kulture të kategorisë së parë nga mjetet e rënda, ura do të jetë e dedikuar vetëm për këmbësorët dhe paralelisht me të do të ndërtohet një urë e re që do të shërbejë posaçërisht për transportin e makinave”, shkruan Rama në Facebook.
l.h/ dita
Jane aq idiote sa vertete do e demtojne pamjen e ures me nje ure te re mundesisht perbri kesaj….