Në pritje të dallgës së shtatë…

August 8, 2018 10:45

Në pritje të dallgës së shtatë…

 

Jam ulur në ballkon në Playa de Alojera, në La Gomera, e kam hedhur vështrimin mbi gjirin shkëmbor me njollat e rërës dhe dallgët e kripura plot shkumë që vijnë nga thellësitë e ujërave të detit, por dhe pak më tutje, deri në atë vijën e drejtë që ndan të kaltrën nga bluja, qiellin nga deti. A e merr dot me mend se sa bukur është këtu? Duhet të vish një herë patjetër. Ky vend është si i krijuar me dorë për çiftet e dashuruara.

Përse po të shkruaj? Sepse më vjen. Dhe sepse nuk dua të pres e heshtur deri sa të vijë dallga e shtatë. Po, këtu tregohet historia e dallgës së shtatë, asaj më të fortës. Gjashtë të parat janë të parashikueshme dhe të baraspeshuara në hapësirë. Njëra përcakton tjetrën, njëra bazohet tek tjetra dhe nuk sjell asnjë lloj surprize. Ato e ruajnë gjithmonë ritmin. Gjashtë shfaqje, edhe pse së largu duken si të ndryshme, ato mbeten gjashtë shfaqje me të njëjtin fat.

Por, kujdes nga dallga e shtatë. Ajo është e paparashikueshme. Për një kohë të gjatë nuk bie në sy, ruan të njëjtin ritëm monoton të shfaqjes, i përshtatet paraardhësve të saj. Vetëm se ndonjëherë ajo çlirohet nga kjo gjendje. Vetëm ajo, dallga e shtatë. Sepse ajo nuk ka kujdes për asgjë, është e furishme, rebele, fshin nga faqja e dheut çdo gjë që i del përpara, formon çdo gjë nga e para. Për të nuk ekziston e kaluara, por vetëm e tanishmja. Dhe pas kësaj, çdo gjë ndryshon. Për të mirë apo për të keq? Kësaj mund t’i japin përgjigje vetëm ata që janë përfshirë prej saj, ata që kanë pasur guximin t’i qëndrojnë përballë, të rrëmbehen prej furisë së dallgës së shtatë.

Jam ulur këtu prej më shumë se një orë, numëroj dallgët dhe vëzhgoj me kujdes se çfarë bëhet me dallgët e shtata. Asnjëra prej tyre nuk është thyer deri tani. Por unë jam me pushime, kam kohë për të pritur. Unë nuk e kam humbur shpresën!

Këtu në bregun perëndimor fryn një erë e ngrohtë, por e furishme e jugut.

****

Shkëputur nga romani “Dallga e Shtatë” e Daniel Glattauer

August 8, 2018 10:45
Komento

2 Komente

  1. sei ,un Colpo Grosso .. August 8, 18:31

    Ja , nji Fragment Romani qe per mua eshte nen nivelin
    e mesatares . Dallga e gjashte e dallga e shtate ,metafore
    te rendomt ,qe i thone shume pak mendoj lexuesit
    te vertete ,njohesit te letersise .
    Pra ktu kemi te bejme me hjeshte
    nji Colpo Grosso me sa duket ,qe vertitet ne kaptinen e

    shkrimtarit ,qe per mua qeshte thjeshte nji pfff…
    nji menyre te shkruari ordinere si fillestare .
    Me pushime jemi te tere ,por nuk ja lejom vehtes
    shkrime te Tilla mo Daniel .
    Ndro profesion ,behu peshkatare e meso dicka nga realiteti .Metaforat duken te mos jen , komerdare shpetimi per ty.

    Sidoqofte ne shpresojme per me te miren gjithmon !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*