Në pritje të kushtetueses, kundër ligjit të ri, pronarët dhe presidenti

June 21, 2016 15:39

Në pritje të kushtetueses, kundër ligjit të ri, pronarët dhe presidenti

Vërshimi i padive të pronarëve në Strasburg ka alarmuar qeverinë, e cila në fillim të muajit të kaluar i kërkoi gjykatës, të pezullojë shqyrtimin e mëtejshëm të çështjeve kundër Shqipërisë deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri të pronave, i cili e ul faturën për buxhetin e shtetit.

Ligji, i miratuar me votat e mazhorancës kontestohet nga pronarët dhe presidenti, i cili e ka ankimuar në gjykatën kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e tij. Por, cili është statusi i ligjit sot? Gjykata kushtetuese e ka lejuar ligjin të hyjë në fuqi përmes një vendimi të ndërmjetëm, por nuk është shprehur ende në themel nëse ai është apo jo antikushtetues.

Një javë më parë, votimi përfundoi në barazim 4 me 4, me një anëtar që mungoi. Burime konfidenciale nga kjo gjykatë thonë se seanca e radhës është lënë për datën 28 qershor, ku pritet të ketë një votim tjetër për këtë çështje, i cili ose do ta lërë në fuqi, ose do ta dërgojë në Venecia për këshillim.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është kritik, pasi për sa kohë nuk është certifikuar pajtueshmëria e ligjit me kushtetutën, Gjykata europiane e Strasburgut nuk mund të shqyrtojë asnjë çështje sipas ligjit të ri. Por, megjithatë vendimi final nëse paditë e pronave në Strasburg do të shqyrtohen sipas ligjit të ri apo jo i mbetet gjykatës europiane./TCH

June 21, 2016 15:39
Komento

1 Koment

  1. Arben June 21, 20:31

    GJYKATA EUROPIANE PER TE DREJTAT E NJERIUT, E RREZOI LIGJIN E PRONAVE TE EDI RAMES.

    PERSE NUK E PERMENDNI, O REDAKSI LEPIRESE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*