Në pritje të vendimit të CAS-it, reagon Skënderbeu

June 5, 2018 21:44

Në pritje të vendimit të CAS-it, reagon Skënderbeu

Klubi i Skënderbeut ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e mundshëm të CAS-it, sa i takon pezullimit të efekteve të vendimit të Apelit në UEFA.

Korçarët kanë deklaruar se gjithçka mund të vendoset brenda kësaj jave dhe porsa të njihen me vendimin e marrë, ata janë shprehur se do ta bëjnë publik edhe për mediat.

Skuadra e Skënderbeut akuzohet për shitje dhe blerje ndeshjesh dhe nga vendimi që mund të marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, korçarët rrezikojnë të mos shkelin për të paktën 10 vjet në kupat evropiane. Pikërisht për këtë arsye, ata kërkojnë pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit në UEFA.

Reagimi i plotë:

Duke ndjekur me vëmendje interesin e treguar gjatë ditës së sotme në lidhje me një vendim të mundshëm nga CAS – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se nuk ka ende një vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur nga KF Skënderbeu.

– Ashtu si edhe ju kemi njoftuar paraprakisht, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ ka paraqitur në CAS kërkesën për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe jemi në pritje të një vendimi i cili pritet të merret brenda kësaj jave.

– Duke marrë shkas nga paqartësitë e shfaqura, interesin e madh dhe pritshmëritë tuaja, ju informojmë se nuk ka një datë ose orar të paracaktuar. Në momentin që klubi do të njihet me vendimin, do të bëhet publik për mediat dhe opinionin publik.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt,

KF Skënderbeu

s.a/dita

June 5, 2018 21:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin