NË PROTESTA S’DO SHKOJ KURRË

May 25, 2014 14:32

NË PROTESTA S’DO SHKOJ KURRË

(Sipas një qytetari pa parti)

Në protesta s’do shkoj kurrë
Me të ardhmen s’mund të luaj
S’mund t’i thuhet qeverisë
Ik largohu për tetë muaj.

Në protesta s’do shkoj kurrë
Se nuk mund t’u shkoj nga pas
Atyre që në tetë vite
Mbushën banka, mbushën thasë.

Në protesta s’do shkoj kurrë
Do rri mbyllur në shtëpi
Se s’kam lidhje me çakallin
Dhe nuk di të ulërij.

Në protesta s’do shkoj kurrë
Të përdorem si zagar
Atje ku Lulëzim Basha
Bën gjoja si kryetar.

Në protesta s’do shkoj kurrë
Sepse veten do gënjeja
Deri sa baca Sali
Nuk ka ikur nga qosheja.

Në protesta s’do shkoj kurrë
Se çdo gjë vishet nga zgjyra
Unë nuk jam si krokodili
Dhe nuk kam disa fytyra.

Në protesta s’do shkoj kurrë
Bashkë me shoqen Jozefinë
Vit pas viti cul’ e tyre
Bie vetëm në një vrimë.

Në protesta s’do shkoj kurrë
As me Boden, as me Rulin
Me ata që Shqipërisë
I hëngrën kockat e tulin.

Në protesta s’do shkoj kurrë
Do na talli historia
Se nuk pres ditë më të mira
Nga shoku Shaban Memia.

Në protesta s’do shkoj kurrë
Po s’u hapën ca defterë
Si u bënë këta njerëz
Në tetë vite rokfelerë.

Në protesta s’do shkoj kurrë
Me horrat e kryehorrin
Se s’dua të dëgjoj përralla
Se s’dua të më përdorin.

May 25, 2014 14:32
Komento

1 Koment

  1. BENI May 25, 17:40

    Shumebukur,e ke qare me lot. Jane budallenj ata qeu vene pas budallenjve e mashtruesave te kalibrit si horrat e pd me kryehorrin Sali,qe pasi u ngopen mire me pasurite kombetare te vendit ,kane siguruar pasurite per nipat e sternipat ,mashtrojne injorantet ,qe mbyllen ne greva urie per ta.Turp ,duhet te mendohen dy here para se te marrin keto marrezi per te pangopurit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*