Në “pyetje” 11 mijë qytetarë/ Fushata nis në Tetor, i paraprin Censusit 2020

May 14, 2019 20:07

Në “pyetje” 11 mijë qytetarë/ Fushata nis në Tetor, i paraprin Censusit 2020

11 mijë qytetarë në të gjithë vendin do të intervistohen përgjatë muajit Tetor për të dhëna nga më të ndryshmet, si fazë pilot që do ti paraprijë censit të popullsisë dhe banesave që do të kryhet nga Instituti i Statistikave në vitin 2020.

Gjatë prezantimit të raportimit të vitit 2018 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimaj bëri me dije se janë marrë të gjitha masat që ky proces të ketë ecuri normale.

Komisioni i Ekonomisë ka kërkuar që ky proces të ketë një fushatë të gjerë informimi, si dhe ka dhënë rekomandim për INSTAT që statistikat e publikuara të shpjegohen.

 

b.b/dita

May 14, 2019 20:07
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 May 15, 07:08

    ky po që mund të quhet lajm i shkruar nga një gazetar tipik shqiptar,b.b/dita,ska psikiatër që e kupton!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*