“Në qeli ka buburreca”, shqiptari i dënuar për vrasje fiton gjyqin

June 5, 2016 09:13

“Në qeli ka buburreca”, shqiptari i dënuar për vrasje fiton gjyqin

Një shqiptar i dënuar për vrasje, me 26 vite burg, ka fituar gjyqin e parë me autoritetet italiane. Bëhet fjalë për Elton Xhoxhin, i cili është dënuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, Bernard Kozaria, të dy pjesë e një rrjeti prostitucioni. Ai kishte hedhur në gjyq autoritetet e burgut, për kushte çnjerëzore. Në ankesën e tij ai theksonte se rrinte në një qeli prej 9 metra katror me dy të burgosur të tjerë.

Elton Xhoxhi, i njohur si Toni, ankohej se në qeli ka shumë buburreca, mushkonja dhe insekte të tjera. Kështu gjykatësja ka dhënë vendimin që shqiptari të përfitojë një ulje dënimi prej 6 muajsh.

Elton Xhoxhi është dënuar për vrasjen e Berard Kozaria, në 12 tetor 2007. 26-vjeçari Kozaria (në atë kohë), u qëllua me dy plumba, një në fytyrë, në sy të dy punonjësve të policisë që po e shoqëronin në aeroport, pasi një natë më parë i kishte mbijetuar një atentati.

June 5, 2016 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*