Në qershor 2019 hapen negociatat? Vlahutin sqaron kalendarin

June 27, 2018 13:37

Në qershor 2019 hapen negociatat? Vlahutin sqaron kalendarin

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi sot se kalendari i vendosur nga Ministrat e Jashtëm të BE-së është për hapjen e negociatave në muajin qershor të vitit 2019, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, nëse në qershor të vitit të ardhshëm do të hapen negociatat, apo nëse do të merret vendimi për hapjen e negociatave në një datë tjetër, Vlahutin tha: “Po, po, ky është kalendari. Dhe kjo është ajo çfarë do të dëgjoni nga ambasadori i ardhshëm i BE-së në Tiranë, por ky është qëllimi. Nuk mund t’ju them për këtë një vit përpara, por ky është kalendari.

Në botën e BE-së kjo tregon se ka një angazhim për këtë datë. Pra, kalendari është shumë i qartë, por në ditët në vijim kur të kemi të gjitha detajet do t’i ndajmë me ju.”

Vlahutin tha se nga mbledhja e djeshme e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, Shqipëria ka dalë me tre vendime shumë të rëndësishme pozitive.

“Shqipëria ka marrë 3 gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para është njohja e të gjithë punës dhe reformave që janë bërë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

E dyta, është një kalendar i qartë. Pra një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe ne nuk kemi nevojë të diskutojmë datat.

E treta, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ka pranuar që Komisioni ka për qëllim të nisë punën përgatitore, e cila merr kohë.”

Ambasadorja u shfaq e lumtur për vendimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Megjithatë unë mund t’ju them se për veten, për delegacionin për të gjithë kolegët që po punojnë fort për Shqipërinë në Bruksel, jemi të lumtur. Sepse na jep mundësinë që të lëvizim me një ritëm më të shpejtë dhe të fillojmë përgatitjet. Kjo punë përgatitore është një punë mjaft e madhe dhe kërkon kohën e saj.

Kur bëhet fjalë për elementet dhe detajet në momentin që t’i marr vesh do t’i ndaj edhe me ju. Por është një punë që do të kryhet nga ana e BE-së dhe nga ana e Shqipërisë.”

a.s/dita

June 27, 2018 13:37
Komento

7 Komente

  1. Jetimet e 21 Janarit June 27, 14:14

    ERDHE PER LESH E PO DEL E RRUAR BASHKE ME KINEZIN LU…..ZHDUKUNI NGA KY VEND KU 90 PERQIND E FEMIJEVE SHQIPETARE PERJETON MJERIMIN MESJETAR MIGJENIAN NE SHEKULLIN E 21-TE.TE PESHTIRE!

    Reply to this comment
  2. MH June 27, 14:39

    Kurr nuk kan per tu hapur negociatat po nuk futet Sali Berishen dhe Lulzim Bashen ne burg.
    Keto dy zagar qej rrugash po te ishin nen pranga. Negociatat do hapeshin ne kete qershor.
    E keqja bahet kollaj.Dhe e realizon krimineli i 21 janarit,si dhe i korruptuerit ne rrugen e kombit me pervehtesimin e miljonave Euro.Nji zhol i ndyre nen hymin e spathinit Berisha.

    Reply to this comment
  3. bravo qeflleshka e k roacis June 27, 15:40

    nqs shqypot do ishin aq te squt ,
    kishin perfitu boll nga kto misiionaret e djallit .
    sa me fort e kishin pallu kte etj si kto ,aq me shume
    do benin kto per Shqypnine

    Reply to this comment
  4. intelektuali June 27, 15:50

    Po vilen ne Farke qe ja pagove Samir Manes, oligarkut te Edvin Droges si:

    FRENGU PULEN

    Me lekat e taksapaguesve evropiane

    KUJT DO T’JA LESH O HAJDUTJA KOKEKUQE VLLAHUTINI?

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 June 27, 16:43

    “nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve.”
    pra,nuk kemi atë që thotë palloshi i tironë dhe xhuxhi i shkupit,por thejsht atë që tha bushati dhe kocja greke!
    pra atë që do të vendosej dje,e kanë shtyrë për ta vendosur një vit më vonë!!
    pra si dje dhe pas një viti do të jetë e njëjta gjëndje!!
    do të bëhet vlerësimi nëse do të hapen,dhe jo do hapen pazarllëqet,negosiatat!!
    sa të pa turp janë politikanët tanë!!
    ky palloshi që po përpiqet,që i duket vetja i qut,kujton se dhe europa është shqiptare,për nga mentaliteti!ky kujton se si vepron këtu mund të veprojë dhe me europën!!
    ky hajvan harron se vetë luan lojë individiale,kurse europa kolektive!!
    “”zoti” na ruajtë nga idiotët që kemi në drejtim!!
    të kesh shofer një tip që as patentën nuk është i zoti ta marrë!!

    Reply to this comment
  6. I tille je , sa here hap gojen June 27, 17:08

    Me tu larguar znj. Vlahutin… , pa merak , se atje do te cojme tet`eme , te lutet per shpirtin e Sheqeres , qe mekatoi me Karaxhicin dhe na la zhapikun vicidolas !

    Reply to this comment
  7. info analitike June 27, 18:26

    Kush ia paska bere makiazhin shoqes Vllahutinke, kriepsikoja?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim