Në rrënjët Ilire dhe Indo-europiane të Gjuhës Shqipe

September 17, 2017 11:08

Në rrënjët Ilire dhe Indo-europiane të Gjuhës Shqipe

Dr. Nelson R. Çabej

(Pjesa e parë)

Shqipjaështë e vetmja nga gjuhët e pashkruara të Ballkanit të lashtë, trakisht, maqedonisht e dakisht, që ka mbijetuar deri sot. Por dokumentet e shkruara më të vjetra që njohim për gjuhën shqipe, formula e pagëzimit e Pal Engjëllit dhe fjalorthi shqip-gjermanisht i pelegrinit Arnold von Harff,na vijnë vetëm nga shekulli XV. Kjo është më vonë se tekstet e paratë gjermanishtessë lartë tëvjetër, që dalin në shekullin VI, të frëngjishtessë vjetër dhetësllavishtes kishtare (përkthimi maqedonisht i Biblës nga Cirili e Metodi) në shekullinIX, të kroatishtes e sërbishtes në shekullin XII, polonishtes në shekullin XIII, etj.Por, sidoqoftë, shqipja e shkruar dokumentohet para disa gjuhëve të tjera europiane si rumanishtja, letonishtja, lituanishtja,që dalin të shkruarasë pari nga shekulli XVII.

Vetë gjuha shqipe, fjalori i saj i trashëguar,ështëdëshmia mëe vjetër për prejardhjen dhe lashtësine e saj. Nëevolucionin e fjalëve e në strukturën e saj gramatikoreështë gdhëndur historia e saj sipas një kodivetiak, qëështë mishëruar në regullat e fonetikës dhe gramatikës së saj. Duke ndjekur evolucionin e fjalëve të shqipes deri në burimin e tyre më të hershëm indoeuropian të 5-6 mijë vjetëve më parë, gjuhëtarët kanë rindërtuarformat e njëpasnjëshme të atyre fjalëve deri në format e sotme shqipe, duke krijuar kështu një pamje të përgjithëshme tëlindjes dhe etapave të zhvillimit të saj.

Familja e gjuhëve indoeuropiane

Shqipja bën pjesë në familjen gjuhësore indoeuropiane, që përfshin thuajse tërë gjuhët e sotme të gjalla të Europës dhe disa gjuhë të gjalla e të vdekura të Azisë. Familja e gjuhëve indoeuropiane është studiuar më shumë e njohur më mirë se sa çdo familje gjuhësore e botës dhe deri me sot nuk ka qenë e mundur të provohet shkencërisht se ajo lidhet gjenetikisht me ndonjë familje tjetër gjuhësore.

Lindja e gjuhësisë indoeuropianerëndomështë lidhur me emrin e William Jones-it (1746-1794), ndonëse më shumë se një shekull para tij, studiuesi hollandez Marcus Zuerius van Boxhorn(1612 –1653) kishte ardhur në të njëjtin përfundim me të, se disa gjuhë të Europës dhe persishtja e indishtja e vjetër kishin dalë nga një gjuhë më e vjetër, tanimë e zhdukur. Nga fillimi i shekullit XIX deri në ditët tona, kjo ide nxiti një ortek studimesh të panjohur ndonjëherëmë parënë fushën e gjuhësisë, të cilati shpunë gjuhëtarët në përfundimin se të gjitha gjuhëte sotme dhe ato të zhdukura të Europës (veç baskishtes, hungarishtes,finlandishtes dhe estonishtes) dhe gjuhë të tjera të sotme (indishte e vjetër, persishte, etj.) dhe të zhdukura të Azisë, ishin bija të një gjuhe të vetme. Kjo gjuhë ishte folur nga një popull që, shumica e historianëve, gjuhëtarëve dhe arkeologëve besojnë të ketë jetuar mbi 6 mijë vjet më parë në një truall që shtrihej në stepat e Europës lindore, midis maleve Urale, Detit Kaspik dhe lumenjve Vollga e Don. Procesi i formimit të gjuhëve bija të asaj gjuhe nënë të familjes së sotme indoeuropiane mendohet të ketë nisur rreth 5 mijë vjet më parë

Ndër gjithë popujt indoeuropianë, ata që e shkruan të parët gjuhën e tyre, qysh në shekullin XVIII p.e.s., ishin hititët, një popull anatolian që jetonte në Turqinë e sotme e në Sirinë e veriut. Tre-katër shekuj pas tyre, rreth shekullit XIV p.e.s. datohet mbishkrimi i parë në greqishten e vjetër, i ashtuquajturi Linear B.

Sot gjuhët indoeuropiane përfaqësojnë grupin e gjuhëve më të përhapura të botës, me rreth 3 miliard veta qëi flasin ato si gjuhë të nënës dhe rreth 1 miliard – si gjuhë të dytë.

 

Shqipja në pemën gjenealogjike të gjuhëve indoeuropiane

I pari që u mor me prejardhjen e gjuhës shqipe ishte “Aristoteli i kohëve të reja”, por njëkohësisht edhe “një dijetar i hershëm i vërtetëi gjuhës shqipe”1filozofi gjerman Gottfried Wilhelm Leibniz (1646–1716), në përgjigje të një kërkese të Bibliotekës mbretërore të Prusisë për të dhënë një mendim se ç’ishte dhe nga vinte gjuha shqipe2. Me etimologjizimet e tij, mjaft të sakta për atë kohë, ai erdhi në përfundimin se shqipja ishte gjuha e ilirëve. Pastaj, në një punim të veçantë kushtuar shqiptarëve dhe shqipes, Josef Ritter von Xylander(1794-1854)gjithashtu arriti në përfundimin se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, që ishin “të lidhur nga gjaku me trakët”3.Por vetëm nga mesi i shekullit XIX, gjuhëtari gjerman Franz Bopp (1791-1867), një nga themeluesit e gjuhësisë krahasimtare indoeuropiane, në një punim të veçantë kushtuar prejardhjes së gjuhës shqipe, vërtetoi përfundimisht se ajo bën pjesë në familjen gjuhësore indoeuropiane4.

Disa vite më vonë, nën ndikimin e frymës evolucioniste darwiniane, August Schleicher (1821- 1868), paraqiti skemën e parë të pemës gjenealogjike të familjes së gjuhëve indoeuropiane dhe përcaktoi vëndin e shqipes në të, krahas tetë gjuhëve të tjera indoeuropiane5. Sipas asaj gjenealogjije, të gjitha gjuhët indoeuropiane rrjedhin nga një burim i përbashkët, nga një gjuhë e stërlashtë indoeuropiane (indogermanische Ursprache).

Figura 1.Gjenealogjiae familjes së gjuhëve indoeuropiane (gjermanisht, lituanisht, sllavisht, keltisht, italisht, shqip, greqisht, iranisht, indisht), sipas Schleicher-it (1861).

Gjenealogjia më e re kompjuterike e familjes së gjuhëve indoeuropiane (figura 2),natyrisht,ndryshon nga ajo e Schleicher-it, ndonëse edhe ajo mbetet e bazuar në konceptin darwinian të evolucionit.

.

Figura 2.Një klasifikim i ri i grupeve të gjuhëve indoeuropiane në bazë të gjuhësisë kompjuterike. Në këtë gjenealogji, lidhjet më të ngushta të prejardhjes shqipja i ka me grupin e gjuhëve gjermanike.

Nga fundi i shekullit XIX indoeuropianisti gjerman Gustav Meyer, krijuesi i fjalorit të parë etimologjik të shqipes6, arriti në përfundimin se shqipja është gjuha bijë e një dialekti të Ilirisë së jugut, tezë që u mbështet edhe nga Paul Kretschmer-i7, një nga helenistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve.

Shqipja dhe rruga e ardhjes së paraardhësve të ilirëve në Ballkanin perëndimor

Të gjithë popujt e sotëm indoeuropianëjanë përhapur në kontinentin tonë duke filluar nga mijëvjeçari i tretë deri në të dytin p.e.s., në një proces që njihet si indoeuropianizimi i Europës, me qëardhësit iu mbivendosën aty një popullsije të mëparëshme.

Shtegtimi i popullsive indoeuropiane ka ndodhur në kohën parahistorike, andaj për përcaktimin e periudhës kur erdhën në Ballkan paraardhësit e ilirëve mund të mbështetemi vetëm në të dhënat gjuhësore dhe arkeologjike. Josef R. von Xylander(1799-1854)8,e më vonë gjuhëtarë të tjerë, vunë re një numër të konsiderueshëm përputhjesh në fjalorin e shqipes dhe gjuhëve balte, që u përcaktuan si huazime nga njera tjetra. Ky fakt fliste qartë për një fqinjësi të dikurshme të paraardhësve të shqiptarëve me popujt baltë. Kjo hamëndje mbështetet edhe nga fakti që Eric Hamp e gjuhëtarë të tjerë e kanë futur shqipen në grupin veri-perëndimor të gjuhëve indoeuropiane9,10.Me që nëtërë periudhën historike këta popuj kanëqënëgjeografikisht të ndarë,është logjike tëmendohet se dikur gjatë shtegtimittë tyre të gjatë parahistorik, mbase disa-shekullor, drejt Ballkanit perëndimor, paraardhësit e ilirëve kanë qënë fqinj me popujt baltë. Në mbështetje të kësaj vjen dhe një e dhënë arkeologjike: rendi kohor i përhapjes nga veriu drejt jugut të kodërvarreve (një shënjë tipike dhe e pagabueshme e karakterit indoeuropian) në territorin e Ballkanit perëndimor e të Shqipërisë së sotme.

 

Ilirishtja si stad i mëparshëm i shqipes

Ilirishtja është një gjuhëpër të cilën nuk janë gjetur dokumente të shkruar dhe materiali bazë për studimin e saj janë:

– emrat e vëndeve dhe të njerëzve, që dalin në burimet e shkruara të lashtësisë,

– një numër fjalësh ilire qëna japin autorët e lashtë dhe

– rreth 300 mbishkrimet mesape të gjetura në Italinë e jugut (mesapishtja është një gjuhë ilire a një dialekt i ilirishtes, siç mendojnëthuajse njëzëri gjuhëtarët).

Nga studimi i këtij mateiali gjuhësorjanë zbuluar disa tipare gramatikore të përbashkëta të ilirishtes me shqipen e sotme. Kështu, psh., grupet e bashkëtingëlloreve indoeuropiane bh, dh dhe gh në ilirishtdhanë përkatësisht b, d dhe g, gjë që vihet re edhe në shqipen11,12. Si në ilirishten dhe  nëshqipen e sotme dallohet mirë ndrimi i o-së së theksuar indoeuropiane në-a-, formimi i shumësit të emrave mashkullorë me mbaresën -i (Scupi), dhe i atyre femërorë me -a(Scodra), apofonia e-o, prania e gjinisë asnjanëse të emrave etj., si dhe pozicioni unik i ilirishtes dhe shqipes midis grupeve kentum dhe satem të gjuhëve indoeuropiane.

Kur flitet për kalimin e ilirishtes në gjuhën shqip, nuk kuptohet një dukuri e befasishme, por një proces shekullor i evolucionit tësaj në drejtim të thjeshtimit të gramatikës dhe të fjalëve qëu intensifikua në Lashtësinë e Vonë. Periudha të tilla ndryshimesh të përshpejtuara njihen thuajse për çdo gjuhë tjetër dhe përcaktohen nga faktorë të brëndshëm e të jashtëm. Në rastin e kalimit nga ilirishtja në shqip, ndër faktorët e brendshëm janë prirja gjithësore e gjuhëve për të evoluar në drejtim të thjeshtimit të fjalëve dhe të gramatikës. Ndër faktorët e jashtëm specifike për evolucionine ilirishtes në shqip duket se kanë qënë:

  • Invadimi i fjalorit të ilirishtes me fjalë latine, për llogari të fjalorit të trashëguar të saj,
  • Ndikimi i latinishtes në fjalëformim,
  • Stresi social që shkaktuan ndër ilirët invazionet rrënuese barbare,
  • Reagimi vetëmbrojtës i nënvetdishëm ilir, qëu shpreh edhe në rikthimin në ritet e të parëve (varimi me pajisje) dhe artin primitive ilir, duke përfshirë shfaqjen e kulturës arbërore Koman-Krujë.

A do të mund ta kuptonim ne sot menjëherë një dokument të shkruar në ilirisht? Duke marrë parasysh që një grek i zakonshëm sot nuk e kupton dot një fjalim të Perikliut e as njëitalian një fjalim të Ciceronit, gjasat janë qëedhe një shqiptar sot nuk do ta kuptonte një tekst të shkruar në ilirisht. Ky pohim mbështetet edhe nga fakti se shqipja, si një gjuhë qëështë shkruar vonë, duhet të ketë evoluar më shpejt se greqishtja dhe latinishtja.

 

Fjalët e ilirishtes “kanë kaluar vetëm nëpër gojën e shqiptarëve”

Interes ka ngjallur prania e emrave turq, latinë, grekë, por sidomos sllavë të fshatrave të Shqipërisë. Interesi i disa studiuesve të huaj, sidomos të vëndeve fqinjë, ka qënë motivuar nga synimi për të nxjerrë një argument kundër autoktonisë së shqiptarëve. Por, siç ka theksuar me forcë Eqrem Çabej, në shqyrtimin e problemit të atdheut të lashtë të shqiptarëve rëndësi kanë vetëm emrat e vëndeve(qyteteve, maleve e lumenjve) që dalin në dokumente të lashtë. Emrat e fshatrave përgjithësisht nuk dalin në ato dokumente sepse,si regull, në Ballkan fshatrat janë vëndbanime relativisht të reja e të lëvizshmedhe, për këtë arsye nuk kanë vlerë për identifikimin etnik të banorëve të trojeve iliro-arbërore në Lashtësi.

Duke ndjekur evolucionin,deri në ditët tona, tëemrave të vëndeve ilire qëdalin në burimet e shkruara të Lashtësisë ne mund të kuptojmë se regullat fonetike të cilës gjuhë e kanë përcaktuar atë evolucion. Në vitet20-të tëshekullit XIX Bartold Georg Niebuhr (1776-1831)vuri re se emri i qytetit ilir Dimallum shpjegohej logjikshëm me fjalët shqipe di (dy) dhe mal, që përputhet edhe me vendosjen e qytetit mbi dy kodra13. Në po atë shekullvrojtime thellëshikuese rreth evolucionit të emrave ilirë të vëndeve në bazë të regullave fonetike të shqipes bënëudhëtari dhe studiuesi anglez William Martin Leake (1777-1860)14dhe helenisti Paul Kretschmer (1866-1956)15.

Me prurjen vetiake madhore, dhe duke bërë sintezën e arritjeve të albanologjisë, në vitet 60-70të, Eqrem Çabej provoi dhe i bëri të njohur botës shkencore se evolucioni emrave të qyteteve, maleve dhe lumenjve ilire të trojeve shqipfolëse, nga format e lashtësisë që dalin në burimet e shkruara greke dhe romake deri në format e tyre të sotme, ka ndodhur në pajtim të plotë vetëm me regullat e fonetikës historike të shqipes ose, siç shprehej ai, ato emra kanë kaluar vetëm përmes gojës së shqiptarëve. Me këtë provohej përfundimisht se, të paktën gjatë tre mijëvjeçarëve të fundit, në këto troje ka banuar vetëm popullsi iliroshqiptare.

Në këtë grup bënin pjesë 18 emra vëndesh ilirë, duke përfshirë emrat e qyteteve Ulqin (Oulkinion), Shkodra (Scodra), Drisht (Drivastum), Lesh/Lezhë (Lissus), Çamëria (Thyamis), Arta (Arachthos), Vlora (Aulon), Durrës (Durrachium), Shkup (Scupi), Shtip (Astibos), Nish (Naissus), Rush (Ragusium), Kunavia (Candavia), Pulët (Polatum), të lumenjve Ishm (Isamnus), Shkumbin (Scampinus), Mat (Mathis) dhe Mali i Sharrit (Scardus mons).

Kjo listë mund të zgjatet duke shtuar edhe emrin e fshatit Amonicaqë ka dalë nga Amantia, Ballësh nga Bulis, Bajkaj nga emri i vëndbanimit prehistorik epirot Baiake(Βαιάκη),në Delvinë,Butrint nga Buthroton(Βουθρωτόν),Domosdova nga Damastion (ΔΑΜΑΣΤΙΝΩΝ), Gjashta nga Onhesmus (Ὄγχησμος), Palokastër nga Panotë, Peqin nga Clodiana, emri i fshatit Zgërdhesh, rëzë të Malit të Krujës nga emri i vëndbanimit të lashtë ilir Skydreon(Σκυδρέωνπόλις), emri i lumit Erzen nga Ardaxanus, emri i malit Tomor nga Tomarus/Tmarus dhe Nemërçka nga Ameron16, emri i krahinës Dropull nga Adrianopolis17,18.

 

 

September 17, 2017 11:08
Komento

17 Komente

  1. demo September 17, 15:25

    Nuk ka lidhje etimologjike emri i lashte romak i stacionit te rruges Egnatia:Clodiana(Claudiana) me emrin e sotem Peqin ,;as Panote me Palokaster,perkundrazi eshte mjaft e dukshme figliazioni i emrit te fisit epirot ERGINE me emrin e keshtjelles Ergjirokaster.Ergjire gjendet tek fjalori i Sami Frasherit Kamus al Alam.Ergjeri gjendet ne folklorin shqiptar.Kurvelesh e Gegeri/C`u mblodhe ne Ergjeri.

    Reply to this comment
  2. Tomi September 17, 16:44

    Edhe une keshtu mendoja, por pasi lexova ne librin e Nelsonit per Peqinin dhe Palokastren u binda se ai ka te drejte.
    Lexoje edhe ti demo se te siguroj qe do te bindesh.

    Reply to this comment
  3. Tz September 17, 16:50

    keta cabej jane te gjithe nje lloje.pse nuk permend ky studius studimet e Eleni Kocaqit dhe shume te tjereve si ajo por bazohet vetem te Cabej tjeter nje medioker klasik

    Reply to this comment
  4. N.R.C. September 17, 19:20

    Falënderoj komentuesin “demo” per verejtet lidhur me prejardhjen e emrave Peqin, Palokastër dhe Gjirokaster..
    Kufizimet hapesirore qe ve nje artikull i vetem per tere ato probeme qe meren ne shqyrtim nuk më lejuan të jipja argumentet e nevojshme për prejardhjen e emrit te Peqinit e të Palokastrës. Të dyja këto, dhe perse nuk kam përfshirë emrin e Gjirokastrës si një provë tjeter se evolucioni i emrave ilire të vëndeve ka ndodhur në bazë të ligjeve fonetike të shqipes do t’i shpjegoj më poshtë, por argumentimet e plota gjënden në librin tim “Vazhdimësi Iliro-shqiptare në Emrat e Vëndeve (Fan Noli, Tiranë, 2014). Një përmbledhje të shkurtuar të atyre argumentimeve po e jap në këtë koment.
    1. Palokastër Në etimologjinë popullore (joshkencore) (Volksetymologie) ky emër shpjegohet thjesht si një emër i përbërë, në të cilin elementi i parë ka dalë nga greqishtja paleos – i vjetër dhe kastros (me prejardhje nga latinishtja castellum) kështjellë.
    Që emri Palokastër nuk është emri i lashtë i këtij qyteti provohet jo vetëm nga fakti se në burimet e lashtësisë nuk përmëndet ndonjë qytet me këtë emër, por edhe sepse ky qytet ishte themeluar që në shekullin IV p.e.s., d.mth, shtatë shekuj para se të ngrihej kështjella, e madje edhe pasi u ngrit kështjella në shekullin III të erës sonë ai qytet me një kështjellë të re nuk mund të quhej Palokastër (kështjella e vjetër).
    Në vitin 1938, Eugen Oberhummer (1859-1944) e lokalizoi qytetin Epirot Panote në Palokastrën e sotme. Me kete rast, duhet të mbahet mënd se grupi ph- në greqishten e lashtë, ndryshe nga greqishtja e re dhe mesjetare, lexohej ph- dhe jo f-). Veç kësaj, sipas helenistit P. Kretschmer, në shkrimet e autorëve të lashtë greke grupi bashkëtingëllor ph- shpesh qëndron për një p- të origjinalit.
    Vetëm pas ndërtimit të kështjellës, në shekullin III të erës sonë mund të përfytyrohet që qyteti të ketë marrë mbiquajtjen kastron (kështjellë) duke dhënë formën Phanotkastron (Phanote + castrum). Eufonia dhe disimilimi nga -n- në -l- për të dalë në formën e sotme Palokastër ka ndodhur në përputhje me dialektin lokal të ndrimit të n-së në l-, që vihet re edhe në emra si nerënxe-lerënxë, emra të përveçëm si Panormo e lashtë, nga e cila ka dalë Palermo e sotme në Himarë dhe emra njerëzish si Nevzat- Levzat.
    2. Klodiana ka qënë një qytet ilir dhe stacion rrugor në Via Egnatia, sipas burimeve të Lashtësisë. Një etimologji popullore e ka lidhur atë me emrin e nje komandanti romak Claudius Centho. Kjo hamëndje bie poshtë po të mbahet parasysh se, qoftë në shqip qoftë në latinisht, diftongu au- nuk do të jepte o- (ky diftong në huazimet latine të shqipes zakonisht ka dhënë -a- dhe jo -o-). Vec kësaj, në Romën e lashtë nuk ka qënë praktikuar emërtimi i qyteteve sipas emrave të komandantëve ushtarakë.
    Ndihmë për të ndjekur evolucionin e emrit Clodiana na jep regjisatrim turk i shekullit XV, ku Peqini regjistrohet si Be-klejen. Duke zbatuar regullat e fonetikës historike të shqipes nga Klodiana e lashtësisë do të dilte regullisht forma Klejen (me rënien e -d-së ndërzanore dhe ndrimin e -o-së në -e-.
    Përsa i takon përbërësit të parë Be- ajo mund të lidhet me rrënjën indoeuropiane bhu-, nga e cila ka cila ka dalë shqipja buj (kaloj natën), që përputhet fare mirë me funksionin e njohur të Klodianës së lashtë si një nga stacionet e Via Egnatia-s.
    Edhe evolucioni i mëtejshëm i emrit të qytetit del në burime të mëvonshme osmane ne formën Peklin (ndrimi i -kl- në -q- është tipik për shqipen duke filluar nga shekulli XV).
    3. Por “demo” ka të drejtë për Gjirokastrën, që nuk e kam përfshirë ndër emrat e qyteteve që kanë evoluar në bazë të ligjeve fonetike të shqipes. Por këtë unë e kam bërë ne librin tim (faqe 102-106) duke shpjeguar hollësisht se emri Ergiri, që del në formën e rindërtuar Argyrion, duke u mbështëtur në të dhënën e lashtësisë se në truallin e Gjirokastrës banonte nënfisi kaon i argjirinëve (argyrinoi). Forma Argyrokastro, nga e cila ka dalë emertimi i sotëm Gjirokastër, me sa duket ka qënë forma letrare e përdorur në administratën bizantine, që gradualisht u përhap për të zëvëndësuar formën origjinale Argyrion> Ergjëri, që ruhet ende vetëm në folkolrin e zones (Kurvelesh e Gegëri/U mblodhë në Ergjëri/ këndohet për Kuvëndin e Gjirokastrës).
    Në këtë shkrim Gjirokastrën nuk e kam future sepse emri i saj nuk del në burimet e lashtësisë.

    Reply to this comment
  5. Julius September 17, 19:48

    Nelson, keto jane gjera te sternjohura, sepse ka shkruar per to Eqerem Cabej dhe gjithe plejada e gjuhetareve bashkekohes se tij e pas tij. Ke hapur permbledhjen e Kuvendit te Studimeve Ilire dhe kujton c’po na thua. Pse nuk merresh me mbishkrimet mesape apo me etimologjine e keshtjellave te rindertuara nga Justiniani? Po te ndihmoj me Gurasson e Gurbikon… Ne mos gaboj ju jeni biolog dhe jo historian.

    Reply to this comment
  6. Sassati September 17, 20:01

    Si e paske harruar emrin e lumit Drin, nga Dril !? Ky lum i madh qe kap zemren e Shqiperise, dhe i jep emrin edhe detit Adriatik ( a- asht – Dri )!?

    Reply to this comment
  7. Lalai September 17, 23:10

    Gazeta Dita,
    Jam dakort me nje komentues qe thote per Cabej-n medioker!!!
    Gazeta Dita,
    eshte dhe ne te miren tuaj PUBLIKE si gazete nqs doni te mbani nje STANDART,duke mos u marre më me CABEJ-ra,duke patur parasysh qe shume lexues nuk jane me të pa informuar me informacione BOSHE,alla CABEJ.
    Nuk dua te zgjatem por sot për ata qe vertet jane GJUHETARE dhe SHKENCETARE GJUHESORE,eshte hedhur ideja e Gjuhes Shqipe,e cila mund të bëjë perkthimin e disa dokumentave perfshirë ketu dhe Pllakat Shumere te Zaharia Zitchin.
    Aktualisht dhe pse ka disa vite qe eshte hedhur si ide e pa konfirmuar zyrtarisht,sepse Shqiptaret nguten shpejt sa arrijne ne perfundime te gabuara duke u marre me toponime(cabej)dhe duke vulosur idene e Mos Shkrimeve ne gjuhen Pellazgo Ilire apo tek e fundit ajo Ilire e ne vazhdim.
    Pra,gjuha shqipe nuk eshte ajo qe flitet e mendohet gjeresisht vetem nga CABEJ-t.
    Ka shumë studijues te ish Akademise qe kane qene kundra tezave Cabejane…
    Mgjth….historia vazhdon,dhe ju si gazete mos mendoni se duke bere shkrime me emra fisesh te sterdegjuara do te beni me shume klikime.

    Reply to this comment
  8. demo September 18, 02:42

    Z Cabej,ju falenderoj per kohen qe me kushtuat me kete sqarim shkencor! I pari dhe i vetmi historian qe flet per Argyrinet eshte Stefan Byzantini ne vepren e tij Ethnika ne nje rresht:”tek Argyrinet dhe malet e pyllezuar te Keraunit”.Eshte edhe i vetmi autor qe permend vargmalin e Cikes me emrin e paster Ilir-Keraune-pa parashtesen greke- Akro.I pari shkrimtar qe e permend ne mesjete emrin e qytetit eshte Kantakuzeni ne 1336 ne forme Argyrokastron me perberesin latin castron(fushim ushtarak i fortifikuar),me vone keshtjelle dhe Halkokondili nje shekull me vone e jep ne formen Argyropolihni me perberesin grek qyteze. Interesant per gjuhetaret eshte forma qe jep biografi Skenderbeut Barleti,i cili e jep emrin e qytetit ne formen :Girocastrum,ashtu si e kishte degjuar nga goja e popullit.Pra nga viti 1336 deri ne 1510 kur botohet Historia e bemave te Skenderbeut,emri i qytetit kishte marre formen qe ka edhe sot.Jam i mendimit qe shume fenomene gjuhesore si Metateza(Plak-shumes i vjeter indoeuropian Plaki-shumes i sotem Pleq),Assimilimi i grupeve te bashketingelloreve MP MB,ND,NG,ne gegnishte del qe ne shek. e VI te e.s,ne nje kumtim te Prokopit te Cesarese per keshtjellat e ndertuara nga Justiniani i pare.Emrin e qytetit Scampin(elbasani i sotem) e jep ne formen Skemin-ites.Po te heqim prapashtesen -ites,te greqishtes mbetet forma Skemin,e ngjashme me formen e sotme Shkumin,qe perdorin geget e Elbasanit.E kunderta e kesaj, assimilim i grupeve Kl.; Gl,(Klumesht,Gluhe etj),ne gegnishten e sotme eshte shume i vone,Edhe ketu na vijne ne ndihme toponimet e udhetareve te huaj te shek.XIX,qe japin fjalen Klav per Qafe tek qafe thane.Shiko Edward Lear tek pershkrimi i tij Shenime Udhetimi,ka dhene emra intresante per Kavajen,Tomorrin etj..Malin Tomorr e quan Toma hoor(vend i Tymit,duke qene se maja e malit eshte mbushur me re).Nisur nga fjala hoor-vend,vendbanim,e perdorin arbereshet e italise dhe greqise,(hoora e Arberesheve),ne mos qofsha i gabuar eshte fjale greke.Ndoshta etimologjia juaj Tomarus-Tomor ,ka te beje me malin Tomar prane germadhave te Dodones ne Janine.

    Reply to this comment
  9. demo September 18, 12:28

    botoje komentin tim te lutem!

    Reply to this comment
  10. Corrovoda September 18, 12:31

    Pa dashur, ti Tz, e rrit vleren e ketij Cabejt te ri, kur e krahason me gjenine e paarritshem Eqrem Cabej.

    Reply to this comment
  11. Triticum September 18, 13:09

    I drejtohem zotit Tz, Lalai dhe Julius.
    Nuk do te behemi te gjithe gjuhetare e aq me pa etimologe te shqipes. Le te mirrren profesionistet me gjera tepwr profesionale.
    Neqofte se ju keni argumente kunder etimologjise shqipe dhe 7 vellimeve te Etimologjise se Shqipes te gjeniut Eqrem Cabej, ku t’i lexojme ato argumente? Ku t’i lexojme veprat tuaja ? Perse nuk perpiqeni t’i botoni ato ne median digitale ose shtypin shkencor shqiptar ose nderkombetar, qe te kuptoni sa vlere kane deklaratat tuaja se argumente ketu os diku tjeter nuk keni dhene.
    Mos shkaktoni konfuzion qe i sherben vetem interesave te fqinjeve tane “te dashur”.
    Mos u perpiqni te hidhni balte mbi ikonat e kultures sone kombetare qe i njeh bota shkencore por nuk pranon t’i njohe bota e kafeneve tona.
    Ka plot pune te tjera te dobishme qe mund ta beni, jashte etimologjise.. Etimologjia e shqipes nuk eshte gjeja me e thjeshte qe mund te behet.

    Reply to this comment
  12. shabani September 18, 13:17

    Po po mire e the gjuhe e pashkruar dmth asnje dokument si gjuhe e vjeter

    Reply to this comment
  13. N.R.C. September 18, 14:24

    I nderuar “Demo”,
    Per mendimin tim GJIROKASTER eshte forma e evoluar neper gojen e vendasve e nje forme letrare- administrative bizantine, Argyrokastron.
    Kete te ben ta besosh fakti qe ne regjistrimin osman te vitit 1831 ky qytet del me emrin Ergiri, forme qe eshte ruajtur edhe ne burime te tjera osmane e deri ne kohen tone ne folklorin e zones, ne formen Ergjeri (“Kurvelesh e Gegeri/U mblodhe ne Ergjeri/).
    Kjo forma e fundit mund te shihet si zhvillim i nje forme fillestare te rindertuar, ARGYRION, te emrit te ketij qyteti qw ka evoluar ne pajtim me regullat fonetike te shqipes (ndrimi i -g- para -e- ne -gj- dhe zhdukja e mbareses ilire -on) dhe vecorite fonetike te dialektit lokal gjirokastrit (ndrimi i -a- nisttore ne -e-, nga – Argyr ne Ergjir si ne dialektalen ergjend nga argjend ose ne emrat e njerezve Neim per Naim, etj).
    Vete Stefan Bizantini e ka gjetur emrin e fisit te argjirineve te nje autor 8 shekuj me i hershem, te poeti tragjik Likofroni i Aleksandrise ne vargjet:
    “Nga ana tjeter, nga Libia, nje vrrull i eres se jugut i shpuri ata te ARGJIRINET dhe lendinat e Kerauneve, duke sjelle mbi det nje stuhi te forte”

    (τῇ δ᾽ ἐκ Λιβύσσης αὖθις ἐμπίπτων νότος
    εἰς Ἀργυρίνους καὶ Κεραυνίων νάπας
    ἄξει βαρεῖ πρηστῆρι ποιμαίνων ἅλα.)
    (Λυκοφρονοσ Αλεξανδρα (Lycophronis Alexandria). Red. L. Bachmann, Leipzig, 1830, f. 213-214. vargjet 1016-1018).

    Reply to this comment
  14. N.R.C. September 18, 16:17

    Ndreqje gabimi:
    ne komentin tim te meparshem kam shkruar:
    “ne regjistrimin osman te vitit 1831 ky qytet del me emrin Ergiri,” ne vend te:
    “ne regjistrimin osman te vitit 1431 ky qytet del me emrin Ergiri,”
    I kerkoj ndjese lexuesit.

    Reply to this comment
  15. Pellazgu November 16, 01:43

    Gjuha Shqipe rrjedh nga Thrako-Ilirishtja, sepse te dy jane te njejta. Thrakishtja dhe Ilirishtja jane pasardhese te gjuhes Pellazge. Mund qe dhe gjuha dake, te kete qene shqipe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim