Në Shqipëri, arsimimi nuk redukton mundësinë e papunësisë

September 20, 2019 17:21

Në Shqipëri, arsimimi nuk redukton mundësinë e papunësisë

Ka një parim që sa më i përgatitur dhe i arsimuar të jesh, aq më i kërkuar je nga tregu i punës, dhe kjo e lehtëson procesin e punësimit. Rrjedhimisht, sa më i lartë të jetë niveli arsimor, aq më e ulët është papunësia.

Kjo është e vërtetë për Bashkimin Europian por nuk është rasti i Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Eurostat, shkalla e papunësisë për personat që kanë një nivel arsimor të ulët në 2018-ën ishte 12.5% dhe 3.9% për ata me arsim të lartë (pas shkollës së mesme), në Shqipëri sipas INSTAT për personat me arsim të lartë, pati një rritje të shkallës së papunësisë me 0.3%.

Në vitet 2013-2018, shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-64 vjeç vazhdon të jetë më e lartë për personat me arsim të mesëm, 14.3 %. Ky nivel ndiqet, me një hendek të pakonsiderueshëm nga ata me arsim të lartë, 14.0 %, çfarë, në mënyrë indirekte, vë në pikëpyetje edhe vlerën e arsimimit.

Gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim 8/9 vjeçar me 2.4% dhe për personat me arsim të mesëm me 1.2%.

Hendeku i shkallës së papunësisë për arsimin e mesëm dhe të lartë në BE është zgjeruar nga 2002 në 2018, nga 5.8% në 8.6% .

Mes vendeve anëtare të BE-së, hendeku ishte veçanërisht i theksuar në vitin 2018 në Sllovaki (24.8%), Lituania (16.4%) dhe Letoni (13.3%), ndërsa hendeku ishte më i ngushti në Qipro dhe Portugali (të dyja 2.2 %)./ Si

e.ll./dita

September 20, 2019 17:21
Komento

4 Komente

  1. mirel September 20, 18:47

    Ne Shqiperi puna eshte per hajdutet dhe kriminelet. Ata qe nuk kane mundesi dhe talent per te vjedhur dhe kurveruar marrin rruget dhe ikin

    Reply to this comment
  2. Arben September 21, 06:20

    Shqiperia uropiane I ka keto

    Se mos merziteni

    Reply to this comment
  3. Oparaku September 21, 11:08

    Po te jene te gjithe me shkolleka konkurence per punesin ose duhet te kete planizin.Se keshtu hiqet shprehja Une aga.ti aga po gamarin kush e mba.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim