VAKSINIMI: Sa të moshuar mbi 60 dhe mbi 80 vjeç kemi në Shqipëri, sa kohë do duhej për t’u vaksinuar të gjithë ndërkohë që vdekshmëria është rritur me 26 përqind!

February 22, 2021 08:51

VAKSINIMI: Sa të moshuar mbi 60 dhe mbi 80 vjeç kemi në Shqipëri, sa kohë do duhej për t’u vaksinuar të gjithë ndërkohë që vdekshmëria është rritur me 26 përqind!

Shqipëria ka filluar gradualisht procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe personat mbi 80 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përveç personaliteteve të njohura publike, vaksinën e kanë marrë dje në total rreth 80 pensionistë të kësaj grupmoshe.

Por, a e dini se sa persona ka në Shqipëri që janë në moshën mbi 80 vjeçare? Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 numri i tyre ishte rreth 82 mijë. Rreth 53% e tyre janë femra, për arsyen se gratë jetojnë mesatarisht 3-4 vjet më shumë sesa burrat.

Pyetja që lind është, nese ecet me këto hapa, 80 persona në ditë, kur mbaron vaksinimi edhe per grupmoshat mbi 60 vjeç?

Grupmosha mbi 60 vjeç, e cila ka qenë objektivi i vaksinimit të shteteve që kanë ecur me shpejtësi në këtë proces, në Shqipëri përbënte rreth 21.3% të popullsisë, ose rreth 605 mijë persona.

Si rrjedhojë, 500 mijë dozat e siguruara nga qeveria deri tani (nga marrëveshja me Pfizer) do të arrinin të mbulonin vetëm 41% të kësaj kategorie në risk (një vaksinim i plotë kërkon dy doza) dhe linin në dorë të imunitetit të tufës pjesën tjetër të popullsisë.

Për më tepër që pjesa më e madhe e këtyre vaksinave pritet të vijë nga shtatori.

Deri në 20 shkurt, Shqipëria kishte administruar 0.11 doza për 100 banorë, sipas Our Worldindata, duke mbetur pas në Europë, së bashku me shtetet e tjera të rajonit, përveç Serbisë, e cila renditet e dyta pas Mbretërisë së Bashkuar për vaksinimet në raport me popullsinë.

Ndërkohë, pandemia ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend. Sipas INSTAT rreth 5,700 persona humbën më shumë jetën në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, me rritje prej rreth 26%.

Vaksina po jep efekt për uljen e infeksionit të të moshuarve

Izraeli, një nga shtetet që ka ecur më shpejt me procesin e vaksinimit, ka bërë të ditur se dozimi i popullsisë mbi 60 vjeç ka dhënë efekt. Teksa mbi 80% e popullsisë mbi 60 vjeç e kanë marrë dozën e parë, Izraeli bëri të ditur se tek kjo grupmoshë kishte 56% më pak infeksione, 42% më pak shtrime në spital dhe 35% më pak vdekje nga COVID-19 pas dozës së dytë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, grupet e prioritetit për vaksinimin janë punonjësit e sistemit shëndetësor, shtëpitë e të moshuarve, ata që kujdesen në shtëpi për të moshuarit, si dhe grupmosha mbi 80 vjeç dhe ajo 70-80 vjeç, që duhet të mbarojnë vaksinimin brenda shkurtit, përfshirë dhe personat me shenja të rënda klinike nën 70 vjeç, sipas BBC.

Deri në prill, synohet vaksinimi i popullsisë 50-69 vjeç si dhe grupmosha 16-64 vjeç me kushte të rënda shëndetësore, ose që kujdeset falas për të moshuarit dhe personat me paaftësi. Deri në vjeshtë, program i Mbretërisë së Bashkuar synon vaksinimin e gjithë popullsisë së rritur.

o.j/dita

February 22, 2021 08:51
Komento

15 Komente

  1. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, February 22, 09:43

    Mos u merrni me Gurin e vaksinimit te “personaliteteve 80-vjecare”, por merruni me Budallain qe e hodhi ate gur, me Kryeministrin e vetem ne glob qe cakton listen e personave qe do marrin vaksinen!

    Reply to this comment
  2. Juli February 22, 10:33

    O ‘byreku’ është nder të vaksinosh artistët,sportistët,…… ato janë ajka e këtij vendi. Ata na kanë mbajtur gjallë,mbas gjithë ato të këqija që po heqim nga politikanët.

    Reply to this comment
    • optimisti February 22, 12:24

      Aleksander Meksi eshte gje artist a sportist or Byrektorja Julka? Po rri moj e mbetur gjalle nga filmat se nuk ka kryeminister askund ne bote qe harto listen e vaksinave, nese thua ndonje do ishte lajm.

      Reply to this comment
      • Juli February 22, 16:20

        Ere optika.i ,pa më thuaj ku është ndryshimi që pas një jave do vaksinohen të gjithë mbi 80vjec !!??
        Ore IDIOT ai po e fillon vaksinimin me ata mbi 80vjec, pastaj ata mbi 60 vjec si në të gjithë Europën.
        Këtu në Europë ku jetojmë ne kryeminstri e thotë fjalën e fundit(apo do që të marri leje ty zotrote!!)
        Ju shqipot pa shkollë ashtu jeni të gjithë.
        Alexandër Meksi mos të ka shkërdhyer gjyshen ty dhe e paske me sy të keq 🙂

        Reply to this comment
        • optimisti February 22, 20:13

          Julka, ty te paska shkordhyer Rama oksipitalin e nuk kuptoke se nuk ka askund ne glob kryeminister te hartoje listat e vaksinave moj budallaqja militante qe e kujton vehten se jeton ne Europe.

          Reply to this comment
    • Lili February 22, 17:38

      Juli , jane ajka e kaluar . Une zgedhi te vaksinoj nje te ri se eshte prinder e se ka arsye shendetsore per me pasur nje kovid ma te rende! Ti a kishe prefetuar te shpetojsh vellau a gjyshen se sot ne Shqiperi jemi ne kete situate duhet te zgedhim ke futim ne kure intensive!
      Pse kryedebili i jone nuk lejon spoutnikun per veteranet?! Apo vaksinen kinesr po pret shtatorin ?! Pret qe te vdesin ma shume 17 vjecar e 18 vjecar?!

      Reply to this comment
  3. cuf dabjoni February 22, 10:41

    nuk duan ta kuptojnë se kur hedh një shashke Edvini nga Parisi fsheh diçka. Ai nuk porositi kur filloj blerja e porositja sa duhej te kishim d.m.th. 5 milion per mbi 16 vjeç… dhe njëherësh te përgatitej dhe per fushatën ai do qe populli te varej prej tij.
    Dje Ursula e Brukselit tha qe po arritëm 70% te popullsisë ne verë do kemi një rritje te GDP prej 5,7% ne te kundërt do kemi vetëm 2-3% sepse do dështoj turizmi.
    Vetëm vaksinimi e bllokon përhapjen e virusit qe tek ne është me shifra katastrofike…mbi 5-6000 te vdekur ..pak testime mungese mbyllje kur duhet.. dhe aspak ndihma qytetareve edhe ekonomisë…
    Jam i sigurte qe shashka e radhës e Edvin Parizianit e arriti qëllimin: shfryrje vreri ndaj 24 vetave dhe aspak denoncim te krimit shëndetësor : “mos marrja e masave per ndalimin e përhapjes se pandemisë”….aspak kërkim llogarie per afatet e vaksinimeve, furnizimit me to… etj siç bene

    Reply to this comment
  4. Juli February 22, 16:37

    O derrkuci CUF-O po flije ti kur u bë gjithë ai debat për vaksinat Rama dhe EU ??????
    Ai të mblodhi miliarda për shtëpitë e rrëzuara nga tërmeti.
    Po i ndërton pa pushim përditë.
    E po merr bekimin e atyre që me vërte po vuajnë(duke fjetur jasht).
    Në Itali,Greqi ,Gjermani po vdesin me qindra në ditë !!!!!! Dhe spo del opozita (ti me ato që hajnë byrek) të ngre akuza,e të bëj lëmsh njerzit. Ato po ndihmojnë POPULLIN o fytyrë MUT.
    Jo politikë me jetë njerzish o Byt. QI.A.

    Reply to this comment
    • cuf dabjoni February 22, 19:51

      Me qene se po flet broçkulla po te pergjigjem:
      Italia: tampone 38.229611(1.911.481); te infektuar 2818863(140943) ; te vdekur 95992(4799); vaxina3.503767(175188)….ne kllapa pjestuar me 20 sa eshte pop. jone ne krahasim me ta.
      Greqia: te infektuar179802 (54485); te vdekur 6321(1900);vaxina697245(211.286); vaxina 5.068.290(181010)
      Shqiperia ka mbi 6000 te vdekur…ka bere 443748 teste vaksina 4100 QARTË
      Merri mbrapsh te sharat se te takojne plotesisht.

      Reply to this comment
    • vlonjati February 22, 20:48

      Juli,ja fute kot,por kot fare ama sepse Italia nderroi qever per mos menaxhim te mire.

      Reply to this comment
      • Juli February 22, 22:07

        Po gjermania,greqia e gjithë bota dhe ato po ndërrojnë qeveritë !!!???
        Më vjen neveri kur thoni Rama Rama…
        1.ska lekë shteti mër vëlla TROÇ.
        Gjithë ato fatkeqsi njëra mbas tjetrës.
        2. Shqiptarët i mbajnë maskat poshtë hundës(dhe ato të pakët që i mbajnë)nëpër kafe restorante plot,…
        Rri more aman.
        Këtu ku jetoj unë nuk është e detyruar maska,por të gjithë i mbajnë.
        E di ti se edhe në ndërtim kur punojnë i mbajnë maskat.

        Reply to this comment
  5. Lili February 22, 17:46

    Fytyre e goje muti qenke ti mor juli, se edhe ne jetojme n’evrope e bile punojme ne zone kovid! Po shiko pak si italia ka manaxhuar: mbylli prape qytetet e jo kur 1/3 tzmpon eshte positiv po kur nje ne disa mije eshte positiv!
    N’evrope spitalet edhe ne rreth jane te pajidd si ur me oxygjen edhe ne shtepi ke oxygjen prandaj sherojne edhe pleqte 100 vjecare: na njk e kemi kete mundesi se vilma me shoke na kane vjedhur aq shume se nuk kemi pajisur spitalet kunder infektionet po vetem kemimbushurxhepin e vilmave , duke ble ishte ma kollaj e ma fitmpruese per vilmen! Ble100 e shit 1000!
    Pfff ti halla je larg evropes moj gojeplotmut!
    Je e ketij sojit qe vetem mut nxherrin e kur jo mesime nga veprimet e tyre!

    Reply to this comment
    • Juli February 22, 19:07

      O Lili anal-fabete përsëri ti !!!
      Shko mëso gjuhën shqipe.
      Me të pa shkollë është kot të çash dërrasa.

      Reply to this comment
  6. Lili February 22, 19:26

    Juli, analfabete je ti , une jane Dr edhe jo ne shsiperi po ne evrope me diplome t’evropes qe per ju eshte me fshih bythen se vlere keni Kristal University!
    Sa per gabimet, nje qind here ketu ju kam treguar se pse e kysh! Po ti si idiote se je kur nuk ke argument perdor formen ! Si idioti kur i tregojsh gishti sheh etj etj
    Edhe ti ndoshta e mire je ne drejtshkrim , po ketu po tregon se ne stadin anal te zhvillimit tend intelektual je n’aspektin mjekesor: njerezet qe perdorin shurret kaken koqet mutin si argument kane nje blokim psishik ne stadin anal! Qe te kuptojsh lexo pak stadet e zhvillimit te femijeve….

    Reply to this comment
  7. Kapterri February 22, 21:03

    Edhe une jam dakort me vendimin e kryeministrit me te mire te 30 viteve. Dhe jam dakort qe vaksinen ta bej i fundit pas te gjithe personalieteve qe mendon kryeministri. Flm Dita! Flm Vaksina!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim