‘Në Shqipëri nuk ka oligarkë’/ Rama: Taksa e sheshtë e PD ndihmon të pasurit, vetëm në një 1 vit marrin 50 mln euro

January 30, 2021 10:58

‘Në Shqipëri nuk ka oligarkë’/ Rama: Taksa e sheshtë e PD ndihmon të pasurit, vetëm në një 1 vit marrin 50 mln euro

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Korça për një temë të përmendur shumë herë nga opozita, e cila denoncon përfitimet që sipas saj marrin një grusht oligarkësh në Shqipëri prej qeverisë.

Duke u ndalur te premtimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha, për uljen e taksës së sheshtë në 9%, Rama deklaroi se taksa e sheshtë është taksa e të pasurve dhe “Vetëm nga taksa e sheshtë ‘oligarkët’ do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 50 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është”.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë teksa theksoi se në Shqipëri nuk ka oligarkë, nënvizoi se “nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij e në dëm të interesit të publikut”.

“Se përdorin fjalën oligark por fjala nuk lidhet me thjesht sa para ke, lidhet me sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, pushtet jo legjitim, i ushtruar përmes influencës tënde si aktor në treg jo përmes mandateve të përfaqësimit.

Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqipëri se s’ka njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë.

Nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij e në dëm të interesit të publikut.

Përtej fjalës, më të pasurit në Shqipëri para se sa ne të vinim në qeveri paguanin më pak taksa e fitonin më shumë, ky është fakt, jo opinioni im, sot taksohen 15%.

E dyta fakt, në këto 7 vjet hapësira e kompanive për të pasur akses në punët publike është shumëfishuar.

Tjetra, duhen marrë këta oligarkët, për mua, e duhet parë çfarë kanë dhënë e çfarë kanë marrë, se flasim për ta, ose flitet për ta e duket sikur flitet për ca njerëz si personazhet e filmave me kulakë e figura e kulakut aty është qendrore por këta janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, mbajnë në punë dhjetëra mijëra njerëz, kontributorë të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit me taksat e mbledhura që janë shumë më tepër se ishin para 7 viteve”, u shpreh Rama.

o.j/dita

January 30, 2021 10:58
Komento

5 Komente

  1. univers January 30, 11:53

    Taksa e sheshte eshte vetem per te pasurit ?Po ti po ua jep 100% te pasurve more derr.

    Reply to this comment
  2. Arling January 30, 13:53

    Taksa e sheshtë, favorizin të pasurit, dhe kjo është e saktë, mjafton të dish pak arithmatikë. Taksa progresive, favorizon ata me pak të ardhura dhe u merr më shumë të pasurve, që qeverisë i krijohet mundësia të investojë për gjëra sociale. Taksa progresive deri 15 % është nga më të ulëtat, që vëndet perëndimore i kanë më të larta. Nuk e kuptoj përse janë të pakënaqur të pasurit në Shqipëri. Programi i PD-së për taksë të sheshtë 9%, do të thotë që shoqëria të polarizohet më shumë nga sa është tani. Pra Basha e kompani të jenë më të pasur dhe të varfërit të bëhen më të varfër. Kujdes, mos votoni kundra interesave tuaja dhe lërini këta hijena në opozitë të përjetëshme, deri sa të vënë mënd.

    Reply to this comment
  3. Berati January 30, 14:02

    Ata nuk e detyrojne Ramen ,bien dakort qe ti ndajne me dysh paret. Tabi qe pas 20 vitesh rrjepje te pashoqe te shqiptareve nga TIA duhet te ishte koha qe aeroporti ti kthehej shtetit, Rama do tia dhuroje Kastratit. Çte thuash?

    Reply to this comment
  4. Nadirja January 30, 16:43

    Cfare jane ata qe kane mberthyer prej gryke prej 30 vitesh pasurit e vendburimeve te naftes dhe ato minerare z. K/M, koncensionar nuk jane sepse ata nuk investojne parat e tyre per te rritur prodhimin ne to, por vetem shfrytezojne barbarisht ato vendburime qe kane zbuluar naftetaret dhe minatoret shqiptar para deri ne vitin 90′ ose bejne sikur hedhin ndonje investim te vogel po qe se ju del hesapi. Vfare paguajne ne shtet kompanit e naftes z. K/M, asnje lloj takse sepse ato raportojne me humbje? Pra nafta dhe mineralet ne shqiperi vetem vidhen dhe nuk paguajne asnje taks dhe fitim ne shtet. Taksa paguajne vetem ata qe prodhojne domate dhe asnje kompani nga pasurite e naftes ne shqiperi. Cfare jane ata “AKSIONER” qeveritar me pushtet politike ne nivele drejtuese deri ne rangjet e larta qe fshihen ne vb e naftes dhe ato minerare z. K/M apo disa prej tyre qe kane marre vb nafte dhe kromi dhe jane bere pronar me pasurine e popullit?, si mund ti quajme keta hajdute te korruptuar te veshur me politike apo oligarke te qeverive sepse koncensionar nuk jane. Ata vjedhin gjithe te ardhurat nga kjo pasuri natyrore dhe shteti nuk merr asnje fitim, i di kush jane ata dhe pse nuk i denonconi. Pse perkrahni korrupsionin ne keto pasuri natyrore z, K/M apo atje jane politikane te rendesishem qe ushqejne dhe pasurohen vete dhe mbajne partite me para per te blere vota. Do te jete fatkeqesi kombetare nqs ne pushtet do te vini perseri ju, lulezim basha, monika kryemadhi apo sali berisha-ilir meta. Ju jeni te gjithe nje dhe shkaterruat nje ekonomi kombetare dhe degraduat nje popull te tere. Hapni rrugen z. K/Minister sepse shqiperia nuk eshte vetem e juaja, ne ate vend ka pjese edhe i gjithe populli fukara ne kete vend.

    Reply to this comment
  5. Dreri January 30, 19:35

    Meazallah se ka oligarke ne Shqiperi!
    Dhe kete gje kur e deklaron vete krye oligarku behet me i besueshem!
    E si mund te quhen oligarke keta Ulajt,Salillari etj kur qeveria u jep ndertime sa here te duan e kur te duan bile edhe pa gare fare duke i shpallur fitues me nje shifer afer te planifikuares,doemos qe ia ka dhene vete shefi!
    E si te jete oligark Salillari kur nderton rruge dhe nuk e kontrollon njeri cilesine e tyre,por cahen ne mes pas disa muajsh?
    Si qenka oligark Salillari kur i jepet nje rruge qyteti si ai i Unazes se Re prej 2 km me vetem 40 milion euro,qe as qeveria e SHBA nuk do guxonin ta realizonin?
    He mo thoni tani mund te quhen oligarke te gjithe ata qe kane xhvatur te gjitha PPP e Shendetesise dhe kur filloi pandemia ata nuk ndikuar fare ne perballimin e saj?
    Ja pra oligarke quhen vetem ata qe i diktojne hesapet qeverise,por keta oligarket tane nuk i kane diktuar gje qeverise se ajo ua ka dhene vete PPP pa ia kerkuar ata,bile edhe i ka lutur?
    Ja kjo eshte demokracia!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim