Në Shqipëri, të burgosur më shumë për vrasje, në rajon për vjedhje

August 17, 2018 09:48

Në Shqipëri, të burgosur më shumë për vrasje, në rajon për vjedhje

Nëse krimi më i shpeshtë në vendet e rajonit është vjedhja, në Shqipëri peshën kryesore e të burgosurve e mbajnë ata që kanë kryer veprën penale të vrasjes.

Ky konkluzion vjen sipas të dhënave të krahasueshme të Jail Crunch, pjesë e projektit OCCRP (Projekti i Raportimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) , i cili ka marrë nëshqyrtim të dhënat mbi të burgosurit dhe veprat penale në disa prej vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet 1.9, më i larti ky krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, por më i ulët se i vendeve Baltike, të cilat gjithashtu kanë qenë pjesë e analizës.

Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Serbi llogaritet 1.4, në Bosnje dhe Hercegovinë 0.8, ndërsa në Kosovë për çdo 1 mijë banorë ka 1 të burgosur.

Sipas kategorive të veprave penale, vrasjet zënë peshën më të lartë të krimeve të kryera nga të burgosurit, ndërsa në vendet e tjera të rajonit krimi më i shpeshtë është vjedhja. Në vend të dytë peshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe vendin e tretë trafiku i drogës. Në Serbi, e cila renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që projekti ka marrë në shqyrtim, krimi me peshën më të lartë është vjedhja dhe në vend të dytë është trafikimi i drogës.

Në vendin fqinj Kosovë, vrasjet dhe vjedhjet kanë të njëjtën peshë krahasuar me totalin e veprave penale.

Në Bosnje dhe Hercegovinë peshën më të lartë të veprave penale e ka vepra penale e vjedhjes, në vend të dytë të burgosurit që kanë kryer vrasje dhe në të tretin ata që janë dënuar për trafik droge.

Vendi me numrin më të lartë të të burgosurve ndër 12 vendet e marra në shqyrtim është Lituania, me 3.2 të burgosur/1000 banorë.

Më pas renditet Ukraina me 2.8 të burgosur, Letonia me 2.5 dhe Moldavia me 2.2. Në Turqi numri i të burgosurve është 1.9 për 1000 banorë, por vepra me peshën më të madhe është vjedhja.

Qëllimi kryesor i projektit, të cilët kanë krijuar grafikë interaktive, me të dhënat e marra nga autoritetet e burgjeve përkatëse për secilin shtet, ishte evidentimi i ngjashmërive dhe ndryshimeve në vende të ndryshme demografike dhe kategorive të krimeve në rajon.

Reporterët e projektit janë përpjekur që të ndajnë veprat penale në gjashtë kategori të mëdha si : Vrasjet, Vjedhjet, Trafik Droge, Përdhunimet, Trafikim Qeniesh Njerëzore dhe Krime Ekonomike.

Të dhëna të tjera të INSTAT dhe Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së.

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë.

Në vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat./Monitor

s.a/dita

August 17, 2018 09:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*