Elena Anosova, një fotografe me bazë në Rusi, udhëtoi për në Siberi për të dokumentuar komunitetet e izoluara për projektin e saj Out of the Way. Fshati Taiga ka një popullsi prej 100 të rriturish, qyteti më i afërt është 185 milje larg, dhe një anije helikopteri e viziton dy herë në muaj.
1
Mikhail, 30 vjeç, stërvit kuajt e rinj në një pyll pishash pranë fshatit Taiga. Energjia elektrike në fshat është në dispozicion edhe në mbrëmje, ndërsa temperatura e dimrit shkojnë në mesataren -45°C.
2
Pamje nga një helikopter nga distrikti i Katangsky në Irkutsk. Pothuajse 300 vjet më parë, njerëzit erdhën për të kolonizuar Siberinë. Ata u asimiluan me komunitetin indigjen të pyllit të dëborës.
3
Një kabinë dimërore, ose voron. Ndodhet 50 milje larg nga vendbanimi, aty ku përpunohet peshku gjatë sezonit të peshkimit.
4
Brenda kabinës dimërore, e cila i përket një familjeje për më shumë se 80 vjet. Një çarçaf i stampuar me thëllëza varur mbi dru, qëndron mbi shtrat. Sezoni i gjuetisë për thëllëzat dhe rosat është në pranverë dhe në vjeshtë.
5
Një grua mban vajzën e saj 10-muajshe, që luan me lëkurën e dhelprës. Nëna e fëmijës është ruse dhe babai i saj është gjysmë Tungus.
6
Qentë jetojnë përgjatë gjithë vitit jashtë. Qentë vendas kryqëzohen për gjueti dhe mbajnë gjurmët gjenealogjike të çdo kafshe.
7
Brirët e një dreri varur në oborr. Ato përdoren për të dekoruar shtëpitë.
8
Irishka pesëvjeçare shtrirë në një lëkurë gjuetie. Ashtu si shumë familje në fshat, ajo është përzierje e kulturave dhe etnive: nëna e saj është Tungus dhe babai i saj është rus.
9
Valeriy, 60 vjeç, kreu i një familje në vendbanim. Kishte rreth 20 anëtarë të familjes që jetonin atje, por kohët e fundit kanë mbetur disa.
a.c./dita