“Në shtëpinë e tim Ati”

March 11, 2018 13:56

“Në shtëpinë e tim Ati”

 

Rudina Hajdari

E kam vizituar shtëpinë dhe qytetin shpesh herë. Edhe sot jam këtu në vendin dhe në ditën ku ai ka lindur, në Tropojë më 11 Mars në 1963. Natyrisht që shumë gjëra kanë ndryshuar këtu.

Një transformim gjigand për të cilin nuk e di se si do të kishte reaguar vetë ai, në qoftë se do të kthehej edhe një herë në botën reale. Dyqanet janë të pajisur me produkte të importuara. Rrugët janë të mbushura me autovetura të huaja, por transformimi i vërtetë ndihet më shumë tek njerëzit se sa tek ai i qytetit. Por edhe bota ka ndryshuar gjithashtu.

U bënë shumë kohë që edhe vetë perdja e hekurt ka rënë. Burrat e hekurt që dominonin politikën postkomuniste të viteve 90 që nga Boris Jelcini, Jaques Chirac dhe Gerhard Shroeder, u zëvendësuan me mishërime më të buta duke u performuar nga politikanë edhe më shumë liberalë sikurse Bill Clinton dhe Tony Blair. Por ajo sërisht po ngurtësohet nëpërmjet figurave si Donald Trump.

Por unë jam sërish këtu, në këtë ditë të ngrohtë dhe të mbushur me diell, sikurse dita kur ai ka lindur. Ditë që të mbushin me frymëzim për të kërkuar lirinë e pafund sikurse qielli i pafund dhe i kaltër i kësaj dite pranverore. Me përjashtim të disa ndryshimeve kozmetike në pjesën e jashtme të ndërtesës, banesa ku ka lindur im atë ka mbetur e njëjtë. Një shtëpi e cila ngjan me shumë shtëpitë e shumë qytetarëve që jetojnë sot në kushte normale dhe të thjeshta. Kjo tregon që jeta njerëzore është një vazhdimësi. Deri diku ne jetojmë dhe vdesim në të njëjtën mënyrë, si të lindim në vitin 1963 por edhe 2018. Janë faktorët të tillë sikurse kushtet e ekonomike, sociale dhe doktrina politike që gdhendin ngjarjet gjatë hyrjes sonë në botë dhe të kalimit në një botë tjetër. Ndërsa politika është një proces i karakterizuar nga përparimi dhe regresioni, përvoja njerëzore është më e thjeshtë. Në një botë apo realitet kur të gjitha janë thënë dhe bërë, ne ose zgjedhim të bëjmë atë që është e drejtë, ose zgjedhim të tolerojmë atë që është e gabuar.

Tropoja është duke dalë nga dimri tashmë. Me siguri im atë do ta kishte ndjerë mirë këtë ndryshim sezonal. Qielli me thellësinë e kaltër këtu të frymëzojnë pambarim dhe dëbora e pastër e maleve që nuk shkrin as në verë është ajo që e ruan këtë frymëzim që mbetet i pastër dhe i kulluar përherë. Kushtet dhe mjedisi e kanë favorizuar përherë. Këtë mendoj sa herë shkoj në Tropojë dhe nuk ngopem duke parë ato male epike që të mbushin me frymëzim dhe me krenari të papërsëritshme. Nuk e di a do t’i ketë patur këto kushte ndonjë politikan i brezit të tij? Megjithëse kot pyes! Unë asnjëherë nuk kam menduar se kushtet dhe mjedisi janë universale dhe është thjeshtë mendimi ai që bën ndryshimin. Për mua kushtet dhe mjedisi janë një bazë e shëndoshë për formimin e një karakteri të shëndoshë dhe të çeliktë.

Nga mosha 6 ose 7 vjeç rreth kohës që ai hyri në shkollën fillore, bota rreth tij po ndryshonte, Leonid Brezhnev shkatërroi tanket e Pranverës së Pragës për të shtypur studentët që kërkuan ndryshim në Çekosllovaki. Këto ngjarje me siguri ndikuan në mjedisin ku jetonte ai, sepse regjimi i Hoxhës i frikësohej shfaqjes së zërave demokratikë në të gjithë Evropën Lindore dhe orkestroi spastrime veçanërisht të egra në këtë kohë. Disa nga viktimat e Hoxhës u dërguan në kampin e ndërtuar rishtazi në Spaç, më pak se 40-km nga Bajram Curri, ku frika duhet të ketë qenë e dukshme për të gjithë, përfshirë fëmijët. Por frika nuk e pengoi një fëmijë të rritej, të burrërohej dhe të merrte vendimet që më vonë mori.

Kur erdhi në Tiranë për të vazhduar shkollimin, instinkti i tij politik ishte pjekur. Jo më kot ai parapëlqeu që të studionte filozofi dhe politikë. Me punën dhe idetë e tij ai dëshmoi se sistemet e pushtetit politik të cilat dukeshin të pathyeshme të frikshme dhe të pashkatërrueshme, papritur prishen, thahen dhe zbehen. Në romanin e tij “Zemra e errësirës”, Joseph Conrad përshkruan sundimin e Mbretit Leopold në koloninë belge, e cila tani është Republika Demokratike e Kongos dhe për të marrë hua fjalët e Conradit, diktatura e Enver Hoxhës u zbulua te babai im si “dobësi, me pretendime, me sytë e djallit, po rimbushur nga një kotësi dhe pafytyrësi”.

Utopia socialiste që ju shit shqiptarëve nga propagandistët e vendeve të largëta ishte një gënjeshtër totalitare. Mungesa totale e lirisë si dhe e nevojave materiale sikurse e energjisë elektrike, ushqimi, gjërat bazë u kufizuan shumë nga fundi i viteve 1970, ndërsa epoka e “stagnimit të madh” të Leonid Brezhnevit e kishte detyruar ish-Bashkimin Sovjetik të merrte greminën dhe i dha tronditje që përfundimisht do t’i çonte këto regjime të dobësoheshin dhe të shkatërroheshin në ish Bllokun Lindor.

Babai im nuk jetonte me mashtrime dhe me pretendime të kota për një botë asgjëkundi që nuk do të vinte asnjëherë, dhe e shfaqi atë në momentin që u rikthye në Tiranë për të ndjekur studimet e larta, kur u ngrit si arkitekti kryesori i kolapsit të komunizmit.

Sa herë kthehem në Bajram Curri është një kujtesë e fuqishme se si shoqëria në të cilën ne lindim, gjithmonë mund të ndryshohet. Ne jetojmë dhe vdesim përfundimisht me vendimin tonë ose për të pranuar mashtrimet, korrupsionin dhe fantazinë e partive dhe sistemeve të sëmura politike, ose besojmë se njeriu prihet nga të drejtat themelore njerëzore dhe duhet të qeveriset me një sjellje morale.

Kur sistemet politike e minojnë, kontrollojnë dhe dëmtojnë shoqërinë, nuk është vetëm një vendim, por një imperativ kategorik moral, për të ndryshuar këto sisteme. Pavarësisht nga pozicioni ynë në shoqëri, inteligjenca jonë, forca jonë ose qasja jonë në pushtet, jemi ne ata që zgjedhim për të mbijetuar në sisteme të cilat zgjasin vuajtjen, ose ne sakrifikojmë veten për të ndaluar vuajtjet e të tjerëve.

Shumë nga propagandistët dhe ideologët që kontrollonin Shqipërinë, kërcënonin me lloj-lloj mënyre dhe torture ata që mendonin ndryshe dhe për fat të keq kjo është akoma pjesë e kulturës politike në vendin tonë. Ndërsa im atë që zgjodhi të ngrihet dhe të drejtohej gjatë gjithë jestës së tij nga morali i pastër dhe liria që i mungon sot një parlamenti dhe shoqërisë shqiptare. Kjo është një tragjedi në vetvete por nga ana tjetër gjithashtu ndjej një përgjegjësi të thellë dhe nder që emri i tij është i përfaqësuar nëpërmjet meje sot në parlament.

Mendoj se përjetimi i spastrimeve të Stalinit dhe egërsisë së nacionalizmit gjerman të ekstremeve të majtë ose të djathtë dhe se kohët e vështira për njerëzimin sjellin individë për të kujtuar se morali është i panegociueshëm. Makineria e cilësdo diktaturë ose shteti autoritar kurrë nuk kanë përulur moralin e lirisë. Por thjeshtë na kujtojnë triumfin e qënies së pastër njerëzore karshi nënshtrimit ndaj frikës dhe totalitarizmit. Ata vuajtën për të tjerët dhe ikën nga kjo botë dhe ashtu sikurse babai im do të kujtohet gjithmonë sepse ata u ngritën dhe nuk toleruan padrejtësinë.

Kur jetojmë në sisteme të konceptuara për të përcaktuar mënyrën se si jetojmë qoftë në diktaturë apo në demokraci, aty brenda ka dhe imoralitet dhe ndershmëri por është detyra e çdo individi për të zgjedhur se si dëshiron të jetojë. Principi më i rrezikshëm dhe i pafalshëm që shpesh justifikojmë vetë është kompromisi i gabuar, që bëjmë me ndrydhjen e lirisë mbi bazën sepse është e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Edhe vetë demokracia për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë sjell vetëm barazi. Ajo që na sjell lirinë e ëndërruar është vetë kultura dhe shtëpia e thjeshtë e tim ati dhe jeta e tij është testament i gjallë se ne s’mund të bëjmë dot të njëjtat gabime sepse historia është e pashlyeshme.

March 11, 2018 13:56
Komento

10 Komente

  1. ??? March 11, 16:50

    Babin gangster me pistolete me silenciator, mamin gjykatese e korruptuar qe a marre njerez ne qafe dhe vellezerit gangstera si i jati. Ti moj goce ke nje familje te degjeneruar dhe nuk mund te na besh moral.

    Reply to this comment
    • Like Feritllari March 11, 17:56

      Nuk ja vlen te komentosh. Nje debile e rritur nen megallomanine produkt i politikes shkruan per nje mega-kodosh dhe perzien me te nga Stalini te Trumpi, thuajse ky Zerzemi i Tropojes eshte i se njejtes kategori si keta. Ik mbushu, kaq e ke shume.

      Reply to this comment
  2. Fat man March 11, 17:06

    Ne shtepine e KRIMINELT.

    Reply to this comment
  3. mirel March 11, 17:14

    Shikoni inteligjencen e idiotes qe kemi per deputete.
    Dyqanet e Tropojes jane zevendesuar me produkte te importuara..
    Tregues i mjerimit mendor dhe falimentimit shteteror.
    Tjetra, politikanet e sotem jane me te bute. Sigurisht, pas Azem trapit dhe Sali kriminelit, Tropoja mbase ka rene me ne qetesi. Gjithe ai zullum qe bene keto plera domosdo qe eshte qetesuar pasi keta u qerruan.
    Azemi njehere e mire, po sa te qerrohet dhe kerma Berisha.

    Reply to this comment
  4. mallkim tropoje March 11, 17:33

    Mendoj se kalimi i stafetes se demonkracise nga Azemonstra te kjo rudine leshi eshte sot akoma me makabre se 2 prilli 1991 kur banditi A.Hajdari u ve ne sherbim te planit ogursi te udb & cia amerikane seksionin e ballkanit-

    Treshja e Tropojes Serberisha Hajdarovic -Biberoviq do ngelet nje cete antishqiptare qe artificjalisht luftuan kamunzmin me “projekt serb”

    Edhe pse Berisha dhe Hajdari kishin nje fare paqe
    ne fakt kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!

    – Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.

    -Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.

    -Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.

    -Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen.

    **Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në?

    Eshte e turpeshme per kete “dhi tropoje” qe po lyen kembet e pergjakura me miell te bardhe per te humbur gjurmet e krimeve te Berishajve..po aq e turpeshme eshte dhe kllonimi i kesaj fare Rudine nga ca Eliotengele qe akoma mbahen ne teori idiote si lufta kunder kamunizmit qe rezultoi 10000 here me keq se vete komunizmi qe kurre nuk u ndertua ne Shqiperi…
    .
    Thjesht dalja e kesaj “shenjtore” e shejtanit Azem dhe whorefatmire eshte nje terrorizem mediatik…

    Shame…shame..shame

    Reply to this comment
  5. Nasi March 11, 17:34

    Nuk na the
    Ne cilin regjim I doli e drejta e studimit?
    Perse ne ate moshe I doli e drejta e.studimit.
    Cfare rezultate kishte ne.shkolle te mesme ?
    Ti je nje vajze pa nivel fare ,,
    Babane tat e solli sigurimi per studime ne.ate moshe.se.ai ishte nje cope kepucar ,nje hajdut
    Dhe ne fund mori ate.qe meritonte
    Dhe nga kush ?
    –Nga ata qe ke aty.afer Xha Sali Krimineli
    Kush ta shkrojtur kete pjese se na mallengjeve
    Se ty te kemi pare ne Parlament se sa e pergatitur je ,,,,Duro se do dalin te gjitha ,edhe kush e vrau ate zoterin ,por edhe.hajdutlleqet e Fatmires ,qe shiti te shoqin vetem per te vjedhur ,

    Reply to this comment
  6. Zgalem March 11, 17:46

    Ne Shqiperi , po shqyptove ” Azem”, pa tjeter do shqyptosh dhe mbiemrin , Hajdari . Ishte dhe mbeti nje protagonist i greves studentore , qe ishte fillimi i ndryshimeve revolucionare , te rrezimit te diktatures . Po te kishte qendruar me kaq , Azemi do te quhej Robespjeri yne . Azemi u investua ne te tera zhvillimet politike te me voneshme , duke u bere protogonist i te tera shkaterrimeve te prones publike , ku ishte investuar djersa e popullit shqiptar , per gjysem shekulli. Te tille uragan , nuk e perjetoi as nje vendet homol;oge . Vijimi i obligimeve politike e beri ortak me shume krime , qe kreu Sali Berisha , gjat tranzicionit te gjate demokratik . Kjo beri , qe dhe vrasija e tij vihet ne dyshim . Bija e tij , po qe se i njef dhe anen tjeter te medalies , do te mbetet nje trashegimtare me meritat dhe dobesite e tij politike dhe njerezore . Po qe se ajo , si Bije , dobesite e Prindit i konsideron merita , historia eshte e pa meshireshme . Zgalem

    Reply to this comment
  7. Kris 1 March 11, 19:43

    Ne kohen qe shkoi student Azemi nuk zgjidhje degen po ta caktonin.Si familje e lidhur ngushte me regjimin i caktuan te birin ne shkencat politike

    Reply to this comment
  8. malsori March 11, 19:58

    Kjo Rudina eshte vajze pa nivel e pashkolluar,ajo ska mend per vete dhe jo te jet ” per merita te vecanta”dhe deputete,qe na shkruan per babajn e saj Azemin nje kepucar trafikant femrash dhe armesh.Azemi ishte koburja kriminale e Saliut qe kur donte te dilte me vete Saliu e vrau qe te ishte vet ne krue te grupit kriminal shqiptar.Malsori.Boston.

    Reply to this comment
  9. luli March 11, 21:07

    Po batanijet a i kish pas ne shpi hahahahah

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*