Në sitën e Vettingut prokurori që ishte shënjestër e atentatit

December 17, 2019 19:39

Në sitën e Vettingut prokurori që ishte shënjestër e atentatit

Prokurori i Durrësit Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor tek rrethrrotullimi i Shkozeti, është pjesë e listës me 120 prokurorë dhe gjyqtarë, të përzgjedhur përmes shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut.

Sipas vendimit të Komisionit të Vetingut, Ndoja do të verifikohet për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Për rrjedhojë, prokurori Ndoja duhet të justifikojë me të ardhura të ligjshme 23 apartamente të deklaruara në vitin 2008 dhe në vitin 2016. Gjithashtu, prokurori duhet të justifikojë edhe blerjen e dy makinave me vlerë 34 mijë euro dhe 20 mijë euro.

Po ashtu, prokurori duhet të justifikojë para Komisionit të Vetingut edhe dy lokale me vlerë 114 600 euro dhe 159 520 euro, ku prokurori është pronar me 100 %, në kushtet kur ku ka nisur karrierën në drejtësi rezulton pa asnjë pasuri të paluajtshme.

Objekt verifikimi do të jetë gjithashtu edhe një lëvizje e madhe në pasurisë e bashkëshortes. Bashkëshortja Elderina Frrok Ndoja, e cila ka përfaqësuar si avokate një shtetas për të marrë 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit me vendim të kryegjyqtares së dorëhequr të Durrësit Joana Qeleshi, i kanë dhuruar në 2013, 6 prona në Durrës me sipërfaqe 196 211 metra katrorë.

Pa dyshim edhe lidhje me 40-vjeçarin Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’, do të jetë në fokusin e Vetingut sa i takon pastërtisë së figurës së prokurorit. Aleksandër Laho ishte në makinë me prokurorin Ndoja në momentin e atentatit. ‘Rrumi’, është dyshuar se urdhëroi rrahjen e amerikano- libanezit Fadi Mitri, për çështjen e konfliktit të 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit, por nuk është marrë nën hetim nga prokuroria. Procesi i Vetingut për prokurorin Ndoja do të zgjasë disa muaj, ndoshta deri në fund të vitit 2020.

 

l.h/ dita

December 17, 2019 19:39
Komento

4 Komente

  1. vlora December 18, 00:24

    Po SI NUK JU VJEN TURP QE HUMBNI KOHEN PER TE GJUKUAR KETE MONSTER. Ky e ka te humbur pa hyre po ti meret e gjitha dhe te futet ne burg si qen

    Reply to this comment
  2. Adih December 18, 03:19

    Kete bandit prokuror me e lepire qeni ngordh .Ky pervec qe eshte i korruptuar dhe i lidhur me banditet e krimit ,por ky eshte edhe budalla ,ky nuk ka mbrojtur ligjin ,ska bere drejtesi , por ka punuar vetem per pazare dhe ishte bere tamam sekser parash ,kujtoi se kishte kapur qiellin me dore .Na myten maloket ,turp te jene njerez me nivel kulturor 0 dhe te zgjidhte ky hall ne te drejte . si ky prokurori Ndoja .Harrojeni .Kete debil budalla zengjin te vone e shikon nga apartamentet e pa numurta dhe nga trojet qe ka ,e habiteshme , si nuk i bie infarkt ne zemer nga zullumet e shumta ???

    Me fal se harova ,ketij ju gjeten edhe dosjet e vjedhura ne prokurorine e Durrsit ,per dosjen e Gjirit te Lalzit te Konomit te ndjere ne diten e atentatit ,pse mbahen te fshehura . ?

    Reply to this comment
  3. Berti December 18, 08:50

    Cfare vettingu mor…ky duket nga surrati qe eshte kriminel…futeni ne burg qenin.

    Reply to this comment
  4. Aliu December 18, 08:52

    Sekuestrojini gjene e vjedhur e te grabitur…dhe ne burg katunaret e ndyre e hajdute.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim