Në Spanjë të sigurt, Lewandowski ëndërron Realin

February 7, 2018 17:52

Në Spanjë të sigurt, Lewandowski ëndërron Realin

 

Sulmuesi i Bayern Munchen Robert Lewandowski ëndërron që të transferohet te Real Madridi në Spanjë. Polaku duket se do t’u kërkojë gjigandëve bavarezë që ta lënë atë të lirë në verën e ardhshme.

Edhe “Galaktikët” janë në kërkim të një bomberi të pagabueshëm përpara porte, ndërsa e ardhmja e Cristiano Ronaldo-s- dhe Karim Benzema-së është në dyshim.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, Leëandowski prej kohësh ka pasur dëshirë që të luajë në La Liga dhe Real Madridi është një ekip që atij i pëlqen shumë.

Kontrata e polakut përfundon në qershor të 2021-it, por ai nuk dëshiron që të jetë i përjetshëm te bavarezët dhe po pret një ofertë dhe një sfidë të re.

Menaxheri i futbollistit, Cezary Kucharski, është një i njohur i vjetër i madrilenëve dhe ai shpesh ka nënkuptuar një kalim të klientit të tij në “Santiago Bernabeu”.

Madje, menaxheri pati takime në janar me drejtuesit spanjollë por lëvizja nuk u konkretizua.

Bayern do të përpiqet që ta mbajë xhevahirin e tij, por dëshira e 29-vjeçarit është më e madhe për t’u larguar drejt Madridit.

a.s/dita

February 7, 2018 17:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*